Italia në mes të Bosnjës
Bosnja dhe Hercegovina më në fund e gjetë vendin e vet në ekonominë globale. Në ndarjen botrore të punës, dikujt i takoi të merret me kompjuterët, dikujt me automobilat, kurse Boshnjakëve dhe Hercegovasve, me tregti. Tregti me njerëz.
AIM, Sarajevë, 07.02.2001.
Nën mbulojën e territ, minibuzi me drita të shuara ndalet në një rrugë anësore. Pas udhëtimit disaorësh, me këmbë të mpira nga minibuzi dalin dhjeta njerëz me strajca,duke u drejtua të habitur. “A e shikoni atë pyllin. Atje është Italia, mirëpo deri atje duhet të vraponi më shpejt që të mos u zënë kufitarët e Italisë”, u spiegon udhërrëfyesi lokal bashkëudhëtarëve të vet, duke hyrë në minibuzin i cili tani i shprazët kthehet nëpër rrugën prej nga kishte ardhur. Derisa silueta e minibuzit humb në errësirë, nja dhjetë burra, gra dhe fëmijë të përkulur vrapojnë deri te toka e premtuar. Arrijnë deri te pylli dhe duke u përpjekur që të orientohen, vazhdojnë rrugën kah dritat e vendbanimit që shihet në largësi. Pas disa qindra metrash, përballohen me patrullën policore. Derisa përpiqen të merren vesht me policinë kuptojnë se janë mashtruar. Ndodhen vetëm nja pesëdhjetë kilometra larg Sarajevës dhe disa qindra kilometra nga kufiri i Italisë! Ndërmjetësve, të cilëve për kalimin e gjithë grupit deri në Itali u paguan 25.000 DM, nuk u dihen gjurmët, sikurse edhe të hollave të tyre. Pa të holla, pa dokumente dhe të pashpresë u mbetet që në qendrat strehuese të BeH të presin kthimin për në vendlindjen e tyre.
Ky është njëri nga dhjeta mija tregimet për emigrantët ilegalë të cilët nëpërmjet të BeH provojnë të arrijnë deri te shtetet e Bashkësisë Evropiane. Ata që për këtë shërbim u janë drejtuar mashtruesve lokal kanë ngelur pa asgjë, “fatmirët” tjerë do të kapen gjatë kalimit të kufirit kroat.Megjithkëtë, mafiozët e vërtetë nuk mirren me lojra të këtilla; puna është punë dhe ai që paguan vërtet do të kalojë kufirin, rëndomë deri në Itali. “Mallin” e vet kriminelët e BeH e eksportojnë me barka, të fshehur në ndarjet e dyfishta të furgonëve, frizave, ose nëpër errësirë i kalojnë matanë vijës së zezë kufitare. Shteti me kufinj të brendshëm “të butë” dhe me kufinj të jashtëm të “fortë” është bërë qendër ideale tranzitore për dhjeta mijra emigrantë ilegalë të cilët provojnë të dalin deri te “ toka e premtuar”- BE. Ajo se tregtia me njerëz nëpërmjet të Ballkanit është bërë problem serioz evropian u vërtetua edhe nga paralajmërimi i kryeministrave të Britanisë së Madhe dhe Italisë, Blaire dhe Amato, për dërgimin e ekipeve speciale të përbërë prej policësh dhe nëpunësish emigrantë në BeH, në mënyrë që aty ku duhet të provojnë të ndalojnë dallgën migruese nga Lindja.
Ballkani Perëndimor, më drejtë teritori i ish Jugosllavisë, është caktuar si qendër kryesore e biznesit të frytshëm ilegal. Vlerësohet se çdo vit në vendet e BE në mënyrë ilegale futen pothuaj gjysëm milionë njerëz, nga të cilët çdo i dhjeti ka kaluar nëpërmjet të BeH. Në ndarjen xhentlemene ballkanike të “sferave të interesit”, pranimi i Kinezëve është nën monopolin e kriminelëve serbë, i Iranasve dhe Turqve është në duart e kriminelëve boshnjakë, për Kurdët bashkërisht kujdesen mafiozët malazes dhe bh, kurse Shqiptarët gjenden vetë si munden. Nga regjimi i deritanishëm pa viza të cilin shtetet ballkanike e mbajnë me disa vende të Lindjes, Serbia me Kinën, BeH me Turqinë dhe Iranin, deri tani fitime më të mëdha kanë patur pikërisht organizatorët e kalimeve të njerëzve në Evropën perëndimore. Meqë tarifa për këtë është afër 5.000 DM për person, vlerësimet jozyrtare flasin se fitimi vjetor prej kësaj pune në BeH është mbi 200 milionë marka.
“Të gjitha rrugët shpiejnë në Romë”, sidomos nëse bëhet fjalë për emigrantët ilegalë nga Lindja e Afërme dhe e Mesme, të cilët në Evropë arrijnë nëpërmjet të BeH, në të cilën në mënyrë legale hyjnë kurse ilegalisht dalin. Ajo që BeH është bërë qendër e kalimit ilegal të njerëzve në shtetet e BE është e ditur më nga të gjithë qytetarët e këtij shteti. Nuk duhet të jesh Sherlock Holmes që të bindesh se si vite me radhë po ndodh diçka e çuditshme me “turistët” të cilët në BeH vijnë nga Turqia dhe Irani.Kështu nga korriku i vitit të kaluar vetëm nëpërmjet të aeroportit të Sarajevës në BeH kanë hyrë 30.535 shtetas të Iranit, Turqisë, Indisë, Bangladezhit dhe Kinës. Deri në fillim të këtij viti njëherë në javë në këtë aeroport ka ateruar një aeroplan përplot udhëtarë nga Irani. Në kthim ka qenë i shprazët. Kështu - çdo javë. Në të njëjtën periudhë nga BeH kanë dalë 5.826 prej tyre, kështu që shtrohet pyetja ku u zhdukën 24.000 “turistë”. BeH as që është e njohur si drejtim i dashur turistik, gjë që do të thotë se motivet turistike janë pak të besueshme. Ekonomia ka rënë në gjuj, kështu që fshihet edhe mundësia se mund të bëhet fjalë për vërshim investitorësh të jashtëm. Nuk janë vendosur në BeH, nuk janë kthyer në shtëpitë e veta, kurse gjatë viteve të kaluara në këto hapsira, për fat të mirë, nuk kishte kataklizma në formë të tërmeteve, erupcioneve vullkanike ose fatkeqësive të ngjashme të cilat do të shkaktonin dhjeta mija viktima. Kjo do të thotë se këta “turistë” kanë dalur prej BeH në mënyrë ilegale. Në vendin që ka 42 kalime kufitare legale dhe afër 400 jolegale, ky nuk është ndonjë problem i madh.
Ajo që shkakton habinë e njeriut është mungesa e çfarëdoqoftë nisjative serioze të pushtetit vendas që kjo tregti jolegale me njerëz në BeH të ndalohet. Edhe pse të gjithë dijnë se ç'po ndodh, zyrtarisht - askush nuk di gjë. Diplomatët perëndimorë pak a shumë haptas aludojnë për lidhjen e zyrtarëve të lartë me kriminelët në këtë punë tepër profitabile. Vetëm pas presioneve të forta të BE, BeH nga fillimi i këtij viti vendosi vizat për shtetasit e Iranit. Si rezultat o kësaj erdhi deri te zvoglimi drastik i numrit të “ turistëve” nga ky vend. Edhe pse në këtë pako duhet të aplikoheshin vizat edhe për shtetasit turk, për shkak të reagimeve të zhurmëshme të qeverisë së Ankarasë, deri tani nuk u pranua kjo ide. Cinikët do të konstatojnë me smirrë se si nëpërmjet të krimit me njerëz, BeH barazon llogaritë me Perëndimin. “ Ju neve uranium të varfëruar, ne juve emigrantë të varfër ilegalë”. Dihet mirë, organizatorët e kotrabandës me njerëz për çdo ditë bëhen më të pasur, dhe në të vërtetë ata vetëm plotësojnë kapacitetet e pashfrytëzuara në makinerinë e sprovuar të kontrabandës në BeH. Pa doganë dhe tatime në BeH hyjnë cigaret, alkooli, kafja, kurse po në rrugë të njëjtë dalin emigrantët ilegalë, droga dhe armët. Fitimin e ndajnë “ndërmarrësit” e shkathët, kurse humbjen qytetarët e BeH. Paraja, e cila në vend se të hyjë në buxhet hyn në xhepat e kotrabandistëve vlerësohet në qindra milionë marka. Për shkak se BeH është në zë si “fidanishte” e emigrantëve ilegalë, me gishta mund të numrohen shtetet evropiane në të cilat qytetarët me pasosh bh. mund të hyjnë pa vizë në to. Nëse vazhdohet në këtë mënyrë, shumë shpejt mund të vijë deri te ajo që BeH të gjendet plotësisht e izoluar me “koridorin sanitar” rreth kufinjve të saj. Ardhja e paralajmëruar e ekspertëve për luftë kundër emigrimit ilegalë prej Britanisë së Madhe dhe Italisë, mund të ndihmojë por nuk mund të jetë e mjaftueshme për zgjidhjen e këtij problemi. Kontroll të vërtetë mbi 1.666 kilometra gjatësi kufitare të BeH mund të sigurojë vetëm pushteti vendor, pa dyshim nëse këtë e dëshiron me të vërtetë.
Vetëm kur të mbyllen vrimat kufitare nëpër të cilat kalojnë emigrantët ilegalë dhe malli i kotrabandistëve, qytetarët e BeH mund të presin që edhe për ata të çilen kufinjte e BE, dhe që edhe vetë të shijojnë se çfarë është “Evropa pa kufinj”.
AIM Sarajevë
DRAZHEB SIMIQ