NATO merr, NATO jep
Nese fillimi i kthimit te forcave jugosllave dhe serbe ne zonen tokesore te sigurimit edhe nuk mund te quhet sukses spektakular ushtarak, behet fjale per nje hap te rendesishem politik qe nen Millosheviqin nuk mund te mirrej me mend, per kthimin e besimit ndermjet NATO-s dhe RFJ-s.
AIM, Beograd, 17.3.2001.
I ballafaquar me zgjerimin e akcioneve te armatosura te Shqiptareve te jugut te Serbise ne Maqedoni, NATO-ja vendosi qe: forcave jugosllave dhe serbe te sigurimit t'u lejohet kthimi, sa per tani, ne nje pjese fare te vogel te zones tokesore te sigurimit, e cila zgjatet nga ana serbe e kufirit adminstrativ te Serbise dhe Kosoves. Kjo zone e gjere prej pese kilometrash eshte caktuar me marreeveshjen e Kumanoves me te cilen ne qershor te vitit 1999 perfundoi bombardimi i NATO-s me qellim te ndarjes se forcave jugosllave dhe forcave te Aleanses, dhe ne te ishte lejuar patrolimi vetem i policeve me armatim te lehte.
Shikuar nga kendveshtrimi ushtarak, marreveshja, e nenshkruar me 12 mars, per hyrjen e forcave te Riformuara dhe te bashkuara ushtarake (te reshtuara ne kufi) dhe policore ( te angazhuara ne vendbanime) nuk eshte dic spektakulare. E para, atyre sa per tani u eshte lejuar te rradhiten pese kilometra pergjate kufirit te Serbise dhe Maqedonise ( i ashtuqujaturi Sektori C lindor), kurse zona tokesore e sigurimit eshte dic me pak se 400 kilometra e gjate. E dyta, NATO-ja vendimin nuk e ndermori qe te mbrohej territori i Serbise nga sulmet e shqiptareve ektreme te organizuar ne Ushtrine Clirimtare te Presheves, Bujanocit dhe Medvegjes, por me qellim qe te pengoje hyrjen e aradhave te tyre ne Maqedoni, perkatesisht qe te nderprese rruget e furnizimit te tyre. Hyrja e ushtrise jugosllave dhe policise serbe eshte lejuar ne rradhe te pare me qellim qe ne ato detyra te mos angazhojne njesitet e KFOR-it dhe, mos o Zot - te binte ndonje viktime. Krahas asaj, pushteti jugosllav, i perfaqesuar nga dr. Nebojsha Coviq, kryetar i trupit kordinues te qeverise Serbe dhe RFJ per krahinen e Presheves, Bujanocit dhe Medvegjes, eshte obliguar te respektoje nje sere kushtesh, perkufizimesh dhe kontrollimesh.
Nuk lejohen autoblinda, predhahedhes shymegypore, arme kundertankiste, helikoptere dhe mina, nuk lejohen as hyrje ne vendbanime. Sipas deklarates se Karlo Kabixhozit, kryekomandantit te forcave te KFOR-it, forcat jugoslave jane te armatosura " sa mundet me dobet" - dhe gjate kesaj ndodhen ne rrethim te njesiteve te armatosura shqiptare.
Si "gjest i vullnetit te mire" dhe "mase e vecante e rikthimit te besimit", AJ nga pozitat rreth Bujanocit ka larguar ne vend tjeter tanksat dhe artilerine e rende ne lokacione paqesore. Hyrjen e trupave nga larte me helikoptere e kane mbikqyre pjesetaret e KFOR-it ( per mbikqyrje jane angazhuar njesitet britanike; " nuk ka probleme ne bashkepunimin me AJ", u kadeklaruar gazetareve njeri nga kapitenet britanike), pastaj mbikqyresit e BE, atasheu ushtarak i ambasades amerikane ne Beograd Gje qe eshte e mjaftueshme? Forcat e bashkuara te ushtrise dhe policise kane te drejte qe sulemve t'u pergjigjen me predhahedhes, perkatesisht te intervenojne kunder terroristeve ne bashkepunim me komanden e Kforit dhe me perkrahjen e artilierise nga prapavija. Perfaqesuesit e NATO-s kane lajmeruar se ushtaret jugosllave urdherat do t'i marrin nga Beogradi, mirepo do te jene nen kontrollin e ekipeve te Aleanses ushtarake perendimore dhe BE.
Mirepo, meqe hyrja e forcave jugosllave ne ate cope te territorit te vet kaloi pa kurrfare problemesh, ne qendren e NATO-s ne Bruksel eshte paralajmeruar kthimi i afert i forcave jugosllave edhe ne pjeset tjera te zones tokesore te sigurimit - ndoshta pas fillimit te bisedave per zgjidhjen politike te krizes, edhe pse njera nuk kushtezohet nga tjetra. Forcat e bashkuara te ushtrise dhe te policise do te hyjne, si besohet, deri me 20 mars, ne Sektorin C- perendim, ne kufi me Shqiperine, dhe pastaj edhe ne tere sektorin A, nga kufiri shqiptar deri ne Medvegje. Mirepo sektori B, per Serbine me i rendesishmi, do te vije ne rradhe vetem me ne fund. Kjo eshte pjesa e zones ndermjet Presheves dhe Bujanocit, ku ndodhet koncentrimi me i madh i ekstremisteve shqiptare.
Edhe pse marreveshja per nderprerjen e zjarrit ne jug te Serbise, e nenshkruar po ne kohen e nenshkrimit te marreveshjes per hyrjen e ushtrise dhe policise ne zone, ende po respektohet, rrallekush beson se nje gjendje e ketille do te zgjase shume. Tani me edhe hapi i pare i "afatit te kthimit te kushtezuar" te njesiteve te AJ ne zonen tokesore te sigurimit nxit rrezistencen e perbashket te perfaqesuesve te Shqiptareve ne jug te Serbise, ne Kosove dhe ne Tirane. Ish lideri i UCK-se se shperndare, Hashim Thaci, paralajmeroi se "cdo afrim i njesiteve jugosllave ne kufinjte e Kosoves vleresohet negativisht".
Fillimi i kthimit te forcave jugosllave dhe serbe ne Zone, nese nuk mund te cmohet si ndonje sukses ushtarak i vecante, politikisht eshte shume i rendesishem per pushtetin e ri ne Beograd. Kjo per kohen e Sllobodan Millosheviqit ishte fare e paparamendueshme: rikthimi i besimit ndermjet NATO-s dhe forcave te sigurimit te RFJ. Kesaj marreveshjeje i parapriu edhe perkrahja e parezerve e planit paqesor te Nebojsha Coviqit nga ana e Uashingtonit, Bashkesise Evropiane dhe Aleanses Perendimore. Eshte paralajmeruar edhe hapja e Zyres se NATO-s ne Beograd; faktoret e rendesishem perendimore duke filluar nga sekretari shtetror amerikan Kolin Pauel nepermjet Havijer Solanes dhe me poshte jane plot fjale lavderimi per "permbajtjen" dhe "durimin" e RFJ, perpos provokimeve me te cilat ballafaqohen.
Shqiptaret ekstreme, nga ana tjeter, ballafaqohen me deklarata te ketij lloji: " Nuk erdhem ne Kosove me qellim qe ekstremisteve shqiptare t'u ofrojme mbrojtje te sigurte qe keta me force ushtarake te mund te promovojne qendrimet ekstreme" (perfaqesuesi special amerikan per Ballkanin, Dzhems Perdju); "kryengritesit shqiptare duhet te asgjesohen" nga zona e sigurimit tokesor ne jug te Serbise (Alber Roan, sekretar i pergjithshem i Ministrise austriake te puneve te jashtme); bashkesia nderkombetare duhet me "njehere e pergjithmone" te vendos te intervenoje kunder ekstremisteve shqiptare (Jirzhi Dinstbir, perfaqesues special i KB per te drejtat e njeriut).
Rrefimi per jugun e Serbise, nderkaq, as per se afermi nuk ka perfunduar. Brenda disa diteve duhet te fillojne bisedat per zgjidhjen paqesore te krizes ne kete territor, mirepo as ne horizont nuk shihet marreveshja ndermjet pales serbe dhe shqiptare per vendin e mbajtjes se bisedave ( Shqiptaret deshirojne "me large" nga Serbia, Beogradi nuk do as te degjoj), as per perberjen e ekipeve biseduese ( Shqiptaret duan qe delegacionin e tyre ta kryesoje komandanti i Ushtrise Clirimtare te Presheves, Bujanocit dhe Medvegjes, kurse Beogradi thot se nuk deshiron te bisedoje me terroristet. Por as edhe komandantet e tyre nuk duan te bisedojne). Qellimet politike jane diametralisht te kunderta: Shqiptaret deshirojne qe edhe tri komunat e siperpermendura te jugut te Serbise, ku jetojne afer 70 mije bashkekombas te tyre, me akcione te armatosura t'i ndajne nga Serbia, ndersa pushteti i Beogradit deshiron qe ta qetesoje ate ane dhe as qe deshiron te degjoje per cfaredoqofte statusi special. Ende po pritet pergjigjja ne pyetjen kryesore: cfare saktesisht deshirojne SHBA-te dhe Evropa, respektivisht NATO-ja? Perfaqesuesi special i sekretarit te pergjithshem te NATO-s, Piter Fejt, luajti rolin thelbesor ne lidhjen e paqes dhe marreveshjes per hyrjen e forcave jugosllave ne zonen e sigurimit. Roli i tij ne bisedat vijuese per zgjidhjen paqesore te krizes mund te jete ende me i madh. Nese eshte e vertete se edhe ne NATO ka rene mjaft entuziazmi ndaj partnereve te vete te luftes nga koha e bombardimit te RFJ, kjo ende nuk do te thote se NATO tani do ta nderroje anen. Por dihet poashtu qe ne konfliktin per te cilin behet fjale eshte e pamundshme te jesh neutral.
Deri tani jane percaktuar vetem qe te japin te holla. Organizata amerikane USAID ka siguruar afer 700 mije dollare per qellime fare praktike si: ne Presheve do te vendosen gypat dhe ceshmat per puset lokale, per projekte te kanalizimit, per nderrimin e bankave dhe karrikeve ne shkollat fillore; ne Bujanoc per asfaltim, llambat e rruges, transformator. Veshtire eshte, nderkaq, te mendohet se vetem ne kete menyre mund te sigurohet paqa.
AIM Beograd
ROKSANDA NINCIQ