Vendlindja therret

Podgorica Mar 21, 2001

Cfare kuptimi ka thirrja e Partise Popullore dhe e Partise Socialiste puntore per bojkotimin e referendumit dhe - pse disa perpiqen qe ne referendumin malazias te mund te votojne, per shembull, Sllobodan Millosheviqi dhe Rexhep Qosja

AIM, Podgorice, 18.03.2001

Sikur nje gogol te shetise neper Ballkan: "Pavaresine e Malit te Zi mund ta votoje pakica jo aqe e rendesishme - 25 per qind e trupit te saj zgjedhor". Kjo ne fillim i ngjante humorit te kendshem te udheheqesit te Partise Popullore Socialiste dhe Partise Popullore. Pas brenges qe shprehu Stejt departamenti lidhur me arritjet demokratike te Ligjit malazias per referendumin nisi te shkruhet edhe rrefimi mjaft serioz. Ky njehesim duket keshtu: nese ne zgjedhje del nje me shume se pesedhjet per qind e votuesve, atehere do te jete e mjaftueshme qe gjysma e tyre ( plus edhe ai njeshi) te rrumbullaksoje pavaresine.

Nga aspekti teorik nje rast i ketille eshte padyshim i mundshem dhe ketu nuk ka ndonje kundershtim. Mirepo mendimi per vleren e argumenteve i cili vjen nga adresa te ndryshme me se miri mund te vertetohet me pergjigjen ne pyetjen: valle ne suazat e ligjit te ofruar ekziston garantimi qe te hetoet mundesia qe "25 per qindshi" te votoje pavaresine ne fjale? Edhe kjo mund te vertetohet fare lehte. Eshte e mjaftueshme qe njerezit, qytetaret e Malit te Zi, ne sasi normale te shfrytezojne te drejten e tyre te garantuar dhe te patjetersueshme dhe te votojne ne perputhje me bindjen e tyre. Dhe asgje tjeter. Dhe mundesia teorike do te zhduket.

Le ta shikojme po kete sqene shtetrore nga nje kend tjeter. Idhtaret e bashkesise shtetrore prej para shume kohe paralajmerojne se do te bojkotojne referendumin nese, ndermjet te tjerave, me ligj nuk percaktohet se vendimi per pavarsine e Malit te Zi mund te jete i vlefshem vetem nese per te votojne me shume se gjysma e trupit zgjedhor. Sa per njehsim, per mbledhje dhe zbritje me te lehte: eshte e mjaftuershme qe partite, te cilat perpiqen per per ekzistimin e RFJ-s, te kene perkrahje te vertete te tridhjete per qind te votuesve te regjistruar, qe te mund te mund te shpresohet qe suksesi i veprimit te bojkotit te mos jete i pabaze. Si aleate te tyre te panumruar, ne ate rast, do te dilnin te gjithe ata qe dekada me rradhe perkohesisht ndertojne kapitalizmin ne perendim- dhe te cilet atje larg nuk mund te zgjedhin se ne cilin turn do te jene ne pune. Te gjithe ata jane ne regjistrin e zgjedhesve ketu ne vendlindje. Si ndihme do te paraqitej atehere edhe kolona e gjate e atyreve te cilet pikerisht per shkak te huqeve te RFJ, nen hijet e luftrave, pa u cregjistruar dhe pa u regjistruar askund, jane shperndare neper bote. Pa dyshim, edhe te gjithe ata te cilet per ndonje shkak tjeter nuk deshirojne te votojne. Forcat proserbe, gjegjesisht projugosllave ne Mal te Zi, kur kercnojne me bojkot, nisen nga supozimi real se edhe ne kushte normale as teoretikisht nuk eshte e mundshme qe ne cilatdoqofte zgjedhje te regjistruarit te dalin ne votim qind per qind.

Ne kushtet jo aqe normale malaziase, ata nisen nga llogaria e sigurte se deficiti i tyre i votuesve qe ne start do te kompenzohet me mbi njezet perqind te "bojkotuesve" te shfaqur nga dallimi ndermjet regjistrave zgjedhore dhe realitetit.

Per secilin qe kohen e fundit ka kaluar kendej nuk eshte kurrfare fshehtesie se: nese dalin ne referendum, idhtaret e ekzistimit te RFJ-s nuk mund te pengojne votimin e Malit te Zi te pavarur.Prandaj argumenti i tyre me i fuqishem qendron ne besimin se ka mundesi te evitohet gjendja e- shanseve te njejta. Ata nuk shpresojne ne vullnetin e lire te qytetarteve, por ne shkurtimin e ketij vullneti.Qendrimet e Stejt departamentit ne nivelin e fakteve nuk tregojne asgje me shume nga ajo qe ka qene e njohur qe me pare: Partia Popullore Socialiste, Partite Popullore dhe partite tjera te ngjashme per nga qellimet, me bojkot mund te sigurojne realitetin ne te cilin per pavarsine e Malit te Zi do te jene te detyruar te votojne mbi 5o perqind e zgjedhesve te evidentuar. Ne baze te kesaj duhet te behen llogaritjet. Problemi me porosine e SHBA qendron ne ate qe ajo flamurtareve te vendit mund t'u sherbeje si nxitje plotesuese qe te ndermarrin masa qellimi kryesor i te cilave eshte qe te mos identifikohet dhe ne kete menyre ne Mal te Zi mos pranohet vullneti i shumices.

Ne nderkohe edhe Gjyqi Federativ Kushtetues vleresoi si te paligjshme dispoziten e Ligjit per referendum sipas seciles te drejte votimi per statusin shtetror kane vetem qytetaret e Malit te Zi te cilet jetojne ne te me se paku dy vjet. Kjo e drejte, vleresojne autoritetet federative, u takon te gjithe nenshtetasve te Malit te Zi, kudo qe jane ata. Ky vendim ndikon mjaft perzemersisht. Mirepo, faktet jane mjaft te komplikuara. Askush nuk di me siguri se sa njerez te lindur ne Mal te Zi, dhe pasardhes te tyre, sot jane qytetare te Serbise. Dihet vetem ajo se ata atje kane paraqitur vendbanimin dhe eshte e kuptueshme se i gezojne te gjitha te drejtat zgjedhore. Shumica prej tyre , gje qe mund te sqarohet fare lehte, ushtrojne funkcione te dalluara shtetrore edhe ne pushtetin e ri sikurse edhe ne ate te vjetrin.

Ketu para do kohe, derisa qendroi ne Podgorice, perfaqesuesi special i KB per te drejtat e njeriut, Jirzhi Dinstbir, dekalori se ligjet per te drejten e votimit se kush ka te drejte te votoje ne referendum ne vende te ndryshme kane shume dallime dhe se ne Mal te Zi duhet te zbatohen ato rregulla te cilat mund te perputhen ne kornizat e saj konkrete. " Nese Serbia dhe Mali i Zio jane nje shtet, do te ishte e pakuptimte qe qytetaret e nje shteti te kene te drejte te realizojne te drejten dy here ne pjese te ndryshme te vendit" verejti Dinstbir, me rezerve se ai ne ate menyre nuk shpreh vleresim valle ishte i mire apo jo i mire Ligji per referendumin te cilin e kishte miratuar Kuvendi i Malit te Zi.

Nje rikujtim: ne kohen e berjes se RFJ vlente dispozita ligjore sipas se ciles vendimi ishte i drejte nese per te votonin 50 perqind ( plus nje) nga te dalurit ne referendum. I vlefshem ishte edhe normativi se te drejte vendosjeje kishin vetem qytetaret e Malit te Zi te cilet jetonin ne te me se paku dy vjet. Por kur behet fjale per "kornizen" konkrete malaziase, nese tani do te pranohej kerkesa qe ne referendum te votonin nenshtetasit e Malit te Zi, do te ndodhnin shume gjera interesante. Vetem sa per ilustrim: ate dite me te drejte te plote qe te vendos per statusin shtetror te Malit te Zi do te kishin ardhur edhe Sllobodan Millosheviqi, si sternip malazias dhe, te themi, Rexhep Qosja, udheheqes i njohur i shqiptarecve te Kosoves, poashtu i lindur ne Mal te Zi. Ne qofte se ne diten e referendumit ne vendlindje apo atdhe do te mblidheshin te gjithe ata qe gjate dekadave te kaluara kane shkuar prej ketu, atehere do te shihej mire se - cili eshte i vogel ne Ballkan?

Perballe vendimeve jetesore, ashtu si gjate tere shekullit te kaluar, Malit te Zi perseri i largohet thelbesorja: shoqeria malaziase cahet nga shkaku se kurrnjehere per vete nuk ka shfrytezuar parimin e zgjedhjes se lire. Pushteti malazias ka humbur shume raste qe haptaz te deshmoje se RFJ ne te vertete eshte vertetimi i paluhatshem se si krijohet dhe si duket femija e vullnetit te lire dhe te vrare. Kjo vrime eshte shnderuar ne fushe tejet te madhe manovrimi per veprimet e kundershtarit te pavarsise shtetrore te Malit te Zi.

AIM Podgorice

ESAD KOCAN