Dualizem dhe nervozizem ne marredheniet midis Tiranes dhe Shkupit

Tirana Apr 20, 2001

AIM TIRANA, 19.04. 2001

Me 12 prill, te njejten dite qe kryeministri i Maqedonise Lupco Georgievski i kerkonte ndihme qeverise shqiptare te nderhynte prane partive politike shqiptare ne Maqedoni per te pranuar krijimin e nje qeveria koalicioni me baze te gjere me dy partite kryesore maqedonase, zedhenesi i qeverise maqedonase A. Miloshoski kritikonte publikisht qeverine shqiptare per difektet ne regjistrimin e popullsise ne muajin prill ne Shqiperi, qe sipas tij pengonte gjetjen e numurit te sakte te pjesetareve te pakices maqedonase ne Shqiperi, e cila zyrtarisht arrin ne 5 mije vete. Sipas deklarimeve te fundit te zyrtareve te Shkupit ne Shqiperi jetojne rreth 300 mije maqedonas, nje shifer qe tingellon aburde ne Tirane. Kjo loje shifrash ne fakt simbolizon ate situate te marredhenieve komplekse midis Shqiperise dhe Maqedonise, qe karakterizohet nga dualizmi, me shume i brendeshem se publik, dhe nga nje nervozizem qe gjate krizes se fundit maqedonase eshte shtuar edhe me shume.

Qeveria e Shqiperise ka qene nder te parat, e cila menjehere u rreshtua ne perkrahje te qeverise maqedonase ne perballjen e saj me guerilet e armatosur shqiptare, te cilet u shfaqen me siglen "UCK" ne malesine e Tetoves. Udheheqesit e Shqiperise denuan me force dhunen dhe ekstremizmin e bashkekombesve te tyre dhe mbeshteten sovranitetin e shtetit maqedonas. Mbeshtetja e Tiranes ishte kaq e padyshimte, sa qe jo vetem udheheqesit e Bashkimit Evropian dhe te NATO-s e vleresuan ate pozitivisht, por edhe kryeministri i Maqedonise Georgievski , presidenti Trajkovski dhe ministri i jashtem Kerim, publikisht falenderuan qeverine shqiptare per kete perkrahje nga ana e saj.

Megjithate Tirana dhe Shkupi kishin qendrime diametralisht te kunderta per vleresimin e rrenjeve te krizes se fundit ne Maqedoni. Ndersa udheheqja maqedonase ka kembegulur gjate gjithe krizes se ajo qe ndodhi ne kodrat rreth Tetoves ishte nje agresion armatosur i ardhur nga Kosova, udheheqja e Shqiperise ka kembegulur ne vleresimin se kriza eshte rezultat i zhvillimeve te brendeshme dhe i problemeve te akumuluara dhe te pazgjidhura drejt nga qeverite maqedonase ne raportet e tyre nderetnike.

Ne fakt, megjithe denimin e ashper qe Bashkimi Evropian, NATO, OSBE dhe shtetet perendimore u bene guerriljeve shqiptare ne Maqedoni, ka qene pothuajse unanim sugjerimi i tyre per hapjen e dialogut te brendeshem politik midis qeverise maqedonase dhe partive politike shqiptare per diskutimin e problemeve te marredhenieve nderetnike dhe te kerkesave te popullsise shqiptare atje, gje qe ne fakt edhe ka ndodhur me hapjen e dialogut nen kryesine e presidentit Trajkovski.

Ne kohen qe konflikti ne Tetove u vendos nen kontroll dhe filloi dialogu politik nderetnik midis qeverise maqedonase dhe partive politike shqiptare , nga Shkupi u nisen ne adrese te Tiranes disa akuza per lejim te ardhjes nga Shqiperia te grupeve te armatosura te Ushtrise Clirimtare Kombetare, qe vepron ne Maqedoni. Ishte nje nga drejtuesit kryesore te Ministrise se Brendeshme te Maqedonise, zevendesministri i brendeshem Luben Boshkovski qe me 4 prill deklaroi se nje grup prej 50 personash te armatosur dhe te veshur me uniformen e UCK-se kane hyre nga Shqiperia ne Maqedoni ne zonen e qytetit te Dibres, kane kontaktuar njerez me qellim rekrutimin dhe mobilizimin e tyre dhe pastaj jane larguar po per ne Shqiperi. Mediat maqedonase e amplifikuan edhe me tej akuzen, duke pretenduar se ne Shqiperi jane ngritur 14 kampe te stervitjeve ushtarake per 4500 ushtare te asaj qe quhet UCK. Krahas kesaj u be e ditur per dislokime te reja te forcave ushtarake dhe te njesive speciale maqedonase ne kufirin me Shqiperine. Per nje moment u duk se nje vater e re tensioni po krijohej ne kete zone kufitare dypaleshe, por Ministria e Rendit e Shqiperise dhe kryeministri shqiptar i pergenjeshtruan menjehere dhe i hodhen poshte akuzat si per kampet e stervitjes, ashtu edhe per kalime nga grupe te armatosura te kufirit midis dy vendeve.

Ne nje perpjekje per te siguruar komunitetin nderkombetar se ajo eshte jashte cdo perpjekje per krijime tensionesh ne kufirin e saj me Maqedonine, qeveria shqiptare i kerkoi zyrtarisht NATO-s qe te dergoje misione ne ndihme per te kontrolluar dhe monitoruar kufirin midis Shqiperise dhe Maqedonise, kerkese e cila u pranua nga Aleanca Atlantike. Pervec kesaj ministri i rendit, ministri i mbrojtjes dhe kryetari i sherbimit informativ kombetar shqiptar , te tre bashke me 12 prill zhvilluan nje takim me atashete ushtarake te akredituar ne Shqiperi per te siguruar komunitetin nderkombetar per masat e forta te kontrollit qe ka marre qeveria shqiptare, e cila ne perforcim te forcave te policise kufitare dergoi ne prefekturen e Dibres mbi 100 forca komando te ushtrise.

Misionet diplomatike e nderkombetare te pranishme ne Tirane nuk perjashtojne mundesine e nje perpjekje per ringjalljen nje trafiku kriminal armesh midis dy vendeve, dhe si per te vertetuar kete forcat e policise shqiptare arrestuan ne Librazhd me 14 prill dy te rinj kosovare qe transportonin pese pushke, nje granathedhese dhe nje pistolete, ne drejtim te kufirit me Maqedonine. Mirepo misionet nderkombetare ne kryeqytetin shqiptar duken te prirur t'i besojne faktit qe qeveria shqiptare eshte jashte cdo implikimi zyrtar me grupet guerrile qe veprojne ne Maqedoni.

Nervozizmi ne rritje qe ka karakterizuar grafikun e marredhenieve shqiptaro-maqedonase gjate krizes se fundit u manifestua ne nje drejtim te ri. Me 31 mars, sipas burimeve te sigurta ketu ne Tirane, Ministria e Jashteme e Maqedonise i dergoi nje note proteste Ministrise se Jashtme te Shqiperise per ate qe ajo e klasifikoi si "incident kufitar" dhe qe kishte te bente sipas saj me shkeljen e kufirit ajror te Maqedonise nga nje helikopter i KFOR-it i ardhur nga Shqiperia. Pala maqedonase e dergoi brenda dites se pretenduar te ngjarjes noten e protestes, megjithese e pranonte se Misioni i KFOR-it prane Ministrise maqedonase te Mbrojtjes kishte deklaruar se nuk ka patur asnje fluturim te helikoptereve te KFOR-it ne vijen ajrore midis dy vendeve. Edhe komanda e forcave te KFOR-it te vendosura ne Shqiperi ne qytetin e Durresit e pergenjeshtroi se ka patur nje fluturim te tille. Tirana ne noten e saj te pergjigjes e hodhi poshte si te pavertete protesten maqedonase dhe pretendimin per nje incident kufitar midis dy vendeve , te shkaktuar nga helikoptere te KFOR-it.

Implikimi i emrit te KFOR-it ne marredheniet dypaleshe ishte nje element i ri,por pikerisht ai emer detyroi me sa duket te dy palet qe te mos i japin publicitet protestave dhe kunderprotestave te tyre zyrtare per ngjarjen.

ARIAN LEKA