Hapsira informative ne gjuhen shqipe
AIM Shkup, 24.02.2001
Mediumet shqiptare ne Republiken e Maqedonise, vazhdojne te "perpeliten" ne drejtim te gjetjes se trajtave kohesive profesionale. Kjo vlen si per mediumet ne te cilet participo shteti, ashtu edhe per mediumet e pavarura.
Sipas disa vleresimeve , hapsira informtive shqiptare ne Maqedoni, vuan rende nga mungesa e diversitetit informativ. "Kjo mungese ,e gllaberon te drejten e njerezve per tu informuar nga "dora e lire e gazetarit"i cili do te perfille denjesisht principet e gazetarise moderne dhe jo "principet" ekuivoke te ndonje "drejtuesi"qe luhatet ne valet e interesit personal apo partiak".
Me transformimet ne sistemin informativ ne Republiken e Maqedoise, ka gjalleruar edhe hapsira mediale shqiptare. Gjate kesaje periudhe jane paraqitur nje numer i madhe i mediumeve qe mbijetesen e vete e mbeshtesin ne mekanizmin e profitit dhe reklamave si burim te rendesishem te mjeteve finansiare apo haperim drejt kapitalit dhe teknologjise se huaj. Megjithate veshtirsit per te siguruar mbijetesen jane evidente. Me probleme te kesaj natyre ballafaqohen thuajse te gjitha mediumet ne gjuhen shqipe ne Maqedoni te cilat veshtire shkputen skemat " embrionale " te mbijeteses fiansiare.
Levizja e ngadalt e mediumeve shqiptare nga statusi i disfavorshem finansiar, sipas disa vleresimeve, ka detyruar gdhendjen e njetrajteshme te koncepteve gazetareske qe sillen reth grupacioneve te ndryshme politike, per te marre subvencionet e ndryshme qe nuk ndikojne edhe aq ne statusin e tyre finansiar. Ne Maqedoni sipas disa te dhenave, klientela e shtypit shqiptare arine deri ne pese mij vete. Ndersa, sipas analizave te disa organizatave te huaja qe meren me hulumtimin e opionit publik ne Maqedoni, popullata shqiptare ne Maqedoni per ngjarjet politike me se shumti informohet nga mediumet ne gjuhen maqedone. Kjo, ka krijuar nje dileme hamletiane dhe nje teme qe diskutohet ne mesin e publicisteve dhe gazetareve shqiptare. Disa mendojne se kjo eshte si pasoje e mungeses se profesionalizmit si dhe "ngulfatjes" se shtypit te lire nga kontrolli ndaj informacioneve qe nuk u shkojne per shtate partive politike.
Sipas gazetarir, Bardhyl Zajmi "tash po behen 10 vjete qe vrimat e zeza te joprofesionalizmit po thithin gazetarine shqiptare ne te ashtuquajturin" Han Spanjoll" ku vlene principi "kujt si ti teket". "E theme kete me keqardhje dhe mendoj se gazetaria duhet nxene nga bresi i ri i gazetareve , me investime konkrete ndaj dores se tyre e cila duhet e pergjegjeshme, kreative dhe e lire". Permiresimi i mediumeve ne gjuhen shqipe, konsiderohet si imperativ dhe nga shume gazetare te tjere per te parandaluar fenomenin e zhvendosjes se lexuesve shqiptare ne hapsiren mediale maqedone per te cilen thone se trajtone ceshtjet shqiptare varesisht nga paranojat e tyre politike.
Ditet e fundit, hapsira informative shqiptare eshte pasuruar edhe me nje revist javore e "Lobi". Kjo revist, ka paralajmeruar se vjen te permbushe nje apel imperativ per lexuesit shqiptare ne kete kohe: te jete nje e perjaveshme qe informon me nje verzion me te kompletuar mbi cdo ngjarje te javes qe preokupon vemendjen e lexuesit. Revista "Lobi "pretendon te behet nje javore e pavarur informative ku prioritet do tu jep , afirmimit te vlerave , ideve, nxitjes se debatit ne menyre qe e verteta te mos mbetet prone e cfardolloj elite politike. Sipas gazetarit, Berat Azizi, dalja e javores "Lobi" eshte nje mundesi e mire per te diversifikuar permbajtjet gazetareske ne shtypin shqiptar. "Duke pasur parasyshe emrat qe e bejne ket javore besoj se , kjo javore do te promovoje gazertari profesionale, sidomos duke iu dhene hapsire penave te reja te gazetarise".
Lexuesit shqiptar ne Maqedoni mendojne se, kjo javore do tu pergjigjet pritjeve te lexuesve te pasionuar te shtypit javor.
AIM Shkup
NEXHBEDIN SHAQIRI