Si ka “qeverisur” qeveria e Dodikut
AIM Banjallukë, 01.02. 2001
Republika Serbe definitivisht është vendi i çudirave ku çdo gjë është e mundshme. Është e mundshme, për shembull, që mjekët dhe profesorët të jetojnë pa rroga, pensionistët pa pensione, kurse të sëmurët pa ilaçra, mirëpo, po në këtë shtet, njëkohësisht është e mundshme të fitohet banesë luksoze ose kredi milionëshe. Çdo gjë varet prej asaj se sa je “i afërt me pushtetin”.
Qeveria e Mladen Ivaniq-it ende nuk kishte kryer punët rreth pranimdorëzimit, kur filloi ai rrëfimi i vjetër ballkanik sipas të cilit qeveria e re zbulonte gjurmët e korrupcionit në radhët e paraardhësve të saj. Ministri i ri i urbanizmit dhe ndërtimtarisë dr Nexho Gjuriq jo fort moti para tv kamerave bëri të njohur se Qeveria paraprake e RS për blerjen e banesave për nëpunësit e saj dhe qytetarët tjerë të merituar të RS kishte ndarë shumën jo aqë modeste prej pesë milionë markave. Nga dyzet banesat, sa kishte “ndarë” qeveria e Milorad Dodikut gjatë kohës së fundit prej një vit e gjysëm, madje 13 banesa ishin ndarë pas zgjedhjeve të nëntorit.
Gjatë të njëjtës kohë janë ndarë edhe kredi banesore me kushte tejet interesante: me afat kthimi prej 20 vjetësh dhe me kamatë simbolike prej dy përqind. Ka patur edhe raste të tilla, siç ka theksuar ministri, kur personat e njëjtë kanë fituar edhe banesë edhe kredi banesore.
Ministri Gjuriq nuk pranoi që për AIM të tregojë detajet e kësaj “afere banesore”, dhe as të tregojë emrat e fatlumturve që u bënë me shtëpia në falenderim të zemërgjerësisë së ish Qeverisë, sepse kjo, sipas fjalës së tij, do të ngjante në revanshizëm dhe hakmarrje. Sipas informatave jozyrtare, pothuaj të gjithë ministrat e Dodikut gjatë kohës së mandatit të tyre kanë fituar banesa, edhe pse shumica prej tyre kanë patur banesa prej më parë. Kryesisht bëhet fjalë për “kalim” nga banesat më të vogla në banesa tri dhe katërdhomëshe. Nuk duhet të jesh matematicien i madh që të llogaritësh se banesat që kishte ndarë pushteti paraprak kurrsesi nuk ishin aqë të vogla. Nëse dihet që çmimi i katrorit banesor në Banjallukë sillet nga 1000 deri më 1500 marka, varësisht nga shkalla e përgaditjes dhe afërsisë ndaj qendrës së qytetit, dhe kur dihet se për nja dyzet banesa janë shpenzuar pesë milionë marka, llogaria tregon se ato kanë qenë banesa prej afër 100 katrorësh.
Burimet tona vërtetojnë poashtu se mediat të cilat në rrëfimet për “përkujdesjen banesore “ tregonin emrat e ministrave të caktuar” kanë qenë “ fare mirë të informuara”. Në përkthim të drejtë kjo do të thotë se në mesin e fituesve të banesave të reja kanë qenë edhe ish ministri i shëndetsisë Zheljko Rodiq, si edhe kolegët e tij me stazh më të shkurtër ministri të qeverisë së Dodikut: ministri i drejtsisë Çedo Vrzhina dhe ministri për punë dhe çeshtje të luftëtarëve Slobodan Zhupljanin. Në këtë kontest është interesant të theksohet se ministri Rodiq fundin e mandatit të vet “e shënoi” me grevën e punëtorëve të shëndetsisë dhe me borxhin e shëndetsisë prej afër 40 milonë marka.
Sipas njohurive që ka AIM nga burime serioze, banesa të shtrenjta nuk u janë siguruar vetëm ministrave. Kështu, për shembull, edhe ish sekretaresha e Qeverisë, zonja Jagoda Nediq ka fituar banesë për të cilën qeveria ka ndarë 165 mijë marka. Sa u përket atyreve që kanë fituar premi të dyfishtë, edhe banesë edhe kredi banesore, deri tani janë zbuluar vetëm dy raste të tilla dhe, ajo që është posaçërisht interesante, këta nuk janë funksionarë të lartë të Qeverisë, por “njerëz relativisht anonimë”. Imponohet pyetja se me çfarë këto “anonimusa” e kanë obliguar Qeverinë e Dodikut sa që ajo është dashur t'i shpërblejë aqë begatshëm meritat e tyre.
Qeveria e RS, aktualisht, përveç borxhit të sipërpërmendur prej 40 milionëve shëndetsisë, i ka borxh prej afër 35 milonë marka arsimit, afër 20 milonë marka invalidëve të luftës dhe familjeve të luftëtarëve të rënë në emër të invaliditeteve të mbetura, që do të thotë se sigurisht ka borxh edhe mbi nja 100 milonë për pensionet. Opinioni sigurisht do të dojë të dijë se cilave nga këto kategori të ashtuquajtura buxhetore “u është marrë nga goja” shuma e sipërpërmendur prej pesë milonë markave të dhëna për banesa.
Në buxhetin e RS nuk ekzistonte paragrafi me të cilën parashihej blerja e banesave për funksionarë. Banesat pra janë blerë me “riemërtimin e mjeteve buxhetore” dhe kjo pa dijen dhe lejën e Kuvendit popullor të RS. Pyetja e dytë , e cila poashtu kërkon përgjigje, është se prej cilit dhe me çfarë kushtesh janë blerë banesat e sipërpërmendura dhe vallë dikush gjatë kësaj blerjeje ka fituar provizion. Qe pra për si rradhiten rastet e bukura për Qeverinë e re që kjo në vepër të vërtetojë përcaktimin për publikim dhe punë transparente dhe gjatë kësaj të fitojë ndonjë pikë politike.
Mirëpo, rrëfimi për banesat e funksionarëve nuk përfundon vetëm me ato pesë milionë markat e zbuluara deri tani. Siç vërtetojnë burimet tona, në qoftë se mirren parasysh edhe drejtoritë e Qeverisë, “ masa e mjeteve të shpenzuara për blerjen e banesave do të bëhej së paku dy herë më e madhe”. Vetëm në drejtorinë republikane të doganës, ashtu siç është publikuar kësaj vjeshte, për blerjen e banesave nga “mjetet e pavërtetuara” janë shpenzuar pothuaj katër milionë marka, kurse për kredi banesore 760 mijë. Prandaj nuk është për t'u habitur që disa kuadra, në mesin e të cilëve në numër më të madh janë nipërit dhe fisi tjetër i udhëheqësve të RUC-it ose të funksionarëve të lartë të DSP-s, partisë të cilën populli e quajti “ partia e doganave” janë të punësuar pikërisht në Doganë.
Me “paratë e doganës” është blerë, për shembull, edhe banesa prej 82 katrorësh për Nedeljko Milovanoviqin, të birin e gjeneralit Manojlo Milovanoviq, ish ministrit të mbrojtjes. Në këtë mënyrë “është bërë me shtëpi” edhe Dragoljub Trivanoviq, drejtori i Doganës dhe funksionar i lartë i DSP-s, të cilit i është blerë banesë prej 92 katrorësh në shtëpi duplekse në Banjallukë, por edhe kushrira e tij Gospa Cvijanoviq, respektivisht shefica e nëndegës së Doganës në Modriç.
Kryeministri Ivaniq deklaroi, kurse Qeveria e tij këtë e vërtetoi me vendim të posaçëm, se gjatë mandatit të tij nuk do të ketë blerje banesash. Deri tani ministrat të cilët nuk janë prej Banjalluke banojnë në hotel, kurse së shpejti, me qëllim kursimi, do të orientohen që për vete të marrin me qira banesa modeste, të cilat nuk duhet të jenë më të mëdha se një dhomë e gjysëm.
Mladen Ivaniq-i ka paralajmëruar edhe masa të tjera kursimi: kontroll të rreptë madje për furnizimet më të imta, përkufizim të shpenzimit të lëndës djegëse, madje edhe shitjen e automobilave të parkut vozitës të Qeverisë së RS-s.
Ende nuk është publikuar me sa mjete udhëtimi gjithësejt disponon Qeveria e RS-s, dhe për aqë sa jemi të njohtuar, do të ketë mjaft punë që të caktohet ky numër. Në autoparkun e Qeverisë ende ndodhen automobila të vjedhur, të mbetur mbase që nga koha e turbullirave. Nga ana tjetër me automjetet të cilat janë pronë e Qeverisë së RS shërbehen edhe ata, që së paku formalisht, nuk kanë kurrfarë lidhjeje me Qeverinë. Në favor të kësaj japim shembullin e “Nezavise novine” e cila vite me radhë po shfrytëzon për udhëtime në terren një “golf” të Qeverisë. Siç jemi të informuar ka edhe raste të kundërta: disa ministri të caktuara disponojnë me automjete të sipërmarrjeve shtetrore dhe kjo vetëm në bazë të lidhjeve “personale” të (ish) ministrave dhe drejtorëve të sipërmjarrjeve të caktuara.
Sidoqoftë, 15 automobilët e Ministrisë së financave, ose tetë të kabinetiti të kryeministrit janë, siç vlerëson Ivaniq-i, një barrë tepër e rëndë për mundësitë modeste të Republikës Serbe. Ministrat dhe bashkëpunëtorët e tyre , në të ardhme, sëpaku ashtu si thekson kryeministri i ri, nuk do të kenë mundësi që automjetet zyrtare t'i përdorin për nevojat personale, kështu që Qeveria do të funksionojë edhe me një park vozitës më modest dhe, sidomos me më pak harxhime për lëndë djegëse.
Paksimi i shpenzimeve kabinetike për Qeverinë e ngarkuar me borxhe të RS, në shikim të parë mund të kuptohet si një mashtrim demagogjik dhe marketing i lirë politik, ashtu siç i kanë karakterizuar masat e paralajmëruara kundërshtarët politikë të Ivaniviq-it. Megjithatë, 1000 markat në ditë për llambat, ose mbi 4000 markat për një ditë pune për ushqim dhe pije, aqë sa Qeveria e Dodikut shpenzonte nën paragrafin e reprezentacionit, krijojnë një hapsirë të mjaftueshme për kursime. Përveç asaj, në vitin 1999, për shembull, funksionarëve të lartë të Qeverisë së RS u janë paguar mbi 1,2 milionë marka në emër të akontacioneve për udhëtime zyrtare, por që gjysma e këtij akontacioni ende nuk është arsyetuar. Flitet se ish ministrat si destinacione më të preferueshme kanë patur Tokion dhe Hagën. Me qëllim që në mënyrë sa më dinjitoze të përfaqësonin RS në metropolat botrore dhe në terren ministrave dhe nëpunësve të Qeverisë, jasht dijes dhe kontrollit të obligimeve tatimore, u është siguruar edhe garderoba dinjitoze. Vetëm një llogari për blerjen e rrobeve për funksionarët qeveritarë ka kushtuar 50 mijë marka. Këto numra nuk janë rezultat i “revanshizmit” të Qeverisë së Ivaniqeviqit: të gjitha të dhënat e sipërpërmednura janë publikuar që në kohën e qeverisjes së Dodikut edhe në mediat e vendit, më shpesh në “Reporterin” e Banjallukës ose në “Panorama” të Bjelinës. Ajo që ende nuk është publikuar, por të cilën e kemi kuptuar nga burimet “joqeveritare” do të zbulojë një fshehtësi të jashtëzakonshme: mënyrën se si në Republikën Serbe të varfër të bëhesh i pasur dhe biznismen i suksesshëm. Përgjigja është përafërsisht e këtillë: rrefimi i mirë, plus kredi e majme, plus fshehje e tatimit, plus “pajtimi i heshtur” i partisë në pushtet, kjo është baraz me ekstraprofitin.
Në të vërtetë, pikërisht këto ditë në “Kristal banka” të Banjallukës arritën rreth 109 milionë marka - një pjesë kredi dhe pjesa tjetër fletëgarancione. Këto kredira dhe garancione ishin ndihmë e madhe për sipërmarrësit privatë të afërt me Partinë deri jo fort moti në pushtet të socialdemokratëve të pavarur, gjegjësisht me ish Qeverinë e RS. Sa për shembull, Dragan Çiçiq-i, pronari firmës “Zmijanjeplast” i cili zejen e biznismenit e mësoi në vitet e tetëdhjeta nga Borislav Mikeliq-i në “Gavriloviqi”, fitoi kredinë në vlerë prej 14,8 milionë marka.
Çiçiq-i është i njohur edhe për atë se, nën rrethana fare të paqarta, kreu “kapitalizimit” të industrisë së mishit në Brçko, të sipërmarrjes së dikurshme shtetrore sot të njohur me emrin BIM Galames. Pas kësaj në media plasifikoi rrëfimin e bukur për vetvete si për njeriun i cili i pari pas vitit 1990 i bashkoi në punë të përbashkët Serbet, Kroatët dhe Boshnjakët dhe ua dha thikat në duar, por që ata nuk u therën midis tyre. Kjo përralëz multietnike i shërbeu për bukuri që t'i shmangej përgjigjes në pyetjen se prej ku i kishte ato 30 milionë markat e përfolura, të nevojshme për ngirtjen e prodhimtarisë në BIM.
Njëri nga ata që fituan kredi nga “Krsital banka” është edhe shoku i partisë së Dodikkut Nikola Vukeliq-i, pronari i firmës “Poljoeksport” të cilin kjo shtëpi bankiere e kreditoi me 9,5 milionë marka. Mos vallë edhe vetë “Kristal banka” ndodhet në mesin e atyreve bankave jo të pakta në numër në RS të cilat “likuiditetin” e tyre e formojnë nga tatimet e papaguara? Kjo pyetje tani për tani do të ngelë pa përgjigje. Është një fshehtësi e njohur se në RS, si askund tjetër në botë, mospagimi i tatimeve është një e ashtuquajtur “dukuri e rëndomtë”. Plot ekonomistë të suksesshëm atë “mbretit të vetën” e kanë si borxh që s'e paguajnë disa vjetë. Sikurse lajmëron burimi i AIM-it, rekordin në mesin e borxhlinjve tatimor nga rradhët e biznismenëve privatë buxhetit të RS i ka borxh madje 2,5 milionë marka.
Mladen Ivaniq-i, përveç masave të kursimit në Qeverinë e RS ka paralajmëruar edhe ashpërsim rigoroz të disciplinës financiare. Së shpejti qytetarët e RS do të kenë rastin të shohin se çfarë kupton kryeministri me atë: vallë ndjekja e përkohshme e shitësve të mërdhifur rrugorë të cigareve është edhe sjellja në rrugë të rregullit e “biznismenve të suksesshëm”. Nga përgjigja e drejtë në këtë pyetje do të varet jo vetëm buxheti i RS-s, por edhe suksesi i përgjithshëm i Qeverisë së re. Do të shohim në fund se vallë gjatë dy vjetëve do të përsëritet rrëfimi i vjetër ballkanik, në të cilin qeveria e re gjithmon zbulon gjurmët e korrupcionit të qeverisë paraprake, duke u ofruar idhtarëve të vet disa përralla aferash, si këmbim për jetë normale.
AIM Banjalluke
MILKICA MILOJEVIQ