Tetova pas luftimeve

Skopje Apr 9, 2001

AIM Tetove, 09.04.2001

Pas përfundimit të luftimeve dhjetëditore , që u zhvilluan në malësinë e Tetovës,policia maqedone nuk është larguar nga pozicionet prej ku gjuante në drejtim të grupeve të armatosura shqiptare. Edhe pse jeta duket se po normalizohet në qytetin e Tetovës, njësitet speciale të grumbulluar si zakonisht rreth autoblindave, janë të përqendruara në të gjitha pikat kryesore të qytetit. Për të aritur deri në Tetovë nga fshatrat përreth duhet të klosh disa patrulla policore, ku janë pjestar të ministrisë rajonale të punëve të mbrendëshme në mesin e të cilëve ka edhe shqiptar, ndersa punkteve kryesore në hyrje të qytetit nuk guxon tu kalojë përreth askush. Automjetet bëjnë një hark të gjatë nëpër rrugët anësore për të aritur në qytet. Në mesin e tyre , sic ka bërë të ditur kryeshefi i policisë në Tetovë, Rauf Ramadani , nuk ka polic shqiptar.

Autoritetet maqedone thonë se organet e sigurimit shtetërorë, kanë hyrë në fazën e dytë të aksionit, që parasheh pastrimin e terenit nga fushat e miniuara. Ato njëkohësisht, kontrollimet e sforcura, i arsyetojnë me atë se, duan të bëjnë identifikimin e personave të cilët kanë mrrë pjesë ne aksionet e grupeve të armatosura shqiptare. Zëdhënësi i ministrisë së punëve të mbrendëshme të Maqedonisë, Stevo Pendarovski, ka prezentuar të dhëna se, pjestarë të këtyre grupeve të armatosur , pas tërheqjes, kanë hequr uniformat dhe kanë zbritur në fshatrat e Tetovës dhe janë përzier me popullsinë civile.

Sipas të dhenave zyrtare, policia maqedonase, ka arestuar 22 persona, të cilët akuzohen për angazhim të tyre në radhët grupeve të armatosura shqiptare, ndërsa, 15 të tjerë dyshohen se kanë kryer veprimtari të njëjtë. Ekzistojnë gjithashtu të dhëna se nga policia maqedone mbahen të arestuar mbi njëqind shqiptar të cilët konsiderohen të pafajshëm. Këto të dhëna i kanë mohuar autoritetet maqedone.

Më 6 prill, forcat policore maqedone në orët e mëngjesit kanë filluar aksionin për kontrollimin e disa shtëpive në fshatin Poroj dhe Xhepcisht. Sipas zëdhënësit të ministrisë së Punëve të Mbrendëshme , Stevo Pendarovski, aksioni policor ka pasur për qëllim, kontrollimin e disa shtëpive ku dyshohej se ka pasur armë. “Gjatë këtij aksioni, në polici janë marrë 18 persona, ndaj të cilëve do të meren masa në përputhje me ligjin “. Sipas tij , nga policia janë rahur vetëm dy persona të cilët janë sjellur keq me pjestarët e policisë.

Fshati Porojë dhe Xhepcisht, thuajse përbëjnë një tërësi të vetme, ato paraqesin një vazdimësi teritoriale të vendeve ku janë zhvilluar luftimet. Banorët e këtyre fshatrave tregojnë se njësitet speciale të shoqëruar më një numër të madhë të automjeteve të blinduara, në mëngjesin e gjashtë prillit kanë bllokuar këto fshatra. Janë bastisur 40 shtëpi. Sjellja e policisë, thonë ata, ka qenë brutale, shtëpit e bastisura janë të demoluara plotëisht. Sic rëfen një grua rrethë të katërdhjetave, policia ka nxjerur burin dhe djalin e saj në oborin e shtëpisë dhe i kanë urdhëruar ato që të tregojnë se ku i kanë armët. Pasi kanë kontrolluar shtëpinë, ato nuk kanë gjetur armë, si përgjigje ndaj kësaj policia ka rahur burin e saj. Më së keqi ka pësuar një djalosh rethë të tridhjetave. Aksioni policorë fillon me të, i cili kishte dalur për të blerë buk. Ai ka refuzuar tu përgjigjet pyetjeve të shtruara nga policia dhe pasi është rahur brutalisht është dërguar për tu shëruar në spitalin e Shkupit. Sipas banorëve të fshatit, policia maqedone ka arestuar mbi katërdhjetë persona. Ata janë të indinjuar me sjelljet e policisë dhe i konsiderojnë këto aksione si tendencë për ta frikësuar popullatën shqiptare, tani kur duket se situata gradualisht po normalizohet.

Ndaj këtij aksioni të policisë maqedone në fshatin Porojë dhe Xhepcisht, ka reaguar , partia opozitare shqiptare në Maqedoni, Partia për Prosporitet Demokratik , e cila sjelljet e policisë i ka konsideruar në kundërshtim me vlerat e demokracisë evropiane.

Pas ngjarjeve të fundit kjo , parti ka paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë në aktin e nënëshkrimit të marrëveshjes për bashkpunim dhe asocim me Unionin Evropian që do të mbahet më nëntë prill në Bruksel. Arestimet dhe vrasjet e shqiptarëve pas përfundimit të luftimeve, keyetari i komunës së Tetovës Murtezan Ismaili , i konsideron si sjellje jonjerëzore të policisë speciale dhe ushtrisë maqedone. Segment shumë brengosës , sipas Murtezan Ismilit është edhe, “ vandalizmi i paparë që po tregonë policia maqedone, nëpër shtëpitë e fshatrave malore, në afërsi të të cilëve janë zhvilluar luftimet”. Dëshmi sipas tij janë ,” përfaqësuesit OSBE , të cilët i kanë vizituar këto fshatra.

Shtypi shqiptarë në Maqedoni, është i mbushur me raste, ku pasqyrohen keqëtrajtimet e qytetarëve të ndryshëm nga forcat policore maqedone. Ndërsa ato ndryshe pasqyrohen nga mediat maqedone. Ato u referohen burimeve zyrtare, duke arsyetuar sjelljet e policisë, me luftën kundër teroristëve. Lidhur me vrasjen e një 16 vjecari nga fshati Sellcë, mediat maqedone , paraqesin prononcimet e zyrtarëve të policisë maqedone , sipas , të cilëve , personi i vrarë është parë me armë në dorë. Ndërsa në mediat shqiptare që kanë vizituar familjen e të ndjerit, thuhet, se djaloshi gjashtëmbdhjet vjecar, ka dalur me nje litarë në dorë për ta mbledhë bagëtin.

Shtypi maqedon nuk i publikoj ankesat dhe verejtjet e shqiptarëve ndaj forcave policore. Kërkesn e Nexhmie Xheladini, nënë e tre fëmijëve të vegjël, drejtuar organeve të Ministrisë së Punëve të Mbrendëshme, për të ditur dicka reth burit të saj, e kanë botur vetëm mediat në gjuhën shqipe. Populli shqiptarë në Maqedoni nuk u beson informatave në gjuhën maqedone. Lajmet kryesore shumë pak ndiqen nga shqiptarët, pasi sipas tyre ato nuk janë të vërteta dhe paraqesin vetëm deklaratat antishqiptre, ndërsa akund nuk mund të dëgjoshë për deklaratat e diplomatëve evropian të cilët shprehin qendrimet e tyre për domosdoshmërinë e ndryshimeve kushtetuese. Këto piblikohen vetëm nga mediumet në gjuhën shqipe.

Tash për tash vështirë gjendet e mesmja e artë, për shkak të informacioneve kontradiktore mbi zhvillimin e ngjarjeve në Maqedoni. Pas situtës së krijuar , vështirë kuptohet ka filluar apo jo dialogu , do të ketë apo nuk do të ketë përsëri luftë.

AIM Tetove

NEXHBEDIN SHAQIRI