Konturat e katastrofes

Beograd Apr 5, 2001

Gjate historise rralle eshte shenuar efikasitet si ai i pushtetit te Millosheviqit qe per me shume se nje dhjetevjecar arriti te shkaterronte me shume se sa nje shtet.

AIM, Beograd, 04. 04. 2001.

Nuk kishte triumf, kremte, apo fjalim solemn. Pas burgosjes dyditore, here pas here te padurueshme, te ngathte, te tensionuar dhe te veshtire te Sllobodan Milosheviqit, te dielen, mu me 1 prill, qytetaret e Serbise, te cilet arriten te ruanin shendetin mental dhe distancen ndaj cdo politike mundeshi n vetem te ndjenin keqardhje per 13 vite te jetes se tyre. Emocionet shkaku i "nxjerrjes para drejtesise" te aktorit kryesor te shkaterrimit te Serbise sic ishin ato, per asnje cast nuk mund te krahasohen me ndjesite e humbjeve personale te atyre viteve, sic do ta parafrazonim Borisllav Pekicin, "kur hanim karkaleca". Dhe ate, nese do te krahasojme me ate qe e thote ai kemi shkuar edhe metej nga Pekici qe krijoi nje opus te gjere letrar me permasa boterore. Millosheviqi la pas vetes vetem nje shkreterire te paparamendueshme dhe te papershkrueshme.

Rreth Millosheviqit dhe "fenomenit Millosheviq" qe tani do te fillohet te shkruhet. Ne te gjitha biografite ekzistuese dhe te ardhshme te dhenat do te sillen ne disa data dhe fakte te pamohueshme. I lindur me 29 gusht 1941 ne Pozharevc, anetar i Lidhjes Komuniste te Jugosllavise (LKJ) nga viti 1959, diplomoi ne Fakultetin e Drejtesise ne Beograd me 1964, i martuar, baba i dy femijeve. Biznismen i suksesshem ("Tehnogas") dhe bankier ("Beogradska banka") deri me 1983, kur filloi karieren e politikanit profesionist. Qe nga 1984 behet shef i kierarkise se organizates me te rendesishme te Beogradit LKJ-se, kurse me 1987 kryetar i Lidhjes Komuniste te Serbise. Me 1989 u be kryetar i Kryesise se Republikes Socialiste te Serbise, qe statusin "i pari mes trimave94 ta zevendesonte me funksionin e kryetarit te Serbise si fitues i zgjedhjeve te para e pastaj edhe te dyta shumepartiake. Me 1992, pese vjet me vone me, 23 korrik 1997 Kuvendi i RFJ-se ta zgjedh si kryetar te Jugosllavise. Humbjen ne zgjedhjet federative me 24 shtator 2000 e pranoi me 6 tetor, pas demostratave masovike dhjetediteshe dhe greves se pergjithsh me qe e paralizoi Serbine. U arrestua ne agim te 1 prillit 2001 dhe u mbyll ne burgun qendror te Beogradit, nen akuzen per keqperdorim detyre dhe malverzime finansiare... Dhe vepra tjera, qe do te heton dhe shtohen padise penale.

Gjitha biografite e menduara per Sllobodan Millosheviqin do te kene si baze nje mes, diku mes vleresimit "personalitet politik udheheqes ne Republiken e Serbise, rreth se cilit nderlidhen vendosja e unitetit kushtetues-juridik dhe realizimi i interesave me te rendesishme shteterore dhe nacionale te vendit tone dhe qytetareve te saj" (biografia zyrtare qe edhe metej e ofron Partia Socialiste e Serbise) dhe qendrimi se behet fjale per nje lider popullist dhe kryesist diktator dhe/ose fajtori i vetem per te gjitha lufterat ne Jugosllavi 1991-2001, shperberje te "Jugosllavise94 se dyte, "Kasap i Ballkanit94 dhe kriminel lufte (qe ishin te here pas hershme edhe me pare, kurse tani jane vleresime dominante te politikes perendimore dhe propagandes mediale).

Millosheviqi ne skenen politike te Serbise hyri me 24 prill 1987 me porosine "askush nuk mund t'ju rrreh" drejtuar serbeve ne Fushe Kosove. Nje vit e gjysem pas kesaj aparatciku tipik i dikurshem u be lider i pakontestueshem kombetar. Me vone do te deshmohet se merita me te medha per kete kishin "serbet profesionist" permes organizimit dhe perkrahjes se tij ne mitingjet me qindra mije njerez e vullnetare: pra, pjesa me e madhe e anetareve te Akademise se Shkencave dhe Arteve te Serbise, poetet kombetar, shkrimtaret dhe aktivistet, "kadroviket" partiake dhe ekonomik ose te gjitha ata qe mund te hyjne ne keto qarqe, Kisha Ortodokse Serbe, diaspora, mediat...

Me kete perkrahje se pari ne Gazimestan me 1989, serish ne Fushe Kosove, 600 vjetorin e humbjes historike te serbeve do ta shnderronte ne kumt te lufterave te ardhshme. I pari vendosi sanksione ekonomike mes pjeseve te nje shteti, sa ishte zyrtar. Vec kesaj, politiken e tij e zhvilloi nen parrullen per mbrojtjen e Jugosllavise: kjo ne fillim te dhjetevjeteshit te fundit te shekullit te kaluar dukshem e dalloi nga lideret tjere nacionalist, qe pak a shume haptas punuan ne krijimin e shteteve nacionale. Rezultati: RSFJ u shperbene tri shtete Sllovenia, Kroacia dhe Maqedonia, Bosnje e Hercegovi na jostabile dhe RF e Jugosllavise nga largim te Malit te Zi dhe Kosoves, si protektorat i NATO-s, me siguri nje kohe mjat te gjate.

Bashkebiseduesit e dikurshem te Millosheviqit ne temen "fati dhe e ardhmja" (RFJ) tani jane kryetar te shteteve te tyre (Milan Kucan), paralajmerojne pensionimin politik (Alija Izetbegovic) ose si pensioniste komentojne ngjarjet e dhembshme (Kiro Gligorov) apo edhe metej formojne parti (Momir Bulatovic). Vetem Franjo Tugjmani, i cili se bashku me Millosheviqin ndau planet dhe endrrat shtetformuese vdiq ne kohe. Perndryshe tani do te mund te ndante friken nga Tribunali i Hages.

Sa i kushtoi Serbise pushteti 13 vjecar i Millosheviqit nuk mund te llogaritet. Dueke refuzuar me cko kusht "mbrojtjen e Jugosllavise" u larguan nga vendi se paku 300 mije njerez. Njekohesisht, perhere ose ne disa dallge 1991/92, 1995 dhe 1999 gati nje milion njerez ishin me statusin e te pastreheve, refugjate dhe te debuar qe politika e Millosheviqit u ndhmoi vetem te merrnin ndihma humanitare. Per gjithcka tjeter 93mema94 ndaj tyre nuk u soll aq mire.

Qytetaret e Serbise me dhune u mesuan te jetojne me dy marka gjermane ne muaj, se si mbijetohet nga sankcionet e bashkesise nderkombetare, se si "gjithe bota progresive eshte me ne", me nje te ardhme ne federate me Rusine e Bellorusine... Dhe shikonin pasurimin e paimagjinueshem te politikaneve, qe ishin cdokund, nga kriminele beheshin deputete te popullit, si deputete populli ndanin mes vete monopole e punes dhe ministra qe per nje pasdite e nderronin ligjin qe vetes dhe miqve t'ua zgjidhnin problemet jetesore ap o banesore, deri tek "biznismenet" gjysmeanalfabete qe blenin kuartet elite te Beogradit ne baze te lidhjeve miqesore me familjen e te gjithpushtetshmit.

Gjate historise rralle eshte shenuar efikasitet si ai i pushtetit te Millosheviqit qe per me shume se nje dhjetevjecar arriti te shkaterronte me shume se sa nje shtet.. U Shkaterruan gjitha institucionet dhe sistemi, nga ekonomia, arsimi, shkollimi, universiteti, drejtesia, mediumet e deri tek ushtria dhe policia. Kriminaliteti i organizuar, terrori shteteror dhe parashteteror ishin perditshmeri e gjithe njerezve. Sipas shkalles se korrupsionit Jugosllavia e "Millosheviqit" ishte ne vendin e dyte ne bote; nga kjo e dhene nuk ka kuptim te flitet per permasat e katastrofes ne moralin publik dhe privat. Ne kete drejtim, efekti me i keq i 13 viteve te fundit paraqet shkaterimin te kremit shoqeror, ate qe sociologet mund ta kualifikojne si: anomi (mungese ligji), ohlokrati (pushteti i me te keqinjve), demagogji, autokrati, popullizem, diktature... Ose gjithcka e perzier. "Piken mbi i94 e paraqet bombardimi i NATO-s ndaj RF Jugosllavise me 1999 qe prodhoi 30 miliarde deme materiale, ne pjesen me te madhe te infrastruktures dhe industrise. Kjo e ktheu prapa Serbine ne permasa qe mund te maten me dhjetevjetshme; kurse ne planin ekologjik, pasojat ne Kosove dhe ne komu nat jugore te Serbise do te maten me miliarda vite.

Ky eshte nje pershkrim i pakryer i atij rrefimi te dhimbshem te fillimit. Se sa historia ishte e paformesuar kjo nenkuptohet me lojen qe luajti Millosheviqi dhe qe e paguan njeriu i rendomte. Prinderit e rinj te cilet gjate viteve 90-ta tentonin qe foshnjavete tyre t92ua mesonin 93Kjo eshte e Millosheviqit94, tani duhet femijeve te tyre dhjetevjecar t'ua interpretojne "historine" e deridjeshme. Pasardhesve pak me te vjeter 20 vjecar duhe bere me dije se "bota e jashtme" nuk jane Budapesta, Temishuara dhe Sofja, se si neper Europe e bote eshte udhetuar pa viza dhe letra garantuese madje se kjo mundej edhe permes rroges...

Ne kete kontekst gjithcka ka perfunduar pa marre parasyshe cka e pret Millosheviqin: ndonje burg i ketushem apo nderkombetar. Qytetaret e Serbise jane vetroberuar. Tani u mbetet te ballafaqohen me krimet e bera ne emrin e tyre, mesimin e demokracise, lirise, modestise dhe rregullin e sjelljes se mire.

AIM Beograd

ALEKSANDAR CIRIC