Kur studentët persekutojnë profesorët
Në shënjestrën e “Otporit" (“Rezistencës"), grupit të studentëve të verbuar nga urrejtja nacionaliste u gjet një nga historianët më të çmuar malazez, profesor Serbo Rastoder
AIM Podgoricë 17.05.2001
Fushata parazgjedhore për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare që do të mbahen më 22 prill është "pasuruar" me gjëra të shumta prapa kulisave. Më aktiv janë treguar një pjesë e studentëve të Fakultetit Filozofik në Nikshiq që prezentohen si anëtarë të "Rezistencës" malazeze.
Viktima e re është profesor Serbo Rastoder, ligjërues në katedrën e historisë, të cilin, ky grup studentësh, e akuzojnë "se ka ngatërruar profesionin duke paraqitur teza të gabuara për krimet mbi malazezët pas 1918 nga ana e ushtrisë serbe gjegjësisht asaj jugosllave". Rastoder është akuzuar gjithashtu se "me vetëdije ka keqpërdorur xhirimet arkivore dhe i ka shfrytëzuar për të përhapur urrejtje mes vëllezërve në prag të zgjedhjeve në Mal të Zi".
Fushata mediale filloi pas botimit të fotografive në gazetën "Vijesti", në fejtonit e profesor Rastoderit. Pra për fotografinë kontestuese që u ilustrua teksti "Varja e patriotëve malazez në Cetinjë më 1920." Bëhej fjalë për një gabim që u pranua ditën e nesërme nga gazeta "Vijesti" përmes një sqarimi se autori i fejtonit nuk ka asnjë lidhje me lëshimin e bërë dhe se për këtë është përgjegjëse redaksia. U konstatua se ishin në pyetje fotografi të të varurve serb në Trebinjë në vitin 1914.
Megjithatë "Rezistenca" (Otpori)- malazeze nuk e morri parasyshë faktin se "Vijesti" vet e kishte përmirësuar gabimin e bërë dhe se dr Rastoder nuk e kishte bërë rradhitjen e tekstit në gazetën e përmendur, kurse pas kësaj filluan sulmet e ashpra dhe publike ndaj Rastoderit duke paralajmëruar bojkotimin e ligjëratave të tij shkaku i "veprimtarisë së tij antiserbe". Më pas me ndërmjetësimin e gazetave "Dan" dhe "Glas Crnogorca", filloi një fushatë e ashpër kundër dr Rastoderit.
Por, fushata e bojkotit duket se nuk i dha frytet e dëshirueshme: ligjëratat e këtij profesori ishin vizituar si asnjëherë më parë - thonë studentët e Fakultetit të Nikshiçit që ndjekin ligjëratat e Rastoderit. Megjithatë, nga dita më ditë gazetat "Dan" dhe "Glas Crnogorca" nuk lëshojnë asnjë rast të "kujdesen" për dr Rastoderin, duke e fokusuar përcaktimin e tij nacional si të "papajtueshëm" dhe "parakusht i keq" për forcimin e marrëdhënieve serbo-malazeze, temë me të cilën merret dr Rastoder me dekada.
Cilat janë gabimet e profesorit Serbo Rastoder? Një nga gabimet më të mëdha me siguri është ai se niset nga një bazë e njohur hulumtimi dheparaqitjeje të historisë malazeze si pjesë e historisë serbe. Dhe jo vetëm kaq. Profesor Rastoderi me punën e tij shkencore arriti të ndriçonte ngjarjet traumatizuese të historisë kombëtare malazeze, para së gjithash ato të lidhura për vitin 1918 (vepër kapitale e dr Rastoderit "pjesë e errët e historisë ", studim katërvëllimësh për historinë e Malit të Zi në kohën e vitit 1920 rreth "Kryengritjes së kërshëndellave" të malazezëve).
Tani është e sigurtë se politika ka hyrë në Universitetin e Malit të Zi përmes dyerve të mëdha. "Bëhet fjalë për tentimin e sërishëm që animozitetet partiake dhe nacionaliste dhe jotoleranca fetare të futet në kuadër të Universitetit", thotë dekani i Fakultetit Filozofik prof. dr Miladin Vukoviç. Ai thotë se bëhet fjalë për një manipulim klasik të opinionit studentor dhe Fakultetit.
Qëndrim të njëjtë ka edhe profesori i të njëjtit fakultet, dr Novak Kilibarda: "Kjo që ndodhi është shprehje e atmosferës bajate klerikale dhe politike që e tronditi pjesërisht Fakultetin Filozofik në Nikshiq. Është një recidivitet i të kaluarës së afërt - kurse nga deklaratat e këtilla deri tek thikat e përgjakura nuk ka shumë largësi. Jam i sigurtë se ata që përgatitën protestën nuk u pengon profesor Rastoderi, asgjë nga ajo që quhet Serbo Rastoder dhe pse përgatiti një libër të përkryer rreth dinakërive të politikës serbe të Pashiqit kur u suprimua Mali i Zi", thotë Kilibarda.
Problemi qëndron aty se gjithë kësaj që u përmend më lartë, pra fushatës kundër dr Rastoderit iu bashkangjitën edhe disa gazeta ditore malazeze. Në "Glas Crnogoraca" u botua teksti ku thuhet se "pas këtij akti të tmerrshëm dhe joprofesional u shfaqën në Mal të Zi disa tentime për keqtrajtimin e serbëve", duke e mbështetur me "faktin" se "pas falsifikimit të xhirimeve arkivore u keqtrajtuan edhe fëmijë të nacionalitetit serb". Pas kësaj, nuk përmendët ku, kush dhe kur është bërë "keqtrajtimi i serbëve" në Mal të Zi.
Por rrjedha e veprimeve dhe polemikave të këtilla rreth kredibilitetit profesional të Serbo Rastoderit nuk mbeti vetëm në kufijtë e Malit të Zi. Si duket kjo fotografi e "tendencës demokratike" të ashtuquajtur "Otpor" në Mal të Zi kur dikush e shikon nga jashtë?
- Do të ishte shumë afër realitetit që ky grupacion të quhej "Hitlerjugendi malazez",që sipas karakterit edhe është, por kjo me siguri pjesëtarëve dhe krerëve ideologjik nuk u tingëllon si "Otpor" (Rezistencë), pohojnë një grup i ballkanologëve çek në letrën dërguar me rastin e paraqitjeve mediale rreth Serbo Rastoderit.
"Ajo që pengon rezistuesit malazez nuk janë qëndrimet e profesor Rastoderit. Puna shkencore dhe publike e tij për ata është e panjohur, sepse në të nuk mund të gjendet asfarë dëshmie të urrejtjes së tij ndaj serbëve dhe ortodoksizmit", thuhet në letrën nga Çekia, me vërejtjen se për "rezistuesit" profesor Rastoderi është simboli i gjithë asaj që atyre nuk u pëlqen në Mal të Zi".
"Sulmojnë ata që paraqesin modernen, Malin e Zi të hapur dhe demokratik dhe mbrojnë karakterin e saj multinacional dhe multikonfesional, me një sqarim ironik se nxit urrejtje nacionale, racore dhe fetare, ku gjatë dhjetëvjeçarit në Mal të Zi kishte më shumë se sa ishte e mjaftueshme", thuhet në një pjesë të letrës së ballkanologëve të përmendur nga Çekia.
Në ndërkohë, organizata me emrin "Otpor" është regjistruar në Ministrinë e Drejtësisë si organizatë joqeveritare dhe tani nuk mund të konsiderohet si ilegale dhe e fshehtë. Megjithatë, sipas fjalëve të dekanit të Fakultetit Filozofik, puna e kësaj organizate dhe veprimtaria e saj politike nuk është e lejuar në fakultet, sepse së paku sipas ligjit, universiteti është i depolitizuar.
Megjithatë, "Otpor" edhe mëtej vepron. Opinioni malazez, përndryshe i shqetësuar para zgjedhjeve që duhet të sjellin përgjigjen për të ardhmen e Malit të Zi, edhe mëtej shqetësohet nga aktivitetet e kësaj organizate. A dëshiron NGO me emrin e "huazuar" "Otpor" gjatë fushatës parazgjedhore të gjejë viktimë të re, të zgjedhur sipas çelsit nacional, fetar, profesional apo diçkaje tjetër apo do të vazhdojë të satanizojë profesor Rastoderin?
AIM Podgorice
MARIJANA KADIÇ