Kroatet dhe RS: Çka fshehet pas ringjalljes se Karaxhiqit

Sarajevo Apr 13, 2001

Ne situaten kur Federata po tronditet nga kriza shkaku i vetadministrates kroate, detyre e Karaxhiqit eshte te jete figure komplekse, krejtesisht e re, qe mund te kulminoje gjate javeve te ardhshme.

AIM Banjalluke, 12.04. 2001.

Radovan Karaxhiqi definitivisht eshte bere letrar. Nuk behet fjale ketu per nje kenge paraletrare dhjeterrokeshe, qe i dhane karakterin e nje mitologjie lahutare ne fshatrat e Hercegovines lindore, por per nje zhaner te ri bashkekohor. Behet fjale per intervisten e rrejshme (fiktive) me Karaxhiqin ne magazinin pro bdk-se (Bashkesise Demokratike Kroate) "Danas" nga Mostari, ku kryetari i dikurshem i RS-se flet per dy gjera me te rendesishme ne jete e tij, te cilat i shkojne mbare: se pari, shmangia nga ndjekja e SFOR-it, qe, me sa dihet, ka nje njesi speciale e autorizuar per te zbuluar gjurmet e Karaxhiqit. "Nuk ka serb qe do ta tradhetonte Radovan Karaxhiqin", eshte i bindur heroi i "Danasit", i cili ne amzen epike do te sqaroje se nuk fshihet nga ndjekja, por se e fsheh populli. Dhe se dyti, Karaxhiqi- nese gjykohet sipas titullit te botuar "I gjalle nuk dorezohem" - ne ozonin pyjor dhe vetmitar ka filluar te punoje edhe ne drejtimin letrar, ku po mbaron romanin autobiografik 'Radovani dhe Serbia', me te cilin, sic thote, pret Cmimin Nobel.

Natyrisht se nuk eshte vendi qe t'ia vlente njeriut te merrej me origjinalitetin e intervistes se Karaxhiqit, por duket, thjeshte, se seksioni per zbulim- letrar ne BDK-ne e Mostarit, pervec ne ca vende te pergjithsme, jo vetem qe nuk ka hyre ne fjaline e Karaxhiqit, por as ne kornizen e tij mentale. Pervecse, ne nderkohe, nese ai vet nuk eshte bere anetar i ketij seksioni.

Megjithate eshte e rendesishme te permendet se intervista e "Danasit" u transmetua nga te gjitha anet permes shtypit pa kurfare shprehje dyshimi ne origjinalitetin e saj, kurse mediumet ne Sarajeve jo vetem qe e transmetuan intervisten, por filluan te merreshin edhe me hulumtimin e gjendjes mentale te Karaxhiqit. Ne fund, as mes serbeve nuk u gjend ndonje "karaxhiqolog" nga zanati, kurse edhe "Politika" dhe SRNA, transmetuan pa kurfare rezerve permbajtjen e saj. Kur u deshmua se gjerat nuk pijne uje dhe se "Danasi" ne numrin e ardhshem mund te botonte bisede ekskluzive me Drazhe Mihajlloviqin me titullin "Kam biseduar me Titon ta kantonizojme Bosnjen", mediat nuk u muarren aq shume me sqarime. Karaxhici u zhduk, tej, ashtu sic ishte paraqitur.

Por, ne intervisten e "Danasit" ka edhe shume gjera origjinale. Ky tekst permes letersise si fiksion (fiction) faktikisht (faction) i caktoi Karaxhiqit vend ne ngjarjet e ardhshme te lidhura me krizen ne BeH. Pra, ne situaten kur tronditet Federata shkaku i krizes rreth vetadministrates kroate, detyra e Karaxhiqit eshte te jete figure komplekse, krejtesisht e re, qe mund te kulminoje ne javet e ardhshme. Por, te nisemi nga fillimi.

EKUACIONI I BUDISHES: Shumica e nacionalisteve serb, se paku ne vetvete, perkrahen rebelimin e Ante Jelavicit kunder te huajve, duke besuar keshtu se se paku per nje kohe do te merrnin fryme me lirshem pas presioneve disavjecare nderkombetare qe u beheshin. Por kur Jelaviqi paraqiti kerkesen e tij per entitetin e trete, u merdhine mire. Perndryshe ne momentin kur lideri kroat u thote te huajve - nese nuk deshironi entitetin e trete, kantonizojeni Bosnjen - serbet, nacionalistet dhe ata qe nuk jane te tille, e kuptuan se as ne kete gare nuk do te jene vetem vezhgues.

Rrefimi per entitetin e trete (kroat) asnjehere nuk ka mundur te jete as projekt serioz, as kerkese, por nje tregues i thjeshte se sa jane te zemeruar dhe te pakenaqur kroatet e Jelavicit. Perndryshe, entiteti i trete, pa marre parasyshe paqen boshnjake edhe metej stabile, solli deri tek migrimet e popullates, i shtyu bosnjaket ne njezetperqind te territorit, qe nuk do te mund te krahasohej as me rezervatin, po sikur te qendruarit ne gishtin e rrotes se tramvajit. Shpenzimet e pakenaqesise se kroateve nuk mund t'i paguajne boshnjaket, prandaj ata besojne se do te duhej t'i paguante RS (Republika Serbe).

Rrefimi kroat rreth kantonizimit u be keshtu nje teme e re rreth asaj se sa jane te konfrontuar mes vete Zagrebi dhe Mostari ne lidhje me Republiken Serbe. Sepse kantonizimi i BeH (dhe RS) ka mbetur varianti i vetem aktual ne te cilin bashkarisht do te gjendeshin radikalet e BDK-se ata pro PSD te te moderuarve, Mostarit dhe Zagrebit, Jelavicit dhe Racanit, Bankes hercegovase dhe SFOR-it. Prandaj Drazhen Budisha beri maketen e tij te kantonizimit te Bosnjes ku me shume mjeshteri krijoi nje operacion te koklavitur matematikor duke arritur te tregonte se tre (entitete) eshte e barabarte me nje (entitet), qe eshte serish e barabarte me 14 (kantone). Per kete ceshtje Zagrebi gjate muajit te kaluar inicoi takim ne Slavondski Brod, ku, sic merr vesh AIM, tentoi te fitonte miratimin e Zlatko Lagumxhise dhe Bozhidar Maticit per idene e kantonizimit. Nga RS ketyre diteve do te degjoheshin gjykime te ashpra rreth ketij takimi te fshehte ne Brod. Kjo nuk i shpetoi, por i shpetoi pergjigja e Lagumxhise drejtuar Zagrebit se nuk ishte koha per prerje te ketilla radikale. Vecmas jo per momentin kur gjithnje e me teper flitet per ndryshimet e kufijve ne rajon, me c'rast shefi boshnjak i diplomacise frikesohet se boshnjaket mund te kene nje te ardhme jo te mire, vecmas pas forcimit te vazhdueshem te pozites nderkombetare te Zagrebit dhe Beogradit.

Megjithate, kjo nuk do te thote se Lagumxhija eshte kunder qendrimit kroat ndaj Srpskes, e aq me pak kundershtar i anulimit te entiteteve. Ai vetem mendon se nuk eshte koha, por njekohesisht deshiron te veproje ne sinkronizim me Zagrebin, i cili per te eshte me i afert se Beogradi, sepse mendon qe vetem nga kryeqyteti kroat mund te qetesohen kroatet e trazuar te Jelavicit, por deshiron qe kur te vije koha se bashku te beje presion mbi Beogradin dhe Banja Luken qe te pajtohet me organizimin e ri territorial.

PARADOKSI I KARAXHIQIT: Por t'i kthehemi Karaxhicit. Ne kohen kur do te botohet ky tekst, sekretari shteteror amerikan Kolin Pauel do te kete filluar turneun e pare ballkanik. Ai, sic merr vesh AIM, do te bisedoje me bashebiseduesit e vet boshnjak rreth tre temave qe jane te lidhura ngushte mes veti. Se pari, do t'u thote se Uashingtoni mbeshtet qendrimin se nuk vjen parasyshe kurfare ndryshimi te jashtem kufinjsh. Metej do ta shtroje ceshtjen e bashkebiseduesit te "Danasit". Dhe ne fund do te testoje nje propozim amerikan per kantonizimin e BeH, qe, sipas ketij propozimi, do te perbehej prej 17 kantoneve (tete boshnjake, nga kater serbe dhe kroate, kurse Brckoja do te ishte kanton nen administraten e OKB-se).

Vet fakti se Paueli do te garantoje moscenimin e kufijve, mundet shume shpejt ta leviz qendrimin e Lagumxhise per te fituar ne kohe, qe se pari duhet zbatuar Dejtoni, e me pastaj te mendohet se cka metej. Qasja e re me siguri se nga ai do krijonte nje mbrojtes te moderuar te kantonizimit, kurse lidereve tjere te Aleances do t'u beheshin leshime qe te mbanin qendrim radikal ndaj kesaj ideje.

Sa u perket serbeve, qendrimi i tyre, qe natyrisht eshte kunder kantonizimit, do te dobesohet drastikisht shkaku i kerkeses per dorezimin e Karaxhiqit. Se ai serish mund te shfaqet ne opinionin publik, jo aq shkaku i Hages se sa shkaku i asaj qe pritet - leshimeve ne mase te konsiderueshme sa i perket territoreve serbe, mund te vertetohet edhe ne pohimin e kryeministrit te RS Mladen Ivanicit se RS-ja pas rebelimit te Jelaviqit eshte pjese stabile e BeH. Keshtu RS me Radovan Karaxhiqin do te gjendet ne situaten e njejte ne te cilen u gjend Serbia me Sllobodan Millosheviqin: edhe pse nuk jane ne pushtet, te dy, jane pikat me te ndjeshme te qeverive te tyre.

Detyra e "Danasit" nga Mostari ishte vetem te kujtonte ate dhe, eventualisht, te paralajmeronte se ne c'drejtim mund te levizin gjerat ne BeH.

AIM Banjalluke

ZHELKO CVIJANOVIC