Paralajmerimet e pushtetit te ri

Beograd Mar 12, 2001

Llogaritja me kriminalitetin e organizuar

AIM, Beograd, 06.03.2001.

Jugosllavia gjate dhjete vjeteve te fundit eshte bere "toka e premtuar" per kriminaliste. Ne bashkepunim me aparatin shtetror kriminaliteti ka perfshire te gjithe sferat e jetes shoqerore. Jo fort moti eshte publikuar se RFJ madje ndodhet menjehere pas Nigerise si shteti me i korruptuar ne bote. Kriminaliteti i organizuar lulezoi ne kohen e sundimit te Millosheviqit, kurse pasojat tani dalin ne siperfaqe ne vendin teresisht te shkretuar nepermjet te dallimeve te theksuara te te ashtuquajturit pasanike te rikomponuar dhe qytetare te cilet memzi lidhin ditet.

Pas nderrimit te kreut te pushtetit ne Serbi u paralajmerua llogaritja e pakompromis me strukturat e kriminalizuara te shoqerise. Individet qe kane shkelur ligjet keto dite mirren ne polici ose kunder tyre ngritet procedure gjyqesore. Mirepo, ekspertet jane skeptike. Keshtu, per shembull, dr. Dobrivoje Radovanoviq, drejtor i Institutit per hulumtime kriminalistikie ne Beograd, verteton se " nuk ekziston mundesi as teorike e as praktike qe kriminaliteti i organizuar pasi te paraqitet njehere te mund te crrenjoset pastaj fare. Nderkaq ka mundesi qe te paksohet dhe te mbahet nen kontroll! Dhe qe te arrihet kjo politikanet aktuale duhet patjeter te bejne ndryshime te domosdoshme ne polici, gjyqesi dhe ne aparatin administrativ. Parashtrohet edhe nje kusht kusht tjeter qe ata, politikanet aktuale, duhet t'i perballojne ose te ngelin imun ndaj kercnimeve (edhe tani u rrezikohet jeta te gjithe lidereve te DOS-it dhe familjeve te tyre), por edhe ofertave ne te holla ne shuma marramendese te cilat me siguri do te arrijne nga nentoka. Nese respektohet kjo pjese e planit, mund te shpresohet se ky lloj kriminaliteti per tre deri me pese vjet do te bjere ne " mase te kuptueshme" .

Gjate muajve te fundit mediat ne Serbi jane perplot me rubrika per kriminalitetin ekonomik, narko-dileret, prostitucionin, kotrabande me cigare, nafte, arme, reketime, kercnime dhe vjedhje e grabitje Njohesit e mire te rrethanave ne vend na bindin se behet fjale per "perbindeshin me njeqind krere" i cili nuk do te dorezohet aqe lehte, sepse ne qarkullim ndodhen shuma fantastike te hollash.

Sipas burimeve italiane vetem Mali i Zi per nje vit fiton nga kotrabanda 120 milione marka gjermane, kurse cdo e gjashta cigare qe thithet ne Angli, per shembull, e ka prejardhjen nga motoskafi i cili nga Tivari deri ne Bari transporton mbi 100.000 baksa cigare ne muaj. Te hollat qe fitohen ne Mal te Zi per "ruajtjen" e mallit te kotrabanduar paguhen ne dore, 50 perqind prej tyre menjehere derdhen ne xhepat private, kurse gjysma tjeter shkon ne arken e shtetit. Sipas disa vleresimeve, nepermjet te "reketimit" ne Beograd per nje muaj qarkullojne afer dy milione marka gjermane. Tarifat per "sigurim" i caktojne gangsteret vendas, kurse lartesia sillet prej 10 deri me 30 perqind te te ardhurave te pergjitheshme dhe deri me 100.000 DM per firmat e dalluara private, te cilat, per shembull, mirren me eksport-import. Reketin me te larte e paguajne edhe importuesit e automobilave dhe te naftes, kurse "per mbrojtje" me shume ndajne edhe importuesit e pemeve dhe perimeve (5.000 deri me 7.000 per nje shleper), pronaret e kafeterive, butikeve, salonave te frizereve, dileret e rruges, shitesit ne tezga etj.

Ne shoqerine ne te cilen mbreteron kriminaliteti do te lulezoje edhe delikuenca e te miturve. Ne vitin 1999 jane dorezuar 8.118 fleteparaqitje kunder "krimineleve" - te mitur, gje qe shenon nje renie ne krahasim me vitin 1998 kur kunder delikuenteve te mitur jane dorezuar 10.835 fletepadi, mirepo eshte shenuar rritje e numrit te veprave te renda penale. Para dy vjetesh nuk jane shqyrtuar 1.691 fleteparaqitje nga shkaku se te paditurit kane qene nen 14 vjet. Fakti se te miturit vrasin gjithnje me shpesh dhe ne menyre me brutale eshte i pakundershtueshem, sepse kjo shihet nga numri i madh i kronikave te zeza, te cilat cdo dite mbushin shtyllat e gazetave.

Sipas te dhenave te Drejtorise se policise kriminalistike te MPB te Serbise nga janari deri ne qershorin e vitit te kaluar jane dorezuar 3.632 fleteparaqitje kunder te miturve per shkak te 5.425 veprave penale. Jane bere 2.485 vjedhje te renda, pese vrasje dhe 8 tentime Numrin me te madh te ketyre te keqiave (2.540) i kane bere kundervajtes te moshes 16 dhe 18 vjecare, derisa 1510 te mitur jane me te rinj se 14 vjet. Bashkebiseduesi i AIM-it, dr. Radovanoviq, paralajmeron se do te jete shume veshtire te ndalohet "suksesi" marramendes i delikuenteve te mitur te cilet jane lindur dhe jane rritur ne shoqerine e kriminalizuar por qe edhe " situata aktuale nuk shkon ne favor te ndalimit te kriminalitetit ,sidomos te atij te te miturvet".

Sa i perket bashkepunimit me shtetin, edhe per kete ekziston lista e cmimit te sherbimeve: leja per importim te ilaceve disa individeve u ka sjelle 15 deri me 30 perqind te shumes se nominuar te te lejes. Edhe gjykatesit dhe policet " kane ecur perskaj ligjit", kuptohet, per te holla. Eshte e njohur fare mire se policet ne rolin e truprojeve te kriminalisteve dhe biznismeneve te dyshimte per pune te nje nate kane fituar sa per nje rroge mujore. Per kete shkak u ka dalur me mire te marrin pushim mjeksor dhe te punojne "ne te zeze", se sa te punojne si mbrojtes te ligjit, rregullit dhe paqes.

Sipas shenimeve statistikore gjate 10 vjeteve te fundit afer 800 gjykates vullnetarisht e kane braktisur funkcionin, per shkak te pagave te dobeta dhe presioneve, kurse pushteti i kaluar edhe njezet gjykates te tjere i ka shkarkuar nga shkaku se nuk kane qene te degjueshem sa duhet. Eshte fshehtesi e njohur poashtu, nderkaq, se edhe disa gjykates te tjere kane punuar privatisht per avokatet, ne rastet kur si nepunes te shtetit kane sjellur vendime ne Pallatin e drejtesise. Shkaku? Rroga e nepunesit te larte shtetror si c'eshte gjykatesi nuk kalon mbi 200 DM madje edhe ne ato raste kur ata punojne ne veprat me te renda penale.

Nga viti 1990 deri me 16 shkurt te vitit 2001 kur u be atentat edhe ndaj vete ministrit te ri te policise Dushan Mihailoviq, jane vrare mbi 40 kriminaliste te njohur dhe "biznesmene" si dhe dhjete funkcionare dhe persona publike, ne mesin e te cileve kane qene edhe Radovan Stojiciq - Baxha, u. d. minister i puneve te brendshme, Zoran Todoroviq - Kundak, sekretari i pergjithshem i JUL-it, Pavle Bullatoviq, ministri federativ i mbrojtjes

Deri ne vitin 1997 ne menyre spektakulare jane vrare kryesisht bosat dhe "krimosat" te cilet kane qene ne lidhje te afert me ta. Kurse pas ketij viti vazhdojne vrasjet e pushtetareve, atentatet ne politikane dhe fatkeqesite e trafikut, te cilat kane ndodh ne rrethana ende te pasqaruara

Ne qofte se pushteti i ri i godet kriminalistet dhe mafiozet e "cerdhes se grerezave" - ne menyre serike dhe te nxehte, ekspertet paralajmerojne se vetem atehere do te pasoje konflikti dhe llogaritja me e zjarrte dhe se nuk duhet pritur qe njerezit e nentokes te rrijne duarkryq dhe aqe lehte te ndahen nga fitimet kolosale te arritura shpejte me punet qe sjellin fitime te tilla.

DOS-i, nderkaq, ne qofte se deshiron te ngele ne pushtet, ose ne qofte se deshiron te fitoj edhe zgjedhjet e ardhshme eshte i detyruar te plotesoj premtimet e dhena. Ne te kunderten, qytetaret ende me ze me te larte do te pyesin se me cka pushteti i ri dallohet nga ai i mepareshmi: "Gjeja e vetme e cila deri tani shihet si sukses ne luften me mafine dhe kriminalitetin e organizuar eshte sfera ekonomike. Ne te gjitha punet tjera cdo gje deri tani eshte si me pare" - paralajmeron dr. Dobrivoje Radovanoviq-i.

Edhe pse ministri i policise Dushan Mihajloviq-i verteton se te ne nuk ka mafi ne kuptim te vertete te fjales, shume teoriciene jane te prirur qe kete termin dhe kuptim te kriminalitetit te organizuar ta vleresojne si sinonim. Sipas disa analisteve te jashtem tri zona te Ballkanit kane predispozita te behen shtete mafioze: Mali i Zi per shkak te kotrabandes me cigaret, Kosova per droge dhe Shqiperia per tregtine me njerez.

Pushteti i ri ne Serbi, qe ende nuk eshte etiketuar me predispozitat e siperpermendura, eshte, pushtet i nje shteti te kriminalizuar, i cili paralajmeron transformimin e gjyqit dhe riorganizimin e policise, qe ka themeluar edhe Komisionin per hulumtimin e keqperdorimeve ne sferen e ekonomise dhe afarizmit finansiar, ne krye te te cilit eshte ish gjenerali Vuk Obradoviq. Detyra e tij eshte qe te hetoj apo hulumtoj format me te renda te keqperdorimeve ne kriminalitetin ekonomik nga 25 dhjetori i vitit 1989 deri me 14 shkurt 2001. Nen thjerrez do te gjendet edhe procesi i privatizimit te ndermarrjeve te medha, si edhe ndarja dhe blerja e banesave reprezentative dhe vilave. Planifikohet edhe formimi i Komitetit per mbikqyrje te punes ne administraten shtetrore dhe ne sherbimet publike dhe paralajmerohet bashkepunimi me FBI, Interpolin dhe organizatat tjera nderkombetare policore. Eshte planifikuar edhe aprovimi i gjashtedhjete ligjeve te reja, si edhe Ligjit Penal. Paralajmerohet edhe zbatimi i denimeve drakonike (50 vjet burg) per ryshfet dhe korrupcion

AIM Beograd

OLGA NIKOLIQ