Rrëfime policore

Beograd Mar 14, 2001

Revolja, amblema dhe heroina Athua kreu i dikurshëm policor mes tjerash ishte narko-kartela kryesore e këtushme e pahetuar dhe pa penguar nga askush.

AIM, Beograd, 12.03.2001

Të vendosur për muri, pranë policëve, ishin renditur njëra pas tjetrës në qese najlloni drogat e lehta dhe të rënda; gjithsejt 624 kilogram heroin dhe 70 kilogram të tjera. Atëherë në sallën e konferencës hyri ministri i Punëve të Brendshme në qeverinë e Serbisë Dushan Mihajloviçi dhe lajmëroi gazetarët se janë arrestuar tre ish-ndihmës të kryeshefit të dikurshëm të Sektorit për Sigurimim Shtetëror (SSSH) Branko Crni, Slavko Mandiç, Zoran Manjgotiç dhe ish kryeshefi i SSSH në Beograd Milan Radonjiç, pas një vendimi të Gjyqit të Dytë Komunal në Beograd. Kundër tyre u ngritën fletpadi penale për shkak se “dyshohet se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare dhe kanë falsifikuar dokumentet zyrtare”. Konkretisht: si ish-udhëheqës të SSSH-së, nga nëntori 1998 deri më tetor 2000 kanë lëshuar urdhëra për përgjime dhe ndjekje të fshehtë “të personave të caktuar”, kurse pastaj këtë material e kanë asgjësuar. Por, është vërtetuar, thotë Mihajloviç, se operativistët e SSSH-së e kanë ndjekur Slavko Çuruvinë, botuesin dhe themeluesin e gazetës "Dnevni telegraf" dhe "Evroplanin" gjatë ditës së vrasjes së tij më 11 prill 1999 si dhe liderin e Lëvizjes Serbe të Ripërtrirjes më 3 tetor të të njëjtit vit kur në atentatin e përgatitur në magjistralen e Ibarit u mbytën katër funksionarë të lartë të kësaj partie, si dhe kanë përgjuar komandantin më të njohur paraushtarak Zhelko Razhnatoviç Arkanin dy muaj para se të vritej më 15 janar 2000 në hotelin "Interkontinental".

Gjithë ajo që u përmend më lartë mund të cilësohet si gurë që përputhet në mozaikun imazhi përfundimtar i të cilit vërteton për atë që u dyshua dhe u përfol me vite të tëra. Gjegjësisht se një pjesë e Shërbimit, madje më i rëndësishmi, merrej me “luftën” kundër oponentëve politikë të ish-regjimit, gjegjësisht arbitrimin mes lobit politiko-mafioz dhe ku vrasjet e porositura ishin pjesë standarde e punës së tij.

Megjithatë ku është këtu droga? Në depotë e Bankës Komerciale në Beograd që e ka blerë Resori i Sigurimit Shtetëror, siç tha Mihajloviç, janë gjetur 624 kilogram heroin të pastër, kurse në depotë e policisë kriminalistike edhe 70 kilogram të llojeve tjera të drogës: "Kjo sasi e drogës është paketuar jashta procedurës dhe ka qëndruar në depo më shumë se sa afati i caktuar. Nuk i është dërguar gjyqit, as është asgjësuar siç shkruan në Rregullore". "Gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s erdhën, shkruajtën, vulosën dhe ikën, ashtu siç erdhën tani punonjësit e Resorit të Sigurimit Shtetëror, shkruajtën dhe e morrën atë që ishte në depo", tha drejtori i Bankës Komerciale Lubomir Mihajloviçit.

Çka ka bërë ky Shërbim me gjithë këtë sasi heroini? Që të mbetet gjithçka e qartë, gjithë shërbimet sekrete në botënë këtë apo atë mënyrë "luajnë" me drogën. Gjatë kohës së luftës në Vietnam CIA, pasi siguroi lojalitetin e bosave të ndryshëm të luftës në Indokinë, ishte direkt e përzier në kultivimin e hashashit dhe më pas distribuimin e heroinës. Sasia e caktuar e drogës së lehta dhe të rëndë edhe mëtej shfrytëzohet nga agjentët gjatë aksioneve të tyre provokuese me qëllim të shkatërrimit të rrjeteve të mëdha. Droga u jepet agjentëve, paguhen informacionet, kompromitohen kundërshtarë të ndryshëm të sigurisë kombëtare... Përgjithësisht e gjithë kjo i përket "operacionit të zi " dhe zyrtarisht "nuk ekziston dhe asnjëherë nuk ka ekzistuar".

Përmes fakteve të prezentuara gjatë njëzet ditëve të fundit del se Shërbimi i Sigurisë Shtetërore përveç “operacioneve të zeza” nuk është marrë me asgjë tjetër. Por më tepër se për 600 kilogram heroini bëhej fjalë veprime të këtilla, veç kësaj edhe mbase në emër të ndonjë “qëllimi të lartë”, Shërbimi i këtushëm ishte përzier në punë si CIA dikur. Serbia nuk ishte Trekëndëshi i artë, por bëhej fjalë për diçka tjetër. “Te ne janë arrestuar vetëm peshqit e vegjël dhe shtresa e fundit e rrugës" thotë një inspektor i cili shkaku i Rregullores së Shërbimit insiston të mbetet anonim. "Dilerët e mëdhenj kanë darkuar me kryeshefat dhe na kanë përqeshur. Ishin plotësisht të paprekshëm".

Çmimi i ulët i drogës së rëndë dhe të lehtë dhe shpërndarja e lehtë e tyre, saktëson gjithë ato pohime se puna kryesore në kontrabandën dhe shpërndarjen e drogës kryesisht bëhej me ndihmën e revoles dhe emblemës zyrtare. Në të vërtetë ndodhte herë pas here djegia e heroinit dhe mallit të ngjashëm. Ajo që nuk ndodhi ishte mos arrestimi i njerëzve nga rrjeti narkomafioz dhe djegia transparente e mjeteve narkotike.

"Para dy vitesh policia konfiskoi nja pesë kilogram kokain dhe burgosi katër-pesë njerëz" thotë një narkoman i mjekuar."Pas disa ditësh mundeshe të blije kokain të pastër dhe të shkallës së parë, mjaft lirë, me kusht nëse bleje sasi të konsiderueshme. Dikuj i shpejtohej sa më parë të përfundonte këtë punë. Me sa më kujtohet shumica e të burgosurve shumë shpejt u liruan, kurse njëri nga këto ishte plagosur në një qërrim hesapesh , që ndërlidhej me atentatin e Vuk Drashkoviqit në Budvë".

Narkomania është një nga problemet më të mëdha të jetës bashkëkohore. As vendet më të pasura nga Serbia nuk janë në gjendje që të pengojnë këtë dukuri. Nuk është i rrallë as rasti i policëve të korruptuar që marrin pjesë në shpërndarjen e drogës ose mundësojnë forma të ndryshme të mbrojtjes së narkodilerëve. Ajo që më së shumti ngjall frikë këtu është mundësia që një pjese e kreut të dikurshëm të kenë krijuar gjatë viteve të tëra rrjet narkomanie , pa u hetuar dhe pa u penguar fare. Mënyra se si fitohej shumë para përmes kësaj pune dhe si zhvillohej gjithë ky korupsion nuk pamundëson që në prapaskenë të shumë vrasjeve të pandriçuara profesionale ishte droga.

Heroina nga Banka Komerciale u dogj publikisht në termoelektranën "Nikolla Teslla" në Obrenovc. Hetimet e themelta do të zbulojnë se pse gati dy vite ajo qëndroi në depotë e bankës, kush dinte për gjithë këtë dhe cila është e vërteta rreth gjithë kësaj. Më konkretisht: Athua ishte biznes privat më shumë se gjysmë tonelate heroin që ishte jashta kontrollit institucional, athua Shërbimi ishte i preokupuar më shumë me kurthet e oponentëve të dikurshëm të regjimit dhe harroi këtë gjë ose është në pyetje finansimi i aktiviteteve të caktuara të pushtetit të dikurshëm sipas mënyrës së padronit Mihal Kerteshit në Shërbimin Federal Doganor prej nga, sipas nevojës, merrnin para në dorë dhe automobila e kamionë të konfiskuar? Problemi për të cilin bëhet fjalë është shumë më i madh dhe më serioz që të mund të paraqitej në një konferencë për shtyp.

AIM Beograd

FILIP SHVARM