Fantazma e "Shqiperise se madhe" shetit neper politiken shqiptare

Tirana Apr 24, 2001

AIM TIRANA, 23.04.2001

Ndoshta as vete kryetari ekzekutiv i Partise Aleanca Demokratike,Arben Imami,nuk e kishte menduar se propozimi i tij per bashkimin e Shqiperise me Kosoven do te kishte efektin e nje bombe politike. Dite me te pershtateshme se 12 prilli per te shnderruar nje deklarate ne nje skandal politik e diplomatik veshtire te gjendej. Pikerisht ate dite ne Shkup ishin mbledhur nen kryesine e sekretarit amerikan te shtetit Kolin Pauel 11 ministrat e jashtem te shteteve te rajonit,duke perfshire edhe Shqiperine, per te diskutuar bashkerendimin e perpjekjeve per ruajtjen e stabilitetit dhe garantimin e kufijve. Gjate nje muaji te krizes maqedonase udheheqes shteterore te Shkupit dhe te disa kryeqyteteve te tjera ballkanike kane insistuar se motivimi ideologjik e nacionalist i grupeve te armatosura guerile shqiptare ne Tetove dhe ne Kosove eshte synimi per krijimin e “Shqiperise se Madhe”.

Qeveria e Shqiperise dhe diplomacia e saj kane djersitur jo pak per te bindur bashkebiseduesit nderkombetare se akuza e disa qarqeve ne shtetet fqinje per “Shqiperise se madhe” nuk qendron. Dhe pikerisht ne kete kohe nje anetar i kabinetit te kesaj Qeverie, ministri i drejtesise, Arben Imami del ne publik dhe parashtron Platformen e partise se tij per bashkimin paqesor te Shqiperise me Kosoven. Ne kater pikat e kesaj platforme kerkohet unifikimi politiko-institucional i Shqiperise me Kosoven, bashkereformimi ekonomik me unifikim monetar e doganor, unifikimi psikokulturor dhe nje levizje te perbashket diplomatike ne funksion te bindjes se bashkesise nderkombetare per dobine e ketij bashkimi.

Sikur Imami te mos ishte anetar i kabinetit dhe vetem kryetar i partise se tij, eshte pothuaj e sigurt se deklarata e tij do te kalonte pa u vene re, sepse pesha politike e kesaj partie eshte teper e vogel dhe e paperfilleshme ne procesin vendimmarres te vendit. PAD ka vetem dy deputete ose 1,29% te votave ne parlament.

Eshte e lehte te merret me mend se sa ne pozite te veshtire e vuri ministri i drejtesise qeverine e tij, pavaresisht se ai foli ne cilesine e kryetarit te njeres nga partite e koalicionit qe qeveris aktualisht Shqiperine. Menjehere Qeveria shqiptare shprehu distancimin e saj nga ministri i drejtesise, duke konfirmuar se Shqiperia eshte kunder ndryshimit te kufijve dhe respekton rezoluten 1244 te Keshillit te Sigurimit. Por duke qene ne dy muajt e fundit te jetes se saj, Qeveria nuk i kerkoi Imamit te distancohej ai si minister nga deklaratat dhe te rikonfirmonte besnikerine ndaj programit te qeverise, ku ben pjese, program qe nuk permban asnje aluzion apo ide te bashkimit te Shqiperise me Kosoven. Ministri i drejtesise nuk u distancua, as paraqiti doreheqjen dhe as qeveria nuk i kerkoi atij te jepte doreheqjen. Madje nje dite me vone sekretari i marredhenieve publike te Aleances Demokratike Gj.Zefi, pas reagimit qeveritar, deklaroi se Qeveria nuk ka as pse te distancohet dhe as pse te bashkohet me kete qendrim dhe perseriti se Aleanca Demokratike permbahet platformes se bashkimit te Shqiperise me Kosoven.

Platforma e mesiperme e turbulloi politiken shqiptare, sepse te gjithe partite kryesore politike, ne marredheniet e tyre me partneret nderkombetare jane ndeshur jo rralle me nje shqetesim per tezen e “Shqiperise se Madhe”. Partia Socialiste,qe udheheq koalicionin ku ben pjese edhe PAD, permes sekretares nderkombetare Dade e kundershtoi kete deklarate. Edhe partite e tjera te koalicionit reaguan negativisht dhe ministri i jashtem Milo qe eshte anetar i kryesise se Partise Socialdemokrate, tha se deklarata te tilla demtojne ceshtjen shqiptare dhe pozicionin e Shqiperise e madje krijojne hije ne marredheniet me faktoret nderkombetar. Interesante eshte se platforma e kryetarit ekzekutiv te PAD u kundershtua edhe nga partia kryesore e opozites, Partia Demokratike, e cila vazhdimisht ka kritikuar koalicionin qeverises per mosmbrojtje te interesave te Kosoves. Sekretari nderkombetar i PD B.Mustafaj e vleresoi idene e unifikimit te Shqiperise me Kosoven si nje fantazen e shpikur nga joshqiptare dhe nje veprim te qellimte per t'i diabolizuar shqiptaret.

Se sa sensibilitet krijoi propozimi i Imamit e tregon edhe reagimi i menjehershem negativ, qe erdhi nga partite politike shqiptare ne Kosove dhe ne Maqedoni. Kryetari i LDK, Rugova me 20 prill tha se deklaraten e njerit prej ministrave te qeverise se Tiranes per domosdoshmerine e bashkimit te Shqiperise me Kosoven, e cila provokoi nje shqetesim te pergjithshem, e konsideroj si krejtesisht joserioze. Edhe kryetari i PDSh ne Maqedoni A.Xhaferri me kete rast terhoqi vemendjen se cdo politikan duhet te kete pergjegjesi per deklarata te tilla per shkak se ato mund te jene flluska.

Shume politikane te rendesishem dhe te kraheve te ndryshem politike ne Tirane e justifikuan platformen e Imamit me fushaten elektorale qe po afrohet per zgjedhjet parlamentare te qershorit. Po keshtu u perpoq t'i zbuse reagimet negative edhe Imami ne mbledhjen e Asamblese se kesaj partie me 21 prill. Mirepo ne fakt argumenti per karakterin elektoral nuk arrin te shpjegoje motivet e paraqitjes se platformes se mesiperme nga PAD. Fushata elektorale nuk ka filluar zyrtarisht dhe pesha elektorale e PAD eshte kaq e vogel, sa qe veshtire te mendohet se ajo do te fitoje ndonje kapital te madh elektoral. Edhe supozimi se PAD-i e beri per te lehtesuar rrugen e shkeputjes se saj nga koalicioni i majte qeverises i kryesuar nga PS dhe per t'u bashkuar me koalicionin e djathte, pas fteses qe kryetari i PD, Berisha, u drejtoi udheheqesve te saj, nuk duket se eshte i plote.

Ne realitet, me shume se brenda vendit, shqetesimin me te madh Platforma per bashkim te Shqiperise me Kosoven ngjalli jashte Shqiperise dhe ne qarqet diplomatike qe merren me Ballkanin. Te parin reagim publik e beri ambasadori i SHBA ne Tirane, Jozef Limprecht, i cili me 16 prill terhoqi vemendjen se kur nje thirrje per bashkim te Shqiperise me Kosoven vjen nga nje anetar i kabinetit, kjo thirrje nga populli shqiptar merret si perkrahje per ekstremistet dhe elementet terroriste qe kerkojne te destabilizojne rajonin. Reagimet ishin me te gjera ne vendet e rajonit ku disa media nxituan ta paraqesin si prove te paralajmerimeve te tyre ndaj qellimeve te shqiptareve. Madje reagim pati deri ne Poloni ku te perditeshme e njohura si "Rzheczpolitika" e quante propozimin e Imamit si nje provokim te komunitetit nderkombetar.

Ne kete reagim te gjere nuk eshte frika se mos PAD me platformen e vet do te jete ne gjendje te fitoje zgjedhjet parlamentare, sepse te gjithe e nenvizojne faktin se PAD-i eshte nje parti e vogel. Por ata i alarmon dicka tjeter. Shqetesimet qe solli platforma e Imamit konsistojne: Se pari se ai eshte anetar i kabinetit qeveritar dhe se dyti se ai provon se fantazma e “Shqiperise se Madhe” qendron e fjetur ne arsenalin e politikes shqiptare. Ne te vertete idete e asaj qe quhet “Shqiperi e madhe” por qe ne leksikun politik quhet “Shqiperi etnike” dhe qe presupozon bashkimin e gjithe trojeve ku banojne shqiptaret ne shtete te ndryshme ne rajon, kane qene te pranishme vetem ne periferine e politikes shqiptare. Ato mungojne ne qendrat e kesaj politike. Ne programet e partive te medha politike,te majta e te djathta ne Shqiperi, nuk figuron asnje ide e Shqiperise etnike apo e bashkimit te Shqiperise me Kosoven. Vetem disa parti shume te vogla sic eshte “Legaliteti” (ruajalistet) ne spektrin e djathte apo “Uniteti Kombetar” ne spektrin e majte, kane ne program bashkimin e territoreve ku banojne shqiptaret. Edhe ne Kosove e Maqedoni partite kryesore politike shqiptare nuk e kane ne program ceshtjen e bashkimit. Ne Kosove ka pak parti te vogla, qe jane pothuaj gjysem ilegale,te cilat i permbahen ideve te bashkimit etnik.

Mirepo ekzistenca ne periferine e politikes shqiptare te ideve te tilla krijon ne faktorin nderkombetar shqetesimin se ato mund te levizin e te fitojne me shume terren per arsye elektorale, politike, financiare, etj. Fakti qe nje parti e njohur si kozmopolite dhe liberale papandehur doli me flamurin e bashkimit te Shqiperise me Kosoven paraqet nje surprize. Me sa duket partite e vogla nuk po gjejne rruge tjeter te demtimit te influences dhe imazhit te partive te medha, vec asaj te dhenies se sinjaleve te alarmit ne adrese te bashkesise nderkombetare se fantazma e “Shqiperise se madhe” ekziston dhe ajo shetit neper hapesirat e politikes shqiptare.

ARIAN LEKA