Miti ka lindur - kush do ta mekoje!?

Skopje Apr 2, 2001

AIM Shkup, 01.04.2001

Pas gjithe asaj qe ndodhi gjate diteve te fundit ne Maqedoni, eshte veshtire te parashikohet se si do te zhvillohen bisedimet mes shqiptareve dhe maqedonasve etnik. Por nuk paraqet kurfare problemi qe te shihen, edhe pa syzat e ndonje eksperti, "rezultatet" qe la pas vetes "instant lufta" ne shtetin me te ri te Ballkanit.

Shqiptaret etnik dhe maqedonasit etnik, ne Maqedoni, edhe para krismave ne Tetove, mes vete kane komunikuar si dy brigje te largeta. Mirepo, pas Tanushes dhe Sharrit ata i ndane nje ambis i madh. Nese deri para kesaj krize ekzistonte njefare tejkalimi i ketyre dy deshirave dhe ambicjeve kolektive, diametralisht te largeta - gjate dekades se kaluar partite e dy etniteteve dialogun politik e zhvilluan ne Parlament - sot duket qarte se asgje me nuk eshte si dikur dhe se per komunikim te metejshem dhe tejkalim qendrimesh diametralisht te kunderta do te jene te domosdoshme "ura pontonesh". Qe tani dihet se keto "ura" duhet t'i ndertoje faktori nderkombetar, se do te jene per perdorim te detyrueshem me cka ndertimi i tyre gjithmone do eshte i diskutueshem. Jo per shkak te fuqise bartese, por nga fortesia qe varet nga "materiali ndertues", i cili gjithsesi duhet te jete i vendit.

Nese dialogu ne Maqedoni eshte dicka qe te gjithe e deshirojne dhe e permendin, ka edhe dicka qe konsiderohet si "pune e kryer". Se te shtenat e shqiptareve te armatosur , sa i perket rendit institucional te shtetit, i sollen punet gati aty ku ishin me 1991, kur ky shtet e shpalli pavaresine e vet. Pra, pa marre parasyshe se te gjitha autoritetet ne Maqedoni e thone te kunderten, shqiptaret e armatosur per disa dite arriten te hapnin te gjitha ceshtjet te cilat partite politike te shqiptareve pergjate nje dekade nuk munden t'i vendonin keshtu ne tavoline: nga kushtetuta e vendit e deri tek vetadministrata lokale. Mbase, mu per shkak te ballafaqimit me pafuqine e tyre te deritanishme dhe manipulimin me pakenaqesine e shqiptareve te ketushem, ka shume njohuri qe duken paradoksale, por mbase edhe nuk jane shume large te se vertetes: se kundershtar me i madh qe te perfshihen ne negociata edhe reprezentet politik te cilet vetveten e quajne UCK (Ushtrise Clirimtare Kombetare) eshte Arben Xhaferi, lideri i PDSH-se (Partise Demokratike Shqiptare, qe eshte ne koalicionin qeveritar te qeverise maqedone te Georgievskit).

Dhe derisa te gjithe presin se kur do te filloje dhe ne cfare forme do te realizohet dijalogu, behet gjithnje me e qarte se te shtenat ne Tanushe dhe ne Malin Sharr i dhane fund "xhaferizmit" (Arben Xhaferi, liderit te Partise Demokratike Shqiptare) dhe "frckovizmit" (Lubomir Frckovski, ish-minister i policise dhe ish-minister i jashtem i Maqedonise) ne Maqedoni. Dy konceptet politike, te cilet ne shikim te pare duken te kundert, por ama te cilet i ve ne levizje i njejti "mekanizem" politik: Deshira per te qene njekohesisht zoterues edhe tee krizes edhe te zgjidhjes se saj! Sepse, nese Xhaferi eshte ai qe me vite e radikalizonte rinine e ketushme shqiptare duke e mesuar se duhet te shkaktohet kriza per te ardhur tek zgjidhja e problemit , ne politiken e pales maqedone, Frckovski e shpiku principin: "Mos u jep asgje nese ka hapesire qe te manipulohet!". Ne nderkohe Xhaferi u promovua si "institucionalist", ku perfundimisht e gjeten plumbat ne Tetove te cilet fluturuan edhe mbi seline e parties se tij. Heroi i betejave te huaja - sic eshte emeruar tashme Xhaferi ne opinionin e ketushem publik - kesaj here u zu ngusht, nuk kishte mjaft kohe qe situaten e re te krijuar ta kthente ne dobi te tij. Dicka e ngjashme ndodh edhe me koleget e tij nga bloku "frckovist", te cilet, pasi rane nga kombinatorikat e mundshme kadrovike partiake, promovuan vetveten ne "intelektual te pavarur". Nderkaq, kur filluan krismat, qeverise i shtruan ultimatum dhe u shpallen ne "strateget" me te zeshem qe numeronin ditet deri kur Maqedonia duhet t'i eliminoje "teroristet". Kur u heshten pushket kerkuan me shpejtesi hyrje ne rradhet e ekipeve negociatore me propozime konkrete per ndryshime te mundshme te Kushtetutes dhe per pranim "te bute" te nje ndermjetesimi nderkombetar. Keshtu u krijua nje situate paradoksale, ku kerkesa e sotme te "frckovisteve" dhe ato te shqiptareve te armatosur per shumecka te duken te ngjashme: te fillohet me negociata per te gjitha ceshtjet e hapura! Kulmi i fenomenit te ketille jane edhe qendrimet e shprehura publikisht per mundesine e flakjes se Preambules nga Kushtetuten aktuale, sipas se ciles Maqedonia definohet shtet i maqedonasve etnik "dhe qytetareve tjere", madje kjo vjen pikerisht nga koautoret e Kushtetutes. Prandaj shtrohet pyetja e pashmangshme: athua duhej te vinte deri tek kjo qe keta "gjeniale" te kuptonin ate qe dikush ua perserit qe dhjete vjet - se pikerisht Kushtetuta eshte gjenerator i krizes nderetnike ne Maqedoni?

Kjo situat lakuriqeson ate qe kahere ka qene e njohur: Maqedonia ka mungese te politikaneve serioz dhe koncepteve te qarta politike. Ajo paguan kestin e diletantizmit politik qe mbisundon ne bllokun politik etnik maqedonas dhe "leninizmit demokratik" qe e krijoi Arben Xhaferi gjate dy viteve te fundit tek shoqeria shqiptare ne Maqedoni. Ai u kap te realizojje "proektin" qe shqiptaret t'i mbyllte ne "bashkesi fisnore" ku do te ishte i vetmi "bajraktar" i pakontestueshem. I vuri nen kontroll mediumet ne gjuhen shqipe, (gjate ketyre diteve ne lajmet e televizionit shteteror, ne gjuhen shqipe, jane degjuar edhe aso komentesh me te cilet do te turperohej edhe Enver Hoxha), e shnderroi partine e vet ne "ent te vetem per punesim" te shqiptareve me cka diploma me e vlefshme eshte libreza partiake. Kuptohet kreret e kesaj partie ne nderkohe u "moderuan" duke e folur para perfaqesuesve te jashtem jo ate qe e mendonin, por ate qe e dijne se mund te jete e pranueshme per veshet e bashkebiseduesve nga Perendimi. Kurse ne shtepi benin ate qe mund te pritej nga elita politike e korruptuar: te drejtat e shqiptareve ishin mjete per tregeti me partneret e koalicionit per realizimin e "maunokracise" (biznes-profiteve).

Nese lufta tronditese ne Maqedoni demaskoi politikanet e ketushem, nese ajo deshmoi per pafuqine e tyre qe seriozisht te merreshin dhe t'i zgjidhnin raportet nderetnike, padyshim se ajo e nxorri ne siperfaqe faktin se ne kete vend me realitet multietnik, gjitha qendrat e vendosjes jane ne duart e vetem nje etniteti - maqedonasve etnik. Gjegjesisht, shikuar nga perberja etnike, institucionet shteterore (vecmas kuadri komandues dhe njesite elite te policise dhe ushtrise) nuk deshmojne per nje realitet multietnik ne Maqedoni. Mbase mu kjo solli qe nderprerja e operacioneve ushtarake te shoqerohej me nje eufori te tejskajshme ne disa mediume ne gjuhen maqedone, eufori qe rezultoi me ndjesi te dyfishte: tek maqedonasit etnik - ndjenjen e fitores, kurse tek shqiptaret ndjenjen e humbjes!

Por, sido qe te jete, tani kur armet kane heshtur, filloi nje "lufte" tjeter, qe mund ta demtoje Maqedonine me shume se sa lufta e njemendte e deritanishme, tani e nderprere. Ajo e llogoreve te dy boterave te ndara etnike - te maqedonasve etnik dhe shqiptareve etnik. E cila me se shumti shprehet permes reagimeve tek te rinjte. Perderisa studentet me emblemen etnike maqedone e shprehen qendrimin e tyre se nuk i frikeson asnje lufte dhe se jane te gatshem ta mbrojne vendin dhe Kushtetuten (pra d.t.th. nuk do te lejojne kurfare ndryshimesh ne kete akt me te larte juridik shteteror), neper vendet e banuara me shqiptare rritet simpatia ndaj UCK-se. Jane gjithnje e me te shpeshta grafitet neper mure ku mbivleresohen ushtria apo policia maqedone ose nga ana tjeter UCK-ja - ne varshmeri nga perkatesia etnike e atij qe i kontrollon muret. Qe do te thote se ne njefare menyre miti ka lindur: ngjashem si ai ne Kosoven e dikurshme per "djepin" dhe "Republiken". Dhe jo vetem atmosfera e ketille, por edhe per shume gjera tjera ngjarjet e fundit na rikujtojne ne ate se nese nuk veprohet menjehere dhe me efikasitet ne zgjidhjen e konflikteve nderetnike, Maqedonia do ta niset udhes se mundimshme te "jugosllavenizmit" te vet. Gjegjesisht, nga ky cast e ardhmja e Maqedonise varet nga ajo se si do ta mekoje tashme mitin e lindur tek shqiptaret: se kushtetuta doemos duhet te nderrohet, gjegjesisht Maqedonia doemos duhet te jete ose shtet qytetar ose binacional - maqedono- shqiptar, ashtu sic eshte krijuar miti tek maqedonasit etnik se shteti per ta "eshte gjithcka kane" dhe nuk duhet "ta ndajne" me askend.

Tani nuk eshte edhe aq e lehte qe te jepen vleresime se athua miti do te shpallet si "i pavlefshem" ose serish do te rritet dhe do te cmohet. Gjithcka do te varet nga shkalla e gatishmerise tek te gjithe etnitetet e ketushme per ta evropianizuar Maqedonine dhe ta pranuar multietnicitetin si fat nga i cili nuk mund te ike. Gjegjesisht se sa elitat e ketushme politike do te kuptojne se Maqedonise ia harxhuan kohen per negociata dhe se tani mund te ulen dhe te bejne vetem nje gje - te arrijne marreveshje! Nese vazhdojne me "blerje kohe" sic ishte deri tani, atehere padyshim se Maqedonia do te jete nje vend jostabil ku periodikisht do te hapet ceshtja e njejte - barabaresi per shqiptaret etnik! Kurse e gjithe kjo tani eshte nje film i luajtur me pare i cili shpjegon se si vendi "kalbet" gradualisht nga Brenda, duke mos qene i cenuar nga rreziku i jashtem. Dhe pastaj do te jete e kote per elitat e ketushme politike nese "epidemine" e ketille e fshehin pas fantazimit te armiqve te jashtem dhe te brendshem, pas komploteve konspirative te ketyre apo atyre "agresoreve" fqinj apo perendimor.

AIM Shkup

KIM MEHMETI