"Derdhja e mendjes" nga Jugosllavia
Edhe me tej te paret ne top listen e mergimtareve ne BE
AIM, Beograd, 22.2.2001,
Sipas statistikes pedante te zyrtareve, para dy vjetesh cdo i njeqindeti jugoslloven kerkonte azil ne ndonjerin nga shtetet e Bashkesise Evropiane , kurse ne vitin 2000 numri i atyreve, te cilet kerkonin te shperngulen u zvoglua per 70 perqind. Megjithkete, qytetaret e Jugosllavise edhe me tej ngelen ne vendin e pare te "top listes" te antareve te BE per emigrantet. Keto te dhena, te publikuara para do kohe ne " Fajnenshel Tajms", perputhen me paralajmerimet e analisteve vendas se shpernguljet dhe blerjet e biletave per nje drejtim ende jane aktuale ne kete pjese te Ballkanit.
Njohesit e rrethanave te ketushme, te cilet veten e quajne realiste, vertetojne se ndryshimet politike qe erdhen ne Serbi dhe RFJ as per se afermi nuk jane te mjaftueshme qe te ndalojne largimin e te rinjve, njerezve te arsimuar dhe profesioniste, dhe aq me pak te nxitin kthimin e atyreve, te cilet i takojne elites intelektuale ose biznismeneve, te cilet bene kariere te lakmueshme ne bote. Ata madje besojne se "derdhja e mendjes" ne pranvere do te shtohet me shume, sepse kete do ta ndihmoje edhe qendrimi me liberal ne dhenien e vizave dhe fakti se Jugosllavia me shkuarjen e regjimit te Milosheviqit ka humbur me famen e "njolles se zeze te Evropes" dhe imixhin e "bastionit te fundit te komunizmit" ne kontinetin e vjeter.
Menjehere pas nderrimit ne kreun e pushtetit, i cili vertet pritej dhe deshirohej gjate kohe, dukej sikur cdo gje do te nderrohej shpejt dhe rrenjesisht. Kombin, por edhe diasporen, e pushtoi euforia dhe ne cdo ane bucitnin premtimet dhe betimet patriotike. Keshtu ,per shembull, Bozhidar Djeliq-i, ne fillim te dhjetorit, si keshilltar i zevendeskryeministrit te Qeverise Federale, beri ftese qe t'i lajmerohen te gjithe njerezit tane qe deshirojne te kthehen dhe -vetem per kater dite mori mbi 100 e-maila nga emigrantet tane, biografite e te cileve vertetonin se ata ishin njerez te cilet kishin bere kariere te suksesshme ne boten e jashtme. Sinjale te ngjashme emitonte edhe Agjencia "Srma", e cila eshte themeluar me qellim qe nepermjet te Internetit te plasifikoje ofertat per vende te lira ne atdhe, bashke me kushtet e punes dhe rrogat. Numri i te interesuarve per kthim ishte i madh mirepo atekohe filluan ngaterresat ne Jug te Serbise, mosmarreveshjet ne relacionin Hage- Beograd, gjegjesisht shperthimi i revoltit te qytetareve te varfer te padrejtesuar me vite, te cilet gjate regjimit te kaluar nuk guxonin te celin gojenkurse tani kerkojne qe cdo gje e humbur t'u kompensohet menjehere dhe kurrsesi me vone. Edhe entuziazmi u shua, kurse patriotizmi perseri nuk ishte me ne mode si shkak i vetem per te ndejtur ose per te shkuar. Pas nje kthjellimi te shpejte nisen te behen llogarite dhe te peshohen shkaqet " per dhe kunder". Sipas vleresimeve te dr. Vlastimir Matejiq-it, profesor i Universitetit te Beogradit, i cili gjate kohe mirret me studimin e fenomenit "brain drain" ekspertet e suksesshem dhe hulumtuesit as qe mendojne te kthehen nese nuk fitojne rrogen prej 8.000 marka gjermane. Per rrethanat e ketushme, ku per disa qindra marka te mbajne ne maje te kokes, kerkesat e tilla shkaktojne mosbesim te thelle. Profesori eshte i bindur se Serbia, ne baze te ndonje variante me te favorshme, ne cdo aspekt, madje edhe ne aspekt qytetar, do te behet shtet terheqes per nja 10 deri me 15 vjet dhe se vetem pas 2010 ose 2015 do te mund te ngadalesoje " derdhjen e mendjeve" deri ne nje shkalle te arsyeshme, si edhe per ardhjen e nostalgjikeve, te cileve paraja dhe kushtet e punes nuk u jane te mjaftueshme per t'ua mjegulluar faktet se si do qofte jetojne ne vend te huaj - por te cilet perseri nuk deshirojne te kthehen si " naten pa fener".
Per dallim nga ai, dr. Milorad Jeremiq-i, poashtu profesor i UB, verteton se ne kushte optimale, ai afat do te shkurtohej tri here. Mirepo edhe ai mendon se shkences nuk i shkruhet mire, sepse, si verteton ai, disa pune qysh tani po shkojne me keq se para renies se Millosheviq-it. Konkretisht: tregon statusin e institutit, per te cilin thot se nuk dihet se cfare fati e pret ne te ardhme
Edhe pse mungojne te dhenat e sakta, vleresohet se gjate dhjete vjeteve te fundit prej Serbie kane ikur mbi 30.000 njerez me te arsimuar. Dr. Matejiq vlereson se ndermjet tyre mbi 3000 jane kerkimtare dhe kandidate per kete titull, te cilet, sikur te mos kishin ikur, do ta kishin pasuruar prodhimtarine shoqerore per 10 miliarde dollare..Gjate muajve te fundit te rinjte ikin ne nje menyre dic me specifike se deri tani.Ky emigrim eshte stimuluar me ndryshimin e politikes se punesimit te koorporacioneve te medha evropiane, te cilet njerezit e sapopunesuar i caktojne neper vendet e punes neper tere boten- perkatesisht kudo qe financojne projektet e veta. Kohen e fundit posacerisht Gjermania eshte bere "toka e premtuar" per JU informatiket, sepse ofron kushte me te mira. Rroga per pune ne Gjermani eshte 5.000 DM, kurse per pune ne korporacionet gjermane, te cilat jane angazhuar ne projektet ne Afrike fitim eshte i trefishuar. Kontrata nenshkruhet per gjysme viti ose per 12 muaj, kurse ata qe tregohen te dalluar, nese deshirojne, me vone mund ta vazhdojne kontraten.
Edhe pse per emigrantet tane me terheqese ende jane vendet tejoqeanike, mentaliteti evropian i kontinetit te vjeter eshte me terheqes per emigrantet tane, sepse nga ky destinim deri ne vendin ame mund te vihet me lehte, gjegjesisht sa here qe i kap nostalgjia. Dhe pervec distances kohore nuk mund te nencmohet edhe ana materiale, sepse shpenzimet e udhetimit jane dukshem me te vogla. Per Jugosllovenet dhe qytetaret e Serbise ,qe deshirojne te shperngulen, pervec Gjermanise, mjaft terheqese jane edhe Holanda, Suedia, por edhe Britania e Madhe, e cila ngadale ka filluar te hap dyert per ekspertet tane, kerkimtaret dhe shkencetaret.
Dihet se " brain drain" nuk eshte dicka e posacme vetem per ne - ikin per atje ku ka kushte me te mira per pune dhe rroga me te larta edhe nga shtetet e zhvilluara. Keshtu, Kanadaja, per shembull, per Suedezet eshte destinacion mjfat atraktiv dhe shume prej tyre javen e punes e kalojne ne Kanada, kurse uikendin ne atdhe.
Nje grup analistesh te pavarur vendas po pergadisin nje program per rregullimin e "derdhjes se mendjes"te cilin ne fund te muajit do t'ia ofrojne Qeverise. Krahas me keto masa do te propozojne edhe kriteret sipas te cilave OKB dhe shtetet e OECD do te sigurojne te dhenat per shpernguljet e popullsise ne te dyja drejtimet. Pas publikimit te ketij propozimi, shteti do te tregoje se sa eshte i pergaditur qe te ballafaqohet me dukurine, e cila seriozisht i kanoset ardhmerise se vendit, i cili pas ndryshimeve politike, patjeter duhet te tregohet edhe ne fushat tjera te zhvillimit dhe jetes.
AIM Beograd
OLGA NIKOLIQ
Antrfile
Burse te enderruara
Te rinjte e Serbise dhe te Jugoslavise nuk shperngulen ne shtete te tjera vetem per te mbushur barkun, por edhe nga deshira qe atje te studiojne. Disa profesore te UB thone se ende jane duke nenshkruar nga dy deri tri rekomandime ne muaj dhe se postdiplomistet dhe doktorantet tane fitojne stipedione mjaft terheqese. Keshtu, per shembull, te ne fituesit e burseve prestizhe te Fondit per talentet e rinj marrin nga 20 marka ne muaj, dhe pagesa e ketyre shumave modeste vonohet nga disa muaj
- derisa burset studentore ne Holande paguhen rregullisht ne vlere prej 2.000 deri me 3.000 marka gjermane. Fituesit e bursit te dalluar te Humboltit fitojne ndermjet 5.000 dhe 6.000 DM, kurse studentet ne Amerike marrin afer 1.200 dollare.