Vojvodina: Mediat shtetrore
Kërcnimet me greva
AIM, Beograd, 8.02.2001
Kur të premten, (në uikendin e parë të shkurtit), shtypshkronjësit e “Dnevnikut” të Novi Sadit, gazetës ditore në gjuhën serbe, botues i sëcilës është Kuvendi i Vojvodinës, u kërcënuan me grevë, kurse gazeta dilte rregullisht, edhepse për herë të parë gjatë historisë pothuaj gjashtëdhjetëvjeçare katër ditë nuk u shtyp në shtypshkronjën e vet, ishte ky një detaj i cili nuk e çfaqte aspak të kthiellët pasqyrën edhe ashtu të komplikuar dhe kontraverze të mediave shtetrore “ të çliruara” pas ngjarjeve të pesë tetorit, për të cilat shumica besonin se shënuan ndarje me të kaluarën e shëmtuar të cilën e personifikonte Slobodasn Milosheviqi.
Shkaku që “Dnevniku” kërkonte shtypshkronjë alternative ishte një përzierje jo e rëndomtë e ultimatumit dhe ndarjes nëpër të cilën kjo gazetë vojvodinase, siç thonë në redaksi, kishte kaluar katër herë nga gjysma e dytë e nëntorit deri tani: që të shtypte katërnumërshin e vitit të ri të gazetës amë shtypshkronja, pas inzhekcionit monetar , u pajtua vetëm vonë në mbrëmjen e 28 dhjetorit. Situata ishte e njëjtë edhe tani: greva u shpall brenda ditës, kurse prej saj u hoq dorë në mbrëmje. Shtypshkronja e “Dnevnikut” i përgaditi të gjitha gazetat, përveç të vetat - të cilat nuk i shtroheshin ultimatumit- dhe kjo krijoi një problem të ri: sa e madhe ishte humbja dhe cili kujt, pas të gjithave- i kishte borxh. Themeluesi e zgjidhi konfliktin me lëvizje të shpejtë dhe të prerë duke bërë rikonstruimin e këshillit drejtues të shtypshkronjës ( për shkak “ të të ashtuquajturit “joefikasitet”) dhe “Dnevniku” u kthye në shtëpi pas katër ditë egzili. Deri në krizën e ardhme.
Për grevë janë të përgaditur edhe të punësuarit e TV Novi Sad. Kërkojnë rritjen e bazës për llogaritjen e çmimit të punës prej njëmijë dinarësh (në 2.100); më në fund vendosën të paralajmërojnë se si gjatë pesë-gjashtë vjetëve të fundit për vendet e njëjta të punës fitonin edhe deri më 2.000 dinarë më pak se kolegët e tyre në Beograd dhe kërkojnë që rrogat t'u barazohen.
Rrëfimet individuale për problemet në këto dy shtëpi mediale me repartet “e tyre prodhuese”, si edhe shkaqet për grevat e paralajmëruara, janë të llojllojshme. Ngjashmëria qëndron në ngarkesë: të dyja këto shtëpi mediale kanë të kaluar të prishur për të cilën heshtin zëshëm, të dyja janë shtetrore, dhe të dyja janë, deri më sot, nga ato që kanë kundërshtuar vetëm me pëshpëritje ose “në besim”. Ngjashmëri ka edhe te organizatorët e grevës. Mbase nuk ka ndonjë rëndësi të posaçme, por duket diç e çuditshme që të dyja kërcënimin me grevë e koordinojnë nëpërmjet të a,q, përfaqësuesve të sindikatit shtetror, mjaft të qetë dhe kooperativ gjatë gjithë viteve të mëparëshme.
Nuk është shënuar që televizioni novisadas të jetë kërcënuar me grevënë fillim të nëntëdhjetave - periudha “Serbët në pasqyrën e së vërtetës “ e Vuçeliqit- në kohën kur u larguan prej pune plot gazetarë dhe redaktorë, kurse programet u sakatuan. Grevat ishin me peticione dhe individuale. Televizionin e Novi Sadit edhe sot e rëndojnë marrëdhëniet e pazgjidhura brenda RTS-s, në të cilën është anektuar në fillim të nëntëdhjetave, pa respektuar vendimin e Kuvendit të Vojvodinës me të cilin shtëpia e televizionit novisadas kthehej në kompetencat e saj dhe pa marrë parasysh faktin se parlamenti novisadas e emroi drejtorin (Aleksandar Kraviq) dhe kryeredaktorin dhe redaktor përgjegjës (Slavisha Grujiq). Paratë janë në Beograd, kurse Aleksandar Kraviq spiegon (në “Gragjanski listin” privat të Novi Sadit) se, nga dhjetori, koeficientet pagesore të caktuara në mënyrë precize presin “për nënshkrim” ushtruesin e detyrës së drejtorit të RTS Nenad Ristiq.
“Dnevniku” në vitin 1993 bëri grevë gjashtë javë, mirëpo si pasojë e revoltit të atëhershëm ishte dërgimi masovik në pushim të detyrueshëm “ politiko-etnik” të të ndryshmëve. Atëherë në grevë të përbashkët ishin shtypshkronja dhe redaksia e gazetave amë. Një vlerësim kuturu është se kësaj radhe shtypshkronja ka marrë rolin e “avangardës” dhe provon të ofrojë pozitë më të mirë mbi shpinën e gazetave amë. Para tetë vjetësh kur greva, pas një qetësimi më t ë gjatë më në fund përfundoi, doli në sipërfaqe se ndërprerja e punës më së shumti i kishte ndihmuar drejtorisë e cila disa ditë më vonë vetëm kishte prolonguar shtypjen e gazetës, sepse nuk kishte patur repromateriale. Dragan Radeviqi, kryeredaktor afër dhjetë vjet, u soll prej Beogradi që të disciplinojë Novosadasit, kundër të cilit atëherë ishin të gjithë, u kthye heshtur dhe në “Dnevnik” ngeli deri në verën e kaluar.
Mundimet e “Dnevnikut” me shtypshkronjën dhe ato të televizionit me barazimin e rolit nëpërmjet të rrogës, janë vetëm një pjesë e turbulencave nëpër të cilat kalojnë mediat shtetrore (edhe) në Vojvodinë pas sakatimeve kadrovike dhe zhdukjes së profesionit të gazetarit në përgjithësi gjatë më tepër se një dekade, në mënyrë permanente dhe inventive. Ajo që në Novi Sad në mënyrë pompoze quhet holding kompani e “Dnevnikut” është vetëm një mbeturinë e tërësisë së dikurshme teknologjike në përmasa novosadase rreth gazetës së atëhershme ditore në gjuhën serbe. Televizioni nuk ka as ndërtesë, sepse ajo u rrënua nga bombat bashkë me urat e Novi Sadit, kurse për grabitjen e mjeteve të saj teknike flitet shpesh, edhe pse kjo po shndërrohet në përrallë lokale të pambarim dhe pa epilog të vërtetë. E tërë kjo ka ndodhur në një shtet tjetër, për tjetër treg dhe në rrethana politike të cilat me të sotmen nuk kanë kurrfarë pikash të përbashkëta as në gjurmët që ka lënë, por e shfrytëzuar parezervë gjatë 13 vjetëve të fundit, si propagandë përkrahëse forcimit dhe mbajtjes në pushtet të regjimit, i cili në një pjesë të Vojvodinës është vlerësuar si okupator.
Mediat shtetrore në Vojvodinë - pikërisht ashtu sikurse në të gjitha pjesët të Serbisë - porsa më 5 tetor u bë fare e sigurtë se cili fitoi, u përpoqën që së paku të lajnë biografinë e vet. Në tetor çdo gjë dukej mjaft e lehtë: në radion shtetrore novosadase pas dy ditësh u ndërprenë “ ndarjet me të kaluarën”, leximi i lajmeve para ndërtesës u kthye në studio; dega e televizionit të Novi Sadit pas pak demostratave masovike në ndërtesën, në të cilën punon përkohësisht, e kthyer në mënyrë simbolike Novosadasve; në “Dnevnik” vazhdoi puna pas dilemave njëditore kur gazeta nuk doli më 6 tetor. Tirazhi ishte i mjerueshëm prej 6.000 copësh; tani është 15.000. Në kohën që, në fund të tetorit, Nenad Çanaku, si kryetar i Kuvendit, vizitoi “Dnevnikun”- dukej se sipas nisjativës personale - nuk bëri lëshim të përkujtojë se si kishte hyrë në shtëpinë e cila “shpirtërisht kishte marrë pjesë në nxitjen e urrejtjes nacionale dhe konfesionale”, kurse duke kujtuar raportet e asaj shtëpie gjatë luftës së Vukovarit më 1991, tha se do të “ përgjigjen të gjithë ata që i dhanë vetes të drejtë të rrejnë dhe prej kësaj të bëjnë doktrinë”. Për TV Novi Sadin atëherë tha se është “ njolla më e turpshme në fytyrën e Vojvodinës”. Çanaku nuk harroi të përkujtojë se “Dnevniku” nuk ishte zëdhënëse e pavarur porse prej tij “kërkonte informim të vërtetë dhe objektiv”. Askush nuk kundërshtoi.
Pastaj filloi grryerja në të kaluarën, mirëpo vetëm pjesërisht dhe brenda gardhit të mëkateve të drejtorisë. Zbërthimi i zëshëm i keqpërdorimeve finaciare të strukturave të mëparshme drejtuese dhe rrëfimi publik për dhuratat e fituara nga Dogana nëpërmjet të Mihail Kertesit mund të jenë një pjesë e terapisë; krenaria finaciare e paraardhësve megjithatë është vetëm pasojë. Shkaqet - politika redaktuese, mënyra e shkrimit, epitetet shpifëse dhe haranga si stil i shprehjes gazetareske - ende nuk janë në rend të ditës dhe nuk dihet kur do të jenë. Nuk do të ishte as e drejtë dhe as korrekte që pasojat të ngushtojnë deri në apsurd rrëfimin për shkaqet dhe çdo gjë të përfundojë në arsyetim pësim të heroit kryesor si në fund të filmit (“Mefisto”) të Ishtvan Sboa-s :” Unë jam vetëm një artist”. Edhe pse kjo nuk është diçka ekskluzive për vojvodinasit: ka rëndësi për lajtmotivin e përgjithshëm media “ të reja” dhe “ të çliruara”.
AIM Beograd
MILENA PUTNIK
Antrfile:
TETORI
Gazetarët e mediave novosadase bënë “ diferencim” pas të ashtuquajturit revolucioni antiburokratik i tetorit të vitit 1988, kurse dërguarja masovike në pushim të detyrueshëm dhe përjashtimet mbanin sasinë optimale të frikës në të cilën është vlerësuar patriotizmi preventiv i rëndësishëm për përgaditjen dhe përshkrimin e luftrave në të cilat, sipas doktrinës zyrtare, Serbia nuk mori pjesë dhe pastaj në fushatën ndaj “opozitës e cila nuk ekziston”. Degradimi financiar i shumicës së të punësuarve - pa marrë parasysh donacionet e përkohëshme të Mihail Kertesit për të cilat sot flitet publikisht dhe zëshëm - është i vetëkuptueshëm. Pastaj përsëri erdhi tetori..
Shtypshkronja e “Dnevnikut” punon me një të tretën e kapacitetit dhe nuk është e sigurtë se do të bënte diç më shumë edhe sikur të kishte punë: makinat e vjetruara dhe teknologjia e periudhës së dinosaurusve, në shtypshkronjë sikurse edhe në redaksinë e gazetave, janë problem i veçantë, të cilin dikush duhet ta zgjidh me paratë e dikujt.. Askush nuk është i gatshëm të futet në vlerësimin e ndikimit të ndonjë investimi eventual të mundshëm në teknologji dhe në mjete të prodhimit në dinamikën e presionit grevist. Shtypshkronjësit thonë disi pa përcatim: kërkesat tona janë të natyrës sociale, nuk bëjmë politikë. Nëse ka interesa të ndryshme, ato nuk janë të çfaqura. Mediat shtetrore vojvodinase arritën të deformohen dhe t'i largojnë lexuesit dhe shikuesit në kohën kur nuk kishte kurrfarë konkurence.. Këtu, deri para pak kohe, nuk ekzistonte gazetë alternative e përditshme vojvodinase. Tani e tutje do të jetë gjithnjë më vështirë, sepse konkurenca po rritet. Dy gazetat private ditore - “Vojvodina” dhe “ Gragjanski list” janë fare të reja dhe po luftojnë me sukses për lexues. Televizioni deri në vjeshtën e kaluar nuk kishte konkurencë lokale; tani konkurenca u paraqit me “Apolo TV” të qytetit e cila emiton edhe programet e Anema dhe lajmet e TV B92. Kur Grupi i produkcionit “Urba NS”, në të cilën është edhe gazetari Marina Fratucan, tuboi gazetarët e rinj, ai nisi t'i mbulojë edhe televizionet shtetrore dhe lokale me kontributet e veta. Pasqyra TV u bë mjaft e thjeshtë: ekziston televizioni pa produkcion dhe shtëpia e produkcionit pa televizion.