Udhekryqi i Tanushes ne politiken shqiptare

Tirana Mar 9, 2001

AIM Tirana, 09.03.2001

Shqiperia ishte nder te paret shtete, ne mos i pari, qe e denoi ngjarjen ne fshatin Tanushe ne Maqedoni dhe qe shprehu perkrahjen e saj per stabilitetin dhe integritetin e Maqedonise. Kryeministri i Shqiperise Ilir Meta, qe me 5 mars ndodhej ne France, mori ne telefon nga Parisi kryeministrin maqedonas per t'i shprehur solidaritetin. Nderkaq edhe qeveria shqiptare, edhe presidenti i Shqiperise shperndane te dy deklarata (gje e rralle ne Shqiperi qe te flasin te dy institucionet ne te njejten kohe), ne denim te grupeve apo personave ekstremiste ne Maqedoni, te cilet, sipas deklaratave te mesiperme me veprimet e tyre po bienin ndesh me interesat e shqiptareve ne Maqedoni dhe ne gjithe rajonin.

Kjo ngutje e Tiranes zyrtare per te shprehur qendrimin e saj ne denim te akteve te dhunes dhe ne mbeshtetje te Maqedonise duket se ka patur dy arsye: Se pari, ndonese as qeveria maqedonase dhe as ajo jugosllave apo ndonje qeveri tjeter nuk kane referuar apo aluduar per ndonje lidhje te grupeve ekstremiste me Tiranen, fakti qe ata jane identifikuar si "shqiptare", ne nje menyre apo tjeter e ben Tiranen te mos ndjehet mire ne raport me partneret e vet nderkombetare.

Se dyti Bashkimi Evropian, NATO dhe SHBA, te cilet Tirana i konsideron si aleate strategjike, kane mbajtur nje qendrim denues me te forte se cdo here tjeter ndaj akteve te dhunes ne Maqedoni dhe ne mbeshtetje te stabilitetit e integritetit ne ate vend, gje qe ne Tirane ka nxitur shpejtesine e reagimit.

Ne planin diplomatik me rreshtimin e saj te menjehershem me Maqedonine dhe shtetet e tjera te rajonit dhe te Perendimit, duket se Tirana zyrtare ia ka arritur te ruaje pozicionin e saj "te pastert", megjithe perkatesine etnike shqiptare te grupeve apo personave te armatosur, qe po shkaktojne tensione ne Tanushe. Qeveria maqedonase dhe kancelari te ndryshme perendimore e kane pershendetur qendrimin e qeverise shqiptare ne rastin e Tanushes.

Mirepo, ne planin politik, si te brendeshem ne Shqiperi, ashtu dhe ne ate mbareshqiptar te raporteve me partite politike shqiptare jashte Shqiperise, nuk duket se eshte arritur te krijohet apo te gjendet ky mirekuptim. Ndonese ne parim te gjitha partite politike ne Shqiperi kane shprehur denimin e tyre per aktet e dhunes ne Maqedoni, ka patur nje pozicionim te qarte te kundert midis tyre per ngjarjet e fundit ne Tanushe, por edhe per qendrimin qe duhet mbajtur ndaj Maqedonise. Partite e mazhorances qeveritare kane mbeshtetur qendrimin e mbajtur nga Qeveria. Partia Socialiste ne nje deklarate te kryesise se saj me 8 mars shprehu mbeshtetjen per denimin e akteve te dhunes dhe i kerkon shqiptareve ne Maqedoni bashkepunim me faktoret politike maqedonas. Partia Demokratike e opozites permes sekretarit te saj nderkombetar Mustafaj shprehu kritika per Tiranen zyrtare per nxitimin e saj te tepruar ne shprehjen e solidaritetit me qeverine maqedonase dhe i kerkoi Shkupit zbatimin e standarteve demokratike ndaj shqiptareve te Maqedonise. Edhe sekretari politik i Partise se Re Demokratike Pollo kritikoi qeverine shqiptare, por per qendrim te vonuar.

Diferencat ne kendveshtrimin e politiken shqiptare per situaten maqedonase e tregon edhe diskutimi me 7 mars ne komisionin e politikes se jashtme te parlamentit shqiptar, i cili i propozoi edhe parlamentit miratimin e nje deklarate te posacme per ngjarjet ne Maqedoni.Kryetari i komisionit Godo kritikoi qeverine per veprim te nxituar ne shprehjen e mbeshtetjes per qeverine maqedonase.

Se sa i veshtire eshte pozicioni i qeverise shqiptare ne situaten aktuale e tregon nder te tjera qendrimi ndaj dy ceshtjeve, te cilat lidhen me Maqedonine. Ceshtja e pare eshte propozimi i presidentit bullgar Petar Stojanov bere me 5 mars presidentit maqedonas Boris Trajkovski per te derguar trupa bullgare ne kufirin midis Kosoves dhe Maqedonise. Qeveria shqiptare, e cila nuk e pelqeu aspak kete propozim te Bullgarise per te vendosur trupa ne nje kufi qe eshte i banuar ne te dy anet me shqiptare, nuk e kundershtoi publikisht dhe zyrtarisht kete propozim te habitshem bullgar. Ajo e quajti te mbyllur ceshtjen me nje gjysem pergenjeshtrimi, qe beri kryeministri bullgar dhe ministri bullgar i mbrojtjes qe folen per dergim ndihme ushtarake dhe jo per trupa. Mirepo Partia Socialiste, qe eshte partia qe drejton koalicionin qeveritar nepermjet sekretares se vet nderkombetare Arta Dade dhe deklarates se kryesise e denoi ashper oferten e shteteve te ndryshme per te derguar trupa te huaja per te luftuar te ashtuquajturit ekstremiste. Edhe kryetari i komisionit parlamentar Godo kritikoi propozimin e presidentit bullgar dhe po keshtu beri edhe kryetari i Partise Demokratike te Re Pollo. Burime prane qeverise shqiptare bejne te ditur se mosaprovimi qe hasi ne Shqiperi propozimi i Petar Stojanovit shkaktoi shqetesim ne Sofie dhe zyrtare te larte te qeverise bullgare ndermoren me 8 mars disa percapje sqaruese prane qeverise shqiptare per te qetesuar ujerat.

Ceshtja e dyte qe deshmon pozicionin e veshtire te qeverise shqiptare eshte marreveshja e arritur midis Beogradit dhe Shkupit per vijezimin e kufirit midis tyre, per te cilen u nenshkrua edhe marreveshje ne Shkup me 23 shkurt nga presidentet Koshtunica dhe Trajkovski. Kjo marreveshje, qe u kritikua ashper nga udheheqesit politike shqiptare te Kosoves, u pershendet nga samiti i vendeve te Evropes Juglindore i mbajtur ne Shkup, ku mori pjese edhe Shqiperia, e cila megjitheate arriti te fuse ne deklaraten e Samitit tone me te ulta per kete marreveshje, nga cka kishin propozuar serbet dhe maqedonasit. Mirepo kjo marreveshje per kufirin eshte paraqitur nga kryeministri i Maqedonise Georgievski si nje nga arsyet qe "ka irrituar ekstremistet shqiptare". Kjo marreveshje per kufirin, per te cilen qeveria shqiptare ka mbajtur heshtje deri tani, eshte kritikuar ashper nga Partia Demokratike e opozites, e cila e quajti ate te nxituar. Nenshkrimi i saj pa marre parasysh faktorin politik shqiptar, sipas kesaj partie, ka ndihmuar ne acarimin e situates.

Qendrimi i Shqiperise per ngjarjet ne Maqedoni duket se ka hapur nje hapesire te re divergjencash midis partive politike ne Tirane dhe atyre ne Prishtine. Ndonese Partia Demokratike Shqiptare ne Maqedoni, e cila merr pjese ne qeverine maqedonase, nepermjet nenkryetarit te saj Menduh Thaci e pershendeti qendrimin e qeverise shqiptare per ngjarjet ne Tanushe, asnje parti tjer politike shqiptare ne Maqedoni dhe as ne Kosove nuk e kane pershendetur publikisht qendrimin e Tiranes ndaj Maqedonise. Madje disa prej partive te quajtura radikale ne Kosove si LPK kane shprehur hapur kundershtimin e tyre ndaj qendrimit qe Shqiperia po mban ndaj Maqedonise.

Konstatohet nje pakenaqesi e partive politike shqiptare ne Prishtine ndaj qendrimit te Tiranes per ngjarjet ne Tanushe dhe ne pergjithesi ndaj Maqedonise. Partite politike shqiptare ne Kosove dhe ato te opozites shqiptare ne Maqedoni kembengulin ne nje element, qe e quajne te rendesishem per t'u njohur si shkak te situates dhe qe ka te beje me diskriminimin qe u behet nga qeveria maqedonase shqiptareve te fshatrave te brezit kufitar, te cilat madje as nuk jane regjistruar si banore te Maqedonise dhe jane lene jashte regjistrimit qellimisht ne vitin 1994.

Tirana zyrtare eshte e ndjeshme ndaj opinionit qe kane partite politike shqiptare ne Kosove dhe ne Maqedoni per politiken e saj ne rajon. Kjo behet me e theksuar pikerisht ne kete kohe kur ne Shqiperi po afrohen zgjedhjet parlamentare te muajit qershor dhe ku mazhoranca qeveritare nuk mund t'i anashkaloje reagimet e partive shqiptare jashte kufijve te Shqiperise. Kryeministri Ilir Meta ai do te organizoje se afermi ne Tirane takime me perfaqesuesit e partive kryesore politike shqiptare te Kosoves dhe te Maqedonise per te bashkerenduar qendrimet e faktorit shqiptar. Situata jo shume e pelqyeshme, ne te cilen ndodhet faktori shqiptar ne rajon, pas vales se madhe nderkombetare te kritikave kunder ekstremisteve (shqiptare) ne Maqedoni apo Luginen e Presheves, duket se i ka bindur partite shqiptare te rajonit se do te jete me mire per ta qe te flasin ne nje ze me komunitetin nderkombetar.

ARIAN LEKA