Marreveshje per kufirin verior
AIM Shkup, 02.03.2001
Definimi i vijes kufitare ndermjet Republikes se Maqedonise dhe Republikes Federale te Jugosllavise, per nje dekad ka qene nje ceshtje e hapur.Bisedimet e filluara koh me pare ndermjet ketyre dy shteteve, kane perfundur me nenshkrimin e marreveshjes nga kryetari I Maqedonise Boris Trajkovski dhe ai , jugosllav Voisllav Koshtunica, per definimin e vijes kufitare. Kjo marreveshje sipas disa vleresimeve, permban ende disa pika te padefinuara, te cilet nuk paraqesin edhe aq problem per te filluar ridemarkacioni i vijes kufitare me fqiun verior. Pas aritjes se marreveshjes ne Samitin e Shkupit, Kryetari i Maqedonise Boris Trajkovski, nenshkrimin e kesaj marreveshje e ka vleresuar si shume te rendesishme per stabilitetin dhe sigurine ne vend. Partite politike maqedone kane perkrahur ratifikimin e kesaj marreveshje ne Parlamentin republikan dhe e vleresojne ate si zgjidhje te nje problemi si para qytetareve te vendit ashtu edhe para faktorit nderkombetare.
Ndonese marreveshja eshte votuar nga deputetet e Partise demokratike Shqiptare, e cila eshte pjesmarese ne kualicionin qeveritare, ne parim , partite politike shqiptare ne Maqedoni nuk e pranojne marreveshjen e aritur, ku si pale ka qene vetem Beogradi. Partite politike shqiptare, njohin teresine teritoriale te Maqedonise, por nenshkrimin e kesaj marreveshje ato e konsiderojne si nje hap te ngutshem, pasi ajo eshte realizuar pa prezencen e faktorit Kosovare.
Kryetari i partise me te madhe shqiptare ne Maqedoni , PDSH-se Arber Xhaferi , nenshkrimin e marreveshjes e konsideron si "veprim pucist". Sipas tij, "pjesa e kufirit ne drejtim te Kosoves dhe ne drejtim te "jugut te Serbise" duhet te konfirmohet ne bashkpunim me shqiptaret e Kosoves dhe shqiptaret e tjere. Edhe partia opozitare shqiptare PPD-ja, nuk e njehe marreveshjen e ketille . Kjo sipas tyre eshte realizuar me nje subject te gabuar, ne vend qe ajo te behet me Prishtinen dhe UNMIK-un.
Mbi 60% e teritorit te Maqedonise ne pjesen veriore te saj kufizohet me Kosoven. Ne kete pjese te kufirit nuk valon flamuri jugosllav, ate ne anen kosaovare e kontrollojne trupat paqeruajtese te KFOR-it. Ne vijen kufitare te Maqedonise me Kosoven problematike paraqiten disa pjese sic eshte trekendeshi ndermjet Serbise , Kosoves dhe Maqedonise. Ne pjesen me te madhe te kesaj vije kufitare , shtrihen fshatra te banuar me shqiptar. Disa nga keto fshatra edhe pergjismohen nga vija kuftare, ndrsa disave toka punuese u mbete ne anen tjeter. Per shkak te lidhjeve tradicionale te banoreve te ketyre fshatrave me qytetet kosovare qe i kane me te aferta , shume nga ato per shkak te mungeses se dokumentacionit nuk e kane te regulluar shtetesine e Maqedonise. Kjo pjese e kufirit per shkak te relievit malor veshtire kontrollohet ne te dy anet e saj. Ushtria dhe policia maqedone kohen e fundit kane shtuar pranin e tyre ne kete ane.
Me 26 shkurt, persona te armatosur kane sulmuar policine dhe ushtrine maqedone te karakolli Tanushefc, ne afersi te fshatit Tanushefce, i banuar me shqiptare. Sipas , ministrise se mbrojtjes se Maqedonise,"persona te paidentifikuar me dy refale kane hapur zjar ndaj policise dhe ushtrise maqedone. Me vone shkembimi i zjarit ka fituar ne intenzitet." Policia dhe ushtria maqedone mund te levizin deri ne afersi te karakollit Tanushefc por jo edhe ne mbrendi te fshatit. Sipas ministrit te mbrojtjes , Luben Paunovski, nje grup i armatosur qe arine deri ne 60 vete, shumica te ardhur nga Kosova jane barikaduar ne fshat dhe cdo tentim per te hyre ne Tanushevc, sipas tij do te thote konflikt i armatosur. Ky grup sipas Paunovskit ka nje prapavij te forte dhe Maqedonia nuk deshirojme te bie ne kete situat. Por, shton ai, do te insistojme qe me mjete diplomatike ne planin e mbrendeshem dhe ate te jashtem ta zgjidhim kete problem. Kryetari i Qeverise se Maqedonise Lubco Georgievski, situaten ne Tanushefce e ka vlersuar si nje provokacion i cili duhet te meret seriozisht. Ai thote se kemi zgjedhur strategjine per ti izoluar keto grupe te ardhura nga Kosova dhe te zhvillohet nje aktivitet diplomatik, me faktorin nderkombetare, per ta zgjidhur kete problem pa viktima. Sipas Georgievskit, behet fjale per disa grupacione militante, paraushtarake apo teroriste nga Kosova. Sipas tij , shume gjera tregojne se behet fjale per nervozizem per shkak te neshkrimit te marreveshjes per caktimin e vijes kufitare. Georgievski, vlereson se ky grup nuk ka mbeshtetje politike, por ato punojne sipas ideve vetiake.
Autoritetet maqedone kane akuzuar forcat nderkombetare te stacionuara pergjat kufirit te Kosoves , per kontrollimin e dobet te terenit. Nderkoh, paqeruajtesit kane deklaruar se nuk kane verejtur levizje te grupeve te armatosura ne drejtim te kufirit te Maqedonise. Partite opozitare maqedone, situaten ne Tanushefce e vleresojne si pasoje e veprimit te Ushtrise Clirimtare kombetare.
Lidhur me incidentet e fundit ne kufirin verior dy partite me te medha shqiptare ne Maqedoni , kane shprehur qendrimin e tyre se nuk i perkrahin veprimet e armatosura. Nenkryetari I PDSH-se, ka deklaruar se ne kemi bere perpjekje maksimale per uljen e tensionit ne Tanushefce por kemi pasur rezultate minimale. " Une mendoje se prapa tyre nuk qendron ndonje force politike". Ne , ka thene , Thaci perkrahim sovranitetin e Maqedonise dhe ne kete kontekst edhe aspektet kufitare te ketij shteti.
Partia opozitare shqiptare PPD-ja, situaten ne Tanushefce e vlereson , si rezultat i provokimeve te pushtetit maqedon i cili ka per qellim pastrimin etnik te te kesaj ane.
Pjes me e madhe e banoreve te fshatit Tanushefce dhe te fshtrave perrreth kane leshuar shtepit e tyre dhe jane vendosur ne Kosove. Numri i tyre arine deri ne 600 vete. Banoret e fshatit Tanushefce , tregojne se policia maqedone prej nje kohe te gjate ushtron dhune ndaj banoreve te ketyre fshatrave . Javen e kaluar policia maqedone ka vrare nje djalosh 26 vjecare nga fshati Tanushefce. Policia , thone ato, kohen e fundin ka intensifikuar veprimet e veta, duke hapur zjar ndaj shtepive, ata thone se jane degjuar edhe detonime te fuqishme.
Fshati Tanushefce vazhdon te mbahet ende i izoluar nga policia dhe ushtria maqedone. Ne afersi te ketij rajoni, jane sjellur edhe njesitet e blinduara ushtarake, nderkohe qe organet shteterore kane kerkuar ndihmen e fakorit nderkombetare per zgjidhjen e ketij problemi.
AIM Shkup
NEXHBEDIN SHAQIRI