Shqiperia dhe ceshtja e uraniumit te varferuar-
AIM TIRANA, 30.01.2001
Sindroma ballkanike,e cila gjate janarit shkaktoi debate e replika ne qarqet qeveritare, ushtarake, diplomatike dhe te medias neper kryqytetet perendimore dhe te shteteve qe kane derguar paqeruajtes ne Bosnje dhe ne Kosove, eshte pritur pothuaj me nje indiference te pergjitheshme ne Shqiperi. Kjo eshte kaq e vertete sa qe ne tere keto jave te janarit e te jehones se gjere te sindromes ballkanike neper mediat nderkombetare, ne asnje dite ne mediat shqiptare te shkruara e elektronike kjo teme nuk figuroi si ceshtje e faqes se pare apo editorialesh.
Ne pamjen e pare fakti qe ne qender te fokusit gjeografik te sindromes ballkanike paraqitet Kosova duhej te kishte shkaktuar nje shqetesim te gjere ne opinionin shqiptar. Aq me teper qe edhe ne Bosnje Shqiperia ka derguar vazhdimisht pas marreveshjes se Dejtonit nje kompani paqeruajtesish ne perberje te forcave nderkombetare te SFOR-it. I plote ishte gjithashtu kohezioni midis opinionit shkencor dhe atij publik per qendrimin indiferent ndaj kesaj ceshtjeje te sindromes ballkanike.
Natyrisht njelloj si dhe qeveri te tjera evropiane, edhe qeveria shqiptare pavaresisht nga heshtja qe mbajti, organizoi dhe dergoi ekipe ekspertesh ne zonat ne veri te Shqiperise, te cilat ndodhen ngjitur me kufirin perendimore te Kosoves, me ate pjese te saj ku u pretendua se ndodhet edhe perqendrimi me i madh i radiacionit te predhave me uranium te varferuar dhe ku ndodhen ne sherbim ne perberje te forcave te KFOR-it ushtaret italiane. Nje ekip i Institutit te Shendetit Publik dhe nje ekip i Institutit te Fizikes Berthamore inspektuan per nje kohe te gjate zonat kufitare me Kosoven, popullaten, floren dhe faunen dhe me 23 janar shpallen rezultatin e kerkimeve te tyre. Sipas ekipit te shkecetareve shqiptare nga matjet e kryera, vlerat e fuqise se rrezatimit alfa, beta dhe gama paraqiten nen nivelet e lejuara dhe pa asnje rrezik per popullsine e zones. Gjithashtu u konstatua se situata ne lidhje me semundjet e gjakut, te lekures, te lindjeve me malformacione kongjenitale dhe semundjeve neoplazike kane paraqitur te njejtat parametra si ne tre vjetet e fundit perpara luftes ne Kosove. Edhe ekzaminimet e bera ne rradhet e ushtareve shqiptare, qe kane sherbyer ne forcat paqeruajtese ne Bosnje, sipas njoftimit te eksperteve te Ministrise shqiptare te Mbrojtjes, rezultuan se nuk ka pasur efekte ne shendetin e tyre nga qendrimi atje.
Nje nga ekspertet me te njohur shqiptare ne fushen e fizikes berthamore dhe ish drejtor i Institutit te Fizikes Berthamore profesor Skender Koja ne nje analize te ceshtjes se sindromes ballkanike ne nje te perditeshme shqiptare me 10 janar konkludonte se nga pikepamja shkencore kemi te bejme me nje alarm te rreme dhe abuziv, sepse edhe nje krahasim i bere me statistikat mjekesore tregon se koincidenca e leucemise ne shkallen 3-4 vete per 100 mije banore eshte e afert me numurin e rasteve te leucemise te shfaqura ne personelin ushtarak nderkmbetar ne Bosnje dhe Kosove, sepse gjate pese viteve ne saje te sistemit te rotacionit atje kane sherbyer rreth 300 mije vete.
Per ceshtjen e sindromes ballkanike ka gjithashtu te njejtin qendrim midis partive politike shqiptare ne Tirane dhe ne Prishtine. Ne Shqiperi i dhane publicitet deklarates qe beri qysh me 5 janar kryetari i LDK Ibrahim Rugova qe e cilesoi zhurmen per sindromen ballkanike si nje presion per te larguar forcat paqeruajtese nga Kosove.
Ne te vertete ceshtja e uraniumit te varferuar u prit qe ne fillim me mosbesim nga partite politike ne Shqiperi, qofshin te maxhorances qeveritare, qofshin te opozites, te djathta apo te majta, te medha apo te vogla, per disa arsye. Ne Tirane shkaktoi nje dyshim jo te vogel fakti se ceshtja e sindromes ballkanike u ngrit me shume nga ato qarqe dhe forca politike, si komuniste, antiatllantiste, pacifiste,etj, ne disa shtete perendimore, qe kishin qene kunder nderhyrjes ushtarake te NATO-s ne Kosove. Sidomos zelli qe tregoi Beogradi per te shfrytezuar sindromen ballkanike per te denuar rrezikun qe perbeka NATO dhe per te perseritur akuzat per te ashtuquajturin agresion te NATO-s kunder Serbise, e shtoi edhe me shume bindjen e pergjitheshme ne Tirane se eshte fjala per nje keqperdorim politik. Sipas vleresimeve shqiptare synimi eshte te zhvleresohet nderhyrja e NATO-s ne Kosove pranveren e vitit 1999, te rehabilitohet politika kriminale e Miloshevicit ne Kosove dhe te krijohet presion nderkombetar qe te largohen forcat paqeruajtese te KFOR-it nga Kosova. Ne menyre te vecante ne qarqet politike shqiptare shihet me mosbesim ngritja e ceshtjes se sindromes ballkanike pikerisht ne fillim te investitures se presidentit te ri amerikan Xhorxh Bush, qe koincidon me disa perpjekje te udheheqjes se re jugosllave te presidentit Koshtunica dhe te disa aleateve te RFJ-se per te larguar pranine ushtarake amerikane nga Kosova.
Ne Tirane pranohet se eshte i drejte shqetesimi i shfaqur nga qeveri te ndryshme per shendetin e ushtareve qe kane sherbyer ne Bosnje dhe Kosove, por ketu theksohet me nje note hidherimi se nuk pati te njejten shkalle te larte shqetesimi, per te mos thene se nuk pati pothuaj fare shqetesim, per efektet e uranimit te varferuar ne shendetin e 2 milion banoreve te Kosoves, qe kane qene dhe do te vazhdojne te banojne atje.
Ne kete kuader vleresimi i pergjitheshem dhe pothuajse unanim ne qarqet politike, shteterore e publike ne Tirane eshte se ceshtja e sindromes ballkanike eshte nje keqperdorim politik i nje fenomeni qe u takon shkencetareve, fizikaneve dhe mjekeve. Qeveria e Shqiperise nepermjet nje komunikate te ministrise se saj te jashtme deklaroi qe me 11 janar se sindroma e Ballkanit po perdoret me teper si koperture se sa eshte ne realitet dhe ajo ceshtje po fryhet nga disa insinuata politike qe kerkojne te fajesojne NATO-n. Me kete rast qeveria shqiptare perseriti qendrimin e saj per vazhdimin e pranise dhe te veprimtarise se NATO-s ne Kosove dhe ne pjese te tjera te Balkanit.
Sigurisht edhe ne reagimin ne Shqiperi ndaj ceshtjes se sindromes ballkanike, duke e cilesuar ate nje sindrome politike, mund te kete nje note politizimi subjektiv. Fakti qe e gjithe kjo eshte e lidhur me Kosoven nuk mund ta menjanoje nje dukuri te tille. Por ne Tirane ndjehen me te qete nga ajo qe raportet zyrtare te NATO-s, te Organizates Boterore te Shendetesise dhe te ministrise se mbrojtjes te SHBA hedhin poshte cdo pretendim per nje kercenim real te ardhur nga uraniumi i varferuar. Ne fund te fundit rendesia vitale, qe paraqet per shqiptaret ne te dy anet e kufirit ceshtja e Kosoves, i shtyn ata qe te minimizojne te gjithe llojet e rreziqeve, aq me teper kur eshte fjala per nje rrezik te pakonfirmuar ende shkencerisht, sic eshte ky i sindromes ballkanike.
AIM Tirana
ARIAN LEKA