Gjithe fshehtesite shteterore dhe tjerat

Beograd Apr 10, 2001

Rojtaret e sekreteve dhe te kombit

AIM, Beograd, 08.04.2001.

Duke deshiruar qe Sllobodan Milosheviqi, "biri me i madh i popullit serb pas Lazarit dhe Karagjorgjeviqit”, sic e konsiderojne ithtaret me te zjarrte, dhe "njeriu te cilit Serbia tre here me plebishcit i dha besimin", sic thone shoket e tij partiake, t'i ik vetmise ne Burgun Qendror, kumtojne se gjithe parate nga Sherbimi federal doganor qe i kane marre bashkepunetoret me te aferm te tij jane harxhuar ne mbrojtje te interesave nacionale dhe shteterore serbe. Perndryshe, Millosheviqi nuk ka mohuar se jane marre parate nga arka e e Sherbimit federal doganor, as se ketu jane infiltruar njerezit e tij te besueshem, por ka mohuar pohimet se jane shfrytezuar per qellime tjera, vec atyre patriotike dhe shteterore. Me fjale tjera, per finansimin e luftes se serbeve jashte Serbise, per ruajtjen e identitetit nacional serb dhe mbrojtjes se vendit qe ishte nen sanksione.

Avokati i Millosheviqit Toma Fila, per pohimin se RFJ-ja ka finansuar ushtrine e Republikes Serbe tha se jane paguar disa mijera eprore, kurse gjithe kete e karakterizoi si "domen i fshehtesise shteterore", duke mos permendur asgje rreth asaj se pse i mbrojturi i tij mu tani ka vendosur te flase rreth kesaj ceshtjeje.

Perndryshe, me deklaraten e kryetarit te dikurshem te Serbise dhe Jugosllavise jane marre shume eksperte te jurispondences qe kane pohuar se kjo mund te thote edhe pranim i drejtperdrejte i Sllobodan Millosheviqit se RFJ-ja ka marre pjese ne lufte, madje ne krimet e luftes ne BeH dhe Kroaci ose jo, kurse nga Tribunali i Hages porositet se kjo eshte e mireseardhur per pergatitjen e nje padie te re kunder Millosheviqit qe shume shpejt mund te kumtohet. Deri tani, ne te njejten vije, eshte edhe opinioni profesionist vendas qe analizon kete fjali te ankeses se Millosheviqit gjate shqiptimit te paraburgimit nje mujor, duke komentuar se qellimi i tij ishte hapja e serishme, si tentim i fundit, e fuqise se shpirtit nacionalist, qe ne te kaluaren ishte bastion i mbrojtjes se kryetarit te dikurshem.

Finansimi i nje ushtrie te nje shteti tjeter nen firmen e mbrojtjes se identitetit nacional serb, gjithe kjo e paketuar ne formen e fshehtesise shteterore, hap milion pyetje. Sekendejmi edhe pyetjen se cka dhe nga kush gjate dhjetevjecarit te fundit u shpall si fshehtesi shteterore, si dhe kush solli vendim per kete, e deri atje se si ishte renditja e atyre qe duhej te konkretizonin vendimin. Me nje fjale, keshtu hapet ceshtja thelbesore e sistemit ne te cilin kemi jetuar gjate gjithe ketyre viteve te pushtetit te Millosheviqit. Cdo shtet ne bote, natyrisht, mund permes ndonje akti te shpall fshehtesi ushtarake. Megjithate nuk behet fjale per vendime individuale, madje as te kryetarit te shtetit, por per percaktimin e shkalles se besueshmerise te vendimit te sjellur nga organi kompetent. Ne Serbi dhe RFJ nuk ka qene keshtu. Ne rast se vendimi politik per pagesen e kuadrin ushtarak ne RS eshte sjellur, opinioni publik nuk ka pasur kurfare njohurie se kush dhe ne baze te cilave kompetenca e ka sjellur ate. Perkundrazi, me vetedije eshte krijuar pershtypja se RFJ-ja fuqimisht mbetet ne percaktimet e Marreveshjes se Dejtonit dhe shume here eshte potencuar se kjo behet perkunder nenshkruesve te tjere qe cenojne ate qe kane nenshkruar. Por, nese dikush vendosi qe fshehtas te finansohej ushtria e RS-se do te ishte shume logjike qe keto mjete, dedikuar ketij qellimi, te gjendeshin ne buxhetin e RFJ-se, ne pjesen dedikuar UJ-se, thjesht si dicka qe vjen nga nje institucion federal sic eshte ai i Sherbimit federal doganor.

Justifikimi se kjo ishte e pamundshme sepse buxheti eshte dokument publik, hap vetem ceshtje tjera te reja. Si asnjehere ne dhjetevjecarin e fundit perberja numerike e ushtrise nuk ka qene nen shenjen rreptesisht e besueshme, se jane paguar mire 1700 eprore nga RS, qe mund te jete problem shume me i madh se sa vet nenet per rrogat ne UJ. Te ngjashem ishin edhe nenet tjera te buxhetit shteteror, sepse gjitha raportet rreth harxhimit te mjeteve ne dispozicion, ngase edhe ashtu ishin miratuar me automatizem, fale shumices parlamentare. Pohimet se keto mjete jane harxhuar per qellimet e permendura, jane shkak i vetem per frikesimin e Millosheviqit nga ndonje force ne ushtrine e Jugosllavise qe i ka pasur te dhenat eksakte ne dore, dhe qe mund te jene te padeshirueshme per te shkaku i fshehjes se te vertetes. Kurse kjo hap nje ceshtje tjeter ne UJ, sic eshte kontrolli i harxhimit te mjeteve nga buxheti ushtarak sipas neneve te vecanta.

Ne anen tjeter, ka ekzistuar mundesia qe "pjese te vecanta" te gjenden ne anekset e dokumenteve te vecanta, madje edhe te buxhetit, me cka ata nuk i jane bere publik opinionit. As publikimi i dokumenteve ne gazetat e besueshme zyrtare, megjithate, nuk e kenaq Millosheviqin, sepse ai, sic ka vepruar, nuk ka pasur besim ne shume njerez. Keshtu edhe deputetet e shumices, kurse per ata te opozites as te mos flasim fare, ishin “te privuar” nga kenaqesia te shqetesoheshin per “fshehtesite shteterore”. Kete privilegj e kishin vetem Nikolla Shainovici, Zhivadin Jovanovici, dhe ndonje bashkepunetor tjeter i kryetarit te dikurshem, te cileve Mihall Kerteshi, me dijen e tij u dha ne dore qindra mijera marka gjermane. Se athua ai shenoi ndonje revers, ose athua morren para ata qe pranuan reverse nga ata qe ua dhane, apo ato perfunduan ne xhepat partiake, eshte veshtire te thuhen ne kete moment.

Deshira e Millosheviqit qe vetem ai ta luante rolin e “mbrojtesit te interesit nacional serb” doemos se duhet ta godas partnerin millosheviqian te koalicionit – Partine Radikale Serbe, kreret e se ciles gjithnje pohonin se me Millosheviqin ishin ne pushtet sepse kishin qellimin e njejte – mbrojtjen e interesit nacional serb. Se paku deri tani nuk ka as paralajmerime se ndonje nga kjo parti ishte njeri i besueshem qe parate nga arka e Sherbimit federal doganor t'ia dorezonte ne dore ketyre mbrojtesve te interesit, si Vojislav Sheshelit dhe bashkemendimtareve te tij partiak, qe se paku duhet te ndjejne vrasje ndergjegjeje, vec asaj qe haptazi i sherbyen Millosheviqit si “aktore ndihmes” ne shfaqjen rreth "Serbise si vend shumepartiak dhe parlamentar". Gjegjesisht, qe ishin vetem sherbetore te ngrate te Millosheviqit, i cili vet ose ne bashkepunim me shoke te pakte partiak vendosi per gjithcka, mu si qeveria e bashkimit kombetare, ku me aq pompozitet merrnin pjese, duke qene vetem mburoje per ndonje vendim edhe ashtu te marre vet, si ai per finansimin e ushtrise se RS-se, shitjes se “Telekomit” apo p.sh. themelimin e "Dafimentbank"-es.

Cka mund te thuhet tjeter per Sllobodan Millosheviqi, i cili ne funksionin e kryetarit te Serbise, vuri nenshkrimin ne dokumentin sic ishte ai i Marreveshjes se Dejtonit, ku garantohet ekzistimi i BeH si shtet i pavarur, qe menjehere pas kthimit ne vend u kurorezua me lavdine e garantuesit te paqes ne Ballkan, nderkohe qe fshehtas finansoi veprimin e ushtrise se nje etniteti te tij, vec asaj qe pohonte bashkesia nderkombetare se Millosheviqit nuk mundet dhe nuk duhet besuar. A nuk ishte kjo vetia kryesore e Millosheviqit qe dicka tjeter te fliste, rralle te nenshkruante dhe krejt dicka tjeter te punonte, qe shtyu asnjehere te mos vertetohej Marreveshja e Dejtonit ne Parlamentin federal?

Ne keto rrethana edhe kerkesa adresuar per ne Beograd, qe doemos duhet te respektohej marreveshja e Dejtonit dhe detyrimet e parapara ne kete dokument,asnjehere nuk gjeti vend ne opinionin vendes ose u interpretua si “deshire e Perendimit qe me cdo cmim ta rrezonte Millosheviqin”.

Nuk cudit, madje edhe pas humbjes zgjedhore, qe pjesa me e madhe e qytetareve nuk munden ta kuptonin se cdo te thoshte insistimi i SHBA-ve “RFJ-ja te nderpriste lidhjet me RS-ne”. Te “mireinformuarit” madje vrapuan te pohonin se kishim te benim edhe me nje deshmi se Amerika luan lojen e dyfishte ”dhe ka per qellim te pengoje nenshkrimin e marreveshjes per lidhje te vecanta mes RFJ-se dhe RS-se, nderkohe qe perkrahu kur ishte fjala per kroatet ne Kroaci dhe BeH”. Pushteti i ri nuk u perpoq qe ta zgjidhte kete konfuzion madje as atehere kur brenda nates arriti befas ne Beograd Volfgang Petric qe ta shqyrtonte me palen jugosllave marreveshjen e pergatitur.

Pas kesaj, duket se finansimi i ushtrise se RS, gjate gjithe ketyre viteve, kishte qene fshehtesi vetem per qytetaret e RFJ-se, atyre te thjeshteve dhe atyre te zgjedhur nga populli per t'i perfaqesuar ne trupat juridik, nderkohe qe gjithe faktoret relevant nderkombetare per kete kahere paskan qene ne dijeni. Nese eshte keshtu, atehere mund te parashtrohet pyetja logjike se edhe cka tjeter paska qene “fshehtesi shteterore” kur sot Branislav Ivkovici, shef i grupit parlamentar te socialisteve, ne Parlamentin republikan, duke e mbrojtur kryetarin e partise se tij, thote haptas se “PSS asnjehere nuk ka pushuar te perkrahte vellezerit e vet serb, madje edhe atehere kur u vendos bllokade mbi Drin”. Kujt i ka sherbyer kjo farse e parlamentit republikan ne lidhje me bllokaden, ku rolin kryesor e luanin, me paramendim apo rastesisht, radikalet? Sa u ka kushtuar detyruesve tatimor kjo shfaqje, dhe cfare dobie ekonomike i ka sjelle dikujt vetem pse ka pasur njohuri per kete “fshehtesi shteterore”?

Perfundimisht edhe sa “fshehtesi shteterore” pret qe t'i dije ky popull kur me ne fund ka filluar te leviz karrikja. Dhe cfare cmimi ka paguar vetem shkaku i asaj se Millosheviqi dhe disa bashkemendimtare te tij morren mbi vete ta “ruanin” popullin serb?

AIM Beograd

TATJANA STANKOVIQ