Pseudodiplomacia kroate ne Ballkan
AIM, Zagreb, 26.03.2001
Vallë do të ndërmjetësojë presidenti kroat, Stipe Mesiq, në qetësimin e konfliktit në kufirin maqedono- kosovar? Kaluan dhjetë ditë jo të plota që kur agjensia Kosovapres e Prishtinës paralajmëroi këtë mundësi, mirëpo edhe sot e kësaj dite nuk është e qartë se ç' do të dalë prej kësaj. Deri tani Mesiq-it nga Brukseli i arriti një përgjigje pozitive, një negative dhe një as pozitive as negative, në të cilat, sipas informatave nga vendi ( Zdravko Tomac-i, kryetari i Këshillit për politikë të jashtme të Saborit) më së pari vetë duhet të shqyrtojnë gjendjen dhe atëherë të sjellin vendim.
Nisjativën e Mesiqit e pranojnë pa kurrfarë rezerve vetëm Shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë, edhe pse për këtë ende nuk është shprehur asnjë përfaqësues apo organ i tyre zyrtar, deri kur edhe vetë ata të vlerësojnë se kjo ide ka shanse. Pa dyshim se edhe ata nuk dëshirojnë të nguten, nga mendimi mos vallë përkrahja e hapur nisjativës së Mesiqit të mund të kuptohet si lëshim, kurse lëshime, gjykuar sipas lajmeve të deritanishme nga kufiri i shqetësuar, nuk ka. Mirëpo, disa përfaqësues autoritativë shqiptarë, edhe pse joformalë, (Ismail Kadare me rastin e vizitës së paradokohshme Zagrebit) me përzemërsi përkrahin ndërmjetsimin e Mesiqit, dhe kjo është një indicie e sigurtë se pala shqiptare ka besim të vërtetë në të, por ka edhe interesim të caktuar që të fillojnë bisedimet eventuale me ndërmjetsues. Kjo në një farë mënyre do të ishte një legjitimim i ekstremistëve të cilët nga Mali Sharr pothuaj me vizurë identike mbajnë në shenjë Tetovën, mirëpo fatmirësisht me shumë më pak armë nga sa kishin në kohën e tyre Serbët e Bosnjës gjatë rrethimit të Sarajevës.
Po për të njëjtin shkak që Shqiptarët i dëshirojnë bisedime Maqedonasit i refuzojnë me vendosmëri. Kryetari maqedonas Boris Trajkovski ndërmjetësimin e Mesiqit e ka refuzuar me vendosmëri, duke deklaruar se nuk kishte çka të bisedoj me terroristët ( një qëndrim të njëjtë në ndërkohë në emër të partnerëve perëndimorë të Maqedonisë çfaqi edhe Javer Solana). Trajkovski me mirësjellje deklaroi se nuk ishte kontestuese ideja për ndërmjetsimin e Mesiqit për vetë atë, por për shkak të vetë faktit se dikush nga një shtet tjetër do të duhej të ndërmjetsonte ndërmjet Shqiptarëve dhe Maqedonasve dhe kështu të parëve t'u jepte legjitimitet politik për atë që dhjetë ditëve të fundit bënin në Tanushë, rreth Tetovës dhe më gjerë. Është e qartë, ndërkaq, se Maqedonasit janë të dëshpruar për shkak të nisjativës së Zagrebit dhe se në një farë dore këtë e vlerësojnë si jolojalitet të Kroacisë së njohur miqësore.
Prandaj Zyra presidenciale e Mesiqit disa herë i korrigjoi lajmet e publikuara në gazeta lidhur me ndërmjetësimin e Mesiqit, kurse më vonë publikoi edhe më hollësisht, së paku në dy shllajfne gazete, kumtesën e gjatë, në të cilën detajisht sqarohen motivet e shefit të shtetit kroat. Në të tregohet se në shumë media ishin paraqitur “spekulime pa bazë” në lidhje me “misionin e presidentit të Kroacisë”, kështu që u pa si e nevojshme të jepet spiegim se nuk ishte fjala për “ndërmjetsim klasik” por për “një lloj misioni të vullnetit të mirë”. Me anë të tij do të dërgohej mesazhi që problemet nuk mund të zgjidhen me anë të forcës, por në institucionet e sistemit”. Kjo do të thotë se Maqedonasve të shqetësuar u jepej përgjigje direkte- se ndërmjetësimi eventual kroat do të kishte për pikënisje “përkrahjen parimore sovranitetit dhe integritetit territorial të Maqedonisë”.
Mirëpo edhe ky mesazh drejtuar udhëheqjes maqedonase njëkohësisht tregonte se- zgjidhjet optimale janë vetëm ato të cilat “kënaqin të dyja palët, gjegjësisht ato që janë në funksion të respektimit të të drejtave legjitime të pakicave dhe shumicës, realizimit të shoqërisë multietnike në të gjithë lëmët e jetës shoqërore”. Krahas kësaj dhe në mënyrë diskrete Shkupit i sugjerohet se është përgjegjës për paqën në rajonin më të gjerë, se zgjidhja e konfliktit me dialog është “ kusht për përparimin jo vetëm të Maqedonisë, por edhe i të gjitha shteteve të rajonit”. Kjo terapi e kujdesshme e mesazheve qetësuese dhe paralajmëruese pasoi pas takimit në Shkup të ish shefit të diplomacisë kroate, Mate Graniq me Trajkovskin, ku në vend të ngjarjes Graniq u bind për atë se kreu shtetror maqedonas ishte i dëshpruar ndaj nisjativës së Mesiqit, mirëpo se këtë, së paku tani, nuk dëshironte ta alarmojë, për shkak të marrëdhënieve të mira ndërmjet dy vendeve në dekadën e kaluar.
Pikërisht udhëheqja “e peshuar” lartë aktuale nacionale maqedonase, në rradhë të parë kryeministri Georgijevski, në Zagreb ishte mysafir i shikuar me simpati që në vitet e hershme të nëntëdhjeta, gjegjësisht që në kohën e Tugjmanit. Problemi ndërkaq qëndron në atë se bilaterala e përzemërt në Zagreb forcohej për shkaqe interesi të njohur. Shkupi konsiderohej si aleat potencial në konfrontimin me Beogradin, dhe aleatë të tillë ka patur në të gjitha kohrat. Në rradhë të parë të tillë ishin Shqiptarët e Kosovës, të cilët ndaj Serbisë sëbashku me Maqedonasit duhet të përbënin, edhe pse këtë ende nuk e kishte thënë askush, njëfarë “krajine” të jugut, sëcilës do t'i bashkohej edhe Mali i Zi, saktësisht ajo pjesë e tij që ende posedonte të ashtuquajturat tradita shfrytzuese. Pasi u afrua me Millosheviqin, Tugjmani, edhe pse nuk i ndërpreu aleancat e tilla ai në të vërtetë ato i ngriu dhe gjatë disa viteve ato nuk ishin aktuale. Mirëpo, pas vdekjes së tij dhe ardhjes në pushtet të koalicionit katëranëtarësh, idenë për aleancën e jugut e mori pushteti i ri, posttugjmanist.
Në të vërtetë, as ai këtë nuk e bëri zyrtarisht, mirëpo ishte e qartë se kjo ide praktikisht po përsëritej duke fituar forcë nga era pas shpine, sidomos pas intervenimit ushtarak të NATO-s ndaj Jugosllavisë. Mirëpo, pas zvoglimit të rrezikut të ekspansionit serb dhe sidomos pas rënies së Millosheviqit nga pushteti, shpejt u tregua se strategjia e aleancës jugore po humbte çfarëdo kuptimi. Një politikë e tillë ballkanike e Kroacisë për më tepër u shndërrua në kuazidiplomaci të pastër, sepse ajo aspak nuk bazohej në gjendjen reale se disa herë ndërmjet të ashtuquajturve aleatë të jugut ekzistonin dallime më të mëdha se sa ndërmjet vetë atyreve dhe Beogradit. Kjo vlen sidomos për Shqiptarët dhe Maqedonasit, kundërthëniet midis të cilëve kanë ekzistuar shumë më heret se sa tani kur kanë dalur në sipërfaqe dhe se ishte marrëzi e thjeshtë që të pritej që Zagrebi të jetë njëfarë Brukseli ballkanik si për njerën ashtu edhe për palën tjetër.
Mirëpo qëndrimi ishte pikërisht i tillë. Pas krisjeve të ekstremistëve shqiptarë së pari në Tanushë dhe pastaj rreth Tetovës, Zagrebi mori qëndrim neutral filozofik: dënoi vetëm përdorimin e dhunës, por jo edhe idetë shqiptaromëdha të cilat tentojnë të futen përmes kësaj dhune. Në këtë vërehen shtresimet e fuqishme perëndimore, më konkretisht pikëpamjet amerikane ndaj ngjarjeve më të reja në subrajonet maqedono-kosovare. Këto pikëpamje, siç do të thoshte Georgiejevski, ndoshta nuk janë të bazuara në krijimin e talibanve të rinj në mes të Evropës, por sigurisht janë të bazuara në fshehjen e dështimeve të politikës amerikane në rregullimin e rrethanave kosovare prej fillimit të intervenimit ushtarak e këndej.
Shllapuritja pasive e Kroacisë ndaj Amerikanëve është aqë më e gabueshme sepse Zagrebi duhet t'i njohë shumë më mirë rrethanat në shtetin dikur të përbashkët se sa SHBA-të. Dhe, veç tjerave, i kanë kaluar para syve edhe disa gjera të rëndësishme: nuk i ka respektuar as edhe disa ndryshime strategjike në shumicën e vendeve të ish Jugosllavisë gjatë vitit të kaluar - edhe pse edhe vetë ishte pjesë e saj - kështu që insistimi në ndonjë blok antiserb në rrethanat e reja duket po aqë bashkëkohor pothuaj sa edhe sopata e gurit.
AIM Zagreb
MARINKO ÇULIQ