Aliansa per ndryshime dhe RS : edhe pas Slloges Slloga
Deri sa Aliansa do te kembengul qe mospajtimet e brendshme t'i shuaje me te hollat e jashtme dhe me dajak, pastaj me vullnet te jashtzakonshem per pushtet, ashtu sic mund te mbahet mend vetem nga humbesit kronike, si dhe ne afirmimin me cdo cmim te parimit qytetar, deri atehere partite nacionale ne paqen e zotit do te pergatiten edhe per "dhjete vjetet me te renda".
AIM Banjalluke, 22.02. 2001
Ne kohen kur ne Republiken Serbe para tre vjetesh erdhi ne pushtet koalicioni i atehershem perendimor Slloga, ne pyetjen se cfare do te bente tani SDS i rrexuar, njeri nga antaret e kthjellet te kesaj partie nenshkruesit te ketij shkrimi i tha: " Asgje, vetem qe nuk duhet te pengoje". Ashtu edhe ndodhi. As qe mund te pengonin dhe as qe penguan dhe vetem nese SDS ndonjehere ben listen e njerezve te saj me te meritueshem, emri i Miroslav Dodikut, do te duhet, nese ka drejtesi zoti, te shkruhet me shkronja te arta. Sepse politika humbese dhe mentaliteti i Slloges, ishin me te meritueshme me teper se cdo gje tjeter per kthimin pothuaj triumfal te SDS te humbur.
Tre vjet me vone, nuk gjindet asnje gabim gjenetik ose lloji tjeter i cili te jete shenuar ne Slloge dhe qe sot te mos mund te lexohet ne kodin e Alianses Demokratike per ndryshime. Ne fillim, si eshte e njohur, njelloj sikurse Slloga ky grupacion nuk kishte shumicen ne parlamentin e BeH, por me cfare mundi te nxjerre mandatarin per Keshillin e ministrave Martin Raguzhin nga HDZ dhe me cfare mundi te siguroje mandatin e kandidatit te Alianses, Bozhidar Matiq-in, me se paku ljo i ngjan sjelljes parlamentare dhe shume me teper situates kur ata te Sforit para tre vjetesh kalonin neper misrishtet e Semberise me transportues dhe lutnin nje deputet te SDA qe te kthehej ne sallen e Bjelines dhe te ngreje doren per Mirosllav Dodikun. Dallimi qendron ne ate se ne timonin e transporterit kete here qendronte ambasadori amerikan ne Sarajeve, Tomas Miler, i cili nuk hidhte vetem nje deputet, madje jo vetem nje parti. Por, fundi i fundit, te jemi pragmatike: ai qe ndaloi luften ne Bosnje, qe paguan paqen e saj te imponuar aqe shtrenjte, ajo qe se paku ka te drejte t'i lejoje vetes eshte qe te therrase: "Dhe tani, perpara, te gjithe gishtrinjt lart".
GRUMBULLI I HUMBESVE POLITIKE: Problem tjeter i Alianses eshte ai qe, pervec SDP se Zlatko Lagumxhijes, Partise per BeH te Haris Silajxhiqit dhe PDP se Mladen Ivaniqi-it (si antare me korrespodence te RS) ajo eshte nje tubim apo grumbullim i humbesve te papermiresueshem politike, i nacionalisteve te dikurshem te skajshem (Kreshimir Zubak), kandidatit per ne Hage (Sefer Haliloviq), myshterinjve te pjekur per nje ndjekje te ndershme kriminale (Milorad Dodik, nje antar tjeter me korrespodence), ithtareve te mjekuar te Milosheviqit (Nebojsha Radmanoviq), kundershtareve te Dejtonit (serish Haliloviq-i)- shkurt dhe qarte- nje shoqeri jo aqe e madhe dhe e bukur te cilet i ka bashkuar vetem deshira per pushtet, kurse ne pushtet mund t'i silltevetem Aliansa dhe dita e gjykimit, nen kusht qe keto te dyja mos jene dicka e njejte.
Dhe kur te tubohet nje grup i tille, atehere kryesuesit te ri te mundshem te Keshillit te ministrave, Bozhidar Matiq-it, perndryshe njeri i cili pleqerine dhe Aliansen i ka pritur pa njolla ne kariere, i mbetet te tregoje te njejten gje qe tregonte para dhjete vjetesh Ante Markoviq-i. Dhe kjo sic dihet mire, eshte pyetja se si mund te zgjidhet problemi nacional ne BeH: nepermjet te ekonomise. Menyren se si do te detyrohen shumica e Serbve dhe Kroateve qe te fillojne te ndijne BeH si shtetin e vet : me ane te ekonomise. Si te perfundojne pastrimin e te keqes se tmerrshme dhe krimeve te luftes te cilat pengojne pajtimin midis popujve: me ane te ekonomise. Si te zgjidhin krizen e refugjateve: edhe kete me ane te ekonomise. Dhe se si me ne fund te definojne poziten kushtetuese te pazgjidhur te BeH ne mbledhjen e Dejtonit, per shkak te te cilit paqa boshnjake nuk eshte asgje tjeter perpos vazhdim i luftes me mjete paqesore: dhe perseri me ane te ekonomise.
Kjo nuk eshte dicka se te huajt me siguri presin ndonje mrekulli, kurse nese ekonomia do te ishte zgjidhje per gjithe problemet, Ante Markoviq-i sot, edhe pa ndihmen e Tomas Milerit, do te kishte titullin e perjetshem Tito i dyte, kurse qeverite e Vlado Divac-it dhe Toni Kukoc-it, duke luajtur ende ne te njejten skuader, do te ishin nje befasi e vertete ne jeten tone me peshperitje te bezdiseshme.
E perkrahur fuqishem nga te huajt, Aliansa ne te vertete eshte nje levizje shtetkrijuese proboshnjake, e cila, pa dyshim, nuk duhet te paraqes dicka te keqe. Mirepo, derisa komunistet, bashkuesit e deritanishem te vetem te Bosnjes ne historine moderne, cdonjerin nga pak e dridhnin per problemet nacionale, disa i burgosnin ngapak, te dytet, te tretet i shterngonin, madje kishin nje institucion te tere per marredheniet nacionale ( pyeteni Nijaz Durakoviq-in), Alinasa, nderkaq, per ceshtjen nacionale ne pergjithesi shfrytezon vetem nje fjale magjike
- barazia. Madje edhe Haris Silajxhiq-i ka kohe qe nuk ka thene se si duhet te suprimohet RS, pa marre parasysh valle duan apo jo serbet, por as Sefer Haliloviq-i ka kohe qe nuk eshte ankuar publikisht qe amerikanet ne vjeshten e vitit 1995 e ndaluan Armaten e BeH qe te hynte ne Banjalluke. Ku qendron ketu problemi?
FUNDOSJA E LAGUMXHIS DHE IVANIQIT: Ne kohen kur Zlatko Lagumxhija ne kontinuitet pesevjecar te levizjeve te vogla, perpos shumices boshnjake ne partine e vet dhe ne trupin zgjedhor, madje edhe ne dem personal te votave boshnjake, pati sukses te bind nje pjese solide te Serbve dhe Kroateve se ai eshte nje tip te cilit i interesonte te bashkoje popujt boshnjak, por jo teritoret; ne kohen kur Mladen Ivaniq-i behet nje figure e pranueshme, i cili nuk do te humbas te Serbet duke u afruar ndaj Boshnjakeve, ne Alianse fillon nje proces krejt i kundert. Ky cfaqet si projekt, i cili Lagumxhin bashke me Silajxhiq-in, njeriun pakompromis sa i takon konceptit te paster nacional, do t'i rrezojne te Serbet, te cilet krahas me Haliloviq-in, do t'i fundosin te Kroatet, te cilet Graboviqin e kujtojne po aqe sa Boshnjaket Ahmiq-in. Gjate kesaj kohe Ivaniqin, te cilit perkrahja e Alianses ne nivel te BeH i shperblehet si shikim ndermjet gishtrinjve per lidhjen me Dragan Kaliniq-in ne RS ( ky eshte nje kombinim dhe jo dy), Boshnjaket do ta mposhtin njehere e pergjithmone.
Per sa me lart, nuk ekzistojne kurrfare shansesh qe pa definim paraprak kushtetues te BeH ( shtet i kantoneve multietnike? federate?, konfederate?, shtete te bashkuara?), Aliansa te jete me shume bosnjake, gjegjesisht qytetare se sa boshnjake, gjegjesisht nacionale. Pse? Nga shkaku se ne ekipin per cpushtetsim te partive nacionale nuk ka hyre DNZ-ja e Fikret Abdiqit. Po pse nuk ka hyre? Nga shkaku se babushi eshte tradhtar. Eshte, nderkaq, fare e sigurte se shumica e Serbve dhe Kroateve nuk pajtohen me kete mendim.
Por edhe kjo nuk eshte e tera. Ne kohen kur SDA u ballafaqua me presionin e bashkesise nderkombetare, deputetet e saj braktisen perkrahjen e Raguzhes. Atehere Halid Genjac, njeri i Izetbegoviq-it ne Kryesine e BeH, mandatin ia dha Matiqit te Alianses. Nuk duhet dyshuar se deputetet e kesaj partie ne kuvend do te votojne per Matiq-in, te vetedishem se me kete perkrahje ne menyren me te mire Aliansen do ta largojne nga koncepti qytetar bosnjak ne konceptin nacional boshnjak. Dhe sa me shpesh dhe me shume te ndodh dicka e ketille aqe me shume do te shtohet numri i kundershtareve te brendshem te Alianses, njelloj si koalicioni Slloga, per shkaterrimin e seciles SDS nuk levizi as gishtin e vogel derisa ajo tere ate e beri vete.
NUK ESHTE GABIM, POR ARSYETIM : Prandaj Aliansa per ndryshime nuk eshte kurrfare projekti i lindur nga brenda, sepse nuk ka asgje te brendshme qe mund te lidh Ivo Lozanciqin dhe Sefer Haliloviqin, Mladen Ivaniqin dhe Haris Silajxhiqin, Zlatko Lagumxhine dhe Milorad Dodikun. Nga njera ane ajo eshte projekt joparimor i pragmatikeve te etshem per pushtet, prandaj askush nuk duhet te habitet pse ne RS Aliansen me ashper e kritikoi Miodrag Zhivanoviqi se sa Kaliniqi., lideri i Partise se dikurshme liberale, aqe te matur, sa qe ne zgjedhjet e fundit ne te cilat mori pjese ,memzi mblodhi shtate perqind te votave.
Ajo,Aliansa, nga ana tjeter, eshte projekt i te huajve, te cilet dy vjetet e humbjeve te tyre ne BeH perpiqen t'i shnderrojne ne fitore. Sikur Kaligula me ate kalin e tij te senatorit te kishte dhene nje te dhjeten e asaj qe kane dhene te huajt per Dodikun ne RS, ai jo vetem qe do te fitonte zgjedhjet ne Rome, por do t'i fitonte njekohesisht edhe ne Britani dhe Gali. Dodiku nuk fitoi as ne vendin e vet. Pervec asaj, rezultati i zgjedhjeve te nentorit, ne te cilat papritur u nderpre trendi i rritjes se SDP-s se Lagumxhiqit, eshte po ashtu edhe nje gabim i projektevet te te huajve. Mirepo, me ne fund, problemi nuk qendron ne ate qe ata gabuan me Dodikun dhe Lagumxhijen, por ne ate qe ata ende arsyetohen dhe mburren me Aliansen.
Mirepo, disa parregullsi si dhe mosafrimi i duarve nuk jane dic e papritur nese japin rezultate, vleresojne te huajt. Kjo edhe nuk eshte keq, mirepo problemi qendron ne ate se Aliansa nuk do te jap rezultate: shkallen e suksesit te saj ne krijimin e shtetit nen kushtet ekzistuese po e percjell zmadhimi i mosbesimit ndernacional , dhe kjo jo nga ana e partive nacionale, por brenda vete Alianses. Do te shihet, me ne fund, se cka do te thot Ivaniq-i kur Silajxhiqi heren tjeter do te permend RS, dhe cka do te thot Lagumxhija kur Ivaniq-i t'i pergjigjet Silajxhiqit se RS mund te organizoje edhe referendum per shkeputje nga BeH. Ketu te hollat nuk do te ndihmojne shume.
EDHE "DHJETE VJET ME TE RENDA" Gjate kesaj kohe, gazetaret idhtare te Alianses do te djerrsiten duke pershkruar ate se si partite nacionale jane ne ankth. Eshte e vertete se ato do te pergaditen plot ankth per " dhjete vjetet me te renda" te pushtetit te vet. SDA me se pari do te akuzoje Lagumxhijen dhe ekipin e tij se ua ka vjedhur programin dhe do te bejne cdo gje qe sa me shpejte t'i paguajne te gjithe ata qe do te ngrejne duart ne parlament kunder Alianses, sidomos kur ate ta tradhtojne dhe te fillojne ta brejne nga brenda Serbet dhe Kroatet, dhe kjo ata te cilet gjate ketyre diteve bashke me Matiqin parimisht pazarohen per postet e ministrave.
HDZ-ja, nga ana tjeter, nuk ka asgje kunder qe te zhbehet vetvetiu, kurse ato kushte qe pergadit te hudh Ante Jelaviqi para Volgang Petricit paraqiten te lara asisoj, sikur t'i kishte shkruar vete fryma e Vili Brantit. SDS-i poashtu mendon ne menyre te ngjashme: luajt e rinj te asaj partie, ashtu si i ka dhene Zoti, pergatiten te krijojne pjesen kritike qe ne kongresin e jashtzakonshem partiak te ndryshojne emrin e SDS ne SDS ( Samo Demokratska Stranka) dhe t'i pensionojne te gjithe bartesit e "Perkujtimores se Radovanoviqit" per shkak te seciles, perpos fitores ne zgjedhje, nuk u mbet asgje me shume se qeverisja me Doganat.Kjo do te thote se Aliansa do te perpiqet qe mospajtimet e brendshme rreth ceshtjes se puneve ndernacionale t'i mbuloje me te hollat e jashtme dhe dajak, krahas kesaj e mbeshtetur ne deshiren e jashtezakonshme per pushtet, e cila ngulitet vetem te humbesit kronike, dhe ne afirmimin me cdo kusht te konceptit qytetar, ne kohen qe partite nacionale do te provojne qe te inkuadrohen ne tregimin ne te cilin do te perpiqen te fryjne balonen nga camsakezi (partia) qytetar. Dhe nacional (zgjedhesit).
Ai qe per ta mendon vetem te keqen ne asnje menyre le te mos ze bast se ne fund ata edhe nuk mund te bashkohen dhe se me te vertete mund te formojne partine e pare multinacionale ne Bosnje.
AIM Banjalluke
ZHELJKO CVIJANIQ