Marionetat me spaleta
A ka ngjashmeri ne procesin e prodhimit te oficiereve te larte ne ushtrite e shteteve qe u krijuan ne territorin e Jugosllavise se dikurshme?
Lublane, 15.03. 2001.
Skenen politike te disa ex-Yu shteteve gjate disa muajve te fundit e dridhin afera aktoret kryesore te te cilave jane gjeneralet " e rinje" te ushtrive te reja ne shtetet ame. Te gjithe aferat e deritanishme te oficiereve, gjegjesisht aktoret e tyre, kane dic te perbashket; sipas nje rregulli te njohur bartesit kryesore te vlimeve jane gjeneralet pa shkollim ushtarak, madje edhe oficiere me grada te larta pa arsim te pergjithshem perkates. Shumica prej tyre te grada kane arritur sipas "meritave per popull", qe do te thot per heroizmat ne betejat luftarake ose per trimerine personale ne luften atdhetare. Graden, ne te vertete, e kane fituar per besnikrine ndaj komandantit suprem dhe partise ne pushtet.
Kurse me vone erdhen ndryshimet demokratike dhe me to kthjellimet ne korin e oficiereve. Shumica ishin te detyruar te zbresin nga detyrat e larta ushtarake, kuptohet - te deshpruar, te fyer nga " mosmirenjohja" e popullit dhe atdheut te cilit i sherbyen; disa te tjere ne kohe te pershtatshme u mbeshteten ne pushtetin e ri, kurse disa te tjere edhe me tej vazhduan te ecin pas lidereve te tyre politike, udheheqes te dikurshem te shtetit. Ata pothuaj te gjithe jane perzjere ne krimet e luftes dhe ndonjera ane i akuzon per krime lufte ndaj qytetareve. Kane edhe dicka tjeter te perbashket - politikanet e rinje dhe te vjeter i kane (ose do t'i kene) shfrytezuar per llogaritjet ndermjet tyre.
Ne Slloveni gjate vitit te kaluar, gjate kohes se qeverise kalimtare gjashtemujore te Bajuk -Janshes, perseri eshte nxjerr ne skenen politike Anton Krkovic-i, brigadieri i nderruar ne vitin 1994. Ndoshta disave, sidomos beogradasve, do t'u kujtohet prijesi i ri i eshalonit sloven te Mbrojtjes territoriale ne parakalimin e fundit ushtarak te vitit 1985. Mbaroi vetem shkollen e dikurshme te oficiereve rezerve ne APJ. Nese behet fjale per meritat e mevonshme luftarake, me e madhja eshte ajo se ne konfliktin ne Slloveni i dha raport komandantit suprem, Kucanit. Fitoi epitetin e organizatorit te Struktures stervitese te mbrojtjes popullore- nukleusit te Armates Sllovene ne periudhen e pavaresimit. Eshte me interes, nderkaq, te theksohet se burimet autentike sllovene askund nuk permendin njesitet dhe komandat e kesaj strukture, pervec njesiteve dhe shtabeve te Mbrojtjes territoriale, gjegjesisht policise. Sidoqofte, aspiratat e Krkovicit ishin qe te arrinte deri te vendi i shefit te gjeneralshtabit dhe te fitonte rolin e nisjatorit kryesor ne nderrimin e shefit, gjeneralit Slapar dhe oficiereve te tjere te larte profesioniste ne udheheqjen e atehershme me te larte te Ushtrise Sllovene.
Ajo qe eshte me pak e njohur eshte se pjesetaret e arradhes se Krkovicit nga viti 1993 dhe deri ne pranveren e vitit 1994 bene disa ekscese me pasoja politike. Si me kryesore, pjesa me e madhe e stershitjes se armeve dhe pergaditjes se ish APJ-s kalonte nepermjet Krkovicit dhe njesitit te tij, bashkepunetore te tij me te aferm ( oficieri i sigurimit i brigades se tij Darko Njavro) gjegjesisht ata qe kane vendosur bomben nen automobilin e deputetit te atehershem dhe te tanishem te parlamentit slloven dhe kryetarit te Partise Nacionale Sllovene, Zmag Jelinciq, me qellim qe ta heshtnin per shkak te verejtjeve kritike ne adrese te ministrit te atehershem te mbrojtjes, Jansha. Ekscesi me i madh ndodhi ne marsin e vitit 1994 kur specialcat e njohur e sulmuan dhe e e kapen civilin Smolnikar, duke e shenuar si spiun te policise. E tere kjo ngjarje jehoi larg para se ndodhi ne afersi te Lublanes, ne rrugen magjistrale per ne Maribor, te dalja per Depala vas. Kete afere ministri Jansha e pagoi me humbjen e kolltukut, pas te ciles pasoi pastrimi i plote ne sherbimin ushtarak te sigurimit dhe ne brigaden speciale Moris. Brigadieri i shkarkuar Krkovic behet "pjatalares" ne kafeterine e bijes se vet. Mirepo pas pak kohe Jansha ate e emron sekretar te pergjithshem te Partise socialdemokratike. Hyrja e Krkovicit ne politike ishte e zbehte dhe e pahetuar; deri ne vitin e kaluar kur opcioni i Janshes nuk e fitoi rishtaz pushtetin, por per pak kohe.
Jansha eshte si politikan i mencur nuk e emroi Krkovicin per shef te gjeneralshtabit, mirepo prandaj i siguroi sinekure te bukur ne Gjeneralshtab dhe shkollim ne Angli, edhe pse per ate nuk nevojitej shkollim paraprak dhe as qe kishte nevoje per shkollimin e tij. Me shkuarjen e Janshes nga pushteti (kurse Krkovicit ne shkollim) serish del ne siperfaqe vendosja e bombes nen automobilin e Jelinciqit dhe rrahja e qytetareve ne Depal Vas, me paralajmerim te perseritjes se procedures gjyqesore. Edhe ketu "gjenerali" Krkovic behet monedhe per kusurim ne llogaritjen politike me Janshen.
Dic te ngjashme shikuam edhe ne Kroaci, kur Kroacia demokratike plot katermbedhjete dite ishte pothuaj pravulluar per shkak te gjeneral-luftetarit (gjeneral-majorit) Mirko Norca, kamarierit 33 vjecar te paraluftes dhe heroit te luftes atdhetare, respektivisht njerit nga komandantet me te dalluar te operacionit Oluja. Krahas grades se gjeneralit, ai pa kurrfare diturie fitoi titullin e vojvodes arkalit, qe eshte mirenjohja me e larte per trimeri personale dhe aftesi komanduese dhe e vlerave me te larta morale te banoret e krajines se Cetinjes. Ka shume kohe qe emri i tij nderlidhet me krimet e luftes ndaj civileve serb te Gospiqit, qe nga viti i larget 1991, gje per te cilen edhe Tugjmani e permend ne grupin e gjeneraleve te cilet duhet te dalin para tribunalit te Hages per krimet e luftes se Olujes. Gjykatesja e guximshme dhe hetuesja e gjyqit te Rijekes, ku gjykohen bartesit e krimeve ne Gospiq, me fletearestim kerkoi nxjerrjen e Norces para gjyqit, gje te cilen tani bashkesia demokratike Kroate, kurse dikur opozicionare, e shfrytezoi per ngritjen e demostratave masovike ne tere siperfaqen e Kroacise, kryesisht per mbrojtjen e Norces, por ende me shume per mbrojtjen e te gjithe bartesve te krimeve te luftes ndaj Serbve ne Kroaci dhe Myslimaneve ne BeH. Me ne fund erdhi kerkesa per obrogimin e pergjithshem te pjesetareve te ushtrise kroate.
Qellimi kryesor i ketyre protestave ishte destabilizimi i pushtetit te ri demokratik ne Kroaci. Duke patur parasysh se protestat u zgjeruan vetem ne Dalmacine e mesme (Sinj dhe Split), se ato deshtuan plotesisht ne Zagreb, kurse ne Veri te Kroacise (Cakovec) mbrojtesit - pjesemarres te luftes ne ushtrine kroate - ishin madje kunder demostratave, tere akcioni mori fund me dorezimin e Norces para gjyqit te Rijekes. Pasoi pastaj edhe qendrimi i akuzueses se gjyqit te Hages zonjes Del Ponte - se Norcin nuk do ta gjykonte gjyqi nderkombetar dhe se nuk do t'i dorezohej Hages. Ne kete menyre "gjenerali" Norca ne menyre perfide u shfrytezua per paralajmerim te pushtetit aktual kroat te opozites se HDZ-s e cila, e inkurajuar nga pakenaqesia e luftetareve te meparshem oficieret e pensionuar ne nderkohe perseri te ngrejne krye sipas ikonografise se njohur ustashe te vitit 1991. Edhe tribunali i Hages ne nderkohe mori sinjal te qarte se nderhyrja e ashper ne rrethanat vendase pushtetit te ri demokratik me shume mund te sjelle deme se sa dobi.
Me dy gjeneralet e siperpermendur te ngjashmit e tyre ne Serbi nuk kane shume gjera te perbashketa. Njeri eshte gjeneralkoloneli i pensionuar dhe nenkryetari aktual i qeverise serbe, Momcilo Perishiq. E perbashketa e tij me paraardhesit e vet eshte vetem besnikeria ndaj padronit Millosheviq, i cili ketij ia dha graden e gjeneralit per " heroizma luftarake" ne Zader dhe Mostar, kur ushtaret e artilerise se tij i gjuanin objektet civile derisa rezervistet debonin Kroatet dhe Myslimanet nga shtepite e veta. Kur pa se padronit po i rreshqiste toka nen kembe, Perishiqi ate e braktisi, themeloi partine e vet dhe u bashkua me veteranet - oponentet e Millosheviqit. Sot kryetari i qeverise serbe, Zoran Xhingjiq plot mllef paralajmeron burgosjen e Millosheviqit. Se si do te aresyetohet Momcilo Perishiq-i para qytetareve te deshpruar serb ne procesin kunder Millosheviqit, se si do t'i aresyetoje viktimat nga Trigllavi deri ne Gjevgjeli dhe si t'i tregoje opinionit demokratik botror se ai ishte ekzekutori i verber i deshires se padronit, i gjetur ne vendin e shefit te gjeneralshtabit ushtarak? Gjyqi i Hages e kerkon Millosheviqin per luften ne Kroaci, Bosnje e Hercegovine dhe per veprat e njohura kriminale ne Kosove, para intervenimit te NATOs. Per kete shkak Xhinxhiqi do te duhet qe ndoshta (menjehere pas burgosjes se Millosheviqit) t'u shmanget " sherbimeve te dobishme" te gjeneralit Perishiq. Dihet me se nenkryetari Perishiq do te jete ferr ne syte e Kroateve, sepse ata ne abstinence e kane gjykuar me 20 vjet burgim. Tani vendimi per falje do te shkaktonte reagime te zjarrta nese jo edhe protesta me te ashpra se sa rasti i Norces ne Kroaci. Nese ne Hage paraqitet edhe Momir Bulatoviqi, per krimet e njohura ne rrethinen e Dubrovnikut, atehere patjeter do te duhej te paraqitej edhe Perishiqi, sepse pjesen me te madhe te ushtrise se tij rreth Mostarit e perbenin Malazezet.
Ndoshta se shpejti brenda DOS-it do te vijne ne be shprehje mosmarreveshjet, sepse qeveria me shtate nenkryetare pa detyra konkrete i ngjan thesit te mbushur me brire. Perishiq-i ne ate qeveri ka statusin e oponences me te shkurter dhe ai mund te jete i pari ne shenjester, sepse me gjate kohe i qendroi besnik Millosheviqit. Perishiqi nuk eshte vetem hipoteke per DOS-in, por edhe cak i SPS-se. Ky eshte poashtu njeri nga gjeneralet e shakullores se politikes dhe te intrigave te saj.
Dhe, me ne fund, shembulli ne vijim ndoshta ende eshte ne sferen e spekulimeve politike, mirepo eshte e qarte se edhe nje prijes lufte eshte cfaqur ne banken e te akuzuarit. Ai, ne te vertete, kurre nuk ka dalur para popullit i veshur me uniforme mirepo ka patur ndikese me te madhe se te gjithe te ashtuquajturit gjenerale me te njohur ne Ushtrine Clirimtare te Kosoves dhe eshte e mundshme qe se shpejti te behet objekt i manipulimeve dhe llogaritjeve politike. Behet fjale pra per Hashim Thacin, perfaqesuesin politik te UCK-s dhe tani kryetarin e partise militante te shqiptareve te Kosoves. Ka disa muaj qe nuk paraqitet ne mediat botrore. Brenda UCK-s se "shperndare" nuk ka ndikese te madhe, mirepo antaret e saj cdo dite terorizojne serbet e mbetur ne Kosove, gjegjesisht zhvillojne veprime teroriste ne Serbine Jugore edhe perpos pranishmerise se ushtrise me te organizuar dhe me te fuqishme sic eshte NATO-ja. Pas ndryshimeve demokratike ne RF Jugosllavise gjithnje e me shpesh degjohet zeri per pajtim dhe ftesa per dialog. Politika botrore fillon te kuptoje ekstremizmin e kreut te UCK-s dhe gjithnje e me shume po perkrah perpjekjet e pushtetit te ri Jugosllav qe kriza kosovare te zgjidhet me rruge paqesore.
Para disa ditesh Xhinxhiq-i i drejtoi Rugoves ftese per bisedime. Idhetaret e Rugoves antaret e krahut thacist te UCK-s i quajne "rebela"
- kryengrites; eshte e kuptueshme se Rugova ne bisedat me qeverine serbe do te jete i ngarkuar per shkak te ekspanzionit te terrorizmit shqiptar pas shkuarjes se ushtrise dhe policise jugosllave nga Kosova dhe eskalimit te konfliktit ne Serbine e ngushte, keshtu qe mund te pritet qe aktoret e politikes botrore te permiresojne kete pozite te tij te pavolitshme, duke e fajesuar Thacin per krizen aktuale dhe terorizem, por ndoshta edhe mund t'i gjejne disa mekate nga koha para dhe gjate intervenimit te NATO-s. Mekatet e gjeneralit Norca u zbuluan pothuaj pas dhjete vjetesh, kurse mekatet e brigadierit Krkovic zvariten edhe sot pas me teper se shtate vjetesh para organeve hetuese dhe gjyqesore. Keshtu qe eshte fare e mundshme qe edhe Thaci, si njeri nga gjeneralet joprofesioniste, te behet loder ne duart e politikanve dhelprake, me qellim qe sadopak keshtu ata te mjegullojne pjesen e vet ne shkaktimin e krizes kosovare.
Politikanet, qofshin lokale ose botrore, paten sukses qe ne fundin e milieniumit dhe gjate krizes jugosllave te prodhojne shume gjenerale pa shkolle. I ngriten ne piedestalin e nderit, i kurorezuan me dafinat e fitimitarit, i stolisen me grada dhe dekorata me qellim qe t'i shfrytezonin ne llogaritjet personale dhe ne fund i hudhen - i pensionuan, i burgosen, i vecuan ne anonimitet. Sepse - gjeneralet jane mall per konsum te politikes.
AIM Lubjane
MILAN GORJANC