Frika nga Millosheviqi
AIM, Beograd,07.02.2001
Ne ambientin e ketushem gjithnje e me shpesh do te degjosh kritika per mungesen e gatishmerise se pushtetit te ri per te pranuar kerkesat kryesore te faktorit nderkombetar per dorezimin e Sllobodan Millosheviqit ne Tribunal te Hages. Gjate kohe eshte konsideruar se kjo paraqet "biren e fundit te kavalles", por kur mu per kete shkak humbi besimi ne bote dhe erdhi ne pikepyetje ndihma finansiare per zhvillimin ekonomik, menjehere ceshtja u be prioritare. Ne rast se vazhdohet me politiken e heshtur dhe pritet afati i fundit, pushteti i ri do ta ve ne
dyshim pjekurine dhe aftesine e vet per ta drejtuar vendin.
Nga rezimi i regjimit te Millosheviqit deri ne diten e sotme, nuk eshte bere asgje per gjallerimin e veprimtarise ekonomike. Ne terenin ekonomik
ka mbreteruar vdekja, kurse ngjarjet me te reja paralajmerojne se kjo gjendje mund te vazhdoje edhe metej. Cmimi mund te jete edhe me i larte ne rast se nderpritet ndihma e jashtme humanitare - finansiare, fale se ciles ne Serbi ka rryme dhe nxemje, kurse qytetareve u paguhen rrogat dhe pensionet, femijeve - shtesat femijerore, familjeve te rrezikuara - ndihmat sociale.
I perkrahur nga te gjitha anet per sakrificen e bere pushteti i ri u dha
perparesi ceshtjeve politike ndaj veshtiresive ekonomike. Shkuan neper bote per te mbledhur aplaudime, harruan se pushteti i ri matet me shume me ate qe ben e me pak me ate qe thote. Ndodhi qe te vepronte me me dobet aty ku bota priste qe te vepronte me fuqishem.
Fjala eshte per bashkepunimin me Tribunalin e Hages, gjegjesisht dorezimin e Sllobodan Millosheviqit ketij tribunali nderkombetar, me cka Keshilli i Sigurimit individualizonte pergjegjesine per zhvillimet ne rajonin e ish-RSFJ-se dhe lironte popullin nga pergjegjesia kolektive, si dhe te kthente vendin ne shtegun e bashkepunimit te ndersjellte. Energjia me te cilen u rrezua Millosheviqi u harxhua, kurse pushteti i tanishem nuk kishte fuqi as ta zhvendoste nga rezidenca
presidenciale.
Te gjitha paralajmerimeve te ardhura nga bota, qe Millosheviqi doemos duhet te gjendet perpara Gjyqit te Hages, iu dha pergjigja nga disa vende se keto nuk jane prioritete te Jugosllavise dhe Serbise. Pergjegjesia e Millosheviqit para Tribunalit te Hages eshte futur nen tepih dhe eshte trajtuar si "birre e fundit e kavalles". Kjo ish-kryetarit jugosllav asgje nuk do t'i ndihmoje, por mund te kete pasoja te keqija per qytetaret e Serbise.
Kjo i eshte thene qartazi nenkryetarit te Qeverise federale Mirolub Labusit ne Davos dhe kryetarit te Qeverise se Serbise, Zoran Gjingjiqit ne Uashington. Derisa Millosheviqi nuk hyp ne aeroplan qe shpie per ne Hage, do te vonohet perkrahja finansiare per mbeshtjetjen e ekonomise serbe. Labus u kthye nga Davosi me duar bosh, nderkaq guvernatori i Bankes qendrore, Mladan Gjukiq ka gjithnje e me shume probleme me lidhjen e aranzhmaneve finansiare. Te dy tani jane te shqetesuar se si Jugosllavia te kapercej veshtiresite deri ne vjeshte, ngase ndihma u harxhua, kurse linjat e pritura kreditore edhe metej jane te pakta.
Ne Institutin Ekonomik kane llogaritur per rimekembjen e ekonomise dhe realizimin e prodhimtarise shoqerore vendit i duhet me se paku dy miliarde dollare, qe do te garantonte nje standard me te mire per 20 perqind deri ne fund te vitit 2001.
Momentalisht ne Beograd vazhdon takimi dyjavor i Fondit Monetar Nderkombetar per te vertetuar politiken ekonomike ne baze te se ciles Jugosllavia do te fitonte kredi prej 150 milion dollaresh. Kjo shume eshte simbolike, sepse as per se afermi nuk i ploteson nevojat, por eshte e rendesishme sepse krijon hapesire si per shtyerjen e borxhit ekzistues, i cili eshte sa prodhimi vjetor shoqeror (12 miliarde dollare), per marrjen e borxheve te reja dhe, nuk perjashtohet, bazuar ne sugjestionet e institucioneve te rendesishme financiare nderkombetare, se Jugosllavia pati sukses ne kerkesat e saj per falje te
pjeses me te madhe te borxhit te grumbulluar.
Bisedimet me FMN shume shpejt mund te shnderrohen ne humbje kohe per te dyja palet ne rast se autoritetet jugosllave edhe metej mbeten ne qendrimin se dorezimi i Millosheviqit eshte ceshtje e kontestueshme. Nga
ajo qe iu tha kryeministrit serb ne Uashington u be e qarte se mbetet si
prioritare pergjegjesia e Millosheviqit dhe bashkepunetoreve te tij te ngushte.
Gjingjiqit iu be e me dije se do te mungoje perkrahja amerikane ne FMN nese deri me 31 mars autoritetet jugosllave nuk e deshmojne ne veper se pergjegjesia e ish-kryetarit jugosllav duhet tu lihet instancave gjyqesore nderkombetare.
Ky afat eshte i njohur kahere, kurse injorimi i kesaj kerkese nga pala jugosllave ben pjese ne deshtimet me te medha te pushtetit te ri, i cili
ka vleresuar gabimisht se faktori nderkombetar do te bente pazarllek me kerkesat te tyre.
Tani per te gjithe eshte e qarte se cka duhet te beje pushteti i tanishem, a do te fajesohet dhe denohet Millosheviqi per krimet e luftes apo nuk do te dorezohet ne Tribunalin e Hages. E keqja me e madhe qe mund te ndodhe eshte nese pushteti i ri e pret afatin e fundit deri ne te cilin duhet te plotesoje kerkesat e paraqitura. Ne rast se do te veprohej keshtu do te humbej nje kohe e cmueshme, qe do te paguhet me ngathtesine e zhvillimit te domosdoshem dhe te pritur ekonomik.
Analiste te vecante te zhvillimeve jugosllave jane te befasuar me mungesen e gatishmerise se pushtetit te ketushem ndaj kerkesave te jashtme. Ky veprim solli deri tek situata qe magjepsja fillestare e faktorit nderkombetar te shnderrohej ne dyshim, i cili shqyrton ceshtjen
se athua ne Jugosllavi jane bere vetem nderrime personale.
Me shtimin e dyshimit u shtuan edhe kerkesat qe Millosheviqi te gjendej para Tribunalit te Hages. Pjesa e interesuar e botes deshiron qe celsin e deres prapa se ciles do te gjendet ish-kryetari jugosllav ta kete ne duart e veta. Ekzistojne me se paku dy shkaqe per kete qendrim. Nje eshte mosbesimi ndaj pushtetit te ketushem se do te mund ta gjykonte Millosheviqin, dhe nese do ta bente kete brava e burgjeve jugosllave nuk
eshte e sigurte. Se dyti ekziston frika e pjeses jugosllave derisa Millosheviqi eshte ne liri dhe vec kesaj edhe kryetar i partise me te fuqishme opozitare ne Serbi. Gjersa ekziston kjo frike gjithe tentimet per shtimin e besimit qe me pare jane te destinuar te deshtojne.
Qetesimi i rajonit te trazuar te Ballkanit, sipas vleresimeve dhe qendrimit te faktorit nderkombetar mund te behet duke e izoluar me pare
Millosheviqin, duke bere dorezimin e tij qe do te thote mundesi me e vogel e kthimit te tij ne jeten politike. Nese kjo dihet, atehere eshte veshtire te interpretohet qendrimi i rezervuar i pushtetit te ri per te
plotesuar detyrimet e veta ndaj organeve te jashtme te drejtesise. E vetmja gje qe duhet kuptuar eshte se ne Serbi nuk ka ndonje person te guximshem i cili do te guxonte ta burgoste Millosheviqin ose pushteti mbase deshiron qe permes mbajtjes se tij ne arrest shtepiak ta frikesoje
opinionin per kthimin e tij te mundshem dhe keshtu te dobesoje kritikat per dobesine e vet. Por ky mund te jete nje cmim mjaft i larte per te ardhmen e vendit dhe zhvillimin e tij ekonomik.
AIM Beograd
RATOMIR PETKOVIQ