Efektet interesante ne Tirane te arrestimit te Millosheviqit
AIM TIRANA, 11 prill 2001
Duket disi e habiteshme, por reagimi qe pati ne Shqiperi arrestimi i ish presidentit jugosllav Sllobodan Miloshevic, nuk ishte ne permasat qe pritej per kete ngjarje, per karakterin e saj rajonal e nderkombetar,por dhe per rendesine e madhe qe vete forcat politike e shteterore ne Shqiperi i kishin kushtuar kerkeses per arrestimin e tij,sidomos pas largimit te tij nga pushteti ne tetor te vitit te kaluar. Nje shpjegim i i ketij reagimi te vaket eshte se arena politike ne Tirane ishte e dominuar nga ngjarjet qe po ndodhnin ne Maqedoni, ku akuzat e shumta nga rajoni kunder ekstremisteve te armatosur shqiptare atje, shkaktuan nje fare hutimi ne forcat politike shqiptare. Madje dhe ne mediat shqiptare te perditeshme, te pavarura apo partiake, pati pak reagime te partive politike shqiptare per ngjarjen e bujshme ne Beograd. Megjithate kjo nuk i heq te drejten Tiranes te cilesohet si kryeqyteti qe ka qene me i interesuari nga te gjithe kryeqytetet e tjera ne Evropen Juglindore per arrestimin e Miloshevicit. Po keshtu mund te thuhet se politika shqiptare eshte ajo qe perfitoi me shume ne rajon nga ky arrestim.
Lehtesimi qe shkaktoi ne Tirane arrestimi i Slobodan Miloshevicit ishte i paraditur, por efektet qe ai pati ishin gjithashtu te ndryshme nga ato ne kryeqytetet e tjera te rajonit. Me nje shpejtesi jo te zakonte, perpara qeverive te tjera ballkanike, brenda dites se 1 prillit te arrestimit te tij, qeveria shqiptare shperndau nje komunikate ku pershendeti vendimin e qeverise se Beogradit dhe ne te njejten kohe perseriti kerkesen per dergimin e tij ne Gjykaten Nderkombetare te Hages.
Ne te vertete qe ne daljen e pare nderkombetare te presidentit jugosllav Koshtunica ne samitin e Shkupit te vendeve te Procesit te Bashkepunimit te Evropes Juglindore,SEECP, me 25 tetor te vitit te kaluar, presidenti i Shqiperise Rexhep Mejdani i pat kerkuar atij me force arrestimin e Miloshevicit. Gjate gjithe ketyre muajve dhe sidomos qe nga janari kur u shkembyen notat e para zyrtare te rivendosjes se marredhenieve diplomatike midis Shqiperise dhe RF te Jugosllavise, kufoma politike e Miloshevicit rendonte ne marredheniet midis dy vendeve, me shume dhe ne menyre me specifike se ne cdo marredhenie tjeter te jashtme te Beogradit ne rajon.
Ndaj per qeverine shqiptare arrestimi i tij ishte si heqja e nje pengese ne ecurine e marredhenieve. Ishte nje rastesi afersia e datave, por fakti eshte se arrestimi i Miloshevicit e permiresoi dukshem dy dite me vone atmosferen e takimit te pare te kryeministrit shqiptar Ilir Meta me kryeministrin serb Zoran Xhinxhic ne Athine me 3 prill dhe kaq e permiresuar ishte kjo atmosfere sa qe Xhinxhic beri ne shtypin grek nje deklarate entuziaste, ku deklaronte se po te ishte takuar me homologun Meta 5-6 vjet me pare gjerat do te ishin ndryshe ne Ballkan. Kryeministri shqiptar i kerkoi homologut te tij serb dhe heqjen e nje guri tjeter pengese ne marredheniet shqiptaro-jugosllave, sic eshte lirimi i te burgosurve politike shqiptare qe mbahen ne Serbi.
Dergimi i Miloshevicit ne burg ka qene nje ndihme per qeverine shqiptare edhe ne permiresimin e klimes ne raportet e saj me partite politike ne Prishtine dhe ne pergjithesi me shqiptaret e Kosoves. Ne Prishtine nuk eshte pritur mire rivendosja e marredhenieve diplomatike midis Shqiperise dhe RF te Jugosllavise ne nje kohe qe Miloshevici vazhdohej te ishte i lire dhe ne krye te Partise Socialiste te Serbise. Tani qe ai eshte ne burg bie edhe nje argument i pakenaqesise se shqiptareve te Kosoves ndaj Tiranes. Tirana ka arritur nje sukses ne raportet e saj me bashkekombasit e vet ne Kosove, sepse mund tua paraqese atyre te realizuar nje kerkese qe ajo e ka bere vazhdimisht ne adrese te qeverise se Beogradit dhe qe kosovaret e kane pasur ne adrese te Tiranes.
Efekti me interesant i arrestimit te Miloshevicit duket ne jeten politike shqiptare. Ai ndoshta u zhduk nga jeta politike serbe, por ne jeten politike shqiptare do e vazhdoje te “loze nje rol “ ne distance.Ne fakt te gjithe partite politike shqiptare pa perjashtim, te se majtes dhe te djathtes, te vogla dhe te medha, kane qene ne unison ne pershendetjen e arrestimit te Miloshevicit dhe ne paraqitjen e kerkeses per dergimin e tij ne Hage. Por krahet e kundert te politikes shqiptare nuk e lane as kete rast pa shfrytezuar per te sulmuar njeri tjetrin dhe per te fituar kapital patriotiko-politik.Sic deklaroi kryeministri shqiptar pas takimit me kryeministrin serb, do te jete e veshtire te evitohet retorika nacionaliste ne marredheniet midis dy vendeve sidomos nga faktoret joqeveritare, qe perpiqen te akumulojne kapital politik ne kurriz te perspektives se marredhenieve. Arrestimi i Miloshevicit krijoi rast ne kete drejtim per partite politike ne Tirane. Partia Socialiste, qe eshte ne krye te koalicionit qeverises, e perdori kete rast per te reklamuar drejtesine e qendrimeve te mbajtura nga ajo ne kete ceshtje. Nepermjet sekretares se saj nderkombetare, A.Dade, PS vleresoi autoritetet e Beogradit dhe kerkoi lirimin e te burgosurve politike dhe gjetjen e te humburve. Partia Demokratike e shfrytezoi ngjarjen ne Beograd per te sulmuar Partine Socialiste ne fuqi. Kryetari i PD, Sali Berisha, ne nje miting me 2 prill ne qytetin e Shkodres, e quajti Miloshevicin aleat te “klikes se Tiranes” ne fuqi. Nga ana e vet organi qendror i PS "Zeri i Popullit” e cilesoi Berishen ortak te Miloshevicit, kurse organi qendror i PD, “Rilindja Demokratike” akuzoi se ne dosjen e prokuroreve nderkombetare krahas Miloshevicit permenden edhe emrat e zyrtareve te larte te Tiranes.
Si njeri, ashtu dhe tjetri pol kryesor i politikes kerkojne te shfrytezojne simbolin e se keqes, Miloshevicin, per kapital politik, sepse fushata elektorale per zgjedhjet parlamentare te qershorit tashme ka filluar. Akuza per lidhje me Serbine dhe me udheheqesit e inkriminuar serbe eshte nder akuzat me tradicionae qe forcat politike kundershtare i bejne njera –tjetres ne Tirane. Kjo eshte per efekte te brendshme, por kjo behet sidomos ne kuadrin e perpjekjeve te partive politike shqiptare per te fituar mbeshtetje politike nga shqiptaret jashte Shqiperise,ne Kosove, Maqedoni, e gjetke. Kjo eshte nje taktike elektorale, qe do te vazhdoje gjate ne Shqiperi dhe duket se emri i Miloshevicit do te lakohet me dendur ne Shqiperi se sa ne Serbi.
ARJAN LEKA