Bullgaria hapi dyert për NATO-n
Pjesëtarët e parë të Paktit pas disa muajsh do të vendosen në bazën ajrore ushtarake
AIM Sofje, 11.04.2001.
Bullgaria me vendosmëri pretendon anëtarësim në NATO, kurse Parlamenti ka ratifikuar memorandumin për lëvizjen e papenguar dhe gratis të forcave të Paktit Veriatlantik nëpër territorin e saj. Pas kontesteve shumëvjeçare "pro" dhe "kundër" NATO-s, për herë të parë partitë kryesore mbështesin këtë politikë.
Vet dokumenti, i cili më 21 mars u nënshkrua nga ministri bullgar i mbrojtjes dhe Bojko Noev dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Xhorxh Robertsoni, u jep forcave të NATO-s të drejta të shumta të hyjnë dhe të renditen në territorin bullgar. Kështu gjatë ndonjë konflikti të armatosur në Ballkan, Bullgaria do të ishte baza më e afërt dhe më e sigurtë e NATO-s.
Memorandumi mundëson që në Bullgari të krijohen edhe baza të NATO-s që paraqet një presedan pas shkatërrimit të Paktit të Varshavës. Sipas një teksti Aleanca "mund të disponojë, të shfrytëzojë ose të ndërtojë ndërtesa, përgatitje, hapësira dhe gjithë mallra tjerë" nëse janë kërkesa për qëllime të aksioneve. Nuk ka kufizime rreth përqëndrimit të forcave të NATO-s në territorin bullgar – kushtet për kalimin nëpër vend do të rregullohen me marrëveshje të posaçme.
Bullgaria ka të drejtë të refuzojë tranzitin e trupave nëse vlerëson se kjo nuk është në interesin e saj, kurse kjo nuk do të trajtohet si parregullësi ndaj marrëveshjes.
NATO – ja nuk do të paguajë për kalimin e saj nëpër territorin bullgar, por vetëm për shërbimet që shfrytëzon. Pra p.sh. vetëm masat plotësuese për siguri, në rast se do të kërkoheshin nga pjesëtarët e Paktit. Forcat e Aleancës janë të liruar nga pagesa e tatimeve, taksave dhe doganës për hyrje ose vendosje të përkohëshme të ushtarëve, pajisjeve, municionit, eksplozivit, mjeteve ushtarake, avionëve, anijeve, aparaturës apo mallit. Ata pa pagesë do të shfrytëzojnë komunikimet bullgare. Veç kësaj Bullgaria merr përsipër të këmbejë informata me NATO-n, të cilat mund të jetë me karakter të besueshëm.
NATO nuk do të marr parasyshë ligjet bullgare përsa i përket arritjes së marrëveshjeve me persona juridik dhe tregëtar, si dhe në licencim.
Kryeministri Ivan Kostov ka vlerësuar se Bullgaria nuk merr obligime të njëanshme dhe se shërbimet që i ofrohen NATO-s do të paguhen me çmim shumë të arsyeshëm. "Nuk do t'u japim gratis bukë e ujë forcave të NATO. Përsa i përket porosive gratis dhe pohimeve se do të hanë bukën bullgare dhe nuk do të paguajnë, është një populizëm i papërgjegjshëm. Ata madje as nuk do të donin të hanin bukë Bullgarie", deklaroi kryeministri.
Aleanca do të ketë prezencë të hapur në të tërë territorin e vendit. Klauzola e marrëveshjes ka të bëjë edhe me shtetet që nuk janë anëtare të Paktit, por që marrin pjesë ose janë pjesëmarrëse në ndonjë operacion nën komandën e saj.
Konsiderohet se përkrahja gati e njëzëshme e memorandumit për NATO-n, i ofron Bullgarisë gjasa mjaft të rëndësishme që brenda vitit të marrë ftesë për anëtarësim të plotë. Shkak për këtë është përkrahja e këtillë që garanton vazhdimësi në raportet ndaj Paktit edhe pas ndërrimit eventual të qeverisë pas zgjedhjeve të 17 qershorit.
Përgjithësisht, Partia opozitare socialiste e Bullgarisë (PSB) ka kaluar pjesën më të rëndësishme gjatë udhëtimit të vet drejt përkrahjes së memorandumit dhe anëtarësimit në NATO. Pas shpërbërjes së Paktit të Varshavës pasardhësit e komunistëve të dikurshëm disa vite mbështesnin idenë se nuk duhej bashkangjitur me NATO-n. Ishte viti i kaluar kur PSB-ja bëri rrotullim për 180 shkallë dhe pranoi si qëllim të vetin anëtarësimin e plotë në NATO. Vetëm fraksioni i majtë i PSB-së "Forumi i hapur" dhe "Alternativa marksiste" edhe mëtej përkrah orientimin prorus në të gjitha aspektet, kurse Këshilli ekzekutiv i PSB deri tani ia ka arritur të qëndrojë në pozicionin e vet.
Kontest mes partive udhëheqëse politike ka shkaktuar vetëm teksti rreth të drejtës së qeverisë që vet të miratojë hyrjen e forcave të NATO-s atëherë kur parlamenti është i shpërbërë. Sipas Kushtetutës bullgare të drejtë për lejimin e trupave të huaj në territorin e vendit ka vetëm Kuvendi popullor. Socialistët insistuan që në situatë të këtillë parlamentarët të mblidhen me ftesë të kryetarit, por shumica hodhi poshtë këtë ide.
Gjithnjë e më shpesh jepen të dhëna që flasin për bashkëpunim mes Bullgarisë dhe NATO-s jo vetëm në bazë dokumentare. Sipas informatave të gazetës elektronike "Medijapul", të vërtetuara edhe Ministria e mbrojtjes, ekziston ideja për ndërtimin e një baze ajrore ushtarake të Paktit në Bullgari.
Janë zhvilluar bisedime për vendosjen eventuale të avionave përgjues pa pilot të SHBA-ve në aeroportet ushtarake bullgare.Grupi i ekspertëve vlerëson mundësitë teknike për këtë vendosje. Pritet që marrëveshja për këtë çështje të arrihet gjatë muajve të ardhshëm, kumtoi press-qendra e ministrisë së mbrojtjes. Atëherë kur do të arrihet marrëveshja do të ofrohet për shqyrtim në parlament.
Pas vizitës së ekspertëve amerikanë u bë e qartë se me siguri do të shfrytëzohet aeroporti Graf Ignatijev afër Plovdivit. Ai tani është duke u rikonstruuar për ushtrimet e caktuara në shtator "Kooperativiteti 2001". Pista do të zgjatet për 500 m dhe do të përforcohet që të mund të fluturojnë dhe aterrojnë avionët më të rëndë transportues. Do të ripërtrihet gjithë pajisja navigatore dhe ndriçimi që t'u përashtatet standardeve të NATO-s.
Aeroporti i dytë i përshtatshëm për bazë të përhershme është Kondofrej, kanë vërtetuar ekspertët ushtarak amerikan pasi kishin vizituar edhe aeroportet në Dobrosllavcim dhe Gabrovnic. Pa marrë parasyshë se përkohësisht është i braktisur dhe rrallë shfrytëzohet, pista e Kondofrejt mund të shfrytëzohet për avionet papilot jopretencioz dhe vëzhgues. Baza gjendet afër 36 kilometra nga kufiri me Maqedoninë. Konsiderohet se atje NATO –ja do ta zhvendos bazën e vet që aktualisht gjendet në Maqedoni.
Vendosja e forcave të NATO-s në territorin bullgar do të jetë fakt dhe do të varet edhe nga situata në rajon. Ambasadori i Bullgarisë në NATO Konstantin Dimitrov pa hezitim deklaroi se nëse shkallëzohet situata në Maqedoni, NATO mund të vijë edhe më shpejt se sa pritet. Gjykuar sipas politikanëve mezi pritet të dëshmohet zemërgjërësia e nikoqirit në emër të procedurës së shpejtuar për anëtarësim të plotë në paktin e NATO-s.
GEORGI FILIPOV