Per Tiranen kriza e Presheves me e veshtire se ajo e Kosoves

Tirana Feb 18, 2001

AIM Tirana, 17.02. 2001

Askush ne udheheqjen zyrtare ne Tirane nuk e kishte menduar se kriza e Lugines se Presheves do te behej nje problem kaq i veshtire per politiken e Shqiperise dhe marredheniet e saj me shtetet e rajonit. Kjo krize do te jete edhe patatja e nxehte per Shqiperine ne samitin e kryetareve te shteteve dhe te qeverive te vendeve te Procesit te Bashkepunimit te Evropes Juglindore SEECP, qe do te mbahet ne Shkup me 23 shkurt. Ministrat e jashtem te Greqise dhe te Bullgarise njoftuan gjate vizites se ministres se jashtme Mihajllova ne Athine se do ta perfshijne kete ceshtje ne diskutimet e Samitit, ndonese ajo nuk parashikohet ne axhenden zyrtare te takimit te shperndare nga Maqedonia si kryetare e rradhes e SEECP dhe vend mikprites i samitit. Ministri i jashtem rumun, Geoana, kryetar i rradhes i OSBE, qe ishte per vizite ne Tirane me 12 shkurt, ka mbeshtetur kete synim greko-bullgar. Edhe ministri i jashtem maqedonas S.Kerim mbeshteti nismen greko-bullgare dhe deklaroi se do te fuse ne axhenden e samitit krizen e Presheves. Po te mbajme parasysh edhe faktin se Serbia eshte ne balle te aktivitetit diplomatik qe po zhvillohet per krizen e Presheves, duket se kemi te bejme me nje perpjekje ballkanike per ta diskutuar kete ceshtje.

Keto dite njeri pas tjetrit Bashkimi Evropian,NATO dhe OSBE, bene deklarata te posacme per krizen ne Luginen e Presheves, ku shprehnin perkrahje per planin e zevendeskryeministrit serb Covic per zgjidhjen e kesaj krize. Te gjithe keto e kane veshtiresuar edhe me shume poziten e Tiranes ne prag te samitit.

Qeveria shqiptare, qe ne fillimet e para te konfliktit ne Luginen e Presheves ka denuar veprimet e dhuneshme dhe ka kerkuar zgjidhjen paqesore dhe politike te konfliktit. Eshte fakt se Tirana nuk i ka dhene perkrahje njesiteve te asaj qe quhet Ushtri Clirimtare e Presheves, Bujanovcit dhe Medvegjes, ndryshe nga c'kishte bere politika zyrtare shqiptare ndaj UCK-se gjate luftes ne Kosove. Nje deklarate e MPJ te Shqiperise mbi zhvillimet ne Luginen e Presheves denonte "veprimet ekstreme dhe provokative qe komprometojne perpjekjet per zgjidhjen reale te problemeve".Asnje zyrtar i larte i Shqiperise nuk e ka permendur ndonjehere UCPMB ne fjalimet apo prononcimet e veta. Dhe nuk ka ndonje shenje se njesitet e armatosura te shqiptareve ne Presheve marrin ndonje ndihme nga Shqiperia.

Mirepo as distancimi qe Qeveria shqiptare ka marre ndaj akteve te elementeve apo grupeve te armatosura dhe as rreshtimi i menjehershem me qendrimin e Perendimit ne kete problem nuk duket se e kane lehtesuar poziten e Tiranes. Perfaqesuesi i larte i Bashkimit Evropian per Ceshtjet e Sigurise Havier Solana ne viziten e tij me 8 shkurt ne Tirane i kerkoi qeveritareve vendas qe te perdornin influencen e tyre per te frenuar veprimet dhe kerkesat radikale te grupeve te shqiptareve ne Luginen e Presheves. Por ai nuk eshte i vetmi qe e ka bere ate. Cdo vizitor i larte perendimor e ka quajtur te nevojshme t'i kerkoje Tiranes ndihmen dhe nderhyrjen per te frenuar grupet e armatosura shqiptare.

Por pesha e Tiranes, qe eshte vertet e madhe ne Kosove, eshte po ashtu teper e vogel ne Luginen e Presheves, te populluar kryesisht me nje popullsi shqiptare, per te cilen ne te vertete asnje nga qeverite e mepareshme te Tiranes nuk ka shprehur ndonje interesim te vecante. Deri tani ceshtja e madhe e krizes se Kosoves kishte eklipsuar gjendjen ne luginen e Presheves. Ajo doli ne skene pas mbarimit te Luftes ne Kosove, kur njesi policore e ushtarake serbe te larguara nga Kosova u vendosen ne Presheve dhe ku u rrit se tepermi presioni i administrates serbe mbi familjet shqiptare, duke i detyruar ata te largohen ne Presheva, Bujanovci e Medvegja. Qe nga qershori i vitit 1999 e deri tani nga kjo zone jane larguar mbi 20 mije shqiptare per ne Kosove dhe ne Maqedoni.

Tirana e ka bere te qarte se per te ceshtja e Presheves eshte krejt e ndryshme nga ceshtja e Kosoves. Nese per Kosoven Tirana sheh si status final pavaresine ( pas nje protektorati afatgjate nderkombetar), per shqiptaret e Lugines se Presheves ajo nuk eshte prononcuar asnjehere qarte. Nje nga kerkesat e grupeve te armatosura te UCPMB eshte ajo e bashkimit me Kosoven ne baze te nje referendumi te zhvilluar ne fillim te marsit 1992 ne kete zone nga shqiptaret e atyshem, cilet u deklaruan per bashkim me Kosoven. Ne Tirane kjo kerkese vleresohet jo realiste, madje e rrezikeshme per vete ceshtjen e Kosoves.

Eshte interesante te vihet ne dukje se lidhur me krizen e Presheves edhe opozita ne Shqiperi ka mbajtur heshtje dhe nuk ka dale as ne perkrahje te UCPMB dhe as me kritika kunder qeverise per ceshtjen e Presheves.

Eshte e dukeshme se ka nje ndarje ne mes te Tiranes dhe asaj qe quhet UCPMB dhe kjo eshte kaq e vertete, saqe me fillim te shkurtit ndodhi dicka e paimagjinuar me pare. Disa dhjetra vete organizuan nje demostrate perpara misionit te Shqiperise ne Prishtine per te protestuar kunder arrestimit ne Tirane te nje te riu shtetas i Shqiperise, per te cilin UCPMB kishte leshuar nje vertetimin se ishte anetar i saj. Eshte hera e pare qe ne Prishtine zhvillohet nje proteste nga shqiptaret perpara misionit te Shqiperise dhe kjo eshte nje shenje e dallimeve qe ekzistojne. Por ajo eshte edhe nje tregues i pozites se sandwich-it te politikes se Tiranes, e cila ndodhet ne mes dy zjarresh. Nga nje ane ajo ka presionin e faktoreve nderkombetare qe duke ditur influencen e Tiranes ne Prishtine, mendojne se e ka influencen edhe ne Presheve dhe i kerkojne te ndihmoje ne frenimin e UCMPB-se. Nga ana tjeter ndodhet nen presionin e qarqeve radikale shqiptare te Presheves dhe te Prishtines, per te perkahur ceshtjen e Kosoves Lindore, sic e quajne shqiptaret zonen e Presheves, Medvegjes e Bujanovcit.

Duket si e habiteshme, por eshte e vertete qe kriza e Presheves e ka vene Tiranen ne nje pozite me te veshtire se sa kriza e Kosoves. Ne krizen e Kosoves ajo e kishte me te lehte per shume arsye. Ne Kosove kishte nje politike spastrimi etnik te ndjekur nga regjimi i Miloshevicit, ne Beograd ishte ne fuqi nje president kunder te cilit kishte nje mandat nderkombetar arresti si kriminel lufte dhe Bashkimi Evropian, NATO, OSBE dhe OKB ishin qe te gjitha ne perkrahje te ceshtjes se shqiptareve te Kosoves. Edhe qendrimi i faktoreve politike kosovare ishin ne unison per ceshtjen e kundershtimit te regjimit te Miloshevicit. Keshtu qe per Tiranen zyrtare ishte shume me e lehte te vepronte ne arenen diplomatike dhe forumet nderkombetare ne mbrojtje te ceshtjes se Kosoves.

Ne rastin e krizes se Presheves tashme gjithe faktoret dhe aleatet jane kunder veprimeve dhe kerkesave te shqiptareve te asaj zone. Por edhe faktoret politike kosovare jane ne nje pozicion kundershtie. Keshtu ditet e fundit partite politike kosovare me te medha, si Lidhja Demokratike e Kosoves me kryetar Ibrahim Rugoven, Partia Demokratike e Kosoves me kryetar Hashim Thacin dhe Partia per Ardhmerine e Kosoves me kryetar Ramush Haradinaj, u deklaruan njekohesisht ne mbeshtetje te kerkeses qe faktor kryesor politik te konsiderohet UCPMB. Kjo do te thote qe ceshtja e Lugines se Presheves mund te shkaktoje nje krize edhe ne marredheniet midis Tiranes dhe Prishtines, te cilat sapo kane provuar nje tronditje me tratativat midis Shqiperise dhe RFJ-se per rivendosjen e marredhenieve diplomatike.

Ajo qe e veshtireson edhe me shume poziten e Shqiperise dhe qe personalitete te larta politike ketu e shprehin hapur, eshte nje fare tendence qe ata shohin ne disa qarqe ne Ballkan per te rikrijuar nje klime antishqiptare dhe nje fare satanizimi te shqiptareve ne pergjithesi, duke u nisur nga ngjarjet ne Kosove dhe ato ne Presheve. Ne kryeqytetin shqiptar eshte i perhapur mendimi se ne disa kryeqytete te rajonit po fryhet me teper se duhet frika se Presheva mund te rrezikoje Paktin e Stabilitetit ne rajon. Shqetesimi ne Tirane eshte se kriza e Presheves nuk do te jete e shkurter, jo per veshtiresine e zgjidhjes, por se ajo mund te zgjoje nje reaksion zinxhir diplomatik. Dhe frika me e madhe eshte se ajo mund te rihape perseri krizen dhe luften ne Kosove, nese suksesi diplomatik, qe arriti qeveria e tanishme e Gjinxhicit ne rastin e Presheves, do ta nxise ate qe te ndermarre hapa drejt Kosoves.

ARJAN LEKA