Slovenia dhe emigrantet
Pergjimi i rojeve fshatare Gjate javes se kaluar arriti kulmin histeria dhe ksenofobia e formesuar si urrejtje ndaj gjithe bredhesve dhe azilanteve; banoret e kryeqendres dhe provinces te frikesuar nga "invadimi i ilegaleve", per te cilen shteti ne mungese te nje zgjidhjeje me te mire duhej t'i vendoste ne kazermat anekend Sllovenise , u vetorganizuan dhe bllokuan komunikacionin.
Lubjana, 18.02.2001.
Ndodhi ajo qe duhej pritur. Mediumet (vecmas ato elektronike) me nje sterfryerje te tmerrshme shkruan raportet e tyre negative per invazionin e ilegaleve, me cka ndezja e publikut ishte e pashmangshme. Atej - ketej u shfaqen grupacione te pakta filantropesh te pavarur, intelektuale dhe shoqata, qe me zerin e tyre tentuan te heshtnin diskursin e urrejtjes, per te cilat do te thoshin mbase ishin te vonuara ne raport me qendrimin e opinionin vendas ndaj emigranteve, te cilet permes Sllovenise tentojne te gjejne nje jete me te mire dhe ilegalisht te hyjne ne shtetet e Bashkesise Evropiane, qe gjate diteve te fundit eshte i rrezikshem, madje me tone militante. Nga rajone te ndryshme erdhen raporte per organizimin e vendasve, te gatshem te kundershtonin qellimet e shtetit per t'i vendosur afer tyre ilegalet e arrestuar. Kjo prodhoi nje fare guerile byrokratike - policia beri nje trill duke mashtruar fshataret derisa ata ishin ne gjume. Duke derguar azilantet potencial ne mesnate nga qendra e tejmbushur ne Lubjane ne ish-kazermat e braktisura te APJ-se.
Vendasit qe takuan fqinjet e paftuar organizuan miting dhe priten mediumet, te etura per senzacione. Para kamerave aktruan viktimen duke deklaruar "nuk lejojme te na shikojne femijet tane", "ata mund t'u bejne gjithcka grave tona", "ata jane te ndyre dhe sjellin semundje", "ata kane vjedhur shtepite tona ", e te ngjashme. Rolet u nderruan dhe viktimat e njemendeta, ata qe kishin udhetuar duke u ballafaquar me plot peripeti, pra refugjatet iraniane, irakiane, afrikane, shqiptare, rumune... familje te tera qe ikin shkaku i problemeve politike dhe ekonomike u barazuan me kriminelet me te medhenj. Kjo shkaktoi nje ndikim tjeter tek megdanxhinjte vendas te cilet bene pengesa konkrete per administraten e Dernovshekut, sipas modelit te djelmoshave nga trung-revolucionit. "Ose meerni nga ketu ose do te pengojme gjithcka" etj.
Deri tek shkallezimi i tensioneve te nxehura erdhi kur MPB-ja sllovene vendosi te zhvendoste emigrantet nga qendra grumbulluese (shkaku i dezinfektimit te nderteses sepse ishin zbuluar morra) dhe nen tisin e nates i kishin vendosur (nga e quajtura "Shtepi per largimin e te huajve" - emerimi zyrtar) ne objekte qe i kishin ne dispozicion ne Vidoncin, vend ne Prekmurje, afer kufirit hungarez, qe zgjoi ne kembe te rinj dhe pleq ne Vidoncin. MPB-ja premtoi se ne afat prej katermbedhjete ditesh do t'i kthente ne vendbanimin lubjanas Shishke. Ketu u ngriten fqinjet deri atehere paqedashes nga rrethina e qendres grumbulluese ne Lubjane dhe paralajmeruan se me "force fizike" do te pengonin kthimin e emigranteve. Policia heshti dhe serish nen tisin e nates dy dite para dates se paralajmeruar i vendosi ilegalet ne vendin e vjeter.
Filloi nje vale e re e protestave dhe kritikave ne drejtim te nepunesve blu. Kishte tentime per dalje edhe ne trafik, por mitingaxjinte mbeten pa jogurt, kurse mediumet, ne nderkohe, ua nderprene kulmin e dashurise. U bene senzacione nga ata qe apelonin per "bashkejetese" , por edhe fjalimet e Kucanit dhe Dernovshekut ne media e bene te veten.
Disi ne te njejten kohe ata apeluan deri te bashkekombasit (dhe ua terhoqen verejtjen) per paqe dhe respektim te te tjereve "dhe dallimeve", secili ne menyre te vecante, si kryetari Milan Kucan edhe kryeministri Janez Drnovshek. Dhe ne ekrane menjehere u shfaqen anketuesit qe nuk kane asgje "kunder atyre njerezve te shkrete, qe kane jetuar ne kushte frike dhe te cilet i ka detyruar brenga te nisen ne nje rruge te rende dhe te pasigurte". Aty per aty u zbulua se keto jane "njerez fatkeqinj" e jo kriminel potencial. Dukej se morrat nuk ishin problemi kryesor per zhvendosjen e ilegaleve nga kryeqendra ne province, por ishte nje tentim i pasuksesshem i burokracise shteterore qe ta zhvendoste problemin. Policia tentoi te shmangte rezistencen e popullit permes orarit te precizuar te zhvendosjes se emigranteve ne "vendet e pranuara" si ne te kaluaren e afert. Kjo nuk ndihmoi. Rebelimi kunder hyrjes filloi ne anekend vendit, ku shumica e vendasve rezistencen ndaj emigranteve e kuptuan si akt patriotik, me cka emigrantet u bene material i rrezikshem, me c'rast te gjithe neveriten sikur te behej fjale per substance radioaktive. Kjo, mbase ishte shkak qe ne rruge te shfaqeshin buldozherat dhe kamionet, ku populli duarthate (si ne kohen e rezistences ndaj APJ nga viti 1991), organizoi "roje fshatare", me qellim t'i perdorte si mburoje kunder veturave te policise te mbushur "plot emigrante te ndyre".
"Azilantet shkaku i kushteve te paperballueshme ne shtepi mbahen per mbrojteset e bukura te parqeve dhe kopshteve te femijeve qe gjenden perreth ndertesave, vecmas kur eshte koha e nxehte, duke krijuar keshtu rremuje" do te thoshte drejtuesja e "levizjes civile per debimin e ilegaleve" nga Shishka lubjanase Bojana Oblak. Dukej se ishte rast i pershtatshem te perdorej edhe fakti se Sllovenia ne menyre restriktive pranon te drejten per azil; keshtu lideri i qytetareve te rebeluar nga kryeqendra perkujton se gjate vitit te kaluar status te azilantit morren vetem 11 persona nga gjithsejt 13 mije persona qe shtruan lutje, prej nga mund te nxirret mesimi se ketu behet fjale per "per refugjate te perkohshem", per njerez te cilet si tranzit nuk duhet te gezojne asnje te drejte dhe mbrojtje. E me se paku kulm dhe buke ne llogari te shtetit. Perkrah Oblakut qendronin rreth nje mije fqinje te cilet para kamerave qe pohonin se si emigrantet "vjedhin dhe nencmojne femijet" neper parqe e te ngjashme, duke mos i marre parasyshe aspak faktin se drejtoria e policies demantoi pohimet e tyre per rritjen e kriminalitetit.
Ne nderkohe MPB-ja e Sllovenise shkaku i shtepise se tejmbushur ne Lubjane shpernguli 70 ilegale ne Crnomell; me cka menjehere u mblodh keshilli i bashkesise lokale i Crnomellit dhe shkroi nje "leter protestuese" kunder "azilanteve kontrabandues". Shkaku i rrezikut qe ne garderobat e perbashketa, ku kopshti lokal eshte i perbashket me ato te objekteve ku jane vendosur azilantet - te vegjlit takohen me ilegalet, kurse prinderit paralajmerojne se me nuk do t'i dergojne femijet e tyre aty. Ne Hrasniku, ku qendrojne 35 azilante, shumica vendese me refuzon me neveri pranimin e nje familje te re kateranetareshe iraniane. Ketu eshte edhe qendra dimerore turistike per femije, fshati Blok, ku gjithashtu eshte kazerma ku deri ne zgjidhje te statusit mund te vendoset ne menyre komode nje famije emigrantesh.
Vendasit nga Bloku te paret promovuan vezhgimin e hyrjes ne fshat dhe kazermen e braktisur duke organizuar "roje fshatare", duke penguar ilegalet permes "planit te pergatitur qe me pare" dhe me automjete te renda duke bllokuar rrugen. Qeveria e Dernovshekut duke u nisur nga hidherimi i fshatareve te Blokut i vendosi me shpejtesi emigrantet ne Kozin, Bistricen Ilire dhe Postojne.
Pas emetimit te spotit (te paguar) televiziv te UNHCR-se per tragjedine e refugjateve, si dhe deklaraten e lartpermendur te kryetarit dhe kryeministrit, qe bene thirrje per mirekuptim te bashkekombasve, u paraqiten disa kolumniste me nje qendrim me te kthjellet dhe i ulen deri diku pasionet. Reagimet e politikaneve edhe metej jane te ngadalshme dhe te kujdesshme. Per cka Dr. Janez Shmidovnik shkruan ne Delo se eshte "i shqetesuar ndaj slloveneve dhe shtetit slloven", per sjelljen e tyre ndaj refugjateve. Te tjeret mbeten te cuditur. "Nese deri tani tek bashkekombasit u verejt njefare potenciali ksenofobik latent, atehere ai ketyre diteve permes manifestimit tejkaloi gjithe parashikimet. Sikur shpirti doli nga shishja", deshmon per shkakun e befasise se tij sociologu Vlado Miheljak. Cudia mbase do te kishte vend, por ne nje rast tjeter - linci medial ndaj atyre qe u kapen gjate qendrimit ilegal ne token sllovene tronditi shtetin me shume se nje muaj, para se gjithash duke problematizuar ceshtjen se ku duhej te vendoseshin 620 ilegalet dhe 188 azilantet, per te cilet shteti paguan brenda vitit 158 mije marka gjermane; me cka "u harrua" se nje pjese e paguan programi evropian Phare.
Rritjes se ksenofobise dhe nacionalizmit primitiv i kontribuan mediat dhe publiku, me cka politika heshti gjate. "Rojet fshatare ", p.sh. jane pasoje e informacioneve (per vendin e ri per vendosjen e refugjateve) te botuar ne gazeten Dnevnik nga Lubjana. Rol kryesor ne satanizimin e ilegaleve luajti TV komerciale POP, qe cdo mbremje ne TV Ditar informoi me tone dramatike duke lajmeruar per shtimin e numrit te ilegaleve dhe zenien e tyre. Mundesoi emetimin e deklaratave "me qellim te mire" pasi kete e beri kreu shteteror, i cili tha se shtimi i ksenofobise demton interesat e Sllovenise.
Nje pergjigje per rritjen e ksenofobise qe masovikisht u praktikua nga pjesa rurale dhe urbane sllovene eshte propozimi cinik i ekonomistit Bogomir Kovac. Kovac propozon qe shteti te zgjidh problemin e ilegaleve duke u aktivizuar vet ne kontrabanden me njerez. Me cka do te arriheshin disa qellime: do te qetesohej opinioni i nervozuar publik, do te shkaterrohej zinxhiri i organizatave kriminele qe jetojne nga kontrabanda me njerez, kurse buxheti do te mbushej, permes ofertes cilesore te sherbimit dhe transportit. Nga Kroacia deri te kufiri italian.
AIM Lubjane
SVETLANA VASOVIQ