Hyrje vetëm për të zgjedhurit

Sofia Mar 4, 2001

Ndërrimet në ligjin për partitë politike rrisin ndikimin e forcave politike parlamentare dhe u garantojnë sponzorizim pa kontroll.

AIM Sofje, 27.02.2001.

Kasta politike qeveritare bëri një tentim për të forcuar pozicionet e veta ku përmes sjelljes së ligjit mbi partitë izoloi forcat jashtëparlamentare. Deri tani ky eksperiment ende nuk është bërë realitet sepse kryetari bullgar Petar Stojanov e ktheu ligjin për rishqyrtim shkaku i ndërrimeve skandaloze. Leximi tjetër në sallën plenare, megjithatë, nuk është garancion se partitë e mëdha nuk do ta ligjësojnë mbretërinë e tyre në të cilën ata që mendojnë ndryshe janë të padëshirueshëm.

Kryetari Stojanov e ktheu ligjin shkaku i pesë neneve të Ligjit për partitë politike, që paraqet veton e dymbëdhjetë prej se erdhi në këtë funksion në vitin

  1. Tekstet kontestuese kanë të bëjnë me mundësinë e padisë në rast të refuzimit të regjistrimit, mundësinë e shuarjes së partisë politike dhe pjesën e tekstit për riregjistrimin.

Një nga masat më drastike kundër hyrjes së partive të reja në jetën politike ishte ndërrimi sa i përkt riregjistrimit. Sipas përcaktimeve kalimtare dhe përfundimtare të gjitha partitë që nuk janë të përfaqësuara në parlament dhe nuk kanë fituar më shumë se një përqind të votave në zgjedhjet e fundit për Kuvendin Popullor, duhet të riregjistrohen në afat prej tre muajsh. U shfaqën dyshimet se ky nen është vendosur me qëllim të eliminojë disa formacione të reja siç janë Partia Qytetare e ish-ministrit të punëve të brendshme Bogomil Bonevit dhe lëvizjes "Gjurgjevdan". Dy partitë e reja zhvillohen shumë shpejt në jetën politike bullgare. Arrijnë të fitojnë përkrahjen e grupeve potenciale të zgjedhësve që janë të zhgënjyer me modelin e tanishëm bipolar të konfrontimeve mes Partisë Socialiste të Bullgarisë (PSB) dhe partisë qeveritare Lidhjes së Forcave Demokratike (LFD).

Disa analistë konsiderojnë se afati tremujor për riregjistrimin do të flak partitë e vogla nga vrapi për zgjedhjet e ardhshme. Jo pse partitë nuk do të mund të organizojnë më shumë forume ose t'i përgatisin dokumentet, por sepse gjyqi mund të ndikojë në shpejtësinë e riregjistrimit përmes veprimeve të ndryshme procedurale. Kështu ndonjë lëndë për riregjistrim mund të hudhet poshtë dhe partia përkatëse nuk do të mund të regjistrohej për zgjedhje në qershor.

Partia Qytetare e Bullgarisë vendosi të sigurohej për rastin që deputetët të mos i ndërronin tekstet që kryetari i vendit i ktheu për tu rishqyrtuar. Ky formacion thirri me urgjencë kongresin që sërish tu përmbahej dhe përgjigjej kërkesave. Partia Qytetare ka gjithnjë e më shumë ithtarë duke iu falemnderuar liderit Bogomil Bonevit, i cili ishte ministër i punëve të brendshme deri në fund të vitit 1999 në kabinetin e LFD-së dhe Ivan Kostovit. Gjenerali fitoi përkrahje sepse gjatë kohës sa e drejtonte MPB-në çështjen e kriminalitetit e solli në kufinjtë e arsyeshëm.

Veç kësaj sipas një ndryshimi të ligjit flaket mundësia që përmes procesit gjyqësor të kontestohet refuzimi i gjyqit për të regjistruar parti politike. Kjo do të thotë se vetëm për partitë politike nuk vlen procesi gjyqësor nga tre instancat, që kryetarit Stojanov iu duk e çuditshme. Kështu me dy ndryshimet në ligj krijohet mundësia që disa formacioneve të reja aktive automatikisht tu pamundësohet gara parazgjedhore.

Termi "partitë e përfshira në parlament" gjithashtu është i paqartë sepse disa parti deri tani kanë marrë pjesë në përbërjet e koalicioneve në Kuvendin Popullor. Kështu është me VMRO-në që ka dy deputetë në kuadër të koalicionit Forcat e Bashkuara Demokratike (FBD), por që ka ndërmend në zgjedhjet e ardhshme të paraqitet si e pavarur. "Nuk është e qartë se çdo të thotë ky tekst. Cila parti është e përfshirë në parlament – ajo që ka pasur vetëm një deputet ose ajo që ka pasur grup parlamentarësh", deklaroi kryetari Stojanov.

Veç kësaj deputetët e Kuvendit të 38 Popullor miratuan nenin sipas të cilit çdo parti politike mund të shpërbëhet përmes një procesi gjyqësor nëse nuk regjistrohet dy herë rradhazi për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare. Qëllimi i këtij ndryshimi është që të flaken nga skena politike partitë fantome. Ky ndryshim ka edhe dimensionin finaciar. Sapo afrohen zgjedhjet organizata të ndryshme kandidohen për të ardhurat shtetërore, fitojnë më pak se një përqind të votave dhe pas kësaj humben së bashku me paratë, harxhojnë kohë në TV për debate etj. Megjithatë, nga ana tjetër, shpërbërja e tyre cenon të drejtën e grupimit të qytetarëve bullgarë në organizata dhe parti. "Vullneti politik i qytetarëve nuk realizohet vetëm gjatë zgjedhjeve parlamentare. Partitë mund të nxjerrin kandidatë për kryetar, për këshilltarë komunal dhe për prefektë", deklaroi kryetari.

Ai kërkoi që të precizohej koha pas së cilës partia mund të shpërbëhej përmes procesit gjyqësor. Sipas tij do të ishte më e drejtë të shpërbëheshin partitë që gjatë dhjetë vjetëve të fundit nuk kanë marrë pjesë në zgjedhjet nacionale dhe lokale.

Kryetari Stojanov e ktheu në rishqyrtim edhe përcaktimin në fq1 nenin 22 sipas së cilit nuk lejohet sponzorizim anonim më shumë se 25 përqind të të ardhurave vjetore të partisë përkatëse. Në arkën e partisë që në zgjedhje ka fituar së paku 1 përqind të votave do të hyjë një lev për çdo votë të fituar. Pra nëse ndonjë parti e madhe ka fituar dy milionë vota, do të fitojë dy milionë leva, gjegjësisht DM, si dhe deri 500 mijë leva nga sponzorët. "Termi sponzorizim anonim nuk ekziston në jurispondencën bullgare. Sponzorizimi përherë është marrëveshje bilaterale dhe sponzori nuk mund të jetë anonim", deklaroi Petar Stojanov.

Partitë parlamentare megjithatë janë të vetmet sa i përket sponzorizimeve. Sipas disa politikanëve sponzorët nuk dëshirojnë që të publikohen emrat e tyre, që të mos dëmtohen nga pushteti i ri. Nga ana tjetër sponzorizimi anonim krijon mundësi të pakufizuara për para të ndyra dhe shfrytëzim të tyre në garën parazgjedhore. Pra që t'i iket hyrjes së mjeteve të dyshimta janë krijuar të ardhurat shtetërore. Duket se lobimi në dobi të personave të dyshimtë dhe grupacioneve i shkon për qejfi elitës politike.

AIM, Sofje

GEORGI FILIPOV