DEATI PER SHOQERINE CIVILE20
AIM TIRANA, 29 JANAR 2000
Deateve te shumta politike te Tiranes i eshte shtuar kohet e fundit edhe nje deat i ri, ai mbi shoqerine civile. Dilema qe ka lindur deatin eshte: a duhet te terhiqen ne politike, ne Qeveri dhe ne Parlament, perfaqesuesit e shoqerise civile.
Kryetari i Partise Socialiste Fatos Nano, ne nje numur fjalimesh publike, si gjate fushates elektorale per zgjedhjet lokale te tetorit 2000, ashtu edhe tani ne prag te fushates per zgjedhjet e pergjithshme qe do te mbahen qershorin e ardhshem, ka folur per ate qe ai e quan "aleanca me shoqerine civile". Ne zgjedhjet e kaluara lokale, nje numur kandidatesh qe vinin jo nga rradhet e militanteve te Partise Socialiste, por nga intelektuale pa parti, konkurruan dhe u shpallen fitues. Afrimi i zgjedhjeve te reja parlamentare e ka gjalleruar perseri deatin, ne te cilin jane perfshire intelektuale, politikane, deputete etj.
Iniciativa e kreut te mazhorances fillimisht u gjykua e vlefshme per te rritur nivelin intelektual te parlamentit shqiptar, qe gjate dhjete viteve te tranzicionit ka qene per te ardhur keq.Eshte fakt se ka nje hendek jo te vogel profesional dhe intelektual mes perfaqesuesve te shoqerise civile dhe pjeses me te madhe te politikanEve shqiptare. Niveli i ulet ipolitikes, agresiviteti i saj, pasiguria, perjashtimet, ndeshkimet, kercenimet dhe deri denigrimi qe politikanet shqiptare i bene njeri- tjetrit ka sjelle si pasoje qe nje pjese e afte e inteligjences aktive ne jeten publike te vendit, te terhiqet dhe te mos angazhohet ne politike. Nje pjese e tyre ka gjetur strehe ne organizatat e shoqerise civile, e cila duhet thene se eshte ende ne hapat e saj te pare.
Megjithate, organizatat joqeveritare ne pergjithesi i kane shpetuar
molepsjes se pergjithshme shqiptare, per arsyen e thjeshte se u krijuan,
u ndetuan dhe u drejtuan sipas modeleve te PerEndimit.
Per keto arsye, nga nje pjese e opinionit publik ne Shqiperi, teza e kryetarit te Partise Socialiste u pa si nje perpjekje qe do te ndikonte per mire ne europianizimin e politikes shqiptare, per ta shpetuar kete te fundit nga semundjet e provincializimit dhe te diletantizmit, nga te cilat lengon prej vitesh.
Por, iniciativa e Nanos, megjithese e paqortueshme ne pamje te pare, gjeti rezistence si tek pefaqeues te njohur te shoqerise civile, ashtu edhe tek nje pjese e intelektualeve te pavarur te angazhuar ne jeten publike. Dhe sic eshte e kuptueshme, ajo nuk do te gjente shume mbeshtetje, brenda rradheve te militanteve partiake, qe terheqjen e shoqerise civile e sheh si nje kercenim te drejtperdrejte.
Ne te vertete, askush nuk u shpreh kundEr nevoje jetike pe te rritur nivelin e politikes shqiptare dhe per ta evropianizuar ate sa me shume, por sipas atyre qe shprehin mosbesim, rruga e propozuar nuk eshte me e mira. Sipas botuesit te revistes Perpjekja, Fatos Lubonja, "iniciativa e kreut socialist e kompromenton hapur shoqerine civile, duke e konsideruar ate apriori nje aleate te Partise Socialiste".
Fakti qeopozita, kryesisht Partia Demokratike e ish presidentit Berisha eshte sjelle disa here ashper me kete kategori, si kur ishte ne pushtet, ashtu edhe tani, nuk do te thote se perfaqesuesit e shoqerisE civile do te rreshtohen medoemos nen flamurin e nje partie tjeter.
Nga ana tjeter, sipas skeptikeve, operacioni qe do te tentoje te kryeje lidershipi socialist vertet mund te permiresoje gjendjen e politikes, por edhe mund te shkaktoje deme te pariparueshme nga te dy anet. Keshtu fare thjeshte, largimi i nje pjese te njerezve nga shoqeria civile drejt politikes do te sillte pashmangshem dobesimin e se pares, ndersa nuk mund te thuhet se do te sillte me siguri permiresimin e se dytes.
Duke u integruar ne pushtetin ekzekutiv apo legjislativ nen ngjyrat e nje partie politike, personalitete tE njohura te vendit, dashje pa dashje do te lene shijen e humbjes se pavaresise edhe per organizatat jo qeveritare ku kane milituar me pare. Shumekush do te mendoje se ato jane perdorur si trampolina per te arritur pushtet politik. Dhe keshtu nje rrjedhje e mundshme nga shoqeria civile drejt pushtetit, jo vetem do ta dobesonte rolin e saj, gjithesesi te dobet, por edhe do ta kompromentonte keqas.
Ish nenkryetari i Partise Socialiste, Servet Pellumbi, ne nje artikull te botuar ne te perditshmen, Shekulli, thote se kjo mode e rendjes pas shoqerise civile eshte e tepruar dhe e parakoheshme. Pellumbi flet per hapje te politikes ndaj shoqerise civile, qe eshte nje koncept me i gjere se sa terheqja e disa individeve te saj ne politike.
Njenga argumentat e forte qe sjellin ata qe e kane pritur ftohte idene e ish kryeministrit Nano eshte edhe ai se ne Shqiperi mungon bashkeunimi i sinqerte apo mirebesimi. Shume intelektuale te njohur ne Tirane besojne se nese do te pranonin te angazhoheshin drejtperdrejte nE politike shpejt mund ta ndjenin veten te tradhetuar.
Sepse ne Shqiperi, ashtu si shume vende te Ballkanit, politika ehte ndertuar ne baze te klaneve. Ata perfaqesues te shoqerisE civile qe do te pranonin te angazhoheshin per te dhene realisht kontributin e tyre ne parlament apo qeveri, ne perplasjen me te pare do ta ndjenin veten si peshku pa uje, pasi per te ndryshuar vertet gjerat, nuk mjaftojne vetem aftesite profesionale. Shpesh duhet te jesh pjese e klaneve te caktuara partiake dhe te kesh mbeshtetjen e tyre, ne te kundert je i humbur.
Dhe shembujt nuk mungojnE. GjithnjE nEn sloganin e tErheqjes se personaliteteve te shquara nE jetEn politike, rreth njE vit mE parE, njE nga pErfaqEsuesit e njohur tE shoqErisE civile nE ShqipEri, drejtori i Qendres per Kerkime Ekonomike, Zef Preci, iu pErgjigj pozitivisht ftesEs sE kryeministrit Meta pEr tE marrE pjesE nE qeveri, nE postin e ministrit tE EkonomisE dhe Privatizimit. Por pa kaluar dy muaj, sapo ai preku interesa tE grupeve tE caktuara nE pushtet, Partia Socialiste e shkarkoi sa hap e mbyll sytE, madje i vuri mbi shpinE edhe njE mal me akuza tE pabaza pEr korrupsion. Largimi i Precit, pErforcoi dyshimet se bashkEpunimi qE ofron mazhoranca nuk EshtE i sinqertE dhe se nuk behet fjale per njE operacion i thellE, por njE truk sipErfaqEsor qE synon tE rregullojE imazhin e dEmtuar te politikes, duke pErdorur lEndEn e pakonsumuar tE shoqErisE civile.
Nga ana tjetEr, kundErshtarEt e idesE sE zotit Nano, jo vetEm nuk diskutojnE dEmet qE do t'i sillte shoqErisE civile angazhimi i drejpErtdrejtE nE politikE, por dyshojnE se edhe vetE politika do tE kishte probleme pas njE transplatimi tE tillE mekanik. NE rast se njE pjesE e mirE e deputetEve apo ministrave tE ardhshEm do tE jenE vErtet jo me origjinE partiake, me ta nuk mund tE funksionojE urdhEri apo direktiva nga lart, metoda bazE me tE cilEn operon lidershipi shqiptar.
Ekziston frika se pjesemarrja e drejtpErdrejtE e shoqErisE civile nE politikE, nE kushtet nE tE cilat ndodhet ShqipEria, do ta dEmtonte jo vetem ate, por edhe shoqErinE nE pErgjithEsi. Ndonese nuk mund te jesh kunder ne princip, per nje vend ne tranzicion si Shqiperia ideja tingellon e parakohshme. Shoqeria shqiptare ka shume nevoje te behet me civile dhe per kete ka nevoje edhe per ate oponencE konstruktive qE shoqeria civile bEn ndaj politikEs.
AIM Tirane
ARMAND SHKULLAKU