Kater vajza me ferexhe

Tirana Feb 18, 2001

AIM Tirana, 17.02.. 2001

Kater vajza u shfaqen ne deren e nje shkolle te mesme te Tiranes te veshura ndryshe nga heret e tjera. Per cudine e nxenesve te tjere ato ishin mbuluar me ferexhe. Drejtori i shkolles nuk i la ato te hynin ne mesim. Vajzat u kthyen mbrapsht, per te ardhur te nesermen me te njejtat rroba dhe per t'u kthyer perseri mbrapsht. Sigurisht, kur mori vendimin, drejtorit as qe i kishte shkuar ne mendje se me kete akt ai do të bënte të vlonte ujin e një kazani të madh debatesh, që i kalonte caqet e një rregulloreje të thjeshtë shkolle dhe se ceshtja do te shkonte ne dyert e Gjykates Kushtetuese te vendit.

Komuniteti Musliman Shqiptar ka nxituar të protestojë ndaj vendimit të drejtorisë duke e çuar çështjen në Drejtorinë Arsimore te Tiranes, me pas në Ministrinë e Arsimit dhe më tej tek Avokati i Popullit, pasi ka informuar formalisht nëpërmjet një letre të hapur Presidentin e Republikës dhe Kryeministrin.

Kur televizionet e shumta te kryeqytetit transmetuan pamje te vajzave qe prisnin pas deres se shkolles dhe nuk lejoheshin te kapercenin pragun e saj emocionet u shtuan. Madje, po të lexoje shtypin e perditshem shqiptar, mund të krijohej lehtësisht përshtypja se ndodheshe në prag të një lufte fetare. Historine duket se e komplikonte me shume fakti qe drejtori i shkolles, qe mori vendimin, i perkiste nje feje tjeter, asaj katolike.

E gjitha cka ndodhi duket se ngjante me nje tragjedi të vjetër greke ku drama ndodh pa patur faj askush. Drejtori tha se zbatoi rregulloren e brendshme të shkollës ku përcaktohej se veshjet jo korrekte që nuk lejohen të mbahen nga nxënësit ishin minifundi, kanatjerja dhe... ferexheja. Komuniteti Mysliman Shqiptar që u tregua tejet sensibël reagoi nëpërmjet nënkryetarit të saj, i cili pasi e konsideroi këtë akt shkelje të të drejtave të njeriut, tha se Kushtetuta Shqiptare saktëson se askush nuk mund të detyrohet ose te ndalohet të marrë pjesë në një bashkësi fetare ose në praktikat e saj si dhe të bëjë publike bindjet dhe besimin e tij.

Ministria e Arsimit deklaroi se ajo qe ndodhi eshte ceshtje e rregullores perkatese te brendshme te shkolles dhe jo nje problem i saj.

Ndërkohë, kryetarja e Grupit Shqiptar të të Drejtave të Njeriut, Elsa Ballauri, thotë se pavarësisht nga të gjitha argumentimet, që në sipërfaqe duken të drejta, ky akt përbën shkelje të të drejtave të njeriut, pasi në fund të fundit është shkelur Kushtetuta e Shqiperise, e cila qëndron mbi cdo rregullore. Sipas Ballaurit, edhe rregulloret e shkollave duhet hartohen në bazë të Kushtetutës dhe në përputhje me nenet dhe parimet e saj.

Ndërkohë që drejtuesit e shkollës mbrohen me faktin se arsimi në Shqipëri bëhet mbi baza laike, dhe në shkollë nuk lejohet propogandimi i njërës apo tjetrës fe, që në rastin konkret të vajzave në fjalë shfaqet me veshjen e ferexhese.

Pavarësisht se në Shqipëri shteti është i ndarë nga feja dhe arsimi bëhet mbi bazat e laicizmit, sipas Edvin Hatibit - një poet i ri i njohur, i konvertuar në një musliman të devotshëm – vajzat nuk është se kanë fyer njeri dhe as kanë thyer ndonjë rregullore, siç pretendohet nga drejtuesit e shkollës.

Për juristin Genti Ibrahimi, Drejtor i Intitutit te Studimeve Ligjore dhe Publike në këtë cështje ka një kontradiktë: nga njëra anë shteti shqiptar nuk ka adaptuar ndonjë fe zyrtare dhe nga ana tjetër Kushtetuta njeh të drejtën e praktimit të fesë në cdo ambjent. Sipas, Ibrahimit, kjo cështje mbetet për t'u zgjidhur ligjërisht prej Gjykatës Kushtetuese.

Paradoksalisht, ish Mbreti Zog e kishte zgjidhur këtë cështje 80 vjet më parë me një nen të posacëm të vendosur në Kushtetutën e tij, ku thuhej se ndalohej mbulimi i grave shqiptare, duke dashur të dëshmojë forcërisht dhe qartesisht se Shqipëria është më shumë Perëndim se Lindje.

Gjithsesi çështja aktualisht ka kaluar në Gjykatën Kushtetuese nga Avokati i Popullit, pranë të cilit është bërë dhe ankimi nga Komuniteti Mysliman. Nje pale janë të mendimit se në rast se kjo Gjykatë do të shprehet në favor të ferexheve, atëherë drejtësia do të vihet në vend. Ndërsa nje pale tjeter thonë se kjo do të hapë një precedent të keq ne drejtim te tolerimit te fondamentalizmave fetare.

Ferexhete u shfaqen neper rruget e qyteteve shqiptare per here te pare ne fillim te viteve '90, kur feja u rikthye ne Shqiperi, pas ndalimit brutal 30 vjecar prej diktatures komuniste. Por ata qe i sollen nuk paten sukses, megjithese ne shume raste ata paguanin per kete gje. Vajzat me ferexhe u gjenden ne nje mjedis qe i refuzonte ato. Grupet fetare qe vinin nga vende te ndryshme islamike deshtuan ne aventuren e tyre islamike ne Shqiperi.

Shqiperia ka nje peizazh te larmishem fetar dhe ka perjetuar tradicionalisht nje bashkejetese harmonike mes myslimaneve, ortodokseve dhe katolikeve. Ne dallim nga shqiptaret e Kosoves dhe ata te Maqedonise, ku feja ka perpere edhe nje element te identitetit nacional, per shqiptaret e Shqiperise feja nuk e ka patur kete rol.

Sidoqofte, diskutimet rreth ceshtjeve fetare nuk kane munguar ne Shqiperi gjate dekades se tranzicionit. Anetaresimi i Shqiperise ne Konferencen Islamike ne 1993 nuk u prit mire nga komunitetet e krishtera te vendit si dhe nga nje numur i madh intelektualesh, te cilet e shinin kete si nje shmangie nga kursi perendimor i Shqiperise dhe si nje provokim te panevojshem ne marredheniet nderfetare ne Shqiperi. Por, kjo histori u harrua shpejt dhe Shqiperia mbeti ne fakt nje anetar krejtesisht formal i Konferences Islamike.

Pas hapjes së Shqipërisë në vitet 1990, para se të hynte ekonomia e tregut apo mallrat e Perëndimit, hynë misionarët fetarë, të cilët përfaqësonin pothuaj gjithë spektrin e feve që mund të gjenden sot në botë, ndër ta edhe fondamentalistë te te gjitha ngjyrave. Për ta Shqipëria, pas disa dekadash ateizmi, dukej te ishte një tokë e virgjër, e cila mund të pushtohej lehtë.

Por, pavarësisht se shqiptarët deri tani kanë treguar tolerancë ndaj feve të ndryshme që veprojnë në të dy anët e kufirit shqiptar, në Shqipëri, Kosovë apo Maqedoni, Grupi Nderkombetar i Krizave, ne nje raport te diteve te fundit paralajmeronte per rreziqet qe mund t'i vijne paqes fetare nga veprimtaria e grupeve te ndryshme fondamentaliste.

"Një rrezik i ri i kërcënohet paqes ndërfetare ndër shqiptarët nga infiltrimet e shumë organizatave fetare, të cilat veprojnë si në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni nën maskën e institucioneve mirëbërëse, të cilat mund ta ndryshojnë këtë qëndrim tolerant të popullsisë shqiptare ndaj fesë. Rol të veçantë këtu mund të luajnë misionarët islamistë, si dhe të rinjtë që janë dërguar në vendet arabe për të ndjekur shkollat fetare", thuhet në raportin e Grupit Ndërkombëtar të Krizave me seli në Bruksel.

Pavaresisht se si do te vendose Gjykata Kushtetuese e Shqiperise ceshtja e kater ferexheve nuk duket se do te kaloje pa lene gjurme. Pasi duket se me e rendesishme se pyetja "Kush i veshi ferexhete ?" eshte pyetja tjeter " Kush i solli ferexhete ?".

BLEDAR TIRANA