A do te vendoset kryqi ne kalane e Tetoves?
AIM Skopje, 30.01.2001
Ne kuader te shenimit te 2000 vjetorit te krishterimit Kisha ortodokse maqedone ka parapare ndertimin e disa objekteve fetare ne mbare Maqedonine. Ne kuader te ketij pervjetori Ipeshkvi i Kishes Ortodokse Maqedone per qytetin e Tetoves z. Kirili ka bere te ditur se do te behet rinovimi i kambanarise dhe vendosja e nje kryqi ne afersi te kesaj kembanarie qe gjendet ne Kalane e Tetoves e cila eshte ndertuar ne fillim te shekullit XlX. Kalaja e Tetoves njihet si monument kulturor dhe njekohesisht si nje vend per kalimin e vikendeve nga lartesia e te ciles mund te shihet dinamika e qytetit te Tetoves dhe mbare lugina e pollogut. Nje grup qytetaresh kane bere matjet e duhura per ndertimin e kryqit ne Kalane e Tetoves dhe kane paralajmeruar se do te ndertojne nje kryq me nje lartesi deri ne tridhjet metra qe do te mund te shihet ne gjithe Pollogun dhe do te sherbeje si nje objekt unikat per mbare boten ortodokse.
Paralajmerimet per vendosjen e kryqit ne Kalane e Tetoves , qytet ky i banuar kryesisht me shqiptar te perkatesise fetare muslimane, ka bere qe bashkesite fetare ne kete qytet ti kerkojne nga skedaret kadastrale tapite e vjetra nderkohe qe vetem arqitektura e saj ka mbetur deshmi e vetme per ate se ciles kulture i takon.
Kisha Ortodokse Maqedone pretendon se lokaliteti Llace ku gjendet Kalaja e Tetoves eshte ne Pronesi te saj. Ato kete e argumentojne me faktin se ne mbrendi te mureve te kalase ekziston nje kishe per te cilen thone se eshtte ndertuar ne shekullin e 13, e cila me pas eshte renuar ne shekullin 18 dhe eshte rindertuar serish. Ne kumtesen e tyre pas paralajmerimeve per ndertimin e kryqit ne kalane e Tetoves nuk sqarojne nese kane ndjekur proceduren e regullt per marrjen e lejes per ndertim nga organet kompetente. Ndersa Bashkesia fetare islame ne qytet thote se Kryqi vendoset ne nje vend qe shpirterisht i takon kultures islame. Sipas tyre argumenti i vetem per ndertimin e kishes ne Kalane e Tetoves eshte se ajo eshte ndertuar ne vitin 1922, dhjete vjet pas largimit te osmanlive nga keto hapsira , nga ana e njefare donatori Arsenieviq , i cili duke shfrytezuar mbeshtetjen e pushtetit ne ate kohe ndertone kishen e vogel shen Atanasije ne nje vend te uzurpuar. Bashkesia islame ne Maqedoni e quan si te pavertet kumtesen e Regjences se Ipeshkvise te Kishes Ortodokse maqedone per riparimin e kishes dhe kembanarise se demtuar. Ne kuader te ketij riparimi ato thone se eshte pergaditur baza per ngritjen e nje objekti sterdimenzional ku do te ngritet kryqi me qellim qe te mund te shihet jo vetem nga Tetova , por edhe nga gjithe rajoni i Pollogut. Qendrimi kategorik i mitropolitit Kirili lidhur me kembanarine dhe kryqin, sipas Bashkesise Islame ne Maqedoni mund te jete i logjikshem vetem nese keto objekte dhe simbole fetare ndertohen me dimenzione normale.
Organet e veteqeverisjes lokale ne Tetove thone se nuk eshte kerkuar leje nga organet kompetente per vendosjen e kryqit ne Kalane e Tetoves. Ata konsiderojne se aneks vendimi i ketille dhe vendosja e kryqit eshte ne kundershtim me dispozitat ligjore per planifikimin hapsinor dhe urbanistik. Me vendosjen e kryqit ne Kalane e Tetoves, sipas kryetarit te komunes se Tetoves Murtezan Ismaili behet atak i drejteperdrejt ne ndjenjat e qytetareve te perkatesise fetare islame si dhe ushtrohet presion ndaj lirise fetare te qytetareve. Sipas tij, "nismetare te nje vepre te ketille jane nje grup qytetaresh me prapavije politike , perkatesisht me qellim qe te destabilizohet ky teritot, i cili edhe ashtu vleresohet si neuralgjik nga aspekti i marredhenieve etnike e fetare".
Lidhur me paralajmerimet per ndertimin e kryqit ne Kalane e Tetoves kane reaguar edhe banoret e fshatit Llace qe gjendet ne kete lokalitet i banuar me shqiptare te fese muslimane . Ato thone se ndertimi i kryqit me permasa impozante ne nje vend te uzurpuar ka qellime dhe prapavije krejtesisht tjera nga ato qe u nevojiten besimtareve. Banoret e fshatit Llace ndertimin e kryqit e shohin si nje provokim qe u behet, pasi sipas tyre nuk jane pyetur as banoret e vendit e as bashkesia lokale e ketij fshati. Popullata e ketij fshati, thuhet ne reagimin e tyre, nuk eshte kunder simboleve fetare e as kunder kryqit perderisa ato perdoren per te respektuar zotin dhe njeriun, pa e provokuar dhe ofenduar ate qe beson dhe ushtron ndryshe ritet fetare.
Ndertimi i objekteve fetare ortodokse , sipas organeve te komunes se Tetoves parapelqehet te ndertohet ne vendet publike . Nje objekt i ketille eshte ndertuar edhe ne qendren dimrore per skijim ne Popova Shapk.Organet komunale ne Tetove nuk e din nese leja per ndertimin e kryqit ne Kalane e Tetoves eshte marre nga Ministria republikane per ndertim, kete nuk e sqaron as kjo ministri e as Kisha Ortodokse maqedone. Banoret e fshatit Llace thone se tani punet per ndertimin e ketij objekti jane nderprere, por ato thone se kane informacion se kryqi eshte duke u punuar ne nje qytet tjeter.
AIM Skopje
NEXHBEDIN SHAQIRI