Jelaviçi shpalli “vetadministrimin kroat”
Vendim jolegjitim dhe jolegal
AIM, Sarajevë, 05.03.2001.
Në Mostar gjatë këtij uikendi u mbajt Kuvendi i BDK (Bashkësisë Demokratike Kroate) – i quajtur me tendencë si Kuvendi Popullor Kroat në BeH, ku krerët e kësaj partie, të ndihmuar nga bashkëmendimtarët e tyre në Kroaci dhe në pjesën e Federatës së BeH, shpallën të ashtuquajturin vetadministrim kroat, që do të thotë ringjallën “Herceg Bosnjën”.
Të 538 delegatët e Kuvendit (mënyra e zgjedhjes e
qartë vetëm për BDK-në) unanimisht sollën
vendimin pwr themelimin e Këshillit
Ndërterritorial dhe Ndërkomunal, si formë e
përkohëshme e vetadministratës kroate që duhet
të paraqesë vetmbrojtjen e popullit kroat "nga
të gjitha cenimet e të drejtave dhe lirive të tij
nga veprimet të dëmshme të autoriteteve, të bëra
në kundërshtim me shprehjen e vullnetit të tij
lirë e demokratik”. Si kryetar i vetadministratës
kroate u zgjodh Marko Tokiç (BDK), kurse si
kryetar i Këshillit ligjvënës Ivo Andriç
Luzhanski (BDK, natyrisht). Pwrmes vendimit tw
vet ky Kuvend nuk e njeh më autoritetin e BeH në
rajonin e vetadministrimit kroat (territorin
"Herceg-Bosnë"), njëkohësisht në atë pjesë të BeH
ndalohet zbatimi i vendimeve të bashkësisë
ndërkombëtare!? Kjo është sjellja e krerëve të
kësaj mbledhjeje, pra të gjitha ligjet, aktet, që
aktualisht janë në fuqi në BeH dhe Federatën e
BeH vlejnë aq sa nuk janë në kundërshtim me
vendimin për formimin e vetadministratës kroate.
Gjithçka që nuk u shkon për shtati kreatorëve të
politikës së BDK-së, prej tani është e huaj për
“territorin” e tyre. Njwkohwsisht nga bashkësia
ndërkombëtare kërkohet tërheqje e “vendimeve
antikushtetuese për mënyrën e zgjedhjes së
përfaqësuesve në Dhomën e Popujve të Parlamentit
të BeH", dhe rikujtohen "obligimet pwr
respektimin e mënyrës së votimit në Dhomën e
Popujve me të gjitha dispozitat mbrojtëse për
secilin popull". Kjo bëhet shkaku i vendimit të
njeriut të parë të OSBE-së në BeH, Robert Barry,
sipas të cilit zgjedhja e përfaqësuesve kroat nw
Dhomën e Popujve mund të bëhet edhe pa shumicën e
votave kroate, që ishte shkas për mospërfaqësim
të të zgjedhurve nga BDK-ja në parlamentin
federal.
Vetadministrata kroate përbëhet nga këshilli ligjvënës, gjegjwsisht pjesëtarë nga rradhët e popullit kroat të zgjedhur gjatë zgjedhjeve të nëntorit të kaluar për parlamentin shtetëror, të etniteteve dhe territorial. Këshilli, mes tjerash, është i autorizuar të sjellë buxhetin e vetadministratës dhe rregulloret tjera që kanë të bëjnë me finansimin e nevojshëm, që do të thotë se BDK-ja vendosi nga buxheti federal të marrë mjete nga dogana, tatimet, të hyrat e donacionet dhe vetvetiu të disponojë me ta! Në kuadër të vetadministratës do të vepronte dhe njësia për drejtim, por edhe pushteti gjyqësor. Selia e vetadministratës është Mostari (natyrisht pjesa e majtë), gjuhë zyrtare është kroatishtja, alfabeti latin (gjuhët tjera mund të përdoren si mjete komunikimi dhe në shkolla) kurse kjo sajesë ka edhe stemën e vet, flamurin, vulën dhe simbolet tjera. Kuvendi gjithashtu ka paraparë pavarësimin e sërishëm të Këshillit Kroat të Mbrojtjes (një nga komponentet e Ushtrisë së Federatës së BeH) kurse kryetari i BDK-së për BeH, natyrisht, edhe kryetar i këtij Kuvendi, Ante Jelaviç (por edhe anëtar i Kryesisë së BeH) tha se "kryetari i vetadministratës së përkohëshme kroate, në rast të pengimit të zgjedhjes legjitime të anëtarit të Kryesisë së BeH nga rradhët e popullit kroat, merr kompetencat e komandës civile të Këshillit Kroat të Mbrojtjes ".
Para mbledhjes së Kuvendit autoritetet ndërkombëtare, por edhe partitë që nuk i përkisnin bllokut pushtetor dhjetëvjeçar nacionalist në BeH, thanë haptas se bëhej fjalë një mbledhje partiake dhe se gjithë dokumentet e miratuara nuk kanë kurfarë legjitimiteti në BeH. Gjithashtu liderëve të BDK-së iu bw haptas me dije për vendosjen e sanksioneve në rast të segregacionit dhe bllokadës së mëtejme të autoriteteve legjitime pushtetore. Athua për këtë shkak ose jo Kuvendi në këtë mbledhje “konkludoi” se të gjitha vendimet e sjellura në vetadministratën kroate "presin " edhe 15 ditë, gjegjësisht se nuk do të tërhiqen nëse “partnerët politikë nga dy popujt tjerë konstituiv nuk e respektojnë vullnetin zgjedhor të kroatëve si të barabartë dhe barabarësinë kushtetuese" . Kushti për tërheqjen e vendimit për vetshpalljen e vetadministratës kroate, do të tërhiqet vetëm me respektimin e paritetin në pushtet, rotacionin dhe koncensusin në të gjitha trupat e përbashkët dhe nw institucione. Bashkësisë ndërkombëtare gjithashtu u kushtëzua "për tërheqjen e vendimit antikushtetues rreth mënyrës së zgjedhjes së përfaqësuesve në Dhomën e Popujve në Parlamentin e BeH dhe Federatës BeH ".
"Në rast se partnerët politik në BeH dhe bashkësia ndërkombëtare në afat prej 15 ditësh nuk plotësojnë kushtet e përmendura, që janë në përputhje me Kushtetutën e Federatës së BeH dhe BeH, gjithë vendimet e vetadministratës kroate si dhe vendimet dhe përcaktimet e Këshillit të përkohshëm legjislativ shpallen si të plotfuqishme ", u konkludua në kuvend.
Kete dokument dhe vendimet e marra, siç thuhet, Kuvendi do t'ua dorëzojë përfaqësuesve të popullit bosnjak dhe serb në organet e pushtetit, nënshkruesve dhe dëshmitarëve të marrëveshjes së Dejtonit, dhe institcioneve ndërkombëtare në Bosnje e Hercegovine (BeH). Me fjalë tjera, letra ku janë përfshirë kushtet, që i paraqet BDK-ja, do të arrijë në duart e përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare - që këtë Kuvend e konsiderojnë jolegjitim - dhe tek partnerët qeveritar dhjetëvjeçar të BDK-së , PAD dhe PDS, që përkrah Partisë së Jelaviç tashmë nuk kanë fuqi vendosjeje në vend. Atyre që tani marrin pushtetin nga koalicioni trenacional, gjegjësiht Aleanca për Ndryshime, nuk u bën përshtypje njeriu i parë i Kuvendit dhe BDK-së Ante Jelaviçi. Sepse për ta "inzhinjeringu pas zgjedhjeve përmes shumicës parlamentare përbëhet nga Aleanca ".
"Kjo Aleancë nuk është asgjë tjetër vetëm se koalicion antikroat që nuk respekton vullnetin zgjedhor të trupit zgjedhor kroat dhe përfaqësuesit e saj legjitim... Kryelartësia e bashkësisë ndërkombëtare dhe verbësia politike e Aleancës wshtw tw braktiset kërkesa jonë që të pengohet konstituimi i pushtetit kundër dëshirës së popullit kroat", tha Jelaviç në Kuvend dhe shtoi se hedh poshtë "pushtetin marionetë, jolegal dhe antikroat të Partisë Social Demokrate, që BeH e bën rajon trysnie, krize dhe konfliktesh, shtet ku kushtetuta, ligjet, mekanizmat zgjedhore dhe institucionet parlamentare që mbrojnë dhe forcojnë barabarësinë nacionale nuk vlejnë as dy centë, as dy pena."
Jelaviç, megjithatë, përjashton se shpallja e vetadministratës kroate do të thotë krijim i "Herceg-Bosnës", gjegjësisht kjo është rezultat i platformës për BeH demokratike dhe vetruajtëse, kurse në rajonin e vetadministratës do të ndalohet (së paku kështu shkruan në dokumente) çdo veprim, nxitje, organizim i çfarëdo ndarjeje që do të mund të cenonte sovranitetin dhe integritetin territorial të BeH, ekzistencën e ndonjë bashkësie nacionale apo pakice kombëtare, nxitjen e urrejtjes nacionale, diskriminimin ose krijimin e një gjendjeje të pabarabartë.
"Siç shihni nuk përgatisim asnjë lloj radikalizmi, asgjë ekskluzive për kroatët ndonjë zgjidhje të veçantë administrative-teritoriale, por vetëm mbrojtje të dinjitetit dhe identitetit politik, nacional, social, kulturor dhe fetar të kroatëve ", sqaroi Jelaviç para rreth 160 gazetarëve, shumica nga BeH, Kroacia fqinje por edhe nga mediat e jashtme.
Përkrah gazetarëve të interesuar në kwtw mbledhje
morrën pjesë edhe shumë mysafirë të interesuar
nga Kisha Katolike në BeH ("Populli kroat nuk
dëshiron të jetë në zgjedhën e askujt", peshkopi
hercegovas Ratko Periç), liderë opozitar nga
Kroacia fqinje ("Populli kroat nuk është Kalimero
që thotë 'kjo është padrejtësi', por të marrë
fatin në duart e veta", Ante Gjapic, kryetar PPK)
por edhe pjesëtarë të gjashtëshes qeveritare
(Zdravko Tomac, nwnkryetar i Kuvendit në
Republikën e Kroacisë, i cili u përcoll me
pakënaqësinw e të pranishmëve kur tha se "kemi
rezerva ndaj vendimeve të njëanshme sepse kjo nuk
është reale. Reale është të kërkohen ndryshime
kushtetuese, kurse nëse ju do të shkonit një
rruge tjetër do të bëheni palestinezw, kurse do
të jetë vështirë edhe për ne si Kroaci")
Natyrisht Kuvendi, u shënua edhe me të shtëna armësh ndaj gjithë atyre që nuk e duan BDK-në. I sigurti Anto Jakiç përfundoi se Tomaci në Mostar "erdhi me detyrë dhe nuk foli nga zemra " kurse për gjitha fatkeqësitë e kroatëve në BeH e akuzoi kryetarin aktual Stjepan Mesiçin, të cilin e porositi "Ja përllogaria jote, merr gjithçka sepse për ne gjithçka është e qartë kur dashamirësi yt më i mirë është Sulo Komshiç" (Ive Komshiç, kryetar i Parlamentit të Federatës BeH – sh.y.) Sipas tij askush këtu nuk mund të bëhet zyrtar i bashkësisë ndërkombëtare në rast se nuk urren kroatët. Vet Jelaviçi para ndërtesës ku u mbajt Kuvendi thirri para mostarasve të mbledhur se “kroatët nuk do të pranojnë Sejdo Bajramoviçin në formën e Pwrliçit, Zubakut dhe Matiçit " (kroatë në kuadër të Aleancës për ndryshime) kurse Zdravko Hrstiç pohon se OSBE ka ndërruar rregullat vetëm për të sunduar kroatët në BeH dhe se BeH nuk është e cenuar nga kërkesat e Kuvendit kroat, por nga “projektet e Serbisë së Madhe, tranzverzales së gjelbërt dhe vëllazërisë së kuqe".
Pra siç do të thoshte Jelaviçi vëllazëria e ka bërë të veten. Priten veprimet nga Sarajevw, së pari të pjesëtarëve të bashkësisë ndërkombëtare në BeH. Reagimet tashmë janë të njohura - OHR e konsideron personalisht përgjegjës, siç thuhet, për këtë aksion provokativ, OSCE pohon se bëhet fjalë për vendime të njëanshme që rrënojnë marrëveshjen e Dejtonit dhe si të tillë nuk mund të implementohen, kurse edhe qëndrimi i ambasadës amerikane në BeH është i ngjashëm që këtë mbledhje e konsideron jolegjitim dhe jolegal. Kryesia qendrore e partisë më të fuqishme në BeH, Partia Socialdemokrate, thotë se bëhet fjalë për privilegjet dhe fuqinë e BDK-së që të shtyjë pjesën e kroatëve boshnjako-hercegovinas dhe pjesëtarët e popujve të tjerë në izolim dhe gjendje të pashpresë në rajonet ku BDK-ja pushtetin. Por, sipas reagimeve të qarta këtu me padurim dhe pasiguri pritet - aksioni.
IVANA DRAZHIÇ
AIM, Sarajevë