Deri tani akuze vetem per korupsion
Kryeministri i Serbise Zoran Gjingjiq paralajmeroi se se shpejti ndaj ish-kryetarit jugosllav do te behen hetime edhe rreth vrasjeve politike ne Serbi, kurse hetimet policore do te perfshijne edhe krimet e luftes.
AIM, Beograd, 5. 4. 2001.
Pas 13 vite te veshtira te pushtetit te Millosheviqit, qytetaret me 2 prill perfundimisht mund te lexonin ne gazete edhe informacionin e ketille: "Ne baze te nenit 151 pika 6 e Ligjit per veper penale ngritet padi penale kunder Sllobodan Millosheviqit, nga babai Svetozari, i lindur me 21 gusht 1941 ne Pozharevc, me qendrim ne Beograd, Tolstoj 33, per shkak te dyshimit te vazhdueshem se ka bere veper penale – keqperdorim te detyres zyrtare dhe per pjesemarrje shoqeruese ne keto vepra penale".
Padi eshte ngritur edhe ndaj bashkepunetoreve me te ngushte Mihall Kertesit (te cilin nderrimi i pushtetit e gjeti ne postin e drejtorit te Sherbimit federal doganor), Nikolla Shainoviqit (nenkryetar i dikurshem i Qeverise federale, i cili se bashku me Millosheviqin eshte akuzuar nga Haga per krime lufte ne Kosove), Jovan Zebiq (minister disavjecar i finansave ne kohen e Millosheviqit) dhe Radomir Markoviq (Shef i sigurimit serb te sigurise).
Milosheviqi ngarkohet se "ne funksionin kryetar i RFJ-se ka bere veper penale sepse qarqeve te ndryshme si dhe Partise Socialiste te Serbise, qe ishte ne pushtet, u ka siguruar perkrah leverdive pronesore edhe leverdi tjera me qellim te ruajtjes se pushtetit nga ana e kesaj partie politike si dhe mbajtjes ne funksione publike pikerisht personat e caktuar". Fjala eshte per 1.789.777.522,00 dinare dhe 197.737.176,34 DM.
Perkunder lehtesimit se jane mbledhur mjaft fakte per t'u ngritur akuze ndaj Millosheviqit, opinioni politik ne Serbi dhe qeveritar megjithate interesohet me shume se cdo te behet me pergjegjesine e Millosheviqit per vrasjet politike dhe krimet e luftes ne Kroaci, Bosnje dhe Kosove. Kryeministri i Serbise Zoran Gjingjiq paralajmeroi vazhdimin e ketij procesi duke thene ne nje interviste per gazeten amerikane "Boston Gloub" se Millosheviqi, me se shumti brenda dy muajve, do te gjykohet per vrasjet politike te armiqve personal dhe politik dhe se bashkeshortja e Millosheviqit, Mira Markoviq, do te ballafaqohet me akuzat per vrasje.
Gjingjiq optimizmin e tij e sqaroi me faktin se Rade Markoviqi, ish shefi i policise sekrete te Millosheviqit, filloi te bashkepunonte me autoritetet dhe se ai do te flas ne lidhje me “shume vrasje” politike (paramendohet se behet fjale per vrasjen e gazetarit Sllavko Quruvija ne prill te vitit 1999, atentatin ndaj politikanit opozitar Vuk Drashkoviq, ne tetor te te njejtit vit dhe zhdukjes se kryetarit te dikurshem serb Ivan Stamboliqit, ne gusht te vitit 2000).
Pra, - i tha Gjingjiqi gazetes amerikane – Markoviqi ka marre vendim nga Millosheviqi te zhdukte armiqte e tij personal dhe politik. Si vrases jane “shfrytezuar kriminele”, kurse Mira Markoviqi gjithashtu, si burri i saj, ka urdheruar vrasje. Ekziston dyshimi se ne gjithe kete eshte perzier edhe djali Marko (i cili me gjashte pasaportat qe ia nxorri pushteti i dikurshem e leshoi me shpejtesi vendin posa babai i tij ra nga pushteti). "Kjo ishte nje pune familjare", deklaroi Gjingjiqi per gazeten e lartpermendur amerikane. "Nuk do te ishte befasi sikur te deshmohej se ne gjithe kete Millosheviqi ishte me pak i perzier se sa gruaja e tij".
Kryetari i Qeverise se Serbise gjithashtu paralajmeroi edhe hetime policore per korruspion, por pa perjashtuar edhe ato per krime lufte.
"Hetimet policore kunder Millosheviqit nuk perfshijne krimet e luftes, por kjo do te behet natyrshem, sepse perfshin te gjithe njerezit qe kane marre pjese ne korrupsion", sqaroi Gjingjiq.
Edhe ajo qe tani ka e shkruar vet Millosheviqi ne ankesen e tij ka gezuar te gjithe ata qe jane te interesuar per ndjekjen e Millosheviqit per krime lufte.
"Ne vendimin per fillimin e hetimeve shkruhet se funksionaret me te larte te Qeverise federale jane inkurajuar te punojne ne kundershtim me ligjin qe t'u krijojne leverdi te tjereve", shkruan Millosheviqi qe personalisht e ka shkruar ankesen. Megjithate, "ata te tjeret qe paten leverdi, gjate gjithe kesaj kohe punuan per shtetin dhe popullin tone, ne mbrojtjen dhe sigurine e vendit dhe ekonomise sone. Bisedimet zyrtare tek une nuk kane qene kurfare nxitjeje, por vezhgim i pergjegjshem dhe serioz i ceshtjeve me te rendesishme per mbijetesen e vendit ne kushte te embargos totale te vendit dhe luftes matane Drines, ne te cilen ndihmuam popullin tone me te gjitha mjetet qe i kishin ne disponim”.
Milosheviqi metej precizon: "Sa i perket mjeteve te harxhuara per arme, municion dhe nevoja tjera te Ushtrise se Republikes Serbe dhe Republikes se Krahines Serbe, keto te dhena nuk ishin te mundshme te prezentoheshin ne Ligjin per buxhetin qe ishte dokument publik, shkaku i fshehtesise shteterore. E njejta gje vlen edhe rreth te dhenave per furnizimet e forcave te sigurise, vecmas forcave speciale kunderterroriste nga gjilperat deri tek lokomotivat, nga armatimi i lehte dhe pajisjet per helikoptere dhe pajisjeve tjera qe sot jane aty, kurse kjo nuk u be publike shkaku i fshehtesise shteterore".
Haga ishte e entuziazmuar: "Ne Tribunalin e Hages jane ngazellyer me deklaraten e Sllobodan Millosheviqit se Beogradi permes fondeve te fshehta ka finansuar armatosjen e ushtareve dhe paraushtarakeve serb gjate konfliktit te armatosur ne Bosnje e Hercegovine dhe Kroaci”, informuan agjencite e informacionit nje dite pas berjes publike te ankeses se Millosheviqit. Ne kete institucion thuhet se kjo deklarate do te lehtesoje te deshmohet "karakteri nderkombetar" i konfliktit ne Kroaci dhe Bosnje, si parakusht qe krimet e bera te kualifikohen si cenim i rende i Konventes se Gjeneves.
Vet Karla del Ponte, kryeprokurorja e Tribunalit, deklaroi per “Republika” te Italise se me se voni deri ne fillim te majit ky Gjyq do te ngre padi kunder Millosheviqit per krime lufte ne Bosnje e Hercegovine.
Padia penale, sic u paralajmerua, doemos duhet te perfshije edhe gjenocidin. Duke harruar, si duket, se puna e prokurorit eshte te propozoje denime e jo te thuhet per televizionin AP, nga ana e Del Pontes se ish-kryetari jugosllav “do te denohet me burg te perjetshem ne rast se gjykohet nga Gjyqi nderkombetar per krime lufte ne Hage”.
Duket se kjo nuk do te ndodhe menjehere. Ne opinion, nga ane te ndryshme, kane buruar informacionet se dorezimi i Millosheviqit ne Hage mund te pritet kah fundi i vitit, sepse nje pjese e procesit do te zhvillohet para gjyqit vendor.
Autoritetet jugosllave, perndryshe, me pare duhet te sjellin Ligjin per bashkepunim me Tribunalin e Hages. Propozimi ligji eshte pergatitur, kurse ministri federal i drejtesise ka deklaruar se para deputeteve mund te nxirret kah fundi i muajit maj. Sipas formes parashihet ndihma Tribunalit, perfshire edhe vet hetuesit dhe prokuroret te mund te bejne pune hetimore ne territorin e RFJ-se, marrje ne bisede, ekshumanim, obduksion. Propozim ligj parasheh dhe dorezimin e te akuzuarve ne Tribunal.
Grubac megjithate foli edhe per kufizimin vijues: rreth "kerkesave qe mund te cenojne sigurine dhe sovranitetin e vendit” do te vendos Qeveria federale. Ai shtoi se gjithe zyrtaret shteteror, perfshire edhe kryetarin e RFJ-se, pajtohen se do te plotesohen te gjitha detyrimet nderkombetare, perfshire edhe bashkepunimin me Tribunalin e Hages.
AIM Beograd
ROKSANDA NINÇIQ