Tetova nje jave nga fillimi i luftimeve
AIM Shkup, 24.03.2001
Jnë bërë një javë nga dita kur janë dëgjuar krismat e para në malësinë e Tetovës. Krismat sporadike që filluan me 14 mars , gjersa në sheshin e qytetit mbahej tubimi kundër "terorit shtetërorë ndaj shqiptarëve" në Maqedoni, janë shëndruar në luftime të ashpra ndërmjet forcave policore dhe grupeve të armatosura shqiptare që njihen me emrin Ushtria Clirimtare Kombëtare. Keto krisma tani me te perditshme, kanë krijuar frigë dhe qytetaret rralle dalin rrugeve te Teroves. Pas disa orëve te paradites kur qytetarët shpejtojne për tu furnizuar me artikuj ushqimor dhe me karburante, qyteti mbete i shkrete.
Nga dita e parë e luftimeve , forcat speciale policore maqedone janë larguar nga mbrendia e malit dhe janë stacionuar në lagjet rëzë malit nga ku sulmojne pozicionet e grupeve te armatosura shqiptare. Nga dita e parë e luftimeve, shumica e popullatës e cila është e përqendruar nëpër fshatrat për rreth , nuk i frekuentojnë rrugët e qytetit. Forcat policore kanë zënë pozicionet në afërsi të stadiumit të qytetit, aty janë të vendosur dy pizgauer dhe gjuajin në drejtim të pozicioneve të shqiptareve në kodrat përballë qytetit, ndërkohë që ato thone se këto grupe të armatosura kanë rënë afër qytetit. Gjatë natës forcat policore lëvizin më në mbrendi të qytetit. Artileria e tyre gjatë natës vendoset në jug të qytetit dhe nga largësia gjuhen pozicionet e grupeve të armatosura shqiptare. Detonimet e fuqishme dëgjohen cdo natë me intenzitet të madhë dhe ato pasojnë pas cdo krisme apo lëvizje që mund të vërehet në malet mbi qytetin e Tetovës. Nderkohë që këto detonime janë më të ralla gjatë ditës.
Luftimet gjatë ditëve të fundit janë të përqendruara në malet mbi lagjen “Drenovec” dhe “Teqe”, që përbëjnë dy skajet e qytetit të Tetovës. Banorët e kësaj pjese të qytetit kanë evakouar gratë dhe fëmijët në mbrendi të fshatrave shqiptare, ndërsa në shtëpi kanë mbetur vetëm burat. Ato bëjnë roje të zakonshme të lagjeve të tyre pas situatës së krijuar.Sipas rëfimeve të tyre, nuk vërehen lëvizje të grupeve të armatosura në ato vende ku bien predhat e forcave policore. Ato , thonë se kjo bëhet nga friga e policisë për tu ndeshur më për së afërmi me këto grupe të armatosura. “ Prandaj nga këto më së tepërmi mund të pësojë popullata civile “.Disa nga banorët e fshatrave të malësisë së Sharit,kanë mbetur në Tetovë, ato nuk
dinë për familjet e tyre . Lidhjet telefonike janë ndërprerë , ndërsa si pasojë e granatimeve është dëmtuar largëpërcuesi, i rymës elektrike dhe fshatrat, Gajre , Shipkovic, Vejcë, Llacë dhe disa pjesë të qytetit , kanë mbetur në erësirë. Për gjendjen në këto fshatra që shtrihen në mbrendi të malit Shar , mund të kuptohet vetëm nga ata që posedojnë telefona mobil.
Sipas një banori nga fshati Shipkovic i quajtur Ajvaz, banorët e fshatit jetojnë me ankthin e luftës. Ato gjatë natës qendrojnë të strehuar nëpër podrumet e shtëpive. “ Ndihet mungesa e artikujve ushqimor dhe medikamenteve. Ato u kanë bërë thirje organizatave të huaja që ti furnizojnë këto fshatra me artikujt e domosdoshëm. Më ndryshe është gjendja në fshatrat që shtrihen në të dy anët e qytetit të Tetovës.Banorët e këtyre fshatrave që përbëjnë pjesën më të madhe të popullsisë , nuk lëvizin në drejtim të qytetit ku zhvillohen luftimet. Shumë nga ato nuk shkojnë edhe nëpër vendet e punës, lëvizja nga njëri fshat tek tjetri është më pak e rezikshme, nëpër rrugë nuk vërehen askund forcat policore. Secili fshatë ka formuar shtabin e mbrojtjes civile, ku popullata të mund të informohet dhe të mos bie preh e dezinformatave të ndryshme dhe që shkaktojnë panik tek popullata civile. Deri më tani nuk është shkaktuar asnjë ekses nëpër fshatrat me popullsi të përzier. Një pjesë e popullatës maqedone ka ikur nga këto fshtra. Ata thonë se këtë e bëjnë nga friga e eskalimit të gjendjes. Por ka edhe të atillë , sidomos burat që vazhdojnë të mbeten nëpër shtëpit e tyre.
Fshati Sllatinë është njëri ndër fshatrat më të mëdha në komunën e Tetovës, nga gjithësejtë pesë mijë banorë vetëm 50 janë të përkatësisë nacionale maqedone. Ato nuk i kanë lëshuar shtëpitë e tyre. Ato thonë se pjesën më të madhe të jetës e kemi kaluar së bashku dhe nuk ndihemi të rezikuar dhe kanë besim tek komshit e tyre shqiptarë. Për to është duke u kujdesur edhe bashkësia lokale e fshatit.
Tek qytetarët e Tetovës ekzistonë droja se lufta mund të kalojë edhe në mbrendi të qytetit të zbrazur nga popullata civile. Një komandat i Ushtrisë Clirimtare Kombëtare, nëpërmjet një radio lokale , ka deklaruar se qëllimi i tyre nuk është që të zbresin në qytet. Ai ka deklaruar se “ato do t'i mbajnë pozicionet e veta në malet e Sharrit derisa Qeveria e Maqedonisë t'i pranoj kërkesat e shqiptarëve”. Kjo ka krijuar lehtësi tek popullata për të lëvizur nga domosdoshmëria deri në qytet, por shqetsim paraqesin mjetet e blinduara policore të stacionuara në hyrje të qytetit, të cilët gjuajin edhe gjatë kalimit të automjeteve të ralla.
Furnizimi me artikuj ushqimorë paraqet një shqetsim tjetër për popullatën , shitoret kanë mbetur pa artikuj ushqimor, ndërsa është pamundësuar edhe furnizimi i tyre nga Shkupi. Kjo ka ndikuar që të ritet cmimi i disa artikujve ushqimorë. Gjate këtyre ditëve , artikulli më i kërkuar , tharmi i bukës ka aritur cmimin deri 10 marka gjermane.
Organet komunale në Tetovë kanë vendosur kujdestari 24 orëshe, për të mundësuar funksionimin e ndërmarjeve publike. Kjo Komunë ka organizuar shtabin e mbrojtjes civile dhe u bvënë apel të gjithë qytetarëve, pa marrë parasyshë përkatësinë etnike , që ta ruajin dinjitetin dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive për tejkalimin e situatës.
AIM Shkup
NEXHBEDIN SHAQIRI