Përmirësimi i padrejtësive të fashizmit
Pakica autoktone sllovene priti më shumë se gjysmë shekulli që të pranoheshin të drejtat e tyre në një shtet evropian. Gjatë ditëve të kaluara, përfundimisht u bë riparimi i padrejtësisë së bërë nga koha e Duçes.
Lubjanë, 20.02.2000.
Lubjana zyrtare e priti me gëzim “ëndrrën disadekadëshe” dhe shënoi në kalendar edhe një ditë “historike”. Kësaj rradhe lajmri erdhi nga Italia, nga Senati (dhoma e dytë), sipas së cilit u pranua i ashtuquajturi ligji i pakicave, pas obstruksioneve të shumta dhe bisedave shterpe, "madje" tredhjetë vjet nga propozimet e para të shkruara (gjithsejt 52) dhe pesëdhjetë vjet nga miratimi i Kushtetutës, pas qindra e mijëra amandmanesh dhe tentimeve të panumërta të opozitës që sërish të fillonte puna rreth miratimit të ligjit për mbrojtjen e përgjithshme të pakicës sllovene në Itali. Pakica kombëtare sllovene në Itali, pas asaj franceze dhe gjermane (në Tirolin jugor), fiton të drejtën ligjore për mbrojtjen e të drejtave të veta të pakicës.
Me ligj parashihet mbrojtja e pakicës sllovene në tre krahina italiane (Trieshtë, Goricë dhe Udine/Videm). Neni i tretë i ligjit parashesh formimin e komisioneve të veçanta të dyfishta që do të merreshin me zgjidhjen e problemeve aktuale të pakicës sllovene dhe zbatimin praktik të ligjit. Këshilli i dyfishtë ka njëzet anëtarë, dhjetë italian dhe dhjetë pjesëtarë të pakicës sllovene. Në Ligj decidivisht thuhet se sllovenët kanë të drejtë që “fëmijët e tyre t'i pagëzojnë me emra slloven”, që vlen edhe për firmat e pronat e sllovenëve. Ky dikcion i ashpër në ligj bëhet shkaku se Italia deri tani nuk ka eliminuar një numër të ligjeve dhe dekreteve të miratuara në kohën e fashizmit, të cilët për tridhjetë vjet ishin instrument nën patronazhin e Benito Musolinit, që emrat slloven të kryqëzoheshin si emra italian.
Ligji në zonën mbrojtëse u pranon sllovenëve të drejtën për gjuhën zyrtare në komuna dhe organe të pushtetit lokal. Të përkujtojmë se para disa vitesh një aktivist i shqetësuar slloven pasi manifestoi shqetësimin e tij në postë (që të plotësonte formularin në gjuhën sllovene, që atëherë ishte i papranueshëm) përfundoi në burg. Tani është paraparë që edhe një shkollë në Gazben të jetë shkollë shtetërore, kurse pakicës i është kthyer prona e Shtëpisë Popullore në Trishtë si dhe Shtëpia Tregëtare që u nacionalizua në kohën e fashizmit.
Ligji numër 4735 u shqyrtua në Senat që nga korriku i vitit të kaluar, edhe pse në procedurë parlamentare hyri që nga viti 1996. Pasi kushtetuta italiane kërkon që i njëjti tekst duhet të miratohet në Senat dhe në dhomën e lartë të parlamentit, pjesëtarët e opozitës së tanishme (të djathtës Përpara Itali, Aleancës Popullore dhe Ligës Veriore) u përgatitën për një betejë istikamesh. Për ashpërsinë e betejës flet edhe faza e fundit e procedurës e kumtuar nga Senati – liderët opozitarë përgatitën as më pak, as më shumë se 1720 amandmane të ligjit që përbëhet prej gjithsejt 29 paragrafesh. Për secilin nga ata kërkuan që të sqarohej detajisht, ndërkohë që qindra herë kërkuan të vërtetohej kuorumi në sallë, me çka bëhej bllokimi shtesë i punës.Që gjithçka të jetë bizare, u votua për secilin paragraf veçmas, kurse mediumet çdo ditë raportonin se sa paragrafe kaluan “testin”.
Qëllimi i së djathtës italiane ishte i qartë – me çdo çmim të pengohej miratimi i ligjit, i cili sipas mendimit të tyre është "i parregullt", sepse pranon pakicën sllovene edhe në krahinën Udine, kurse në Cedad parasheh sportel të veçantë komunal, në të cilin do të mundësohet biseda me komunarët edhe në gjuhën sllovene. Sikur taktika e opozitës të ishte e suksesshme, partia qeveritare Ulliri mundej që ligjin ta vendoste në rend dite pas zgjedhjeve parlamentare që vijnë, ligji duhej të përsëritej në dhomën e ulët të Parlamentit me çka sërish do të shtyhej për disa vite.
Është rrëfim veçantë është fakti rreth mbrojtjes ligjore të sllovenëve që është detyrim kushtetues i Italisë, që nga krijimi i Republikës. Ky detyrim shumë herë u përsërit në dokumente të ndryshme ndërkombëtare, nga Memorandumi i Londrës deri tek Marrëveshje e Osimit. Tentimi i parë serioz i formësimit të ligjit daton që nga fundi i vitete gjashtëdhjeta, kur kryetari i Lidhjes Kulturore dhe Ekonomike të Sllovenisë, një nga dy organizatat kryesore sllovene në Itali, duke u nisur nga zgjidhja e problemit në Tirolin Jugor, shkroi propozim ligjin e parë. Këtë ligj në parlament e morri Partia Komuniste e Italisë. Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Osimskit mes Jugosllavisë dhe Italisë më 1975 e djathta italiane formoi “Së bashku për Trishtën”, që lufton kundër ligjit të përmendur. Bishtnimi në Parlament morri asi kahje sa u mendua që pakica sllovene të mbrohej me dekret qeveritar, që nuk do të kishte nevojë për verifikimin parlamentar. Dhe derisa vazhdonte beteja verbale-administrative italianët në Slloveni gëzonin mbrojtjen kushtetuese dhe ligjore. Kishin vend të garantuar në Parlament, pa marrë parasyshë forcën numerike të kësaj pakice.
Një nga argumentet e përhershme kundër mbrojtjes së pakicës sllovene në Itali ishte paraqitja e tezës se në rrethinën Cedada, në Rezija dhe rajonet tjera të Italisë Veriore nuk jetojnë fare sllovenë, por është fjala për "pjesëtarë të popujve sllav", që nuk flasin gjuhën sllovene. Në pjesët e thellë të Alpeve italiane popullata lokale me të vërtetë ruajti disa tradita specifike dhe një dialekt të veçantë , por ky nuk është argument i mjaftueshëm për refuzimin e mbrojtjes së pakicave. Sa i përket mbrojtjes së pakicës sllovene Italia ka pranuar kornizat e konventës së Këshillit të Evropës për mbrojtjen e gjuhëve të pakicave. Në planin lokal mbrojtjen e sllovenëve e përkrahën arqipeshkvët në Trieshtë dhe Videm (Udine), kurse rol të rëndësishëm luajti edhe Riçardo Illy, si dhe kryetari i Drejtorisë shtetërore të Furlanisë – krahina e Gjulianit (Trentino Alto - Adige).
Reagimet e parë pas miratimit të “ligjit slloven” ishin të lloj-llojshme – gazetat djathtiste transmetuan deklaratën e deputetit Roberto se ligji paraqet "plagë në identitetin italian të qyteteve", kurse gazeta Piccolo shkruan se "fitoj transparenca dhe dallueshmëria ", dhe humbën gjithë ata që "të tjerëve nuk u pranojnë asnjë të drejtë ".
Fundi i gëzuar i rrëfimit për mbrojtjen e përgjithshme të sllovenëve në Itali ka pjesën e errët. Nëse jo diçka tjetër, është fakt se popujt që tani formojnë shtetet nacionale, haptas luftojnë për ekzistencë në kufinjtë e ngushtë shtetëror. Sllovenët – që në shtetin amë në mënyrë solide rregulluan të drejtat e dy pakicave “autonome”, duke problematizuar pozitën e gjithë pakicave tjera, të papranuara – pritën gjysmë shekulli që një shtet i përparuar evropian të përmirësonte padrejtësinë që nga koha e fashizmit. Çka mund të presin ata, që nuk jetojnë në vende të këtilla të “civilizuara”?
AIM Lubjanë
IGOR MEKINA