Arka e shtetit per mbjellesit e urrejtjes

Zagreb Apr 24, 2001

AIM, Zagreb, 19.04..2001.

Vazhdimesia e politikes se HDZ-s ne Kroaci ne shume segmente te jetes publike, ne vend te ktheses se proklamuar aq zeshem, edhe gjate ketyre pesembedhjete muajve eshte duke prodhuar kaos shoqeror, ideologjik dhe social. Kroatet e varferuar, pas asaj qe dhjete vjet ishin deshmitare se si rendmbajtesit, erresuesit dhe perdhunuesit e rendomte djathtiste - grumbulli i interesave te posacme te Tugjmanit dhe HDZ-s, ata qe edhe tani gezojne begatite dhe perkrahjen thuaj te paperkufizuar te arkes shtetrore, edhe sot ballafaqohen me faktin e dhembshem se financimi buxhetor i ketyre mbjellesve te njohur te urrejtjes po vazhdon edhe nen shkopin dirigjues te pushtetit te koalicionit gjashteantaresh. Qeveria e Racanit, krahas mungeses se mjeteve per shume nevoja jetesore si pagesa e rregullt e pensioneve, ne mbledhjen e vet te paradokoheshme u lesho nje shume jo nencmuese te rende 260 mije marka gjermane disa bashkesive, te cilat jane shembuj paradigmatike te parazitizmit te periudhes se mepareshme te Tugjmanit edhe per femijet parashkollore.

Levizja populiste kroate e priftit don Ante Bakoviq, per shembull, nga arka e shtetit ka fituar ndihme prej 14 mije marka gjermane per financimin e veprimtarise se vet programore ne planin e rritjes demografike. Edhepse aktiviteti larpurlartistik i Bakoviqit me vite eshte objekt i talljeve publike , Zhelka Antunoviq, kryetare e Kordinimit Qeveritar per Veprimtari shoqerore dhe per te drejtat e njeriut, shihet qarte se eshte e bindur se nuk eshte i kote apeli per perkrahjen e shtimit te Kroateve; sipas vleresimit te saj ai i meriton te hollat qe i jane dhene sepse "ka ndikim pozitiv shoqeror". Po te kemi parasysh faktin se partia e don Antes (HDZ) ka rene nga froni, kurse ne pikepamje formale edhe doktrina e nxehte nacionaliste-demografike e don Bakoviqit ne te cilen muslimanofobia ne intervale te caktuara eshte zevendesuar me satanizimin e Serbve - me te drejte mund te pyetemi valle edhe pas 3 marsit te vitit 2000 urrejtesit profesionale ne Kroaci jane proklamuar si lloj i vecante i perkrahjes shtetrore?

Logjika e nje shqyrtimi te ketille nenvizohet ende me forte lidhur me arsyeshmerine e finansimit shtetror te Udruges Domobrani Kroat, e cila, doren ne zemer, domobran quhet me mjaft turp dhe ne kontestin e rrethanave te dhena politike. Anetaret e saj, ne baze te disa projekteve te ofruara, nga arka e shtetit kane nxjerre pothuaj 30 mije marka gjermane. Atyreve qe me pak i njohin synimet programore te kesaj Udruge, duhet t'u spjegojme se nga keto te holla te kerkuara dhe te fituara pikerisht para nje viti nenkryetari i "domobraneve" Dragutin Hazler inicoi ngritjen e permendores ne Sllunj kriminelit ustash, Juri Francetiq. Ne fund te saj qendron mbishkrimi " per lavd vitezit Juri Francetiq, luftetarit legjendar kunder cetnikeve",, kurse arsyetimi per ngritjen e saj del nga yndyra e pushtetit te trejanarit dhe ne funkcion te frikesimit te Serbve te kthyer ne rrethinen e gjere te Sllunjit.

Me dhuraten prej 40.000 DM Shoqates Kroate te te Burgosurve Politike te nje Kaje Perekoviq, Ivica Racan-i ndoshta me te vertete ka dashur ish te burgosurve t'ua kompenzoje vuajtjet dhe dhembjet e perjetuara ne kazamatet e partise se tij te dikurshme, mirepo kete e ben ne nje menyre te pashembullt : ne emer te huaj dhe me parate e huaja. Kete e ben ne menyre te paaresyeshme, sepse Kaja Perekoviqit dhe pasardhesve te saj, sic eshte vertetuar, parate nuk u kane munguar edhe per kremtime dhe jo me per jetese. Kjo shoqate, ne te vertete, vetem kater dite pas mbledhjes se Qeverise pas se ciles i eshte derguar ndihma ne hotelin zagrebas "Dubrovnik" ka organizur feste me rastin e pervjetorit shtetror. Kjo feste ne te vertete ishte ajo e bajraktarit Ante Paveliq, feste qe eshte mbajtur ne daten e themelimit te qeverise se tij - 10 maj. Ushqimin, pijet, madje edhe Kico Slabincin, i cili ishte angazhuar per interpretimin e kengeve patriotike ustashe, perseri u paguan nga te obliguarit tatimore kroat. Po kjo kategori e qytetareve nga te ardhurat e fituara me shume mundime kane ndare edhe pothuaj 130 mije marka gjermane per nevojat e Shoqates se Hallkareve te Sinjit. Vetem para nje muaj e gjysme kjo shoqate organizoi nje tubim protestues kunder arrestimit policor te gjeneralit Mirko Norac, i cili eshte i akuzuar dhe gjykohej per krime te renda lufte kunder banoreve civil ne rrethinen e Gospiqit, ne ndertesen e Zhupanise se Gjyqit te Rijekes.

Ketu u paraqiten vetem disa nga shembujt me te fresket te oportunizmit financiar te koalicionit; edhe me pare eshte bere e njohur se si jane shpenzuar te hollat e mbledhura nga obligimet tatimore per projekte bizare te prohadezeisteve para nje vjet e gjysme, sic ishte p.sh. komisioni parlamentar per zbulimin e viktimave te luftes se Dyte boterore te cilin e themeloi i njohuri Vice Vukojeviq (HDZ), ose per financimin e pamfleteve te djathtisteve, sic eshte Hrvatsko slovo, gazeta e perkrahur nga shteti. Si valle eshte e mundur qe Qeveria socialdemokrato-liberale-popullore aq lehte te gjeje mjete per te topitur urrejtjen e armiqve te proklamuar politike, per dallim nga gjetja e mjeteve per jeten e perditshme te zgjedhesve te vet? Ku qendron misteri i suksesit te "domolubeve" profesioniste kroate dhe " mbrojtesve te interesave kombetare" ne mjeljen e te hollave nga Ivica Racan?

Natyrisht zgjidhja e rebuseve te siperpermednur nuk qendron ne "programet" dhe " projektet" prapakthyese dhe here-here thjesht profashiste te grupeve apo shoqatave te njohura, por ne vete kryeministrin kroat damari politik i te cilit rreh kah blerja e paqes se brishte politike prej oponenteve me ekstreme. Keto synime jane mjaft te qarta ne shembullin e udrugave te shumta atdhembrojtese, te cilat Qeveria me senzibilitet te posacem - nga frika e kundervenies latente - nuk deshiron aq shpejt t'i refuzoje dhe largoje nga arka shtetrore. Ministri i mbrojtjes eshte ne vazhden e bisedave per lartesine e dotacionit te kerkuar shtetror prej madje 615.000 DM me Marinko Lioviqin, shefin e udruges se invalideve te luftes, i cili u be i njohur ne kohen e deklarimit ekstrem se ne podrumin e tij " ndalonte hyrjen e cifuteve, serbeve, qenve dhe grave". Shoqata e veteraneve e gjeneralit Gjure Decak - UHVDR - nga qeveria e koalicionit ka kerkuar po aq te holla sa edhe Lioviq-i, kurse Tomislav Mercep, komandanti luftarak i eshalonit te vdekjes ne Vukovar dhe Pakracka Poljana, nga arka e shtetit kerkon mbi nje milion marka gjermane per qetesimin e veteraneve te tij te rebeluar, edhe pse aq para udruga e tij nuk ka fituar kurre, as edhe ne kohen kur HDZ-ja ishte ne pushtet. Behet fjale per reket te isheproreve te luftetareve ndaj qeverise se luhatshme te koalicionit, qeveri e cila nuk guxon t'ua nderprese as privilegjet financiare, e cila as qe guxon te ngreje procese per krimet e komandanteve te luftes.

Si kundervlere, Qeveria pothuaj eshte shurdhe ndaj atyreve qe e sollen ne pushtet : pensionisteve, te cileve nuk ua kthen borxhin e premtuar, punetoreve - ndermarrjet e te cileve shkojne ne falimentim dhe te rinjve, te cilet, menjehere pas diplomimit, jane te detyruar qe te shpejtojne dhe kerkojne pune duke kaluar pertej kufirit. Prandaj ne te vertete eshte me e rendesishme qe Qeveria te gjeje te holla te mjaftueshme per priftin qe propagandon natalitetin - sepse nenat e reja dhe femijet e tyre do te "gjinden" disi ne jete edhe pa ndihmat dhe shtesat e premtuara, dhe vetem pas pak kohe te nderprera, te shtetit. Finansimi qeveritar i urrejtesve te vet, nderkaq, do te ishte nje dyfytyresi edhe pa shemtine teatrale me te cilen qytetaret i qirasen nenkryetaret e Qeverise Slavko Liniq (SDP) dhe Goran Graniq (HSLS) ne mbledhjen e paradokoheshme historike : me kundershtimin publik te ndarjes se te hollave per "udrugat e urrejtjes", mirepo qe ne fund, prapa kamerave te shuara, edhe vete votuan per kete dotacion. Forca nuk pyet per drejtesi - ishte komenti pragramtik per kete presion partiak ne frymen e re, racaniste.

DAVOR KRILE