Fabrikat per nje marke – askush s'i do

Sarajevo Apr 10, 2001

Ardhmeria e BeH eshte tek alkooli, nafta, cigaret dhe – gazetat. Deri tek ky perfundim arrihet pas berjes publike te rezultateve te raundit te pare te privatizimit ne Bosnje e Hercegovine.

AIM, Sarajeve 07.04.2001

Ne BeH ka filluar kalimi nga varferia ne kapitalizem. Per fundin e balades, qe definitivisht do te dihet pas ca vitesh, dikuj kjo do t'i shkoj perdore. Interesi me i madh gjate rrjedhes se deritanishme te privatizimit te qytetareve dhe fondeve investuese private (FIP) u tregua per birrarine ne Sarajeve dhe Tuzell, “Energopetrolin”, Fabriken e duhanit ne Mostar. Kampion absolut gjithsesi eshte biraria “Sarajevska pivara” ku cmimi eshte 12 here me i larte se sa ai fillestar, i bazuar ne sipas kapitalit shteteror, me vlere prej 1,3 milione marka. Tek "Energopetroli" dhe Fabrika e duhanit ne Mostar perqindja sillej nje ndaj 10, kurse tek birraria ne Tuzel u shenua dicka me dobet “vetem” nje me nente ne krahasim me cmimin fillestar.

Interesimi per birrarine dhe naften eshte i kuptueshem, sepse behet fjale per firma qe kane prodhimtari te shkelqyeshme. Pa marre parasyshe krizen dhe varferine per birre dhe benzin gjithnje gjendet ndonje marke. Befasi me te madhe paraqesin firmat “e renditura ne vendin e dyte” te ranglistes se ndermarrjeve me te kerkuara. Behet fjale per ndermarrjen gazetareske "Privredna shtampa" nga Sarajeva, ku cmimi fillestar per 20 perqind te kapitalit (pjesa tjeter eshte privatizuar qe ne kohen e Markoviqit) arriti ne 48 mije marka gjermane, kurse eshte ofruar edhe 526 mije marka gjermane, pra 11 here me shume.

Shteti, ne kete raund, ka ofruar per shitje kapitalin e 547 ndermarrjeve te “veta”, me vlere, se paku sipas asaj qe eshte shkruar ne leter, mbi tre miliarde marka. Kjo eshte gjysma e numrit te pergjithshem te ndermarrjeve shteterore qe do te privatizohet, kurse pjesa tjeter e ndermarrjeve do te ofrohet per privatizim ne fillim te korrikut te ketij viti. Pas tre muajsh sa zgjati raundi i pare i paraqitjes publike te aksioneve, eshte shenuar dicka me shume se 4 miliarde marka, pa shpenzmet tjera te certifikatave, kurse me sukses eshte shitur kapitali shteteror ne 76 ndermarrje, per te cilat eshte inkasuar 223 milione marka, qe eshte dicka me pak se sa letrat me vlere te ketij kapitali, prej 223 milione markash.

Natyrisht, pas ketyre milionave nuk qendron paraja e gatshme, por certifikatat per privatizim qe u jane ndare qytetareve si kompenzim per borxhet e shtetit ndaj tyre, per ceshtje te ndryshme. Qe nga kursimet devizore, rrogave te papaguara te ushtareve gjate luftes ne BeH, pensionet e papaguara, me shifer simbolike dic mbi 2 mije marka gjermane, te dhena permes certifikatave per gjithe qytetaret e rritur, dhe ate ne emer te pjesemarrjes se tyre ne ndertimin e prones se dikurshme shoqerore, tani shteterore.

Ishin dy shkaqe qe nuk u blene ndermarrjet tjera nga pronaret e rinj: ose ishin shume te shtrenjta, ose nuk pati interesim. Sipas ligjit ekzistues te Federates se Bosnje e Hercegovines, ne rast se ne rrethin e pare eshte paguar mes 80 deri 120 perqind nga vlera e kapitalit shteteror, "malli" eshte i shitur, kurse mbetet vetem pjesa teknike e punes qe te vertetohet se sa dhe cilit pronare i ka takuar, ne varshmeri nga lartesia e shumes se paguar.

Ne rast se vlera e paguar eshte jashta ketyre kuadrateve, atehere shkohet ne “permiresim”, qarku i dyte ofron pjesen qe nuk ka kurfare limiti per vleren minimale dhe maksimale. Kjo do te thote se kapitali shteteror, shkon ne favor te qytetareve dhe ne rast se mbetet i pashitur serish ofrohet ne rrethin e dyte permes nje oferte publike te aksioneve, qe do te zgjas nga mesi i prillit deri ne fund te majit.

Anen tjeter te medaljes e perbejne ndermarrjet per te cilat ne raundin e pare te privatizimit te madh absolutisht nuk kishte kurfare interesi ose behej fjale per shuma simbolike. Gjithsesi se shembulli me drastik eshte me xeheroren e Vareshit. Vlera ne leter ishte dic me shume se 72 milione marka, por ne rrethin e pare nuk u pagua asnje pfefing. D.t.th. se askush nuk tregoi kurfare interesimi per te qene pronar i xeherores. E njejta gje ndodhi edhe me 26 ndermarrje tjera te FbeH. Kjo do te thote se as drejtoret e punetoret tjere nuk besojne ne te ardhmen e tyre, as te mos flasim per investuesit e tipit FIP. Ne kete grup bejne pjese fabrika e tepiheve, fabrika e orendive shtepiake "Staric" ne Kladnje, "Polopromet" nga Zenica, fabrika e tekstilit nga Mostari dhe Bihaci, por edhe Hekurana "Herceg Bosna" nga Mostari, vlera fillestare e se ciles ishte 14 milione marka gjermane, megjithate askend nuk e terhoqi.

Dicka me mire kaloi "Hekurudha e BeH" me seli ne Sarajeve, qe ne leter vlen 126 milione marka, kurse gjithsejt eshte ofruar cmimi “impresiv” prej 11.900 marka, sa kushton nje automobil i perdorur dhe i ruajtur mire. Situata e njejte eshte edhe me fabriken e azotit ne Gorazhde, me vlere prej 110 milione marka, per te cilen eshte ofruar vetem 18.930 marka gjermane. Situata reale eshte zhgenjyese kur dihet se ne tregun e lire certifikati per privatizim me vlere nominale prej 100 DM shitet kesh per vetem tre marka.

Pas rezultateve te ketilla te raundit te pare te privatizimit te ketyre ndermarrjeve, mundet shume lehte ne qershor, kur do te behen te ditur rezultatet e raundit te dyte, qytetaret te jene ne shok. Ne raundin e dyte nuk ka kufizime, kurse kjo do te thote se nese vlera fillestare ka qene nje milion marka, kurse eshte paguar pese milione marka, tani per cdo 500 marka te paguara (me certifikat ose me para, krejt njesoj), fitoni nje pjese te “vertete” te ndermarrjes, me vlere nominale prej 100 DM, me cka jeni bere aksionare, gjegjesisht bashkepronar. Ne anen tjeter, ne rast se per ndermarrjen qe keni ofruar certifikat nuk ekziston ndonje interes i vecante, te themi prej vetem 100 mije markash edhe pse cmimi fillestar ka qene nje milione marka, atehere per 500 DM ne certifikat fitoni aksion per vlere nominale prej 2.500 DM.

Keshtu eshte shume e mundshme, ne rast se ne raundin e dyte shfaqet situata e njejte, ai qe paguan vetem 100 marka gjermane ne certifikat, ne rast se eshte i vetem, te behet pronar legal i xeherores, te themi ne Varesh, me gjithe 76 milion markat e saj ne letra me vlere! Nuk duhet harruar se cmimi ne treg i certifikatit prej 100 DM eshte vetem tre marka ne kesh, gjegjesisht nje kuti cigare “Marlboro”. Duke e ndjekur kete logjike, edhe nese do te deshtonte firma, pronari do te kishte mundesi qe te nxjerrte kesh me shume se tre marka gjermane, aq sa ka investuar. Nese jo dicka tjeter, atehere se paku fiton te drejten e firmes se regjistruar, nderkohe qe per themelimin e nje te reje duhet paguar 2.000 DM kesh.

Rezultatet e deritanishme te privatizimit te madh jane tregues i mire per gjendjen ne kokat e njerezve. Shihet qarte se pak kush beson ne prodhimtari, perkunder zyrtareve dhe eksperteve te jashtem dhe vendas qe thone se ajo eshte perspektiva jone. Jane te kota te gjitha tentimet per te na bindur se pa prodhimtari nuk ka jete te mire per vdektaret e zakonshem. Njerezit me me deshire do te ishin pronare te birrarive dhe pompave te benzines, se sa fabrikave “pa lidhje” te tekstilit dhe orendive. Ky eshte leksioni qe e kane mesuar per pese vitet kalimtare te pasluftes, mburre tekstilin, mbahu per birre dhe nafte.

AIM Sarajeve

DRAZHEN SIMIC