Nje histori me kokain
AIM Tirana, 14.03.2001
Kartelet kolumbiane deshtuan kohet e fundit, gjate nje tentative per ta shnderruar Shqiperine ne vendin e distribuimit te kokaines mes Lindjes dhe Perendimit te Europes. Nje operacion me emrin e koduar "Journey Italia", i zhvilluar ne 7 shtete njeheresh, shpartalloi nje rrjet nderkombetar te narkotrafikut qe niste ne Ameriken Latine dhe kishte si stacion te parafundit Shqiperine. Hetimet e deritanishme kane nxjerre nje berthame trafikantesh shqiptare ne Tirane, si menaxhuesit e ngarkesave prej mijera kilogram droge, qe ishin destinuar per tregun italian dhe ate Ballkanik.
Enderra shqiptare e kokaines mori fund me 2 shkurt, dhe vetem tani, pas disa jave hetimesh eshte arritur te hidhet drite mbi nje skenar, sipas te cilit mafia kolumbiane synonte kapjen e nje territori te ri per kokainen. Nje ndryshim hapesire, qe do t'u jepte mundesi referuesve te tyre, qe ta furnizonin tregun e Europes Perendimore, jo vetem nga brigjet e Atlantikut, por tashme edhe nga Adriatiku.
Eshte kjo nje loje e madhe miliardash te zeza, qe ka nisur disa vite me pare. Ka dyshime se jane perfshire edhe ish- zyrtare apo zyrtare te rangut te larte ne Shqiperi. Flete- arresti eshte firmosur edhe per ish shefin e policise gjyqesore te vendit, Sokol Kocia, i cili u vu nen pranga. Ndersa 25 deputete te opozites i kerkuan Parlamentit, shkarkimin e Prokurorit te Pergjithshem Arben Rakipi.
Rrjeta e merimanges
Ne krye te gjithe ketij rrjeti akuzohet se qendronte Frederik Durda. Ky 42 vjeçar ishte arratisur ne vitin 1976, gjate dikatatures komuniste, nga Shqiperia drejt SHBA. Por shume shpejt atje do te kishte pune me drejtesine amerikane, e cila e denoi ne vitet '80 per mbajtje dhe tregtim lendesh narkotike. Pas renies se komunizmit Durda do te rikthehej ne Tirane.
Sipas hetuesve, ne mesin e viteve '90 Durda ka nisur perpjekjet per t'u riaktivizuar ne trafikun e droges, duke shfrytezuar lidhjet e tij te dikurshme pertej "Atlantikut". Per kete, ai ka nisur te tjerre dalengadale ne Shqiperi, rrjeten e merimanges. Ne vitet 1996- 97 ka forcuar lidhjet me disa eksponente te njohur te kesaj fushe ne Tirane. Me pas ka futur ne kthetra edhe kreun e policise gjyqesore te Prokurorise se Pergjitheshme. Fillimisht ai kishte ngritur nje firme te import- eksporteve te lendeve te ndertimit, prapa se ciles synonte te fshihte aktivitetin e tij te paligjshem. Pas kesaj ai sistemohet ne nje apartament luksoz ne zonen me te shtrenjte te Tiranes dhe merr me qera ne Athine, ish vilen e njerit prej kapove te vrare te mafias ruse.
Hetimet e para per kapon shqiptar, kane nisur ne vitin 1998, gjate kohes qe ai intensifikoi levizjet jashte vendit, sidomos ne Greqi, ndersa vellai i tij, nisi te udhetonte shpesh drejt Italise. Ne kete kohe, nen emra te rreme, Frederik Durda nisi kontaktet e para me boset e karteleve kolumbiane te kokaines. Ka qene udhetimi i tij i pare ne qytetin Medelin,- atje ku qendron ende ne kembe legjenda e Pablo Eskobarit,- ajo qe i ka rene ne sy sherbimeve sekrete dhe strukturave nderkombetare te antidroges. Madje hetuesit tashme disponojne foto te Durdes ne bordet e helikoptereve private, apo prane vilave dhe kuajve te races ne Kolumbi. Ndersa Shqiperine, qe nga 19 qershori 1999, e vizituan njeri pas tjetrit, 4 kolumbiane.
"Ai dhe vellai i tij, fillimisht benin pjese ne nje liste te zakonshme te dyshuarish. Por, gjithçka u be me serioze pas mberritjes nga Italia te nje konfirmimi se te dy ishin pjese e nje linje te fuqishme te trafikut te droges qe vinte direkt nga Kolumbia",- deklaron zedhenesi i Prokurorise se Pergjitheshme Ardian Visha. Sipas provave qe kane sot ne duar hetuesit shqiptare, Durda ka vendosur ne Kolumbi lidhjet me kapot e njerit prej klaneve te fuqishme te kokaines. Ai ka premtuar menaxhimin e tonelatave me droge, qe do te nisnin rrugetimin nga Kolumbia ne Venezuele, per te perfunduar ne Spanje.
Brigjet e gadishullit Iberik, por edhe ujrat e Hollandes njihen ne harten e Interpolit, si vendet nga ku imbarkojne ngarkesat e droges qe nisen nga Amerika Latine. Por Durda ka marre persiper ta zgjeroje kete gjeografi, duke premtuar ndertimin ne Shqiperi te nje stacioni te ri per distribuimin e droges. Ai i kishte marre masat edhe per kete pjese te operacionit. Anija e tij "Privilege" do te udhetonte drejt Spanjes per t'u ngarkuar me sere. Nderkohe ngarkesa qe kishte mberritur nga Kolumbia, nepermjet skafeve te mafias spanjolle, do te strehohej ne shtresen e dyfishte te anijes shqiptare qe lundronte me flamur maltez.
Prej andej, ajo do te udhetonte drejt brigjeve te Vlores ne Shqiperi, ku gjithçka me pas pritej te ishte me e lehte. Kreu i policise gjyqesore te vendit, Sokol Koçiu qe tashme akuzohet se bente pjese ne kupolen e rrjetit, dikur kishte qene Drejtori i Policise se kesaj zone. Nga anija, kokaina e lenget ishte planifikuar te shkarkohej ne autobote, duke u deklaruar si çimento. Nje pjese do te magazinohej ne Shqiperi, ndersa pjesa tjeter pritej t'i dorezohej mafias italiane, nepermjet skafeve te fuqishme me radare qe zoteronte rrjeti shqiptar. Pjesa tjeter do te merrte rruget e Ballkanit, nepermjet mauneve. Drejtuesit me te larte te antimafias italiane, kane dhene alarmin qe veren e kaluar se "eshte ngritur nje kupole, e bazuar mbi 4- 5 familje shqiptare, qe kane vendosur marredhenie te ngushte me narkotrafikantet kolumbiane per te importuar sasi te medha kokaine, nepermjet referuesve shqiptare ne Nju Jork, per t'i transportuar drejt tregjeve europiane me gomone nepermjet kanalit te Otrantos dhe me maune ne Ballkan".
Zbulimi i rrjetit
Sipas Prokurorit te Pergjithshem te Shqiperise Arben Rakipi, sinjalizimet e para per kete operacion, erdhen ne gushtin e vitit te kaluar. Ne Venezuele ne nje anije te ngarkuar me lende ndertimi, ishin zbuluar 6 tone kokaine te destinuar per ne Europe. Ndersa ne Hollande, ishin bllokuar 2 tone te tjera. Ka qene ky momenti kur strukturat nderkombetare te antidroges bien ne gjurmet e rrjetit. Ne duart e tyre, bien prova qe vertetonin se kjo ngarkese kishte si destinacion te parafundit Shqiperine. Te dhenat hetuesve tregojne se i gjithe operacioni eshte dekonspiruar qe ne hapat e pare nga ekspertet e CIA- s amerikane te cilet kane vene ne dijeni homologet e tyre europiane.
Nderkohe anija e Durdes ishte nisur nga brigjet e "Adriatikut", drejt Spanjes per t'u ngarkuar me "lende ndertimi". Ajo eshte mbajtur gjate gjithe kohes nen survejim. Pasi ka pritur per shume kohe ne ujerat spanjolle, ngarkesa nga kolumbia nuk ka mberritur. Ne keto kushte, ekuipazhi eshte urdheruar te rikthehet. Por anija nuk ka arritur te pershkuaje as disa milje, pasi eshte bllokuar nga forcat detare spanjolle, te cilat kane ushtruar kontroll te imet. Ne bordin e anijes "Privilege" eshte gjetur nje shtrese e dyfishte, brenda se ciles nuk nuk ka patur asnje gjurme te dyshimte. Megjithate rojat bregdetare kane urdheruar kthimin mbrapsht dhe bllokimin e anijes.
Ne shtatorin e 2000, Prokurori i Shqiperise Rakipi eshte vene ne dijeni te te gjithe ketij operacioni, por edhe per hollesite e rrjetit shqiptar, nga zevendesprokurori i Antimafias Italiane, Françesko Mandoi. Per 6 muaj te tjere i gjithe rrjeti eshte mbajtur nen survejim te plote duke u regjistruar rreth 10 mije biseda telefonike. Naten e 2 shkurtit, ne 7 shtete njeheresh u arrestuan 21 persona, te konsideruar si hallkat kryesore te rrjetit nderkombetar te trafikut te kokaines nga Kolumbia ne Shqiperi. Mes tyre figuronin edhe emrat e Frederik Durdes dhe vellait te tij. Pak dite me vone, flete- arresti u firmos edhe per shefin e policise gjyqesore te Shqiperise dhe disa persona me pak te rendesishem.
Fundi i nje eksperimenti
Nese 4 tonet e pare te "mallit" do mberrinin ne "Adriatik", ne Shqiperi pritej te hynin rreth 400 milione dollare. Keshtu deklaron njeri prej 10 eksperteve te antikrimit shqiptar, qe po heton kete çeshtje. Mbi pjesetaret e 7 grupeve te trafikut te kokaines, rendon e njejta akuze, e cila do te gjykohet ne secilin prej shteteve te tyre.
Po t'i besojme bisedave telefonike te trafikanteve, shqiptaret pritej ta blinin drogen me 40 mije USD kilogramin. Nderkohe qe njerezit e Durdes do t'ia tregtonin ate rrjeteve me te vogla, te kontrolluara nga 4- 5 familjet kryesore mafioze shqiptare, ne nje vlere qe pritej te arrinte deri ne 100 mije USD per kg.
Ndoshta keto shifra ka patur parasysh edhe ministri i Rendit Ilir Gjoni, kur deklaroi se rrjeti shqiptar priste te qarkullonte nje vlere prej 400 milione USD ne vit. "Gjithkush mund ta marre me mend, se ç'mund te bente nje grup i tille njerezish, me keto te ardhura",- tha Gjoni.
Po te kemi parasysh se vlera e buxhetit vjetor te shtetit shqiptar eshte pak me shume se 1 miliarde dollare, kuptohet fare lehte se ç'fuqi do te zoteronte nje berthame njerezish qe do te qarkullonte 400 milione USD ne vit. Pasojat mund te ishin te paparashikueshme. Hetimet e deritanishme tregojne se rrjeti kishte edhe synime afatgjata politike dhe mediatike ne Shqiperi.
AIM Tirane
ALFRED PEZA