Ai qe humb - hidherohet

Podgorica Apr 24, 2001

Zgjedhjet e jashtezakonshme parlamentare do te jene, krahasuar me te deritanishmet, mbase me te rregullshme. Kjo nuk do te thot, nderkaq, se nuk mbetet hapsire, madje edhe e ngushte, per manipulime zgjedhore

AIM Podgorice, 20.04. 2001.

Perfundimi i fushates parazgjedhore ne vigjilien e zgjedhjeve parlamentare, te cilat ne Mal te Zi do te mbahen te dielen me 22 prill, po zhvillohet me polemikat rreth (mos)rregullshmerive te procedures zgjedhore. Ne qender te vemendjes eshte procesi i votimit dhe i numrimit te votave dhe, sidomos, Lista Kryesore zgjedhore dhe sertifikatat nga listat zgjedhore ne baze te te cilave do te votohet ne me shume se 1.100 vende zgjedhore ne tere Malin e Zi.

Procedura e votimit ne zgjedhjet ne Mal te Zi eshte njera nga me te komplikuarat dhe me rigorozet ne Evrope. Shkurtimisht: me ardhjen ne vendin zgjedhor votuesi separi kontrollohet me lexues optik me sprej (ne menyre qe te evitohet mundesia per te votuar dy here). Pasi te vertetohet identiteti i zgjedhesit apo votuesit dhe vendi apo numri i tij ne listen zgjedhore, me ane te sprejit shenohet me ngjyre te padukshme e cila nuk mund te shlyhet gjate njezet e kater oreve te ardheshme. Pas kesaj, zgjedhesi me doren e vet ne "librin e posacem zgjedhor" verteton marrjen e fletes se votimit, te cilen antaret e keshillit zgjedhor me pare e vertetojne me vulosje (vula eshte ndryshe nga te tjerat ne vendet tjera zgjedhore) Ne fund, para hedhjes se fletes ne kutine zgjedhore, prej saj keputet edhe kuponi me numer - si edhe nje deshmi tjeter se fleta zgjedhore eshte dhene po ne ate vend zgjedhor

E ngjashme eshte procedura edhe gjate numrimit te votave. Prandaj ka gjase se eshte e pamundur te behen mashtrime dhe manipulime. Por me kusht qe antaret e keshillit zgjedhor te bejne detyren e vet me korrektesi.

Marko Bllagojev, zedhenes i ekipit CESID (Organizata per mbikqyrje objektive dhe neutrale te zgjedhjeve), e cila do te mbikqyre zgjedhjet ne Mal te Zi, deklaroi ne javoren "Monitor" se mundesia per manipulime ne vendet zgjedhore eshte ngushtuar deri ne minimum".

  • Jo vetem nga shkaku i procedures rigoroze zgjedhore, por edhe per shkak te pranishmerise se nje numri te madh te kontrolloreve nga te gjitha partite, te cilet, jam i sigurte, me kujdes do te shohin "gishtrinjte" e kolegeve te tyre qe do te marrin pjese ne procesin e votimit dhe te numrimit te votave.

Kunder manipulimeve eventuale ne vendin zgjedhor jane parapare edhe nenet per denime te Ligjit zgjedhor malazez per zgjedhjen e keshilltareve dhe te deputeteve. Keshtu p.sh. neni 115 i ketij Ligji parashikon se me "denim ne te holla ose me denim me burg deri ne nje vit" do te denohet ai qe "pas votimit do te therras zgjedhesin ne pergjegjesi per shkak te votimit ose qe kerkon prej tij te tregoje si ka votuar ose per cilin ka votuar".

Lista zgjedhore, nga ana tjeter, eshte nje rrefim tjeter i nderlikuar. Edhe pse per permiresimin e saj eshte punuar me seriozitet vite me radhe (nga zgjedhjet presidenciale te vitit 1998) Lista Qendrore Zgjedhore ende nuk eshte pastruar plotesisht, keshtu qe ka mbetur njefare vendi per manipulime. Sa eshte kjo e mundshme- veshtire eshte te vleresohet.

Predrag Bullatoviq, kryetar i SNP, vlereson se vellimi i parregullshmerive ne LQZ (Listen Qendrore Zgjedhore) eshte afersisht 12 perqind. Filip Vujanoviq, kryeminister i Qeverise malazeze, nderkaq, thote se verejtjet e pergjithshme dhe gabimet e dukshme ne LQZ jane gjithesejt 0,1 perqind.

Nje gje eshte e sigurte: lista zgjedhore aktuale, pak ose shume, do te jete e diskutueshme edhe gjate kohe. Ne favor te ketij konstatimi flet fakti se sot nje e treta e rrugeve ne Podgorice nuk jane te emertuara (gjendja ne viset tjera te Malit te Zi eshte e ngjashme, nese jo me e keqe) dhe se banoret e tyre jane regjistruar pa kurrfare adrese - gje e cila eshte njera nga pese te dhenat me kryesore per validitetin e Listes Qendrore Zgjedhore. Nje perfundim te ketille imponon edhe fakti se numri i vecante amze i qytetarit te Malit te Zi nuk caktohet ne nivel te Republikes, por ne nivel te komunave. Prandaj ne fillim te prillit mbi njemije votues te shenuar ne Listen Qendrore Zgjedhore kishin te njejtin numer te amzes.

Mirepo te gjitha te metat e Listes Qendrore Zgjedhore nuk jane vetem per shkak te perkufizimeve objektive, te cilat pa dyshim i ka lene Sekretariati qeveritar per zhvillim, i ngarkuar per formimin e saj.

" Pas kontrollit te LQZ, te bere me 2 prill te ketij viti, konstatuam se te drejte votimi ne zgjedhjet paraprake kane 421 votues te lindur para vitit 1906. Moshatare te Krishtit, te lindur ne vitin nulta dhe vitin e pare te eres se re, kishte me shume se dyzete. Mbi dhjete votues jane "me te moshuar" se njemije vjet. Eshte interesant rasti i njerit nga Tivari, i cili, edhepse zyrtarisht ka lindur ne vitin 1077 ( me saktesisht- ne baze te shtate shifrave te numrit amze - 22.shtator 1077) megjithkete ka dokumentacionin e plote dhe te rregullt i cili i jep te drejte te votoje edhe ne zgjedhjet e ketyre diteve. Kerkesa jone qe keta njerez te fshien nga listat zgjedhore u refuzua me spjegimin e te autorizuarve se nuk kishte fakte materiale te cilat mund te vertetonin se njerezit e moshuar disa qindra vjet jane - te vdekur", thone perfaqesuesit e LSCG, te cilet gjate muajit te kaluar kontrolluan Listen Qendrore Zgjedhore.

Shoket e tyre nga koalicioni "Sebashku per Jugosllavine" vertetojne se leshimet e tilla nuk jane te rastesishme. Keshtu Velizar Kalugjeroviq ofron shembullin: " E derguam ne sherbimin e autorizuar te MPB te Malit te Zi listen me 128 zgjedhesit e dyshimte" te shenuar ne LQZ. Sipas kontrollit te MPB-s u vertetua se per 12 njerez te asaj liste policia malazeze nuk kishte kurrfare te dhenash - qe do te thote ata nuk kane dhene dokumente identifikimi, por qe kete pune e ka bere ndonje tjeter - nuk dihet ku, kush dhe si. Vetem mund te paramendojme se sa zgjedhes fantome te tille mund te kete ne LQZ" thot Kalugjeroviq.

Aludimi eshte i qarte - pushteti me qellim ben "teprice" ne listat zgjedhore me qellim te keqperdorimit te zgjedhjeve. Si zgjedhes te mundshem ilegale, te cilet neper vendet zgjedhore mund te paraqiten ne vendin e te vdekurve, te shperngulurve kah moti dhe te te paqeneve - "zgjedhes fantome", permenden te ikurit dhe te shperngulurit nga Kosova, te cilet ne Mal te Zi jane gjithesejt afer 50 mije. Mirepo nuk ka kurrfare te dhenash konkrete dhe fakte se nje manipulim i tille eshte pergaditur, ose se eshte bere ne ndonjeren nga zgjedhjet e mepareshme.

Krahas "teprices" ze zgjedhesve te regjistruar ne listen zgjedhore, i qarte eshte edhe problemi i "mungeses" ne LQZ te qytetareve te Malit te Zi qe kane te drejte votimi, sidomos te atyreve te viteve rinore. " Pasi mblodhem nenshkrimet per listen zgjedhore te LSCG-s, duke kontrolluar LQZ konstatuam se nje e treta e nenshkruesve te listes sone, me te rinj se 25 vjet, atehere nuk ishin te regjistruar ne regjistrin zgjedhor", thot Ivan Perishiq, nga LSCG-ja.

Egzistojne indiciet, nga ana tjeter, se tentimet per mashtrime gjate zgjedhjeve nuk jane specifike vetem e pushtetit aktual republikan. Hija e dyshimit bie edhe mbi pushtetin lokal te komunave. Per kete flet Marko Bllagojeviq, zedhenesi i CeSID-s (Organizates per percjellje objektive te zgjedhjeve) i cili do te mbikqyre zgjedhjet e kesaj jave ne Mal te Zi. Bllagojeviq thot se organizata e tij disponon " informata " te besueshme, por ende te pavertetuara" sipas te cilave komisionet komunale zgjedhore (te emruara nga kuvendet zgjedhore) sertifikatat nga regjistri zgjedhor ne baze te te cilave behet votimi, nuk i bejne sipas LQZ, por sipas evidences se vet!

"Nga organet republikane te obliguara per mbajtjen e zgjedhjeve kemi kerkuar te na japin te gjitha listat e nxjerra nga Lista Qendrore Zgjedhore, te cilat do te perdoren ne vendet zgjedhore. Mirepo, ende nuk na kane dhene kurrfare pergjigje. Me gjase edhe administrata zgjedhore republikane nuk disponon me te gjitha listat ne nje vend, por eshte e detyruar qe t'i kerkoje neper komuna, mirepo shtrohet pyetja se sa pushteti komunal eshte i gatshem per bashkepunim te ketille", thekson Bllagojeviq, duke shtuar se CeSID-i, pikerisht nga ky shkak do te kerkoje nga kontrolluesit apo mbikqyresit e vet, qe do te jene te pranishem ne te gjitha vendet zgjedhore, qe mbledhin te dhenat - " jo vetem sa i perket numrit te votave dhe ndarjes se tyre por edhe per numrin e zgjedhesve te regjistruar ne cdo vend zgjedhor, keshtu qe me vone kete te mund ta krahasojne me LQZ".

Nga aspekti teorik mund te mendohet se tereni per parregullshmeri zgjedhore mbetet i hapur - edhe pse keto zgjedhje do te mbikqyren nga me teper se tre mije mbikqyres vendas dhe te huaj. Mirepo ky teren , sidoqofte, eshte me i ngushte se ne te mepareshmet, ose ne cilatdoqofte zgjedhje te mehershme parlamentare. Nese jo per tjeter atehere se paku per pese mije permiresimet ne LQZ, te cilat jane bere kryesisht sipas kerkesave te partive opozitare gjate muajit prill.

ZORAN RADULOVIQ