A ka mundësi që kriza në Federatën BeH të kapërcej dialogun

Sarajevo Apr 23, 2001

Negociata ose lojë pafund

AIM, SARAJEVË, 19.04.2001.

Në sferën politike kriza në Federatën e BeH e shkaktuar me shpalljen e të ashtuquajturës vetadministratë më 3 mars në Mostar të kujton TV shakanë e dikurshme të qyteteve dalmatine "Lojërat pa kufij": Në njërën anë është përfaqësuesi i lartë Volgang Petriç, kurse nga ana tjetër, Ante Jelaviç, dhe asnjëri nuk kanë ndërmend të lëshojnë pe. Ndërkohë, bëhen thirrje që ky pat - pozicion të zgjidhet me negociata, kurse apelet e këtilla u intensifikuan gjatë kohës së festës së pashkëve. Megjithatë çështja është se athua këto thirrje janë të sinqerta mes vete, athua janë të mundshme me platforma të kundërta dhe kush do të ishin negociatorët me palën kroate?

Në paraqitjen e vet për pashkët përfaqësuesi i lartë porositi se bashkësia ndërkombëtare "dëshiron të vendos dialog me ata liderë kroatë që janë të interesuar esencialisht për gjetje të formës për dalje nga kjo situatë". Por, Petriçi caktoi se me cilin mund të bisedohet: këto nuk mund të jenë përfaqësuesit e administratës së vetshpallur, as Kuvendit Popullor Kroat, një lloj parlamenti popullor gjithëkroat nën ombrelën e BDK-së që në Mostar formoi të ashtuquajturin vetqeverisje. Kryetari i Federatës, Karlo Filipoviç nga PSD-ja negociatorët e padëshirueshëm i përkufizon si përfaqësues të institucioneve jolegale".

Edhe anëtari i ri kroat i Kryesisë Jozo Krizhanoviç (kandidat i Aleancës për Ndryshime), dërgoi disa apele të ngjashme, duke treguar gatishmëri që të negocohet me anëtarët e moderuar të BDK-së. "Ata 'të nxhehtit' e bënë gjithë këtë", është qëndrimi i Krizhanoviçit. Në mediume u prononcua edhe anëtari bosnjak i Kryesisë Beriz Belkiç (gjithashtu nga Aleanca për Ndryshime) duke formuluar dy kushte: që në anën tjetër të tavolinës të mos jenë ata që në mënyrë aktive krijuan të ashtquajturën vetqeverisje kroate dhe të distancohen nga ky projekt antikushtetues. Për dialog fton edhe kardinali Vinko Pulliç. Ftesa e tij është e përgjithësuar, pa formulime të kushteve dhe pa përcaktuar djelmoshat e mirë dhe të këqinj.

Në dialog me bashkësinë ndërkombëtare ftojnë edhe liderët e vetadministratës kroate, e projektuar si administratë e veçantë në hapësirat me shumicë kroate. Kushtet që i formuloi kreu i BDK-së gjegjësisht Kuvendi Popullor Kroat (KPK), përmban disa pika kryesore: që OSBE dhe Byroja e përfaqësuesve të lartë të eliminojë rregullat e zgjedhjeve të delegatëve në dhomën e popujve, të anulojnë vendimin e Komisionit të parakohshëm zgjedhor për dënimet ndaj BDK-së (shkaku i mbajtjes së referendumit ditën e zgjedhjeve, vër.jonë), hapjen e dialogut për ndërrimin e marrëveshjes së Dejtonit (kantonizimi i BeH) vendosja e paritetit, konsenzusit dhe rotacionit në të gjitha organet e përbashkëta. Fuqitë e mëdha që garantuan marrëveshjen paqësore në BeH, refuzuan këto kërkesa me një porosi të qartë: nuk ka ndërrime të marrëveshjes së Dejtonit dhe pikë!

Disa ditë pas shpalljes së vetadministratës shkuan për bisedime te Petriçi edhe funksionarët e lartë të BDK-së- Dragan Çoviç, ish- zëvendëskryeministër dhe Bozho Lubiç, ministër në qeverinë e dikurshme. Ky ishte shkak për të filluar pëshpëritjet nëpër kuloare për krijimin e të moderuarve në rradhët e BDK-së. Këto pohime u dëshmuan si të pabaza, sepse është fjala për njerëzit që me asnjë gjest dhe deklaratë nuk vërtetuan se ia kanë kthyer shpinën linjës së BDK- së. U përmend edhe emri i Martin Raguzhës, kryeministër i vetadministratës kroate, si adut në të cilin llogarit bashkësia ndërkombëtare. Por edhe ky është një rrëfim pa kurfarë baze, sepse Raguzh në mënyrë të disciplinuar kryen detyrat partiake.

Në cilin mund të llogaris Petriçi? Katër liderët suspenduar të autonomisë në krye me Jelaviçin nuk vijnë parasyshë. Nga negociatat janë përjashtuar gjithë ata që janë pjesë e problemit. Këta janë funksionerët e eksponuar, madje, Kryesisë së
Kuvendit Popullor Kroat dhe i qeverisë së tij në krye me Martin Raguzhën. Bien poshte edhe gjeneralët, që janë larguar nga Ushtria e Federatës. Përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare nuk dëshirojnë të bisedojnë me ata, sepse kështu do të legjitimonin politikën separatiste kroate. Nga ana tjetër krijuesit e autonomisë nuk do të lejojnë të bisedohet pa autorizim të kreut partiak sepse grupi qeveritar ka shkuar në margjinat politike ose në këtë mënyrë do të pranonin përçarje brenda BDK-së.

Ekziston eshaloni rezervë: të ashtuquajturit të moderuar, përfaqësues të shquar të partive nga rradha e politikanëve të paeksponuar dhe biznismenëve interesi i të cilëve është normalizimi i jetës politike dhe ekonomike. Të këtillë ka, por pas sulmit me bomba në Hercegovinë ndaj vëllezërve Lijanoviç (biznismenët më të fuqishëm që ia kthyen shpinën BDK-së që nga viti i kaluar) që për fat kaloi pa viktima në njerëz, demonstrimit të forcës gjatë tentimit të vendosjes së drejtuesve të përkohshëm në Bankën Hercegovase në Mostar dhe pengimin e eprorëve që treguan lojalitet ndaj Ministrisë së Mbrojtjes, nuk guxojnë të tregojnë simpati ndaj autoriteteve në Sarajevë ose përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare. BDK-ja në terren bën diktaturë ndaj shumicës kroate dhe nuk toleron kurfarë veprimi jashtë kuadrit të politikës së caktuar. Prefekti i Mostarit Neven Tomiç, vetëm pse nuk e përkrahu zëshëm vetqeverisjen iu nënshtrua sulmeve të partisë në pushtet që nuk i dhanë përkrahje, por nuk mund ta ndërrojnë sepse BDK-së i mungon një votë në Kuvendin Komunal. Duke i qëndruar besnik qëndrimit të fortë kreu i BDK-së që kundërshton bashkësinë ndërkombëtare, njëkohësisht me çdo kusht mbron homogjenizimin, duke frikësuar edhe ata që nuk janë bashkëmendimtarë përmes policisë sekrete, është joreale të pritet të shfaqet ndonjë grup i ashtuquajtur i moderuar si partnerë në dialogun eventual në të ardhmen. Të moderuarit nuk do të paraqiten derisa të mos pastrohet terreni politik.

Kësaj do t'i paraprinte largimi i liderëve kyç dhe policisë sekrete. Kjo është e mundshme vetëm me burgosjen e protagonistëve kryesore, për çka shkruajnë mediat kroate, por është pak e besueshme se Petriqi do të vendos shpejt të ndërmarrë këtë hap shkaku i efekteve negative që janë të pritshme.

Në këtë raport forcash, është pak e besueshme se do të vijë deri tej dialogu, madje shtrohet pyetja se për çka do të bisedohet? Disa analistë konsiderojnë se me shfaqjen e vetqeverisjes kroate problemi vetëm se është lakuriqësuar sepse paralelizmi në Federatën e BeH është në skenë tash pesë vjet. Nga ana tjetër, vetadministrata kroate nuk mund të ekzistojë sepse nuk ka parametra finansiar, ekonomik, ushtarak dhe politik as në strukturat legale të BeH e as në Kroacinë fqinje. Praktikisht, vet ideja, realizimi i saj dhe liderët, gjenden në një izolim të madh ndërkombëtar. Ka edhe nga ata që konsiderojnë se ftesa për dialog e mjegullon thelbin e problemit, sepse veprimi i BDK-së, veç vlerësimeve se është antikushtetues, përmban edhe kualifikimin se paraqet "grusht shteti i shtyrë" (kryeministri Alija Behmen). Një burim nga OHR- ja, që nuk është i autorizuar të jap vlerësime politike, thotë se nuk mund të ketë bisedime sepse BDK preferon "entitetin e tretë", ndarjen e pushtetit në baza etnike dhe ndarjen e Bosnjës. "Në pyetje është mbrojtja e monopolit politik dhe fshehjes së veprave kriminale të udhëheqësive", është qëndrimi i Zhak Klajnit, shef i misionit të OKB-së në BeH.

Qëndrimi i përgjithshëm i bashkësisë ndërkombëtare është të mos ndërrohet marrëveshja e Dejtonit, kurse diplomatët porosisin që BeH të jetë shtet normal ku do të respektohen ligjet dhe të drejtat e të gjithë popujve. Në këtë konstelacion thirrja për dialog është vetëm një frazë e zbrazur.

AIM, Sarajevë

EMIR HABUL