Ministri ne tymin e barotit
Ne driten e ngjarjeve te fundit nuk do te ishte kurrfare befasie nese hetimet vertetojne se ne likuidimet spektakulare te viteve te fundit pjesemarres kryesore kane qene policet - qofte si ekzekutore ose organizatore
AIM, Beograd, 19.02.2001
Nenkryetari i qeverise serbe dhe minister i puneve te brendshme Dushan Mihajloviq edhe vete nuk eshte i sigurt valle mbi te kane tentuar te bejne atentat ose se rastesisht eshte gjetur ne vendin e pastrimit te llogarive te ganstereve. Ne kendin e Bulevard Mbreti Aleksandar dhe Rruges Gjeneral Zhdanov, me 16 shkurt kah ora nje, ne shiritin e mesem te rruges u ndale "Audi A8" zyrtar i ministrit; ne semafor ishte drita e kuqe. Prane tyre, ne shiritin e djathte, qendronte "BMV"-ja ne te cilin ishin Sasha Miliq (21) dhe Marko Markoviq (20). Drama filloi kur nga drejtimi i Rruges Knez Millosh ia mberrini "mercedesi" me Milojo Gjurishiq-in (41), Vladimir Maqeshiq-in (31) dhe Aleksandar Veljoviq-in (21) dhe ua nderpreu rrugen. Sipas asaj qe u tha ne konferencen per shtyp nga Mihajloviq dhe aspiranti i MPB Dragan Pantiq, i cili udheheq hetimet, Gjurishiq-i ka dalur nga automobili me revole ne dore. Kur e ka pare kete, vozitesi i ministrit i ka dhene gaz vetures dhe ka kaluar "neper te kuqe" duke i ikur "mecedesit"; po ate cast ne udhekryq ka mberritur "mercedesi" tjeter me percjellesit e Mihajloviqit. Gjurishiqi atehere ka shtene ne tre antaret e sigurimit, keta i jane pergjigjur me zjarrKur tymi i barotit eshte hequr eshte pare se nuk ka patur te plagosur as nga njerezit e "BMV-s" as nga te "mercedesit". Fale dy policeve te uniformuar ne patroll te rregullt te cilet ishin te pranishem ne krismat dhe shenuan tabelat e regjistrimit te automobilave, peseshja e dyshimte se shpejti u gjete prapa grilave te burgut.
Valle krimi i organizuar bashke me nje pjese te ish majes policoro- shtetrore i shpalli lufte te hapur pushtetit te ri? Idhetaret e ketij mendimi theksojne se behet fjale per sulmin e trete per me pak se nje muaj. Ne fillim, me 28 janar u plagos Dragan Jakshiq-i, vozites i Goran Petroviq-it, shefit te drejtoratit te deges se sigurimit shtetor. Me vone, me 6 shkurt, ne rrethana ende te pasqaruara mire, u dogj xhipi i Cedomir Jovanoviq-it, shef i klubit te deputeteve ne DOS -in e Kuvendit te Serbise. Tani, me ne fund, edhe ministri i puneve te brendshme u ndodh ne krismat e rruges. Sipas fjaleve te kryeministrit te qeverise serbe, Zoran Gjingjiq, funkcionaret e rinj jane te kercenuar ne menyra te ndryshme. Edhe Mihajloviqi vete ka vertetuar poashtu se edhe ai ka marre nje numer te caktuar kercenimesh anonime. Frikesimet qe i behen pushtetit te ri mund te kene dy qellime: i pari - qe te braktisin hetimet e vrasjeve te porositura profesionale, te cilat e dridhen Serbine gjate dekades se kaluar dhe, ne pergjithesi, per boten e cuditshme te puneve te korrupcionit dhe mafise; dhe e dyta- te mos i kuptojne aqe seriozisht premtimet e veta per shtetin juridik dhe ligjor, ne te cilin dihet cili eshte kriminel dhe cili polic.
Megjithate, perpos paralajmerimeve bumbullonjese te prijatareve te rinj se do t'i dalin ne skaj krimit te organizuar, tani per tani ende nuk ka ndryshuar asgje. Si vertetim me i mire per kete eshte vrasja e Milutin Shqepanoviq-it (31) te quajtur Krizhman dhe truprojes se tij Gradimir Plakaloviq-it (36) te njejten mbremje kur jehuan krismat ne Bulevarin kral Aleksandar. Automobilit te ketyre dy njerezve te nentokes - Krizhmani , ne te vertete, ndermjet tjerave ka qene i perzjere edhe ne "biznesin" me nafte dhe droge - i eshte afruar automobili tjeter ne rrugen Knez Millosh. Neper dritare eshte shtene me arme automatike dhe kjo eshte e tera Krim i shpejte, efikas, "klasik" beogradas.
Ky likuidim, krahas qindra "pritkave" te tjera te suksesshme , flet qarte per shkallen e kriminalizimit dhe pasigurise se pergjithshme. Ndoshta Jakshiq-i, vozitesi i Petroviq-it, ishte viktime e grabitjes se pasuksesshme te automobilit; ndoshta, poashtu, edhe xhipi i Jovanoviqi-it eshte ndezur vetvetiu per shkak te ndonje difekti; eshte e mundshme poashtu qe edhe Mihajloviq-i, per shkak te rrethanave te pshtjelluara te jete ndodhur ne sheje te revolveristit nervoz - sipas disa pohimeve Miliq-i dhe Markoviq-i ne te vertete ndiqnin dhe shqetesonin vajzen e Gjurishiq-it derisa vozitej me taksi dhe ajo vete e ka ftuar per ndihme djalin e saj me telefon celular. Mirepo, pas nje serie te panderprere te vrasjeve profesionale te pandricuara te dekades se kaluar, askush me nuk eshte i gatshem te pranoje shpjegimin per rastesi. Nuk e pranon as vete Mihajloviq-i i cili ne konferencen e lartpermendur te shtypit tha se as qe priste qe dikush se shpejti te pranonte se kishte tentuar te vrase ministrin e puneve te brendshme.
Pergjigjja ne pyetjen se cfare vertete po ndodh kerkohet ne ate te ndryshimeve te cilat kane perfshire edhe nentoken, perkatesisht ne ciklusin e madh te pastrimeve dhe qerimeve te hesapeve : nderpriten disa lidhje te vjetra, tentohet te vihen te rejat, puneve te vjetrea duhet t'u jepet forme e re dhe keshtu me radhe ne te njejtin drejtim. Meqe njera nga shtyllat e regjimit te vjeter ishte lidhja e kreut policor me qarqet politiko-mafioze, nuk duhet te pritet qe ato struktura te dorezohen pa lufte, sikurse nuk duhen shpenzuar fjalet kur eshte ne pyetje arroganca dhe gadishmeria e tyre per cdo gje.
Deri tani vetem nje gje eshte e qarte - nga te dyja anet ishin policet dhe njerezit e lidhur me ta. Gjurishiq-i, eshte e njohur, eshte pronar i kazionos ne hotelin "Ekscelzior", mirepo bashkeudhetare te tij jane polici ne OUR Rakovica (Veljoviqi), gjegjesisht ish inspektori i perzene nga sherbimi per shkak te sigurimit te njerezve te nentokes (Maqeshiq). Vozitesi i "BMV-s" nderkaq, eshte i biri i autoelektricistit i cili punonte ne MUP. I tere rasti te perkujton vrasjen e Zheljko Razhnatoviq Arkanit; pas likuidimit te komandnatit me te njohur serb siushtarak ne hotelin "Interkontinental" me 15 janar te vitit 2000 dy nga tre te burgosurit ishin police, kurse bashke me Arkanin u vra edhe nje funkcionar i larte i MPB federative.
Ajo qe lufta kunder krimit te organizuar duhet filluar me pastrime rrenjesore ne polici eshte fare e qarte edhe per Mihajloviqin. Nuk do te ishte kurrfare befasie, ne driten e ngjarjeve te fundit, sikur hetimet te zbulojne se ne shumicen e likuidimeve spektakulare pjesemarresit kryesore kane qene policet- si ekzekutore dhe organizatore, njelloj. Qendrimi i MPB ne ngjarjet e 5 tetorit nuk duhet te merret si ndonje lloj amnestimi. As edhe ndihma te cilen disa lidereve te DOS-it ua ofruan njerezit e dyshimte nuk duhet ,poashtu, te behet mbulese per format e reja te veprave kriminele. Derisa te gjitha keto nuk vihen ne vendet e veta, paralajmerimet per luften kunder krimeve nuk do te tingellojne ndryshe nga ato qe shpallnin kreret e regjimit te vjeter.
AIM Beograd
FILIP SHVARM