Serbia dhe Mali i Zi : Fillimi i funidt

Beograd Apr 24, 2001

AIM Beograd, 20.04.2001

Valle zgjedhjet e aferme malazeze do te shenojne fillimin e fundit te Jugosllavise se trete dhe, njekohesisht, te jene akti i fundit i drames jugosllave, qe filloi para dhjete vjetesh, do te vendosin 440 mije zgjedhesit te cilet diten e diel do te dalin ne vendet zgjedhore ne Mal te Zi.

Gjykuar sipas hulumtimeve te shumta te opinionit publik ne Mal te Zi ( si e quajti nje analist " krahinen me hulumtime me te medha empirike gjate dy muajve te fundit ne Evrope, bazuar sipas numrit te banoreve" disponimi i zgjedhesve ne vigjilien e zgjedhjeve, te cilat vlertesohen si prove gjenerale "e referendumit para referendumit", eshte qartesisht i profiluar, keshtu qe rezultatet e fituara dallohen fare pak ose nuk dallohen fare.

Hulumtimi i fundit te cilin e beri Qendra per hulumime politikologjike dhe opinion publik e Institutit te shkencave shoqerore nga Beogradi, per dallim nga te tjeret, nuk eshte bere vetem ne Mal te Zi, por njekohesisht (nga 24 deri me 31 mars) edhe ne Serbi. Krahas kesaj, nuk eshte hulumtuar vetem orientimi zgjedhor i qytetareve ne vigjilie te zgjedhjeve, por jane perfshire edhe shume ceshtje te tjera lidhur me marredheniet e pergjithshme te Serbise dhe Malit te Zi.

Ky hulumtim i shumeaneshem i opinionit publik ne te dyja republikat ishte shkas per debatin e kesaj jave ne tryezen e rrumbullaket ne temen:"Serbia dhe Mali i Zi? Veshtrim ne ardhmeri nga kendi i opinionit publik" te cilin e organizuan Fondacioni Fridrih Ebert dhe Fondi i Lube Davidoviq-it, i cili tuboi eksperte te shumte nga Serbia dhe Mali i Zi.

Ajo qe eshte e perbashket ne kete kohe per qytetaret e Serbise dhe te Malit te Zi, sepaku sipas hulumtimit, eshte pakenaqesia e madhe lidhur me marredheniet ndermjet dy republikave. Kete disponim e shprehen nja 84 per qind e qytetareve te te dyjave njesive federale. Te kenaqur jane gjithesejt kater (ne Serbi) dhe tete perqind (ne Mal te Zi). Sipas vleresimit te Liljana Baceviq, drejtoreshe e Qendres per hulumtime politikologjike, qytetaret e te dy republikave ndajne pakenaqesine per marredheniet e ndersjella, por jo edhe perceptimet e pergjegjesise per gjendjen e keqe: pushteti i republikes tjeter vleresohet si me pergjegjes per krizen ne marredheniet e ndersjella. " Te gjitha vleresimet, mendimet, bindjet, qendrimet nga sfera e marredhenieve te Serbise dhe Malit te Zi, lidhen me perkatesine nacionale dhe preferenacat partiake ", thot Liljana Baceviq.

Te dhenat e hulumtimeve tregojne se ne Mal te Zi eshte posacerisht i fuqishem homogjenizimi ne baza nacionale dhe partiake. Keshtu, per shembull, politiken e pushtetit te Serbise ndaj Malit te Zi e aresyetojne 63 per qind e ithtareve te koalicionit "Sebashku per Jugosllavine" dhe 55 perqind e ithtareve te Partise Socialiste Popullore, kurse nuk e aresyetojne 89 perqind e ithetareve te Lidhjes Liberale dhe 88 perind te ithtareve te koalicionit " Fitorja eshte e Malit te Zi" (Pobjeda je Crne Gore). Ose, ndryshe, si te drejte e vleresojne 56 perqind e serbeve dhe 53 perqind e jugoslloveneve, kurse si te gabueshme 55 perind e malazezeve, 73 perqind e shqiptareve, 78 perqind e kroateve dhe 81 perqind e muslimaneve. Me politiken e pushtetit te Malit te Zi ndaj Serbise te kenaqur jane 84 perqind te ithtareve te koalicionit promalazes, 56 perind te kroateve, 60 perqind te shqiptareve dhe 79 perqind e muslimaneve, kurse te pakenaqur jane 90 perqind e koalicionit projugosllav, 96 perqind e ithtareve te Partise Popullore Socialiste, 84 perqind e Serbve dhe 88 perqind e jugosllaveve.

Ne marredheniet ndermjet dy republikave mbisundon ceshtja e shtetesise dhe percaktimi per pavaresi. Keshtu qe, sipas ketij hulumtimi, ne referendumin ne te cilin do te vendosej ndermjet federates dhe pavaresise, opcioni per pavaresine e Malit te Zi do te fitonte 47 perqind te te anketuarve. Per federate do te percaktoheshin 43 perqind te qytetareve, kurse nje e dhjeta e trupit zgjedhor do te ishte e papercaktuar ose do te abstinonte. Ne te njejten pyetje ne Serbi madje 67 perqind e qytetareve do te percaktoheshin per federaten e dy republikave, kurse per pavaresi vetem 18 perqind e qytetareve.

Motivet per te dale ne referendum jane te larta, mirepo vartesia nderlidhet nga zgjedhja e njerit prej dy opcioneve. Me kryqezimin e opcioneve dhe te dhenave hulumtuesit kane konkluduar se "celesi" i ardhmerise se Jugosllavise ndodhet ne duart e Malit te Zi, kurse brenda Malit te Zi - ne duart e ithtareve te konfederates. Edhepse njeri nga llojet e sistemit konfederal ( federativ, unioni i shteteve te pavarura), sepaku ne pikepamje formale paraqet zgjidhjen te cilen e preferon edhe koalicioni qeveritar, gjegjesisht bloku malazes, ai as edhe ne mjedisin e ithtareve te vet nuk ka perkrahjen e qeverise, kurse ne opinionin malazes ze vendin e parafundit ? perpara sistemit aktual kushtetues, dhe prapa pavaresise dhe rirregullimit ne baza te barazise. Mirepo kjo do te thote se fitorja varet nga ajo se kah do te anoje treguesi i peshores, sepse kur konfederalistet te vihen para percaktimit hipotetik : per pavaresi ose per federate, 85 perqind percaktohen per pavaresi, dhe pothuaj kurrsesi per federate. Dhe ne qofte se formulimi i pyetjes se referendumit anon kah pavaresia, me mundesine e lidhjes se mevonshme me Serbine, mund te pritet qe "konfederalistet" zgjidhjen e tille ta perkrahin unanimisht.

Kur qendrimi i lehtekuptueshem i konfederalisteve te kthehet ne numra, atehere opcioni i pavaresise mund te kete shumicen prej 55 perqind, kurse opcioni federalist 45 perqind te ithtareve. Partite dhe koalicionet me orientim profederalist, sipas analisteve, do t'i humbin zgjedhjet me ndryshim me te madh nga ai me te cilin opcioni profederalist do te humbte ne referendum, nese ai do te mbahej pikerisht tani, mirepo humbja e opcionit profederalist eshte e paevitueshme per shkak te homogjenizimit nacional te zgjedhesve jomalazes: Muslimaneve, Shqiptareve dhe Kroateve te cilet ne trupin zgjedhor te Malit te Zi jane mbi dhjete perqind me shume se Serbet dhe Jugosllavet dhe ky ndryshim nuk mund te plotesohet derisa malazezet, sa i perket pyetjes rreth vendosjes se shtetesise se Malit te Zi jane te ndare ndermjet dy opcioneve ekstreme.

Sipas mendimit te dr. Latinka Peroviq, nuk ka dileme se ky eshte akti i fundit i shperberjes se shtetit jugosllav dhe me e rendesishme eshte qe kjo te behet ne menyre paqesore: "Eshte shume me rendesi te perfundoje provizoriumi i pergjithshem ne te cilin jeton Serbia, e cila vazhdon agonine. Eshte e domosdoshme qe Serbia t'i perkushtohet vetvetes, sepse jeton ne gjendje frustrimi, sidomos tani kur i fillon reformat nga pozitat startuese shume te uleta". Ajo vlereson se pyetje thelbesore ne ndarjen e shoqerise serbe dhe malazeze eshte " raporti ndermjet tendencave tradicionaliste dhe moderniste", dhe se eshte i nje rendesie te madhe fakti qe rezulton nga ky hulumtim i opinionit publik "per marredhenie te pastra shtetrore, gjegjesisht per pavaresi angazhohet popullata e re, e arsimuar dhe urbane".

Dr Vladimir Goati, keshilltar shkencor i Institutit te shkencave shoqerore, paralajmeron se, pa marre parasysh rrjedhen e zgjedhjeve, problemet politike ndermjet Serbise dhe Malit te Zi do te ekzistojne edhe me tutje dhe se prandaj eshte i domosdoshem hapi i kompromisit: "Pa tjeter duhet te insistojme ne ate qe perfaqesuesit e DOS-it te flasin ne nje gjuhe, sepse deklaratat e ndryshme e keqesojne situaten". Goati thekson se gjate kritikes se zgjidhjeve ligjore lidhur me referendumin ne Mal te Zi, harroet se " formulimet identike ligjore te vitit 1994 ekzistojne edhe ne Serbi".

Profesori i Fakultetit Filosofik te Nikshiqit, Savo Lausheviq, vlereson se rezultatet e hulumtimit te opinionit publik jane pasoje e "presingut ndaj opinionit" dhe se nuk shprehin situaten e vertete. Ai ka paralajmeruar poashtu se parafytyrimet per Malin e Zi si shoqeri demokratike jane te gabueshme, sepse "behet fjale per nje mes te mbyllur ne te cilin te gjithe institucionet jane keqperdorur per qellime politike". Lausheviq ka shprehur droje nga incidentet eventuale si pasoje e vjedhjes zgjedhore. " Si valle eshte e mundur qe trupi zgjedhor tani te jete per tre perqind me i vogel nga ai i zgjedhjeve te mepareshme", - pyet ai.

Dr Sergjan Darmanoviq nga Podgorica, ne tryezen e rrumbullaket nuk u pajtua me drojen e Lausheviq-it. Ai eshte optimist i madh edhe sa i perket ceshtjes se zgjedhjeve, edhe sa u perket marredhenieve te ardhshme te Serbise dhe Malit te Zi. Darmanoviq vlereson se nuk do te kete dhune sepse kercnimi ushtarak eshte evituar, se procesi politik, edhe pse do te rrjedhe me veshtiresi, do te perfundoje me pavaresimin e Malit te Zi, dhe se marredheniet ndermjet Serbise dhe Malit te Zi do te ngelin te mira edhe ne te ardhmen, meqe interesat serbe nuk do te pengohen.

Eshte fare e qarte se Malazezet jane mjaft te ndare ne pikepamje te distribuimit te optimizmit dhe pesimizmit ne lidhje me pasojat e formimit te dy shteteve te pavarura. Te dhenat e hulumtimeve tregojne se vleresimet e qytetareve te Malit te Zi disa here jane relativisht me te kenaqeshme per Malin e Zi (pozita nderkombetare, zhvillimi i demokracise, marredheniet me vendet fqinje), ndonjehere tjeter jane relativisht me shume te pa kenaqshme ( gjendja e mbrojtjes dhe sigurise, Kosova, pozita e serbve ne Mal te Zi dhe e malazezve ne Serbi), kurse ndonje here tjeter mendimet e tyre jane fare te ndara (zhvillimi ekonomik, lufta kunder kriminalitetit, kultura dhe arsimi).

Shumica e qytetareve te Serbise, nderkaq, vleresojne se formimi eventual i dy shteteve te pavarura do te shkaktonte pasoja te pakenaqeshme (ose sepaku neutrale) per Serbine.

Kur behet fjale per pritjet nga ardhmeria e aferme ne rast te pavaresise se Malit te Zi, qytetaret e Serbise, shumica e tyre, shprehin pasojat negative edhe per Serbine edhe per Malin e Zi. Shumica e qytetareve te Malit te Zi shprehin zhvillime pozitive per Malin e Zi ( presin ndihme me te madhe nderkombetare dhe pranim me te shpejte ne BE se sa Serbia, vleresojne se nuk do te kete konflikte te ashpra, as zgjerim te konflikteve etnike ne Ballkan). Njekohesisht ata shprehen se ne Serbi do te kete probleme te medha lidhur me statusin e Vojvodines dhe Sanxhakut dhe formimin e Kosoves si shtet i vecante.

Ne te kaluaren marredheniet e Malit te Zi me Serbine i ka percvaktuar dukshem afersia ose ngjashmeria e numrit me te madh te banoreve te tyre. Te dhenat e hulumtimeve vertetojne se edhe sot kjo ndjenje eshte shprehur dukshem, sidomos ne Serbi (65 perqind vleresojne se Serbet dhe Malazezet jane nje komb i njejte, kurse 30 perqind e tyre vleresojne se jane te ngjashem). Kjo, sipas mendimit te analisteve, mund te jete nje baze e mire per ndertimin e marredhenieve te harmonishme ne te ardhshmen, edhe pse nuk perjashtohet as mundesia qe kjo mund te jete shkas i konfliktit ne nje pjese te Malit te Zi, atje ku serbet jetojne te homogjenizuar, posacerisht ne rast te ndarjes se njeanshme eventuale te kesaj republike, gjegjesisht ne rast te mospranimit te konsenzusit rreth menyres se ndarjes.

Dalja nga federata jugosllave, si edhe ngelja ne te, patjeter do te perforcoj pakenaqesine dhe frustrimin e gjysmes se qytetareve, dhe, meqe forca e dy bloqeve te kundervene eshte relativisht e barazuar, ekziston rreziku nga perforcimi i konfliktit dhe rritjes se disponimit sa antiserb aq edhe antimalazes. Lidereve me prestigj me te larte politike te te dy republikave, meqe me autoritetin e tyre mund te ndikojne dukshem ne qendrimet e opinionit, u ngele qe te vendosin se a ? dhe sa do ta dozojne kete.

VESNA BJEKIQ