Mali i Zi: Gjukanoviqi shpalli zgjedhje
Kush me ke dhe kunder kujt Athua PDS do te garoje e pavarur apo ne koalicion me bllokun malazez, a deshirojne PSP dhe PP te krijojne koalicion, sa Momir Bulatoviqi do t'i versulet partise ne pushtet...Nga pergjigjet e ketyre pyetjeve do te varet rrjedha e zgjedhjeve te parakoheshme parlamentare ne Mal te Zi
AIM Podgorice, 22.02.2001
Zgjedhjet do te krijojne kushte stabile politike per te marre vendimin e venies se kornizave shteterore-juridike. Kjo fjali, qe e tha kryetari malazez Gjukanoviqi tek shpallte zgjedhjet e parakoheshme parlamentare per 22 prill, me se miri paraqet rendesine e zgjedhjeve per te ardhmen e afert te Malit te Zi.
Deputetet e parlamentit malazez ia shkurtuan mandatin vetvetes dhe perfunduan seancen e tyre te fundit ne kete perberje: me 22 prill sipas nje koncensusi, te arritur me heret, do te kete zgjedhje te parakoheshme ne Mal te Zi. Kryetari malazez, Milo Gjukanoviq, paralajmeroi se diten e pare te parlamentit te ri, pas zgjedhjeve te prillit, do te shpallte referendum per statusin shteteror.
Se kendejmi, athua me te vertete do te kete referendum
- kjo varet se pari nga rezultatet zgjedhore. Analistet ne Podgorice, kryesisht pajtohen me vleresimin: nese shumicen e fitojne partite promalazeze (PDS, LLMZ dhe PSD) referendum do te kete, ne rast se fitojne partite jugosllave (me orentim proserb) referendumi nuk do te mbahet. Ne te vertete zgjedhjet jane referendum per referendumin.
Duket thjeshte dhe qarte. Por gjerat do te varen shume nga raportet brenda dy partive me te fuqishme ne skenen politike ne Mal te Zi - PPS-se dhe PDS-se, dhe krijimit te koalicioneve qe mund te formohet nga keto dy parti te permendura dhe te paraqiten si dy blloqe kundershtare politike ne Mal te Zi.
Si duken punet?
Dukej se Partia Popullore Socialiste me lehtesi dhe pa tronditje mbijetoi fundosjen politike te Sllobodan Millosheviqit, aleatit kryesor te kesaj partie. U pa qarte se lideret e PPS nuk pranojne lehte aleancen me Opoziten Demokratike te Serbise, kurse edhe lideret e koalicionit serb, Koshtunica dhe Gjingjiq, deklaruan haptas se shkaku i rrethanave ishin te detyruar te hynin ne koalicion me aleatet e Millosheviqit.
Lideret e ODS nuk kerkuan thuajse aspak qe PPS-ja te bente disa nderrime kadrovike - vec qe Momir Bullatovici, njeriu, i cili fatin e vet politik e lidhi me fatin e Sllobodan Millosheviqit, te "eliminohej" nga vendi i kryeministrit federal. Me vone do te mesohej se ishte pikerisht kjo kerkese e ODS-se qe paraqiste nje nxitje shtese per qerrim hesapesh ne kreun e Partise Socialiste Popullore. Edhe pse te gjithe e mohuan publikisht, ishte i dukshem kulminimi i konfliktit mes nenkryetarit dhe kryetarit.
Perndryshe tashme nje vit e gjysme ishin te dukshme mosmarreveshjet ne kreun e PPS-se. Qe nga koha e sulmeve te NATO-s krahu podgoricas kundershtoi kerkesat radikale te Momir Bulatoviqit qe situata ne Mal te Zi te shfrytezohej per qerrim hesapesh me regjimin e Gjukanoviqit. Atehere Predrag Bullatovic, praktikisht morri gjithcka ne duart e veta dhe ne emer te PPS-se nenshkroi Rezoluten parlamentare per mbrojtjen e paqes qytetare ne Mal te Zi. Edhe me pas pati kundershtime: para zgjedhjeve te parakoheshme lokale Millosheviqi kerkoi nga Bulatoviqi krijimin e nje koalicioni te gjere permes bashkangjitjes se domosdoshme me JUL-in dhe radikalet brenda Malit te Zi. Momir Bulatovici kete urdher e beri veper, perkunder kundershtimeve te nenkryetarit.
Predrag Bullatovic me padurim priti "pese minutat" e tij. Rasti iu dha pas krijimit te koalicionit me ODS-ne dhe kerkesave te Koshtunices per nderrime ne kreun e Qeverise federale. Predrag Bullatovici kete rast e shfrytezoi ne menyren me te mire: promovoi Zoran Zhizhicin per minister te ri federal, tme cka e kenaqi politikisht dhe e largoi nga ndikimi i Momir Bulatovicit. Keshtu ai morri freret ne parti , kurse nga Momir Bullatovici, pas disa paraqitjeve te pasuksesshme te kryetarit te PPS-se, kerkoi doreheqje. Edhe pse ne fillim ai hamendej qe te dyluftonte, Momir Bulatoviqi shpejt e pase se ia kishin kthyer shpinen gjithe nenkryetaret, si dhe shumica e Keshillit Qendror (vetem dhjete nga 120 anetare i dhane perkrahje). Atehere dha doreheqje, kurse kongresi i jashtezakonshem i PPS-se i shpallur per 24 shkurt me siguri se do te bojotohet nga ai.
Athua rrefimi per konfliktin brenda PPS-se, kundershtarit me te ashper dhe me te fuqishem te PPS-se i ka ardhur fundi? Athua Momir Bullatovici tashme eshte "ish"?
Nga pergjigja e kesaj pyetjeje do te varet shume edhe fati ne zgjedhjet e parakoheshme parlamentare te 22 prillit, me cka edhe e ardhmja e Malit te Zi. Ne rast se PPS-ja tejkalon lehte krizen e brendshme dhe ben koalicion me Partine Popullore ne suaza te "luftes per Jugosllavi" do te ishte nje blok i forte (rreth 30 perqind sipas hulumtimeve te fundit) qe do te mund te ballafaqohej ne menyre te barabarte me PDS-ne e Gjukanoviqit. Ne te kunderten, Gjukanoviqit do t'i jete e hapur udha deri tek fitorja zgjedhore dhe paralajmerimi i referendumit.
Duket se gjasat per fitoren e Momir Bullatovicit jane te vogla: ai me nuk ka perkrahje nga Beogradi, as finansiare as logjistike, kurse gazeta e partise se tij, e perditshmja "Dan", ka vendosur te mos mbaje ane rreth luftes brendapartiake. Qe te jete me keq per te, Momir Bullatovie nuk ka menyre se si te ndikoje ne vet organizimin e kongresit te parakohshem sepse kete pune e kane marre ne dore nenkryetaret e PPS-se (Bullatovici, Zhizhici dhe Bizhoviqi) me perkrahjen e Keshillit Ekzekutiv partiak qe eshte lojal ndaj tyre.
Per rrjedhen e zgjedhjeve do te jete me e rendesishme se sa do te mund Momir Bulatoviqi "te terhjek rreth vetes ithtar te PPS-se". Ata nuk do te thote te votojne per ndonje parti tjeter, te Bulatoviqit, por mu per kete ata te zhgenjyer mund te mos votojne per PPS-se, qe eshte e njejte sikur te kishin votuar per partine e Gjukanoviqit" , analizon Srgjan Darmanovic, analist politik dhe drejtor i Qendres per te drejtat e njeriut dhe demokraci (CEDEM).
Eshte fakt se ne janar te 2001 gati 30 perqind te Partise Popullore Socialiste e vleresuan Momir Bulatoviqitn me "peseshe" duke e konsideruar si lider te pakontestueshem te partise. Athua periudha deri te kongresi i jashtezakonshem dhe me vone do te jete e mjaftueshme qe Predrag Bullatovici t'i bind anetaret e partise se tij se duhet te nderrohet Momir Bullatovici?
Edhe pse jane transparente ndarjet brenda Partise Popullore Socialiste, nuk mund te thuhet se brenda Partise Demokratike te Socialiste ka bashkim strategjik. Perkundrazi: derisa Gjukanoviqi ne vend dhe ne bote lobon "per dy karrike ne OKB per Serbine dhe Maliz e Zi" (me sakte per pavaresine e Serbise dhe Malit te Zi), Marovici dhe Vujanovici aspak nuk tregojne nje gatishmeri te ketille per idene qe flamuri malazez te valoje ne Ist River. Ne te vertete, permes retorikes as Marovici, as Vujanoviqi nuk e kane kundershtuar kete ide, por ne deklaratat e tyre eshte transparente inistimi i tyre ne nje lloj marreveshje me Beogradin.
Per dallim nga Gjukanoviqi, kryeministri malazez, Vujanoviqi deri para disa kohesh ishte njefare lidhje mes Serbise dhe Malit te Zi. Vujanoviqi personalisht ka ndikim te madh tek korpusi i perkatesise serbe edhe pse deklarohet si malazez. Prandaj shume analiste Vujanoviqin e konsiderojne si karrikja me e dobet e ekipit te Gjukanoviqit. Por gjithashtu u deshmua se lojaliteti i Vujanoviqit ndaj Gjukanoviqit eshte permbi kredon e tij politike.
Pra raporti Gjukanoviq-Maroviq eshte kompleks. Kryetari i parlamentit malazez ne vitin 1997 ishte nje nga shtate anetaret e Keshillit Qendror qe perkrahu Gjukanoviqin ne konfliktin e atehershem te tij me Momir Bulatoviqin.
Ajo qe dallon Maroviqin dhe Gjukanoviqin eshte qendrimi politik ndaj Beogradit dhe raporti ndaj Kishes Ortodokse Serbe. Perndryshe, Marovici me shume eshte angazhuar per politiken e "hapave te bute" ne raport me autoritetet e Beogradit - bisedime te gjata dhe kompromise deri ne njefare kufiri. Njekohesisht, Marovici konsideron se stabiliteti i pushtetit te tij eshte perkrahje e madhe per mitropoline malazezo-bregdetare dhe mitropolitin Amfilohija. Ne kete drejtim ai arriti ta bindte edhe Gjukanoviqin, keshtu qe Maroviqi ishte nje lloj "epror per lidhje" mes mitropolitit Amfilohijem, qe haptas perkrahu Koalicionin "Te jetojme se bashku".
Por, pas nderrimeve ne Beograd mitropoliti Amfilohije e perkrahu pa rezerve Koshtunicen, kurse filloi te kritikonte ashper pushtetin ne Podgorice. Ne kete menyre Maroviqi mbetej ne argumentin se duhej perkrahur Kisha Ortodokse Serbe. Ne Nderkohe, platforma gati ultimative e kryetarit te RFJ-se Koshtunices (federate funksionale) sikur rrenoi idene e Maroviqit per bisedime te ngathta me ODS.
Keshtu Gjukanovici "morri vertetim" se zgjidhja me e mire eshte qe te shkohet ne definimin definitiv te statusit shteteror-juridik te Malit te Zi. Ata qe e njohin mire Marovicin thone se edhe metej percaktohet per me te fortin. Te gjitha hulumtimet tregojne se Gjukanoviqi eshte figura me e fuqishme brenda PDS-se dhe se cdokush qe do te ngrihej brenda partise kunder tij do te ishte i humbur. Keshtu Marovici e perkrahu idene per "dy karrike ne OKB", por mbajti distance te konsiderueshme ne praktiken e perditshme politike.
Per rrjedhen e zgjedhjeve dhe referendumit eventual te mepastajshem, do te varet shume se a do te kete kompaktesi te vazhdueshme brenda PDS-se. Roli i Marovicit dhe Vujanovicit mund te vije ne shprehje ne rast se fitorja e PDS-se ne zgjedhjet e prillit do te jete e ngushte. Ne ate rast mbase mund te pritet presioni i tyre ndaj Gjukanoviqit qe te shtyje shpalljen e referednumit per ne vjeshte apo dimer dhe per tentime te reja negocimi me Beogradin. Por, nese PDS-ja shenon fitore bindese atehere Gjukanoviqi nuk do te mund ta shtyeje opcionin e referendumit.
Hulumtimet e deritanishme flasin se nuk do te kete fitore absolute, se PDS-ja doemos - shkaku i formimit te Qeverise - te krijoje koalicion postzgjedhor me Lidhjen Liberale dhe Partine Socialdemokrate (me PSD-ne mbase edhe si koalicion parazgjedhor). Atehere dihet: kushti i liberaleve per te hyre ne koalicion eshte - referendumi.
AIM Podgorice
DRASHKO GJURANOVIQ