Kroacia kundër dygjuhësisë dhe autonomisë së Istrës
AIM, Zagreb, 18.04.2001.
Të martën, më 9 prill, vendi tradicionalisht më i padëgjueshëm kroat Istra shpalli një autonomi të veçantë. Pas dy ore pune në seancën e Kuvendit rajonal të Istrës në Pazin u ndryshua statuti i këtij rajoni kroat me 27 vota "për" dhe gjashtë të përmbajtura – asnjë kundër.
Në tekstin e ri të statutit u sollën ndryshime të rëndësishme në krahasim me të mëparshmin. Përmes statutit të ri gjuha italiane bëhet e barabartë në këtë territor me gjuhën kroate; në të gjitha instancat komunale dhe organet publike aty ku ekziston shumicë italiane, italishtja do të jetë gjuhë zyrtare. Kjo praktikisht do të thotë se shërbimet, emërtimi i rrugëve, do të bëhen në dy gjuhë. Vet Kuvendi i Rajonit të Istrës ka edhe emrin e ri, atë italian: Dieta Istriana. Statuti i ri i rajonit parasheh edhe mundësinë e shfaqjes së përkatësisë së veçantë rajonale, istrase, si shprehje e përkatësisë istrase në bashkësinë multietnike. Në statut është vendosur edhe vlera e supsidiarnitetit – pra gjithçka që mund të kryhet në nivele më të ulta të pushtetit do të kryhet aty, kurse në instanca më të larta do të kryhen vetëm funksionet e pashmangshme – pra ato të rajonalizimit, gjegjësisht përkrahje të bashkëpunimit rajonal transnacional. Më shumë është fjala për përmbajtjen e njëjta që u përfshi në statut para tre vitesh nga ana e Këshillit rajonal të Istrës, që atëbotë, këto vendime, u suspenduan nga Gjyqi kushtetues. Atëherë bëhej fjalë për rrethana tjera: me shtetin udhëhiqte BDK-ja, kurse IDS kishte kundërshtime të mëdha me të. IDS tani është pjesë e koalicionit qeveritar kroat, BDK-ja tashmë ka harruar se si duket pushteti, por siç duket gjithçka tjetër është ngjashëm si dikur.
Ngjarjet rreth autonomisë në Pazin shkaktuan rezistencë të fuqishme të forcave politike kontinentale – u përcollën me shumë sharje politike si “autonomistë” dhe “separatizëm” – aq sa të painformuarit mund të mendonin se bëhej fjalë për një reprizë të konfliktit IDS - BDK. Kryetari i Kuvendit Zlatko Tomçiç vlerësoi se veprimi i IDS-së është i parakohshëm, politik, gjest parazgjedhor, duke u kërcënuar me shpërbërjen e gjashtësesh qeveritare në rast se statuti mbetet në fuqi. Kryeministri Raçan vërtetoi se Qeveria këtë vendim të Kuvendit të Istrës do ta dërgojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, njëherit duke paralajmëruar anulimin e tij. Drazhen Budisha, partneri i tretë në gjashtëshen e koalicionit, gjithë kësaj i shtoi edhe vlerësimin se në Istër gjuha italiane dhe kroate nuk mund të jenë në përdorim të njëjtë zyrtar, për shumë arsye, duke përmendur edhe faktin se në Itali nuk vlen i njëjti rregull për vendbanimet dhe krahinat ku kroatët janë shumicë, siç është rajoni i Molisit. Edhe Tomçiq edhe Budisha pohuan se ekziston rrezik potencial që sipas shembullit të Istrës të veprohet edhe në rajone tjera, gjegjësisht nga pakicat tjera në Kroaci. Madje edhe partitë mjaft liberale të gjashtëshes qeveritare, sikurse HNS-së së Vesna Pusiçit kundërshtuan këtë vendim të IDS-së, duke shmangur kuadrot istrase brenda partive, që nuk kundërshtuan në votime këtë “statut për autonomi”. Sulmeve kundër veprimit të IDS-së një hapësirë të konsiderueshme i dha edhe televizioni shtetëror, kurse pesë partnerët e koalicionit të IDS-së në Zagreb gjatë gjithë ditës vrapuan, në mungesë të IDS-së, që me fjalë sa më të ashpra të akuzonin këtë veprim të istrasve.
Vetëm nga Partia Liberale e Zlatko Kramariçit mund të dëgjoheshin shprehje mirëkuptimi për këtë vendim. Nga dyja palët u dëgjuan vlerësime ultimative, sipas të cilëve është vështirë të paramendohet mbijetesa e qeverisë në këtë përbërje. Zlatko Tomqiç, kryetar i Partisë Fshatare të Kroacisë – partneri i tretë i koalicionit – mbetjen e IDS-së në Qeveri e kushtëzoi me tërheqjen e statutit. Istriasit i dhanë përparës statutit para se të merrnin pjesë në punimet e qeverisë.
"Përcaktimin politik në të cilin qëndrojmë tashmë dhjetë vjet nuk do ta shesim për vende ministrore" tha Ivan Jakovçiq, kryetar i IDS-së dhe ministër i integrimeve evropiane në Qeverinë e Raçanit.
"Gjyqi Kushtetues do të vërtetojë se vendimi ynë ka qenë i bazuar në ligjin dhe kushtetutën, presim ndjesë nga të gjithë ata që na sulmuan, kurse nuk përjashtoj edhe mundësinë e shpërbërjes së qeverisë". Mundësinë plotësuese – të restaurohet gjashtëshja, kështu që të flaken partitë e vogla të padëgjueshme sikurse IDS-së dhe PL -ja, Jakovçiq e konsideroi si të pasinqertë.
"Në këtë rast do të ishte korekte të kishim zgjedhje të reja, sepse votuesit gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare nuk ua dhanë besimin tre partive politike , por koalicionit gjashtëanëtarësh, kurse rikomponimi i qeverisë do të thoshte, sipas këtyre kushteve, mashtrim".
Jakovçiq, shkaku i zgjedhjeve të afërta lokale dhe rajonale, kërkoi prononcim sa më të shpejtë të Qeverisë rreth këtij problemi, duke caktuar afat deri më 15 maj. Sipas tij me ndryshimin e statutit të këtij rajoni nuk është bërë ndonjë akt relevant politik: bëhet fjalë për zbatimin praktik të ligjeve kroate, para së gjithash Kushtetutës dhe ligjit për vetadministratën lokale, që është votuar më parë në Kuvend dhe që ofron në tërësi mbështetje ligjore për të gjitha vendimet e aprovuara. Sulmet ndaj IDS Jakovçiq i cilësoi si politike, kurse ndaj pohimeve se IDS përmes këtij veprimi dëshiron që të fitojë përkrahje e votuesve në zgjedhjet që afrojnë, deklaroi se kjo mund të thuhet për oponentët e tij politik. Sipas tij, partitë tjera në Istër do të bazohen gjatë fushatës në sulmet kundër IDS, kurse e gjithë klithma do të ishte e nevojshme vetëm shkaku i zgjedhjeve. Në këtë drejtim edhe Jakovçiqi edhe oponentët e tij kanë të drejtë. Është e vështirë që të mos shihet se pikërisht merret ky vendim për ndërrimin e statutit të Rajonit të Istrës mu para fillimit të fushatës parazgjedhore në Kroaci.
Statuti, veç kësaj, ka pësuar ndërrime të mëdha. Shkaku se në Istër jetojnë diku mes shtatë deri tetë përqind italianë, një nivel i arrirë për mbrojtjen e pakicave etnike që paraqet thuajse shembullin e vetëm në Evropë, që pranohet edhe nga vet Jakovçiqi. Nga ana tjetër, pushteti i pacenuar gati dhjetëvjeçar i IDS-së tronditi pozicionet e kësaj partie në ishullin më të madh kroat. Në mesin e popullatës lokale gjatë kohës së fundit mund të dëgjohen vlerësime rreth qeverisjes absolute të IDS në Istër, nepotizmit, korupcionit etj. IDS, veç kësaj, i vinte një fushatë negative edhe nga Zagrebi. Gjitha këto thirrje nga metropola me siguri në tërësi do të homogjenizojnë trupin votues në Istër dhe do të sjell në vendvotime numër të madh qytetarësh që deri tani mendonin të abstenonin. Partive nga koalicioni që e sulmojnë IDS-në këto thirrje do t'u ndihmojnë të përmirësojnë rejtingun e vet tek qarqet "atdhetare", tek të cilët çdo mendim për autonomi të Istrës është i barabartë sikur të përshëndesësh arnën e kuqe.
Pa marrë parasyshë motivet politike, gjegjësisht parazgjedhore, IDS dhe oponentët e saj, nga rrëfimi rreth statutit mund të nxjerrin dy përfundime politike largpamëse. Së pari, Qeveria e Raçanit nuk ka simpati rreth zgjerimit të të drejtave të pakicave, si në Istër gjithashtu edhe në pjesën tjetër të Kroacisë. Mbase këtu qëndron edhe shkaku kryesor i rezistencës ndaj Kuvendit të Istrës. Përndryshe, autoritetet në Zagreb frikësohen se mund të ngjall aspirata, para së gjithash, të pakicës serbe që në hapësirat ku është shumicë të votojë përcaktime të ngjashme në trupat reprezentuese. Një veprim i këtillë do të shkakonte tronditje të papara në Kroaci.Vetëm emërimi i rrugëve në Lapçinin e Poshtëm - përndryshe sipas ligjit - shkaktoi reagime të ashpra të partive politike kroate, kur u panë edhe trungje në linjat qarkulluese përmes Likës, Banijës dhe Dalmacisë veriore. Milan Gjukiqi, lider i Partisë Popullore Serbe, natyrisht, menjëherë përshëndeti veprimin e IDS-së.
Momenti i dytë i rëndësishëm politikisht është ai që ka të bëjë me dobësitë strukturale të qeverisë së koalicionit. Analistët thonë se menjëherë pas zgjedhjeve lokale dhe rajonale, kah fundi i majit, mund të priten jo vetëm rikonstruimet e paralajmëruara kadrovike në qeveri, por edhe ato partiake.
Sipas tyre, sipas gjitha gjasave, të katërt partitë e mëdha, (SDP, HSLS, HSS i HNS) do të hudhin dy partitë më të vogla, ideologjikisht të ndryshme (IDS dhe LS) dhe do të krijojnë një qeveri të re. Përfundimi, pa marrë parasyshë gjërat tjera, mund të jetë pozitiv. Sepse secili mund të ketë ndonjë dobi. IDS me siguri deri në çastin e zgjedhjeve praktikisht do të ketë fushatë parazgjedhore pa pagesë. Me këtë veprim, ata do të fitojnë përkrahje të fuqishme në Istër, do të mbajnë pushtetin në Istër, për çka janë më shumë të prirur. Do të ngelin pa vend në Qeveri, koalicioni gjashtëanëtarësh do të rikonstruohet, kurse nga qeveria do të dalin IDS dhe LS, kurse kjo mund të formësojë dhe të forcojë ndikimin e pozitës ekzistuese "majtiste", të cilën deri tani e kundërshtuan vetëm BDK-ja dhe partitë tjera shoqëruese djathtiste.
Për Qeverinë e Raçanit dhe partitë partnere gjithashtu do të rritet njëfarë simpatie në ishull, por edhe në Kroaci, e gjithë kjo pas një demonstrimit të një niveli të dëshirueshëm për atdhetarët, që -në disa aspekte - nuk e korritën as BDK-në. Kështu reforma e gjërë në Qeveri do t'i jepte Raçanit kohë shtesë, që për situatën e tanishme në Kroaci është mjaft e leverdishme.
Vendimi për legalizimin e statutit të rajonit të Istrës tani qëndron në Ministrinë e Drejtësisë, që brenda një kohe të shkurtër duhet të japë përgjigjen e vet rreth përputhshmërisë së tekstit të statutit me ligjin. Është shumë e sigurtë se Ministria (e cila drejtohet nga PSD-ja e Raçanit) do të përgjigjet negativisht, kurse përfundimisht vendimi do të shkojë deri tek Gjykata Kushtetuese. Edhe ajo, me siguri, do të jetë negative prandaj parashikimet për shpërbërjen e koalicionit qeveritar bëhen gjithnjë e më të besueshme. Në gjithë rrëfimin rreth statutit të Istrës është negativ - madje edhe fatkeq – vetëm një fakt. Se edhe pushteti i ri kroat, edhe pas BDK-së, u frikësohet pakicave të veta dhe dëshiron t'u japë vetëm aq të drejta sa detyrohet t'u japë.
AIM Zagreb
BORIS RASHETA