Intervenimi policor ne fshatin Radushe

Skopje Feb 19, 2001

AIM Shkup, 19.09.2001

Pjestaret e policise maqedone pas aksionit te zhvilluar ne fshatrat e Tetoves, pas sulmit mbi stacionin policor ne fshatin Tearce,kane intervenuar edhe ne fshatin Radushe , i cili gjendet ne periferi te Shkupit. Ne shenjester te ekspedites policore ka qene shtepia e fsmiljes Saiti. Intervenimi policor ka perfunduar tragjikisht per Muzafer Saitin.Ai eshte rahur brutalisht dhe eshte ne pikpyetje jeta e tij. Sic refejne anetaret e familjes, policia ka hyre ne shtepi ne oret e hereshme te mengjesit. Ato,i kane urdheruar anetaret e familjes te qendrojne ne oborin e shtepise gjersa i kryejne kontrollimet detale te shtepise se vjeter. Policia ka hyre me pretekstin e kerkimit te armeve dhe konsiderohet vazhdimsi e aksionit te filluar, pas sulmit mbi stacionin policore ne Tearce, ku nje polic ka humbur jeten ndersa jane lenduar tre te tjere. Rezultatet e kontrollimit policor, nuk kane vertetuar dyshimet e tyre. Ne shtepine e familjes Saiti nuk eshte gjetur arme . Pas largimit, policia ka mare me vete ne stacionin policor Muzafer Saitin i cili eshte rahur brutalisht. Pas qendrimit disa oresh ne stacionin policor Muzaferi eshte sjellur ne shtepi nga disa kalimtare te rastit. Ai eshte gjetur i shtrire prane nje ruge te asfaltuar ne gjendje te aliovanosur. Ekstremitetet e trupit te tij jane te nxira si pasoj e tortures policore. Ndersa mjeket kane konstatuar se ai ka mare lendime te renda ne koke dhe ne veshke te cilet nuk i funksionojne me. Muzafer Saiti eshte i shtrire ne spitalin shteterore ne Shkup. Sipas disa njoftimeve per shendetin e tij jane duke u kujdesur edhe disa mjek te ardhur nga shtetet e Evropes perendimore. Mjeket jane shprehur pesimist per shendetin e Muzafer Saitit. Ata , thone se edhe neqoftese arine ti shpetoje vdekjes ai nuk do te jete me kure si me pare dhe veshtire ti shpetoje aparateve te analizes se gjakut.

Muzafer Saiti eshte baba e i gjashte femijeve . Eshte i papune dhe burim te vetem te ekzistences i ka pasur te ardhurat e pakta te mara nga ndihmat sociale. Nena e tij tregon se pjesen me te madhe te kohes e ka kaluar ne shtepi duke u perpjekur te gjeje ndonje vend pune. " Shpesh eshte sillur ne afersi te kampit te Radushes , ku jane te vendosur refugjatet nga lugina e Presheves". Kete , thote nena e tij , ai e bente per te perfituar dicka nga ndihmat qe shperndaheshin ne kamp. Ata, mendojne se ndoshta kjo ka krijuar dyshim tek organet policore, per ndonje bashkpunim te Muzafer Saitit me Ushtrine Clirimtare te Presheves, Medvegjes dhe Bujanovcit. Megjithate nje pyetje qe qarkullone dendur pse u rahe brutalisht Muzafer Saiti, mbetet pa pergjigje zyrtare.

Sjelljen e ketille te policise e kane denuar te gjitha organet shteterore dhe dy partit politike shqiptare ne Maqedoni. Ministria e Puneve te Mbrendeshme e Maqedonise ka pranuar se policia ka tejkaluar kompetencat e saj. Numri nje i kesaj ministri , tash ne doreheqje, Dosta Dimovska ka urdheruar Sektorin per kontroll intern mbrenda Ministrise te realizoj kontrolle detal. Rezultatete ketij kontrolli kane vertetuar pergjegjesine e kryeshefit te Drejtorise per siguri dhe kunderzbulim per qytetin e Shkupit.

Ne baze te raportit te pergatitur per tejkalimin e kompetencave , drejtori i drejtorise per sigurimim shteteror dhe kunder zbulim, Dragi Mitevski, ka marre vendim per suspendimin e personave zyrtar te cilet i kane tejkaluar kompetencat e veta dhe ka kerkuar ngritjen e procedures per vertetimin e pergjegjesise se tyre per mosrespektim te disiplines. Sipas disa publikimeve te shtypit ditor ne Maqedoni, vec pese persona jane suspenduar nga puna , kater jane nga nacionaliteti maqedon dhe nje eshte i nacionalitetit serb.

Per dhunen policore te ushtruar ndaj Muzafer Saitit nga Radusha eshte prononcuar edhe Avokati Popullor, Branko Naumovski. Avokati Populor ka vizituar Muzafer Saitin ne Kliniken e urologjise ne Shkup dhe familjen e tij ne Fshatin Radushe. Pas vizites se bere, Avokati popullor ka konstatuar se ka pasur shkelje te procedures policore gjate arestimit dhe zhillimit te bisedes me te maltretuarin. Po sipas tij ekziston gjithashtu dyshimi i bazuar se nga ana e pjestareve te policise eshte kryer veper penale "torture".

Partia opozitare shqiptare PPD-ja , ka reaguar ashper ndak ketij rasti. Deputeti i kesaj partie Mursel Bilalli ka kerkuar ngritjen e interpelances per punen e ministeise se Puneve te Mbrendeshme. Edhe partia me e madhe shqiptare PDSH-ja e cila eshte pjesmarese ne Qeverine e Maqedonise ka reaguar ndaj brutalitetit policor ne fshatin radushe . Kjo parti do te kerkoje pergjeghjesi dhe njekohesisht pastrimin e organeve policore nga keto struktura, te cilat keto raste i shfrytezojne per prishjen e marredhenieve nderetnike dhe kompremetimin e Qeverise aktuale para opinionit te mbrendeshem dhe atij nderkombetare.

Ministri i Puneve te mbrendeshme , Dosta Dimovska , nje jave pas ketij rasti ka paraqitur doreheqjen . Shkak per doreheqjen , sipas Dosta Dimovskes nuk jane ngjarjet qe ndodhen kohen e fundit, pas granatimit te stacionit policore ne fshatin Tearce. Zevendesministri i Puneve te Mbrendeshme, Refet Elmazi , nga radhet e PDSH-se, menjeher pas rahjes brutale te Muzafer Saitit nga ana e Policise , ka paraqitur doreheqjen e tij. Doreheqjen e tij e ka kerkuar edhe partia opozitare shqiptare PPD-ja. Ne deklaratene tij , zevendes ministri, Refet Elmazi, doreheqjen e konsideron si pergjegjesi morale e jo si pasoje e presionit te bere nga deputetet e PPD-se.

AIM Shkup

NEXHBEDIN SHAQIRI