Ivanovi ne Tirane shton dyshimet per politiken ruse

Tirana Mar 24, 2001

AIM Tirana, 24.03. 2001

Sikur ministri i jashtem rus Igor Ivanov te kishte parashikuar pritjen qe do t'i bente Tirana propozimit te tij per nje sistem te ri kolektiv sigurimi te Evropes Juglindore, me siguri nuk do ta kishte pranuar ftesen qe i drejtoi ministri i jashtemn Paskal Milo per te perfshire edhe Tiranen ne turneun qe ditet e fundit ai zhvilloi ne Beograd, Prishtine dhe Shkup. Pas pranimit entuziast, qe iu be ne Beograd dhe ne Shkup planit te Rusise per te krijuar nje sistem te ri kolektiv sigurimi, ministri i jashtem rus e hodhi kete plan edhe ne tryezen e bisedimeve me homologun e tij shqiptar me 21 mars.

Moska e ka te qarte se qendrimi i Shqiperise eshte i rendesishem per suksesin e propozimit rus, sepse jo vetem eshte vend i rendesishem i rajonit por edhe sepse aktualisht ka presidencen e Procesit te Bashkepunimit te Evropes Juglindore, SEECP, qe eshte nje organizate aktive e shteteve te rajonit. Elementi, qe e ben edhe me te nevojshem qendrimin e Shqiperise per nje propozim te sistemit kolektiv te sigurise, eshte fakti qe Shqiperia konsiderohet si shteti ame nga te gjithe shqiptaret, qe jetojne jashte Shqiperise si ne Kosove, Serbine Jugore dhe ne Maqedoni, te cilet perbejne nje numur pothuaj te njejte me shqiptaret qe jane ne Shqiperi. Ne momentet kur ne vatrat e konfliktit ne Serbine Jugore kemi perballe shqiptaret dhe serbet, dhe ne Maqedoni kemi shqiptaret dhe maqedonasit, dhe kur fjala e Tiranes sidoqofte nuk mund te mos degjohet ne trevat ku jetojne shqiptaret, eshte e kuptueshme qe ministri i jashtem rus kishte te drejte kur vendosi te vinte te merrte edhe mendimin e Tiranes zyrtare. Por ai nuk zgjodhi drejt as kohen dhe as atmosferen per t'u shpjeguar autoriteteve shqiptare propozimin rus.

Megjithese , nje diplomat me pervoje, Ivanov u kujdes shume pak per te kontribuar ne krijimin e nje atmosfere me te pershtateshme per ndjenjat shqiptare kundrejt politikes se Rusise. Dy dite para se te vinte ne Tirane ai zgjodhi Beogradin per te bere disa deklarata jo shume te kujdeseshme, duke deklaruar se kudo ku shqiptaret jane shumice ka krime e trafiqe, gje qe qarqet politike ne Tirane u vleresuan si akuza me nota raciste dhe nje prove e re e aleances historike te Moskes me Serbine.

Percapja e Ivanovit ne Tirane erdhi ne nje kohe kur e gjithe politika ruse e ndjekur ndaj ceshtjes se Kosoves si dhe ajo e ndjekur ne rastin e ngjarjeve te fundit ne Maqedoni eshte lexuar ne Tirane si nje perpjekje e Moskes per te rikrijuar boshtin ortodoksosllav kunder shqiptareve. Politikanet dhe opinioni politik e publik ne Tirane kane qene shume te pakenaqur nga akuzat e shpeshta te leshuara ditet e fundit nga Rusia per nje te ashtuquajtur komplot fondamentalist islamik shqiptar ne Ballkan. Sipas burimeve prane Qeverise shqiptare, Ivanovi, jo vetem nuk u perpoq ta shlyente kete pershtypje jo te mire per politiken ruse, por e thelloi edhe me teper ate kur ne bisedimet zyrtare te zhvilluara ne kryeqytetin shqiptar perseriti parashtrimet ruse se ka nje komplot terrorist fetar nderkombetar, qe fillon ne Afganistan vazhdon ne Ceceni dhe mbaron me shqiptaret ne Kosove e Maqedoni.

Tregues i pakenaqesise, qe ekziston ne opinionin publik ne Shqiperi nga politika aktuale ruse ne Kosove dhe Maqedoni, ishte edhe demostrata e protestes qe zhvilluan me 21 mars disa dhjetera vete kunder vizites se Ivanovit ne Tirane. Demonstruesit dogjen portrete te Ivanovit, ne kohen qe ai ndodhej ne takim me kryeministrin shqiptar Ilir Meta. Ajo qe diplomacia ruse nuk ka qene ne gjendje te kuptoje sa duhet eshte se pakenaqesia shqiptare ndaj politikes ruse ne Ballkan, nuk shtrihet vetem tek opozita ne Shqiperi.

Ne kete klime diplomatikisht te papershtateshme, Ivanovi u paraqiti autoriteteve me te larta zyrtare ne Tirane propozimin e Rusise per te krijuar nje sistem te sigurimit kolektiv rajonal. Propozimi kishte disa elemente qe nuk i largonin dyshimet shqiptare dhe keto ishin: Se pari ai ishte nje propozim individual i Moskes dhe qe u interpretua si nje perpjekje e re e saj per te hyre ne rajon dhe per te spostuar Perendimin. Se dyti propozimi rus perjashtonte programin e Partneritetit per Paqe, ku jane anetare te gjithe shtetet e rajonit te Evropes Juglindore me perjashtim te Serbise. Pra plani rus menjanon hapur NATO-n, kurse sugjerimi i Ivanovit per te ofruar Keshillin e Sigurimit te OKB-se si garant te ketij sistemi sigurimi kolektiv rajonal, nuk i lehtesoi gjerat. Burime prane qeverise shqiptare bejne te ditur se ministri i jashtem Paskal Milo e kundershtoi propozimin e ministrit te jashtem rus dhe i shpjegoi se rajoni nuk ka nevoje per sisteme te reja sigurie, sepse i ka ato tashme , sic eshte Pakti i Stabilitetit per Evropen Juglindore i krijuar dhe i drejtuar nga Bashkimi Evropian, ose sic eshte Karta e Bukureshtit e Fqinjesise se Mire e nenshkruar nga kryetaret e shteteve dhe te qeverive te vendeve te rajonit ne shkurt te vitit 2000 , Karte qe permban te gjitha parimet dhe angazhimet qe ofroi Ivanovi ne propozimin e tij.

Me sa duket ministri i jashtem rus erdhi ne Tirane pa parapergatiten qe e kerkonte paraqitja e nje propozimi per nje sistem te ri kolektiv sigurie, i cili do te shenonte permbysjen e shume raporteve dhe orientimeve te politikave dhe te shteteve ne Evropen Juglindore. Tirana zyrtare nuk mund te mos e refuzonte nje plan qe paraqitej si zevendesim ndaj Partneritetit per Paqe,ndaj Paktit te Stabilitetit dhe orientimit te lidhjeve me NATO-n. Nga ana tjeter propozimi rus per nje marreveshje detyruese te karakterit ushtarak ne rajon u paraqit ne kohen kur presidenti i Rusise Putin dhe ministri i mbrojtjes Sergejev po i benin oferta te drejtperdrejta udheheqjes se Maqedonise per ta ndihmuar ushtarakisht ne luften kunder grupeve te armatosura shqiptare. Kjo ne Tirane eshte interpretuar si nje orvatje e Rusise per te derguar trupa dhe per te siguruar nje prani ushtarake te sajen ne Maqedoni. Ivanovi nguli kembe ne Tirane gjate shpjegimit te propozimit te tij per karakterin detyrues te sistemit te sigurimit kolektiv rajonal, gje qe ne qarqet zyrtare ketu ringjalli kujtime te pakendeshme nga koha kur Shqiperia ishte anetare e Traktatit ushtarak te Varshaves te drejtuar nga Moska. Presidenti i Shqiperise Rexhep Mejdani ne takimin me ministrin e jashtem Rusise i tha hapur atij se ne si vende te rajonit jemi shume me te interesuar se kushdo per stabilitetin e Maqedonise, gje qe u komentua si nje shprehje e pakenaqesise zyrtare shqiptare per intensifikimin e percapjeve te Rusise ne Ballkan.

Ne konferencen e perbashket per shtyp, qe mbajten pas bisedimeve dypaleshe, ministri i jashtem shqiptar e injoroi ceshtjen e propozimit rus dhe nuk e permendi fare ate, ndonese Ivanovi kerkoi publikisht qe Tirana ta shqyrtonte me vemendje kete propozim, te cilin sipas tij Beogradi dhe Shkupi e kishin pritur shume pozitivisht.

Mirepo edhe vete ministri i jashtem i Rusise duket se e ndjeu qe kishte dicka qe nuk shkonte lidhur me propozimin, me kohen dhe vendin, ku e paraqiti. Vizita dhe propozimet e tij ne Tirane,ne vend qe t'i pakesonin, i shtuan dyshimet ekzistuese ketu, si per planin ashtu edhe per politiken ruse ne Ballkan. Ivanovi si shef i diplomacise ruse e kupton se pa miratimin e Tiranes nuk ka shans per t'u realizuar cfaredo plani rus i nje sistemi te sigurise kolektive rajonale.

AIM Tirana

ARJAN LEKA