Vini re - shembje ne rruge!

Skopje Jan 30, 2001

AIM Shkup, 30.01.2001

Ka kohe qe Maqedonia eshte peng i luftes mes dy koncepteve politike te cilet ngulfasin te gjitha alternativat tjera e qe jane misheruar ne fuqine politike te Georgievskit (kryeminstrit te tanishem te qeverise se Maqedonise dhe lider i VMRO-DPMNE-se) dhe Crvenkovskit (ish kryeminister dhe lider i LSDM), te cilen lufte e cuan deri ne hapsiren ireale ku nga te dy perdoret strategjia: leshoj djallit sa me shume litar qe vet te varet nje dite me te. Por duke mos e verejtur se litari ua ka lidhur duart sa Brankos i cili tashme rri pezull mbi ambisin e zhdukjes politike, poaq edhe Lubcos qe qendron ne bregun politik i cili po shembet.

Keto dy "koncepte" njihen si "proserbe" dhe "probullgare". E mbase identifikimi me i afert do te ishte instrumentalizimi politik i gjithe asaj qe nenkuptohet nga keto dy emrime. Emeruesi i perbashket i te dy "koncepteve" eshte "pjata" e njejte nga e cili ushqehen: dilema se valle eshte i mundshem shteti i perbashket me shqiptaret dhe, nese eshte i mundshem, si te vihet kontroll mbi kete "pakice" te madhe. Te dy konceptet mbase do te harxhoheshin kahere dhe do te lakuriqesoheshin para maqedonasve etnik sikur te mos ekzistonte prodhimi artificial i mjegulles prapa se ciles fshehet beteja ireale politike per pushtet - i ashtuquajtur "rreziku shqiptar", te cilin trill edhe Brankoja edhe Lubcoja e shfrytezojne si ngjitese ku qytetaret kapen si miza ne shiritin ngjites. Kete "mjegull" pushteti i ri e ngriti ne nje lartesi me te madhe se sa pushtetmbajtesit paraardhes me cka eshte me pak e dukshme dhe jo aq shume e lexueshme per shqiptaret, per dallim nga Brankoja i cili nuk shkoi me larg nga strategjia banale komuniste, tashme e harxhuar, - nxit konflikte te kontrolluara me "destruktivet kujdestar" shqiptaret dhe ja perdja prapa se ciles, para faktorit nderkombetar mund ta fshehesh gjithe pavendosmerine politike, kurse para qytetareve tu gjitha devalvimet e denarit, "zogjte e kaltereme ", "duvlat" dhe kursimoret e falimentuara (afera gjat kohes se qeverisjes se Crvenkovskit te cilat kurr nuk u ndricuan).

Kuptohet, rreth ketyre dy lojerave bartese politike rrotullohen edhe partite politike shqiptare te cilat, ashtu sic u ngjan "ortakeve strategjik" besnik, asistojne me degjueshmerine dhe poltronizmin e tyre. Japin kontributin e tyre ne kontaminimin e hapesires, ne te cilen duhet mbjelle fara e vetedijesimit per ardhmerine e Maqedonise pa "filo" dhe "fobi". Nje vetedije kjo e bazuar ne fortesine e boshtit shteteror i cili do te jete i pastruar nga strukturat kriminogjene partiake qe devalvojne institucionet shteterore dhe qe do te mund te rivitalizonte muskujt, tashme te atrofuar politike, si parakusht qe "sektet" e tanishme politike te shnderrohen ne parti te njemendeta politike, te cilat ne "garat" nderpartiake do te menjanojne investimin - frikesimin e qytetareve nga konflikti i mundshem nderetnik- me te cilin blejne "gjyqtarin" - opinionin e ketushem- duke e futur ne "stadiumin politik" qe popullit t'i sherbeje si lodra femijes i cili genjehet deri sa "i kurverohen" prinderit.

Nese njeriu i analizon gjerat nga ky kendveshtrim - me cka nuk eshte e perjashtuar mundesia qe te fitohet nje imazh i shtrember- do te kuptoje se LSDM-istet i pergjuan telefonat e VMRO-DPMNE-isteve sa paten mundesi dhe sa ishin ne pushtet - kuptohet per ta "mbrojtur" Maqedonine nga rreziku i "bullgarizimit", kurse keta te dytet filluan tu perzihen ne linja telefonike te pareve posa morren ne dore qeverine, kuptohet, per ta "mbrojtur" Maqedonine nga "strukturat e mbetura" qe jane nen kontrollin e fqiut verior. Edhe te paret edhe te dytet gjate gjithe dhjetevjetshit te kaluar i mbajten toptan nen "mbykqyrje rentgeni" Alitin dhe Xhaferin. Mbase jo shkaku i ndonje urrejtje te lindur ndaj shqiptareve, se sa ta mbanin nen kontroll "bomben per tymosje" qe duhej hudhur ne arenen politike sahere qe ka nevoje te fshehet beteja gladiatoreske mes Brankos dhe Lubcos. Thene ndryshe, Xhaferi dhe Aliti, nuk u pergjuan mes vete jo se kishin kujdes ndaj cenimit te te drejtave te njeriut dhe Kushtetutes (per te cilen pajtohen se eshte me defekt), por pse nuk ka ndonje "bogoevski"
(Sllobodan Bogoevski, ish kuader i larte ne MPB i cili keto dite jep shpjegime lidhur me aferen e pergjimeve telefonike) i cili do t'ia jepte ndonje shqiptari celesat e qendrave te pergjimit. Por mund te paramendohet se krereve te PDSH-se nuk u eshte cenuar kenaqesia qe te "hudhin nje sy" ne dosjet e kundershtareve te tyre politike dhe ta vleresojne formen e dialogut qe e kultivuan me ndermjetesimin e telefonave celular.

Trekendeshi i tanishem, me kulmet politike Georgievski, Brankoja dhe Xhaferi, nuk do te ishte aspak specifik e me se paku i demshem per Maqedonine sikur te mos sherbente si kornize ku jane vendosur shume gjera destruktive. Gjegjesisht, sikur te mos sherbente si "plantazh" qe e ruan temperaturen e deshirueshme politike per mbijetesen e vetedijes se "nuk jemi per shtetin" dhe per shumimin e "shoqatave" te ndryshme gjuetaresh ne turbullire. Gjegjesisht, ai eshte "trekendeshi i bermudeve" ku fundoset gjithe mundesia per kultivimin e gares se koncepteve dhe interesave politike, ashtu sic i ka hije, dhe ku del ne siperfaqe gjithe "materiali" destruktiv shoqeror.

Populli qe fundoset ne kete "vorbull" politike nuk duhet te pres asgje me shume se sa skandale. Madje duhet te jete i kenaqur nese kalon vetem me keto. Perndyshe ne kete varferi dhe papunesi aferat e lidhura me njera-tjetren per popullin vijne si nje ybavitje maratonike ku nuk jane parapare pauza, qe te mos mund te nderpritet diskuimi i pakufishem rreth asaj se kush eshte fajtori me i madh, Brankoja apo Lubcoja. Qe do t'u ngjaj kerkimeve te se vertetes se kush eshte me e vjeter - veza apo pula.Gjate kesaj nese e harrojme gjelin - "avokatin" aktual te VMRO-DPMNE-se dhe "obdusmanin" e Qeverise, Arben Xhaferin - ja "libri i ilustruar" per qytetaret e rritur te ketij vendi. Prandaj edhe skandali i tanishem me pergjimin, paraqet vetem nje pjese te shembjes se destrukcioneve te depozituara gjate kohes se dekades se fundit, qe sot e pengojne udhen e zhvillimit demokratik te Maqedonise. Sa do te na kushtoje ngecja ne "komunikacion" varet nga ajo se sa e kemi kuptuar rregullen qe e dijne rrugetaret me pervoje: gjate shfaqjes se shembjeve "kruhen" gjithe pjertesite ne rruge. Pastrohen thelle gjithe plasaritjet dhe damaret qe e shkaktojne shembjen. Derisa nuk behet kjo, Maqedonise mund t'i dergoje "komunikate" cdo kush dhe nga cdo telefaks i botes. Duke e ditur se behet fjale per nje shtepi ku nuk ka rend dh rregull dhe nuk dihet as kush i dergon "apkon" as kush duhet t'I pranoje. Por kjo megjithate mundeson qe secili te ndjehet "mbret i kaosit". Perndryshe gjate kohes se evolucionit njerezor gjithcka perparoi dhe u ndryshua por mbeti e njejte pandjeshmeria e pushtetmbajtesve ndaj fatkeqesise se individit. Per ata asnjehere nuk ishin te rendesishme renkimet e individeve. Vecmas pas dalldisjes nga thirrjet aprovuese te turmes. Nderkaq eshte e njohur se sa me i madh te jete kaosi turma po aq behet e pafuqishme. Si te themi, sot ne Maqedoni, kur nuk dihet se a Brankoja e ka "pergjuar" Lubcon ose anasjelltas. Dhe athua komunikata e UCK-se ka per qellim qe te frikesoje "uniformat maqedone" ose te nxis bastisjet neper shtepite shqiptare dhe t'i shtoje eskadronet policore ne Maqedonine Perendimore. E mbase as njera as tjetra, por vetem qe te mbuloj gjurmet e atyre qe jane vellazeruar me te keqen.

AIM Shkup

KIM MEHMETI