Vojvodina: Pozita startuese e parave
AIM, Beograd, 26. 3. 2001.
Kryeministri republikan Zoran Gjingjiqi dhe gjithë ekipi i ministrave udhëtuan brenda ditës nëpër 16 qytete të Vojvodinës. Kolektivisht ishin si mysafirë në Novi Sad në mbledhjen e mbyllur për opinionin publik, ku ishin pjesëmarrës edhe anëtarë të Këshillit Ekzekutiv Krahinor. Pas mbledhjes, në mënyrë solemne, në hollin e “Banovinës” së Novi Sadit, mbajtën konferencë për shtyp, ku sipas skenografisë u zgjodh se “kush do të ishte për televizion”, pra kryetari i qeverisë - Zoran Gjingjiqi, i pari në rradhë, i dyti nga anëtarësia e Partisë Demokratike (PD) – më pas ishin mysafirë në programin e Televizionit të Novi Sadit, kurse xhirimi u emetua edhe programin e parë të RTS.
Kryeministri republikan atë që e dëgjoi në Vojvodinë e cilësoi si një “listë e dëshirave të bukura", i përshkroi si të paharrueshme dhe sqaroi "se është ende herët që të bisedohet për ndryshime të Kushtetutës së Serbisë dhe ligjeve sistemore për t'i dhënë më shumë autonomi Vojvodinës", sepse kjo do të "tërhiqte tërësisht vëmendjen nga problemet jetësore"; ai ofroi mundësinë, derisa nuk ndryshohet kuadri kushtetues, të afirmohen edhe interesat e Vojvodinës përmes politikës qeveritare dhe kontakteve të përhershme të ndërsjellta të përfaqësuesve të të dy qeverive. Vizita në Vojvodinë u përjetua si e diçka e bukur, por si një gjest i vogël. Duket se ishte pritur shumë më tepër.
"Shtrohet pyetja çka është e rëndësishme dhe reale- autonomia për të cilën angazhohet qeveria republikane apo fillimi i një diskutimi publik që do të polarizonte opinionin dhe në këtë mënyrë edhe zhvillimin real. Mendoj se autonomia de facto duhet të realizohet, kurse çështja e Kushtetutës do të zgjidhet gjatë mandatit tonë katërvjeçar. Pra nuk është e rëndësishme se a do të ndërrohet Kushtetuta më 2001 ose 2005, por të kemi sistem demokratik, se a kemi zhvillim ekonomik dhe a integrohemi në botë". Në këtë sqarim të kryetarit të qeverisë republikane Zoran Gjingjiqit mund të lexohet edhe tentimi për të qetësuar dy të tretat e mendimit publik që kërkon më shumë pavarësi –prandaj udhëtoi në Vojvodinë – dhe gjysmën e opinionit publik në Serbinë Qendrore që mendon se për Vojvodinën është mirë edhe kështu – prandaj ai nuk deshti të premtonte asgjë, asgjë për këtë moment.
Disi njëkohësisht u kumtua se nga buxheti republikan për krahinën janë ndarë 300 milionë dinarë që është dyfish më shumë se sa vitin e kaluar (160 milionë). Ende nuk është bërë publike se sa Vojvodina gjatë këtij viti duhet t'i ndajë buxhetit republikan; gjatë vitit të kaluara kjo shumë ishte 110 milionë dinarë për një ditë. Kryetari i pushtetit ekzekutiv novosadas Branislav Pomorishki duke u tallur me këtë shumë sqaroi se krahina me kaq para mundet “dy herë të stërpik mushkonjat". Deputeti federal Emil Fejzullahi (LSV) tërheq vërejtjen se 60 përqind e buxhetit republikan mbushet me të ardhurat e Vojvodinës. Pasi këtu jeton një e treta e banorëve të Serbisë Fejzullahi konkludon se vojvodinasve shteti mesatarisht u kushton “dyfish më shumë”.
Deri te takimi i “dy qeverive” erdhi shumë shpejt shkaku se pushteti ekzekutiv krahinor që është pa para, përgatiti dokument për parlamentin krahinor pa asfarë autorizimi, kurse nga republika kërkoi ndryshimin e 102 ligjeve republikane që ngushtojnë kompetencat e krahinës të shënuara edhe Kushtetutën republikane. Kuvendi Krahinor tashmë ka votuar disa propozime me të cilat kërkohen ndryshime të ligjeve republikane; është aktual edhe propozimi përmes së cilit kërkohet ligj për të hyrat dhe të dalat që, nëse do të miratohej nga parlamenti republikan, Vojvodinës do t'i "lejonte" të hyra burimore, gjegjësisht të kishte në dispozicion një pjesë të parave që do të mblidheshin nga taksat dhe tatimet në brenda territorit të krahinës. Gjatë takimit kryeministri krahinor Gjorçe Gjukiq si primare gjatë bisedës theksoi bisedimin rreth propozimit për kthimin e kompetencave për Vojvodinën dhe bisedimet për ndërmarrjet publike republikane që janë në Vojvodinë, sepse pa kompetenca për të hyra burimore edhe parlamenti dhe qeveria e tij “kryesisht paraqesin organizata të shtrenjta buxhetore".
Pas takimit edhe Gjukiqi edhe kolegu i tij partiak, nënkryetari i Kuvendit të Vojvodinës Predrag Filipov, sqaruan se në krahinë “nuk ka gjurmë disponimi për ndarje", dhe tërhoqën vërejtjen se “pavarësia” e Vojvodinës varet nga qëndrimi i qeverisë së re ndaj kërkesave rreth çështjes së autonomisë; kryetari i qeverisë së Vojvodinës mbron platformën qeveritare të kthimit të autonomisë për Vojvodinën, me argumentin "se me asnjë shkronjë, numër, apo sfidë, nuk përmendet shkëputja. Jemi të gatshëm të presim, jemi të vetëdijshëm për problemet, por dëshirojmë së paku të fillojnë bisedimet për statusin e Vojvodinës". Dikush diku haptas ka kaluar në "separatizam", që është një fshesë e dëshiruar për mbajtjen e gjendjes së tanishme që e flak çdo iniciativë vojvodinase. Rastin për të sjellë pak gjallërim dhe ndarje në konkurencë e shfrytëzoi edhe Arsen Kurjacki (PDS) me sqarimin se qëndrimet e kryeministrit republikan janë të përafërta me qëndrimet e Partisë Demokratike të Serbisë dhe përmendi se demokratët krahinor të Gjingjiqit janë mjaft të disciplinuar, sepse "sillen krejt ndryshe nga qendra e saj”, prandaj "ne nga PD-ja kërkojmë sqarim".
"Biseda rreth platformës me kryeministrin republikan tregoi se ne nuk kuptohemi", deklaroi për radion lokale 021 nënkryetari i qeverisë vojvodinase Dushko Radosavljeviç që thotë: "Serbia është një vend i çuditshëm që nuk ka kujdes ndaj pjesës së vet më të zhvilluar".
Reformatorët e Vojvodinës dhe kryetari i tyre Miodrag Isakov për takimin e dy qeverive vlerësoi se çështja e Vojvodinës nuk duhet të dramatizohet, por as të prolongohet: "Nëse Vojvodina nuk do të fitojë shpejt ingerenca më të mëdha dhe burime burimore hyrëse, atëherë ajo do të bëhet ndërmarrje publike e Serbisë për shitjen dhe prodhimin e mjegullave dhe decentralizimi natyrisht se do të shkaktojë tensione të reja dhe do të rrisë kërkesat radikale“. Reformistët kritikojnë nga autoritetet në Serbi të vlerësojnë se a “vazhdon edhe më me centralizmin e regjimit të dikurshëm”, duke rikujtuar se centralizmi serb "solli deri tek situata kur nuk dihet statusi kushtetues-juridik i Kosovës dhe Metohisë", se Vojvodina është në gjendje të një kolonie, dhe se "ekonomia e saj është bërë organizata më e madhe sociale dhe humanitare e Serbisë"; prandaj me padurim kërkohet ndryshimi i 102 ligjeve përmes një potezi dhe propozojnë lex specialisin si ilaç. Demokratët lokal iu përgjigjën se këtë ilaç mund ta shkruajë vetëm një doktor - dr Ratko Markoviç.
Nga Vojvodina gjithnjë i tërhiqet vëmendja Beogradit ku ende heshtet, pra që të shtrohet pyetja se "prej çka përbëhet Serbia"; së këndejmi kërkohet nga Serbia të përkufizojë specifikat ekonomike dhe etnike të krahinës duke bërë me dije se nga shkalla e autonomisë së Vojvodinës varet demokratizimi i Serbisë. Nënkryetari i Partisë Hungareze të Vojvodinës dhe kryetari i Këshillit të përkohshëm nacional të hungarezëve të Vojvodinës Laslo Jozha thotë: "Një njësi e vogël territoriale që paraqet një rajon ku jetojnë bashkësi të ndryshme etnike, është më e përshtatshme për ruajten dhe zhvillimin e specifikave etnike".
Nënkryetari i qeverisë republikane Jozef Kasa sqaron se angazhohet personalisht për autonominë e Vojvodinës, kurse nëse bëhet fjalë vetëm për ndërrimin e pushtetit atëherë nuk do të arrihet asgjë. Sipas mendimit të Kasinit gjitha ingerencat duhet t'i lihen në dorë vetadministratës lokale që pastaj ajo do të merrej vesht se ç'do t'i ofronte Vojvodinës. E gjithë kjo është dëshmi se procesi ka filluar dhe është në rrjedhim e sipër marrja e pozicioneve. Edhe nëse dëshmohet se burimet e gazetës nga Novi Sadi “Gragjanski list “, nuk janë të “mirëinformuara” kur pohojnë se kryetari (i qeverisë republikane) Zoran Gjingjiç e vizitoi në spital kryetarin (e Kuvendit krahinor) Nenad Çanakun, dhe nuk biseduan vetëm për vidhat e këmbës së lënduar të Canakut, por Gjingjiqi ofroi që Vojvodina të ketë status si Beogradi, kurse Canaku nuk u pajtua tërësisht me ofertën dhe kërkoi të mund të jenë pronarë të tokës së vet ndërtuese dhe të mirave bujqësore.
AIM, Beograd
Milena PUTNIK