Te huajt si hedhurine?

Ljubljana Feb 2, 2001

Frika qe mbreteroi ne gjithe vendin shkaku i zhvendosjes se refugjateve nga Lubjana ne qendren e perkoheshme Vidoncin imponon pyetjen se mbeti konsiderata e administrates qendrore ndaj pushtetit lokal rreth vendosjes se emigranteve dhe ku eshte kufiri i nencmimit te qeverise nga ana e bashkesive te vogla, ksenofobe?

Lubjane, 29.01.2001.

Mediat disa dite raportojne ne edicionet qendrore per valen e protestave qe u shkaktuan shkaku i shpernguljes se befasishme te rreth 350 personave, te cilet autoritetet kufitare sllovene i kishin arrestuar gjate hyrjes ilegale ne territorin e Sllovenise. Njerezit e kapur ne fushat jashte vendkalimit kufitar u vendosen se pari ne Qendren per largimin e te huajve ne Lubjane, ku per shkak te numrit te madh dhe kapaciteteve te vogla jetonin ne kushte katastrofale, duke pritur zhvillimet tjera. 'Aksioni' i shpernguljes se refugjateve ne ish-kazermat braktisura te APJ-se ne Prosenjakovc u be ne menyre teper "ilegale", neper terr.

Shkak i shpernguljes ishte shfaqja e tartabiqeve ne qendren pranuese lubjanase me cka u desht hospitalizimi i disa emigranteve. Mbyllja e perkoheshme e Qendres ne Rrugen Celovsko ne Lubjane erdhi shkaku i dezinfektimit. Perndryshe, keta njerez edhe para shfaqjes se tartabiqeve jetonin ne kushte te mjerueshme. Per shkak te numrit te madh te personave ne Qendren grumbulluese familje te tera me femije te vegjel, me muaj te tere, flenin ne dysheket e vendosur ne dhe, u strehuan ne korridore, kurse nje TV reportazh ia zbuloi opinionit te gjere publik se hyrja ne hapesirat e perbashketa sanitare (qe nenkupton WC-te) ishte teper e ngarkuar, sepse njerezit flenin madje edhe ne toalete. Objekti i huazuar nga ndermarrja komunale e komunikacionit ne Lubjane tani meremetohet per kthimin e shpejte te emigranteve.

Zhvendosja e emigranteve nga Lubjana ne province, kryesisht shqetesoi pjesen e Sllovenise veriperendimore, ne kufi me Hungarine. Per kete kontribuan edhe mediat elektronike te vendit, qe cdo dite ngacmojne opinionin publik me raporte per pakenaqesine e vendasve, te cilet ankohen ankohen se eshte rritur kriminaliteti dhe shprehin frike se jane te pambrojtur. Gjithashtu nuk ka dite qe mediat te mos raportojne per kerkesat gjithnje me te reja te banoreve lokal per mbylljen dhe largimin e shtepise se perkoheshme per azilante ne Prosenjakovc, dhe nese kjo nuk ndodh ata kerkojne nga shteti demshperblim dhe sa per fillim shtimin e numrit te policeve. Gjithashtu paralajmerojne se nese kerkesat e tyre nuk realizohen do te bllokojne gjitha rruget qe cojne ne drejtim te qendres se re per refugjate. Ne anketat televizive si pleqte, poashtu edhe te rinjte, ketu dhe atje, thone se nuk asgje kunder te huajve, por vetem nese shteti "sa me pare largon te huajt nga vendi i tyre".

Mediumet qe transmetojne "zerin e popullit", krijojne me shume konfuzion dhe tensione shtese. Kakofonia perqendrohet ne nje kerkese te vetme"clirim nga te huajt". Fotografia percjell ate qe thuhet, keshtu nje njeri qe ka dale ne uikend – per te qene ironia me e madhe ai nuk eshte slloven – tregon vilen e tij ku ka ndodhur vjedhje dhe kerkon nga policia te ndaloje cfaredo levizje te te huajve – emigrante. Nje fshatare e moshes mesatare deshiron qe sa me shpejt te shoh perforcim policor shkaku i "rrezikimit te femijeve e vecmas ne, grave – e dini perse ". Nje i ri shfrytezon pese sekondat e tij ne TV qe te deklaroje se te huajt "asnjehere nuk kane sjellur dic te mire" dhe se prania e tyre cenon "formen tradicionale te te jetuarit ne rajon". Pergjithesisht, mediumet me te madhe manipulojne me raportet e tyre permes "fjaleve te banoreve", qe eshte institucion i cili praktikisht nuk funksionon qe nga koha e socializmit.

Ne nje nga keto takime vendasit sollen vendimin qe te kundershtojne pushtetin qendror dhe refuzuan qe ne terrenin e tyre te vendoseshin
dymbedhjete kontejneret shtese, ne afersi te qendres se tejngarkuar, dedikuar te huajve. Argumentet e tyre duken te fuqishme – rreth tetedhjete vjedhje ne banesa dhe vila te atij rajoni, marrja e parave (me thike) nga femijet, konflikte dhe grindjet ne qender dhe rrethine. Metej per t'i dale kupa arriti lajmi se ne qender, gjate uikendit, pas nje perleshje se kush do te jete lider u vra nje iranian.

Gjerat pastaj shkuan aq larg sa perfaqesuesit e komunes Grad me ore te tera biseduan me kryeshefin e policise se uniformuar Milan Horvat dhe ne fund vepruan e nenshkruan nje marreveshje precize, e cila u kembye dhe u nenshkrua permes telefaksit. Ne marreveshje shkruan se refugjatet do te mbesin ne hapesirat e kazermes se dikurshme, me se shumti 14 dite, dhe se pas kesaj kohe do te pasoje "riatdhesimi" ne Lubjane. Per vendosjen konkrete te refugjateve do te kujdeset komuna, por te gjitha llogarite e shpenzimeve do te shkojne ne adrese te shtetit. U tha se kjo do t'i sjelle komunes edhe profit, por prefekti ne asnje menyre nuk guxoi t'ua zbulonte gazetareve shumen per te cilen behej fjale, gjegjesisht se sa te holla do te jepen per "veprimtarine e tij humanitare". Eshte shume e mundshme qe ne fund komuna te jete ne minus.

Shteti eshte fajtor pse lejoi mjeljen ne nje forme te pakompromis te atyre qe paguajne tatime. Perndryshe aparatciket ne Lubjane ishin ata qe turbulluan dhe sollen deri te humbja e besimit duke dhene disa here premtime te rrejshme. Banoret e Prosenjakovcit te permendur, para tete vitesh, nuk kishin asgje kunder qe ne qendren e tyre te vendoseshin refugjatet nga rajonet e ish - Jugosllavis. Shteti si kundershperblim premtoi ndihme per ndertimin e ujesjellesit, rrjetit elektrik dhe rrugeve. Nga gjithe ajo qe u premtua shteti ndertoi vetem ate qe ishte e domosdoshme - rrugen deri tek qendra e pranimit. Dhe asgje tjeter. Prandaj tani shteti ofron shume konkrete prej 500 mije markash gjermane per ndertimin e infrastruktures, por besimi eshte harxhuar. Ne fakt jane harxhuar edhe shume gjera tjera, e para se gjithash prestigji i shtetit, qe serish nuk tregoi aftesi.

Qe paradoksi rreth vetadministrimit lokal te jete me i madh, para dy vitesh ndodhi situate krejt tjeter. Atehere qytetaret ne gjithe shtetin, permes referendumit, votuan per ndertimin e termocentralit te ri ne Trbovle. Gjithe rajonet tjera ishin kunder, vec atyre banoreve te Terbovles qe duhej te jetonin ne afersi te termoelektranes se re, te cilet votuan per ndertimin e termoelektranes. Atyre nuk u interesoi ekologjia, por vendet e reja te punes. Tani e kane ekologjine, kurse nga termoelektrana nuk doli asgje, perkunder orvatjeve. Tani situata ka ndryshuar. Sot gjithe shteti kerkon zgjidhje per vendosjen e emigranteve, por banoret e bashkesive lokale nuk lejojne ndertimin e kapaciteteve te reja. Sapo ne mediume permendet emri i ndonje vendi ku do te mund te fillonin punimet popullata vendase organizohet ne rreshta dhe tubime protestuese dhe pengon keto duke bllokuar rruget dhe me organizime tjera te ngjashme...

"Te gjithe do te deshironim rrymen, por askush nuk deshiron funderrinat nukleare ne oborrin e vet," sqaron disponimin e nje pjese te madhe te vendasve nje nga te anketuarit, fqinj i "Qendres per menjanimin e te huajve" nga Lubjana. Tani edhe refugjatct u gjenden ne rolin e "funderrinave". Shtrohet pyetja se a mundet ta nencmoje shtetin, per gjerat qe jane te interesit vital per gjithe shoqerine, cdo organizate lokale ksenofobe? Duket se mundet.

AIM Ljubljana

IGOR MEKINA